Ndue Pepaj

cavaliero.jpg
G. P.13:42 | 18/05/2018

Janë sekustruar të gjitha pasuritë e njohura të familjes Pepaj në Malësinë e Madhe. Sipas njoftimit të prokurorisë me vendim gjykate u është vënë sekuestro shtatë pasurive të paluajtshme, toka, dyqane, ndërsa, midis tyre edhe i famshmi hotel “Kavaliero”. Të gjitha pronë e Ndue Vasel Pepaj dhe familjarëve të tij. Pepaj nga Bajza e Malësisë së Madhe, u arrestua bashkë me 12 persona të tjerë gjatë një operacioni të policise malazese në 17 Dhjetor 2017. Ai cilësohet si kreu i organizatës që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Gjatë këtij operacioni janë gjetur dhe konfiskuar 982 kilogramë marijuanë, 1,7 kilogram heroinë dhe rreth 3 kilogramë përzierës./abcnews.al

vlcsnap-error167-2.jpg
us er09:50 | 19/12/2017

Një 27 vjeçar nga Kopliku, pronar i një lokali luksi në Bajzë, u arrestua nga policia e Malit të Zi gjatë operacionit antidrogë “Trik”. Ai është Ndue Pepaj i njohur në zonë si milioner.

11 persona u arrestuan nga Policia e Malit te Zi gjatë operacionit të koduar ” Trik” ose ” Mashtrimi” operacion i cili ka një vit që ka nisur.  Në pranga ka përfunduar edhe Ndue Pepaj 27 vjeçar, pronari i një lokali Cavaliero në Bajzë të Koplikut. Prokuroria malazeze e akuzon Pepajn si një nga organizatoret e grupit që trafikonte drogë nga Shqipëria në Malin e Zi. Për Pepajn është ngritur akuza e krijimit ë grupit të strukturuar kriminal dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ndërkohë gjatë periudhës një vjeçare hetimore janë sekuestruar gjithsej 928 kg Kanabis Sativa,  1,7 kg drogë e llojit heroinë dhe 3 kg bazë materiale për përzierjen e lëndës narkotike heroinë.Tetë persona u arrestuan që nga fillimi i këtij aksioni policor një vit më parë. Kurse të dielën dhe të hënë në Podgoricë u kapën Ndue Pepaj 27 vjeç nga Malësi e Madhe, Gjon Junçaj, Vasel Junçaj dhe Violeta Junça, të tre këta shqiptarë nga Tuzi i Malit të Zi. Gjatë kontrollit në banesa, u gjetën dhe u sekuestruan tre automjete si dhe një armë zjarri automatik, e cila ishte groposur në bahçen e një shtëpie në lagjen Konik të Podgoricës. Hetuesit thanë se për të do të bëhet ekspertizë, pasi dyshohet se është përdorur në ndonjë vrasje. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono