ndryshimi

italy-news-migrant-crisis-salvini-lega-hungary-orban-969429.jpg
ent ela11:54 | 05/06/2018

Ministri i brendshëm italian Mateo Salvini, deklaroi se kishte rënë dakord me kryeministrin hungarez Viktor Orban, gjatë një bisede telefonike, për të ndryshuar rregullat e Bashkimit Europian.

Pata një bisedë telefonike me kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe ramë dakord se do të bashkëpunojmë për të ndryshuar rregullat e Bashkimit Europian. Deklarata u bë nga ministry I brendshëm Italian Mateo Salvini gjatë një takimi me mbështetësit e tij në Fiumicino duke shtuar se në Luksembug nuk do ti thoshte jo rregullores që do të merrte më shum kohë për trajtuar temën e e emigrantëve të paligjshëm në Itali. Salvini më tej u shpreh se Italia dëshiron të jetë pjesë e komunitetit europian por me  të drejta të barabarta.

Lideri i Legës pranoi se kishte shumë armiq, duk e përmendur akuzat e Soros që e cilësoi si një nga spekuluesit më të mëdhenj në botë, futbollistin e kombëtares italiane Baloteli dhe shkrimtarin e njohur Saviano për të cilin tha se e kishte hedhur në gjyq. Duke folur për qeverinë ai konfirmoi se me kryeministrin Konte janë në harmoni të plotë, edhe pse mund të ketë grindje në të ardhmen si në cdo familje rëndësi ka që cdo gjë ka nisur me këmbën e mbarë.

Duke komentuar deklaratat e ministrit për familjet nga radhët e Legës, kundër familjeve hmoseksuale, Salvini tha se qeveria nuk hyn në dhomën e gjumit të askujt, por cdo fëmijë ka të drejtë të ketë nënën dhe babain, dhe jo prindin numër 1. 2 apo 3. /abcnews.al

NDRYSHIMI-I-BELSHIT-REPORTAZH-1280x720.jpg
ent ela14:11 | 29/04/2018

Në vendin ku ndodhen 85 liqene, gjërat kanë nisur të ndryshojnë. Qyteti, qendra e Dumresë ka marrë një pamje tjetër dhe banorët ndjehen të kënaqur që zona e tyre tashmë do të jetë më shumë e dëshiruar nga vizitorët.

Dumreja, një pllajë e njohur në Shqipëri  veçanërisht për numrin e madh të liqeneve karstikë.

Ajo ka në përbërje qytetin Belësh dhe 40 fshatra.

Termi Dumre (Duam-re) në fakt të jep përshtypjen e një treve të thatë, por prezenca e liqeneve është dëshmi e një ekuilibri të habitshëm që ka bërë natyra.

E njohur për bukuritë  dhe peisazhin e veçantë, e vendosur në qendër të Shqipërisë, nxitën rilindësin e madh Sami Frashëri që ta propozojë atë si Kryeqytet të Shqipërisë. Kjo ëndërr nuk u bë asnjëherë realitet.

Prezenca e mbi 85 liqeneve vjen si rezultat i përbërjes së veçantë gjeologjike të territorit, ku mbizotëron elementi karstik. Krijimi i tyre  ndër shekuj ka ardhur si pasojë e formimit të gropave nga lëvizjet tektonike ose vullkanike të tokës. Liqenet përbëjnë 3% të territorit të përgjithshëm të Dumresë.

Ata janë një burim i mirë hidrik për ujitjen e tokave, vetëm se problem mbetet shfrytëzimi pa kriter dhe hedhja e mbeturinave.

Qytetarët  i janë gëzuar ndryshimit dhe e shohin turizmin si një mundësi për rritjen e të ardhurave.  Ndërtimi i rrugës së re që lidh Cërrikun me Belshin dhe Urën Vajgurore i afron ata me tregje të mëdha si Elbasanin dhe Tiranën.

Kështu edhe Dumresë i janë çelur perspektiva të reja të favorizuara nga natyra dhe historia e pasur e zonës. Thjesht duhen ide, ndërgjegjësim, projekte, investime dhe konkretizim i tyre.

Gazetar i ABC News, Elbasan: Fatos Salliu


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono