ndryshimi

gjermanet-1280x835.jpg
ad min14:01 | 25/10/2019

Këtë fundjavë do të jetë dhe ndryshimi i fundit i detyruar i orës ligjore, të paktën për vendet e Bashkimit Europian. Vitin e ardhshëm secili vend anëtar do të vendosë vetë nëse do të ndryshojë orën ose jo. Pra mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës, në orën 3 të mëngjesit përgatituni të shkoni një orë prapa.

Nuk mund të bëjmë dot asgjë: rikthimi në orën diellore është shenja që dimri ka hyrë. Akrepat e orës do të kthehen prapa në orën 3 të natës mes të shtunës 26 dhe të dielës 27 Tetor. Do të fitojmë një orë më shumë gjumë, por do të errësohet më shpejt.

Ky ndryshim nuk do të jetë pa pasoja për organizmin tonë dhe mund të shkaktojë disa shqetësime. Dhe ata që e vuajnë më shumë këtë ndryshim, kanë mbetur të kënaqur me faktin se Parlamenti Europian në muajin mars votoi për anulimin e ndryshimit të orës. Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri në 29 mars 2020, dhe gjatë vitit çdo gjë do të varet nga vendimi i secilit shtet anëtar.

Sipas asaj që është vendosur nga Parlamenti Europian, vendet që vendosin të mbajnë orën ligjore duhet të rregullojnë orët për herë të fundit të dielën e fundit të marsit në vitin 2021, ndërsa ata që preferojnë të mbajnë orën diellore duhet të spostojnë orët për herë të fundit të dielën e fundit të Tetorit 2021.

Edhe pse zhvendosja e akrepave bëhet vetëm për një orë, dhe përbën një ndryshim minimal, fiziku i njerëzve do disa ditë kohë për tu përshtatur, mesatarisht një javë. Simptomat më të zakonshme të shkaktuara nga ndryshimi i orës janë lodhja, nervozizmi, humbja e përqendrimit dhe produktivitetit në punë, si dhe apatia. Por janë shqetësime që nuk kërkojnë përdorimin e mjekimeve./ABC News Albania

rudina-hajdari-kuvendi-1280x611.jpg
nev ila13:15 | 24/10/2019

Kryetarja e grupit Demokrat Rudina Hajdari u shpreh pas përfundimit të mbledhjes së komisionit të reformës zgjedhore se anëtarët e opozitës së re kanë vendosur kusht që të mos pranojnë të miratojnë asnjë draft për asnjë çështje, as në parim nëse proçesi nuk ecën paralel me propozimet për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Sot diskutuam dy gjëra, konstituuam grupet e punës. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm edhe ekspertët. Dua të theksoj se ky draft është paraprak dhe ishte për të na prezantuar ne, cfarë rekomandojnë ekspertët për rekomandimet e OSBE-së, ishin të pjesshme, do të kemi edhe një draft tjetër që do të merret me pjesën tjetër, që është më shqetësues nga opozita parlamentare ku ka theksuar se depolitizimi i administratës zgjedhore është kryesor. Ky draft prek disa gjëra sipërfaqësore, nxit barazinë gjinore, merret me financimin e fushatave, fondet e buxhetit për partitë dhe vakancat në listat zgjedhore. Këtu nuk prekin cështjen parimore të opozitës, që është adresimi apo marrëveshja e 2008. Ne synojmë të dobësojmë rolin e kryetarëve të partive, ne jemi për një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, por presim edhe sugjerime. Ne jemi pro një reformimi zgjedhor” tha Hajdari./abcnews.al

arta-dadee-1.jpg
ad min22:18 | 09/10/2019

Ish-ministrja e Jashtme dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, ishte e ftuar këtë të mërkurë në ABC Neës. Gjatë një interviste që zhvilloi me gazetaren Mirela Milori, ajo theksoi se është dakord me idenë që opozita kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor në vend.

“Sot kam dëgjuar që është artikuluar ideja që të ndërrohet sistemi zgjedhor. Nëse opozita ngulmon tek kjo unë do të isha dakord sepse një numër gjërash të padëshirueshme kanë rezultuar edhe si shkak i ndryshimit të sistemit në 2008-n dhe i pazareve dhe ujdive të pathemelta në 2008-n”, tha Dade.

Arta Dade komentoi edhe çdekretimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Sipas saj, Presidenti mund të jetë nisur me idenë që partitë politike të kishin kohë për të zhbllokuar situatën e rëndë ku ndodhej vendi.

“Unë nuk jam në gjendje sepse e dini që nuk jam juriste, por në kushtet e situatës që po degradonte, ndoshta u nis nga predispozicioni pozitiv që tu jepte një shans partive të kishin kohë që ta zhbllokonin. Nëse kjo do të ndodhte do të ishte edhe në të mirë të marrjes së një vendim pozitiv tani”, tha Dade.

Përsa i përket zgjedhjeve në Kosovë ish-ministrja tha se, “Beson se Kosova jo vetëm për zgjedhjet, por edhe në mjaft elemente të tjera të funksionimit të jetës politike na jep leksione ne. Tentojnë të mos bëjnë gjëra për show. Zgjedhjet, besoj që nuk është hera e parë që Kosova zhvillon zgjedhje konform standardeve. Kjo është element që i bën nder edhe klasës politike. Zgjedjet në shqipëri gjithmonë prishen nga ndërhyrjet e politikës. Vetë fakti që KQZ është i bërë nga përfaqësues politik, tregon që partitë ushtrojnë trysni edhe tek elementet ligjore që duhet të konsiderohen kur është fjala për zgjedhje. Atje po të shikosh dhe parlamentin bëjnë kujdes që të mos lëndojnë në nivelin personal kolegun e tyre. Ata në shumë elemente kanë një lloj fisnikërie që duhet të jetë element kryeson për një politikan”./abcnews.al

rudina-hajdarii.jpg
ad min21:09 | 18/09/2019

Ndryshimi i sistemit zgjedhor është një nga kushtet e opozitës parlamentare. Kështu u shpreh këtë të mërkurë deputetja Rudina Hajdari, e cila tha se pas një jave do të hapet një diskutim nëse është e nevojshme që të ndërhyjmë në sistem.

Hajdari tha se do të preferonte një sistem me lista të hapura. Megjithatë ajo u shpreh gjithastu se do ishte dakord edhe për një sistem proporcional, por me lista të hapura.

Rudina Hajdari: Ne do ndjekim hap pas hapi kalendarin që kemi propozuar dhe siç e keni dëgjuar mirë ndoshta nuk ishte në pëlqimin e mazhorancës një tryezë që diskuton sistemin. Do hapet një diskutim nëse është e nevojshme që të ndërhyjmë në sistem. Mazhoranca dhe opozita jashtë parlamentit mund të jenë skeptike dhe kuptohet qartë se pse sepse duhet ta kenë çdo gjë në dorën e tyre.

Mirela Milori: Ju jeni për ndryshim sistemi?

Rudina Hajdari: Patjetër, është një nga kushtet tona.

Mirela Milori: Do t’i qëndroni kësaj kërkese deri në fund se do fillojnë presionet nga të mëdhenjtë. Do t’i qëndroni kësaj, do të firmosni ndonjë draft që nuk e ndryshon sistemin zgjedhor?

Rudina Hajdari: Ne do këmbëngulim deri në fund.

Mirela Milori: Keni gjysmën e firmave, nuk kemi pse tuteni.

Rudina Hajdari: Ky lloj komenti duhet t’i bëhet mazhorancës. Ata nuk duhet të kenë frikë nga ndryshimi i sistemit. Nëse duan që të ketë një sistem më përfaqësues ndaj qytetarëve, që të kenë një cilësi më të mirë të deputetëve, të kryetarëve të bashkive, të kemi një Kod Zgjedhor më të fortë përsa i përket pastrimit të figurave. Ka shumë hapësira për ndryshim. Mund të shkojmë drejt një sistemi që është më i denjë për përfaqësimin e popullit shqiptar.

Mirela Milori: Sistemin me lista të mbyllura e mbështesni apo jo?

Rudina Hajdari: Personalisht preferoj listat e hapura. Do preferoja nëse do kishim një sistem miks ose proporcional, por me lista të hapura. Kjo nuk varet vetëm nga Rudina, kjo varet nga shumë faktorë dhe do shikojmë se cili është sistemi më i gjithëpranuar nga të gjithë.

Rudina Hajdari drejton Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore sëbashku me Damian Gjiknurin./abcnews.al

aleatet-1280x715.jpg
ad min14:40 | 31/05/2019

Pesë krerët e partive aleate të demokratëve kane zhvilluar një takim me mbështetësit e tyre në qytetin e Shkodrës, nga ku kanë përsëritur thirrjen drejtuar qytetarëve për t’iu bashkuar në protestën e radhës më 2 Qershor.

Takimi e radhës për të diskutuar për zgjedhje të lira e të ndershme, grupimi i qendrës së djathtë, aleatët e Lulzim Bashës në opozitë, e zhvilluan në Shkodër.

Duka: “Kryeministri, ata që janë në Parlament sot, i anatemon, i quan zëvendësues të Partisë Demokratike”.

Mediu: “Problemi i dytë i madh që kemi ne janë liritë politike, në momentin kur qytetarët nuk janë të lirë për të votuar, për të përcaktuar me votën e tyre se kush është e ardhmja e fëmijëve të tyre, e familjeve të tyre, e Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, atëherë ne nuk kemi bërë as më shumë e as më pak, por jemi kthyer në një lloj sistemi autoritar, të ngjashëm me diktaturën, ku vendoset çdo gjë nga një grup njerëzish politik. Prandaj, kemi propozuar një sistem proporcional, kombëtar apo rajonal, me lista të hapura”.

Sipas tyre, mos konsiderimi i protestave që vijojnë prej muajit shkurt, duhet ti japë më shumë vullnet qytetarëve për qëndresë.

Ndoka: “Mijëra qytetarëve që kanë protestuar në Tiranë. Askush nuk është sprapsur, ka pasur rritje të qytetarëve që e kuptojnë se ky është mesazhi më i fort që i jepet politikës shqiptare në tërësi, dhe ju bëj thirrje që në 2 qershor të jemi të gjithë së-bashku, për të protestuar, për të sensibilizuar”.

Shehi: “Ne po rezistojmë për gjënë që është më esenciale që kemi fituar këto 27-28 vjet, lirinë për të zgjedhur. Po e humbëm edhe këtë, këtu demokracia mbetet një fjalë boshe pastaj, dhe kthehemi atje ku kemi qenë”.

Dule: “Ju si shkodranë keni qenë përherë në krye të betejave demokratike. Më 30 Qershor zgjedhje nuk duhet, nuk mund dhe nuk do të ketë”.

Krerët e partive aleate të demokratëve përsëritën thirrje për bashkim në protestën e radhës së opozitës, paracaktuar për pasditen e së dielës./ABC News Albania 24/7

DENAJ-PER-NGRITJEN-E-TAKSAVE.mpg_snapshot_00.28-1280x720.jpg
ent ela18:48 | 17/04/2019

Sistemi i taksave në Shqipëri do të ndryshojë një herë në 3 vjet. Ministrja e Financave, Anila Denaj tha se ku vendim vjen pas konsultimeve të qeverisë shqiptare me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Qeveria do të ngrijë ndryshimet në ligjet fiskale për një periudhë 3-vjeçare në mënyrë që të krijojë stabiltetet të nismave që janë marrë. Ministrja e Financave Anila Denaj tha se gjatë takimeve në Ëashington vetë Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore ka kërkuar një qëndrueshmëri të sistemit tatimor, i cili do të përmirësonte ndjeshëm edhe klimën e të bërit biznes në Shqipëri.

 “Çdo vijueshmëri do të jetë për projekt afatmesëm, 3-vjeçar deri në 5-vjeçar, pasi kjo krijon një qëndrueshmëri më të lartë”.

Por duke qënë se nisma ligjore ku nuk lejohet më dhënia me ofertave të pakërkuara e veprave në infrastrukturë, e miratuar në komisionet parlamentare, nuk është hedhur ende në seancë plenare për votim, Denaj tha:

 “Ne do ta kemi në fokus nga korriku i këtij viti, me aprovimin e ligjit të ri që do të jetë në Parlament shpresoj shumë shpejt, ku roli i ri i MFE për monitorimin e PPP-ve, do të jetë një rol më i shtuar dhe do të kërkojë të mitigojë risqet që mund të lidhen me efektet buxhetore.”

Ligji për heqjen e bonusit për ofertat e pakërkuara në infrastrukturë si dhe dhënien e tenderit kompanisë që bën ofertën më të ulët ekonomike dhe jo asaj që ka bërë studimin është miratuar në komisione një muaj përpara, ndërsa në dy seanca plenare është hequr nga miratimi edhe pse nisma është futur për diskutim në rendin e ditës. /abcnews.al

 

ligji-1280x728.jpg
ent ela18:15 | 15/04/2019

Ligji për kujdesin shëndetësor do të pësojë ndryshime. Një ndër to është forcimi i rregullave për rritjen e cilësisë në spitale. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu prezantoi projekligjin në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë.

Spitaleve dhe klinikave që nuk përmbushin standardet bazë të cilësisë do t’ju hiqet licensa. Këtë parashikon projektligji për kujdesin shëndetësor, ndryshimet e të cilit u prezantuan para deputetëve në Komisionin Parlamentar të shëndetësisë nga ministrja Ogerta Manastirliu.

Sa i përket kualifikimit të bluzave të bardha projektligji detyron drejtuesit e spitaleve të monitorojnë rinovimin e licensave të personelit përmes plotësimin të krediteve

Për herë të parë ligji parashikon edhe krijimin e dy strukturave; Këshillin Kombëtar të Shëndetësisë dhe Këshillin Kombëtar të Pacientëve. Këto struktura do të marrin pjesë në hartimin e strategjive dhe programeve kombëtare të Shëndetësisë. /abcnews.al

ORA-881x445-1.jpg
ent ela09:08 | 05/03/2019

Në vitin 2021 duhet të hiqet ndryshimi i orës. Të paktën në disa shtete të BE. Pse po zgjat kaq shumë, nuk kuptohet.

Koha ka kaluar për periudhën e verës dhe të dimrit. Për këtë janë të një mendjeje Komisioni i BE-së dhe Parlamenti Europian. Komisionet përkatëse të Parlamentit të BE duan që deputeti europian i CDU-së, Peter Liese të punonte me ngulm për çështjen e kohës. Tani që Komisioni i transportit i dha me shumicë votat, ai mund të fillojë të punojë në fund të marsit me Plenumin. Por i mungon për këtë aprovimi i 28 shteteve të BE.

Procesi kërkon aprovimin gjerman?

Njoftimi i Presidenti të Komisionit të BE, Jean Claude Juncker të bërë në muajin shtator se ndryshimi i orës do të hiqet shumë shpejt, dëshmoi se ishte njoftim i parakohshëm. Ky ka qenë rezultati që ka dalë nga sondazhet e bëra me qytetarët e BE. Pa e pritur këtë rezultat, doli se 80 përqind e shumicës mendojnë se ndryshimi i orës nuk është më në përputhje me realitetin. Sidoqoftë sondazhet nuk ishin reprezentative, sepse tre milionë nga 4,6 milionët që votuan ishin nga Gjermania. Diplomatët e BE nga vendet e tjera të vogla u ankuan se Komisioni i BE kërkon që të detyrojë vendet e tjera të plotësojnë dëshirën gjermane. Kështu që Komisioni i BE duhet të frenohet me çdo kusht.

Juncker donte të hiqte ndryshimin e orës që në këtë pranverë, në mënyrë që para zgjedhjeve europiane të majit të mund të pretendojë se është ndjekur dëshira e popullit. Por shtetet anëtare kërkuan afate kalimtare deri më 2021.

Gjërat e mira duan kohë të vijnë, sidomos në BE. Si kompromis për heqjen e “rregullave për ndryshimin e orës” është vendosur viti 2020, në pranverë apo në vjeshtë.

Anëtarët e BE i japin kohë vetes

Por tani, thuhet që në muaji qershor ministrat e vendeve anëtare të marrin për herë të parë vendim se kur dhe ku do të vlejë cila kohë. Sepse disa anëtarë të BE, mes të cilave Britania e Madhe, Greqia dhe Portugalia, duan që t’i mbajnë rregullat e vjetra dhe të kenë ndryshimin e orës dy herë në vit në verë dhe në dimër.

Qipro, Hollanda, Danimarka, Franca dhe Irlanda nuk kanë marrë ende vendim. Shtetet e tjera duan ta heqin ndryshimin e orës, por duhet të vendosin cilën nga kohët do të zgjedhin, atë të dimrit apo atë të verës.

Pse zgjat kaq shumë kjo gjë, e shpjegon deputeti europian Liese për Deutsche Wellen: “Duhet kohë për t’ i dhënë mundësinë vendeve anëtare që të koordinohen. Do të ishte e rëndësishme nëse do të kishim të njëjtën orë në gjithë sipërfaqen”. Nëse në të ardhmen do të udhëtohet nga Hamburgu në Hollandë dhe Belgjikë apo Francë, atëherë ora duhet të ndryshohet të paktën një herë dhe jo tre. Kompanitë e fluturimeve ajrore, hekurudhave, ndërmarrjeve të transportit duhet të përshtaten. “Por për këtë nuk duhen dy vjet. Kjo gjë mund të bëhet edhe më shpejt,” thotë eksperti i kohës për partinë koservatore.

Pjesa më e madhe e vendeve të botës nuk e njohin ndryshimin e orës, vetëm 73 prej tyre e bënë këtë vit. Ka shtete në të cilat ora ndryshon vetëm në një pjesë, sipër shembull në Kanada apo SHBA. 69 shtete e kanë hequr ndryshimin e orës, që kanë pasur më parë. BE ka tre zona kohore, nga Portugalia në perëndim deri në Qipro në lindje. Edhe tregu i brendshëm ose planet e fluturimit nuk janë penguar të funksionojnë. E sigurt është sidoqoftë se ndryshimi i orëve do të prezantohet 30 marsin e ardhshëm. Në të gjithë BE./DW

Maqedonii-1280x695.jpg
ent ela15:45 | 12/01/2019

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni është përshëndetur nga qendrat ndërkombëtare të vendosjes, si një akt që përfundimisht zhbllokon integrimin euroatlantik të vendit i cili, konform Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, tash e tutje edhe zyrtarisht do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut. Në një analizë Seladin Xhezairi, thotë se ky realitet i ri pritet të sjellë ndryshime cilësore edhe në skenën politike të vendit.

Ish-kryediplomati i parë i Maqedonisë së pavarur, pedagog universitar dhe intelektual i shquar, Denko Maleski, kishte shkruar para një dekade, duke iu referuar historisë politike, se ‘gjatë situatave të vështira – të lëshosh pak pe do të thotë t’i shtosh mundësitë që të mos humbasësh – më shumë’!

Profesori i nderuar e pati thënë këtë në mbështetje të angazhimeve, atëbotë të vetmuara, për forcimin e pozitës kushtetuese të shqiptarëve, por kjo qasje vlen edhe tani me rastin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese që dalin nga Marrëveshja e Prespës e me të cilat Republika e deridjeshme e Maqedonisë, sikurse qëndron në Kushtetutë, Republika ish-jugosllave e Maqedonisë, sikundër është pranuar në Kombet e Bashkuara, tash e tutje ripagëzozohet në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Nëse ditëve në vijim Traktati me Greqinë do të përligjet edhe nga Parlamenti në Athinë, atëherë kjo do ta çojë përfundimisht në muzeun e historisë konfliktin prej gati tri dekadësh lidhur me emrin, që mbajti peng integrimin euro-atlantik të vendit, dhe që ashiqare hap një kapitull të ri të bërjes së historisë në hartën etnikisht të larmishme gjeopolitike të Ballkanit dhe, po ashtu, duket se e shkëput Maqedoninë njëherë e përgjithmonë nga skenari i alternativës lindore karshi përcaktimit mbizotërues strategjik pro-perendimor.

Procesi i Prespës, një ndër më të rëndësishmit, pas krijimit të Republikës Demokratike Federative të Maqedonisë, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, pavarësimit të saj, pa gjakderdhje, nga ish- federate jugosllave, në vitin 1991, dhe Marrëveshjes së Ohrit, që i dha fund konfliktit të armatosur më 2001, sipas analistëve, ka për të vendosur një realitet të ri në Evropën Juglindore, në sensin e forcimit të sigurisë e të mirëqenies ekonomike e sociale, por edhe të kulturës politike në tërësi, në planin e brendshëm.

U mor vesh se kjo nuk ka për të ndodhur brenda natës, për shkak se shembja e miteve nuk është punë që bëhet, sa çel e mshel sytë, por zgjidhja e problemit të emrit është alarmi i fundit për forcat politike maqedonase q le të rikujtojmë, gjithë fushatat e deritashsme elektorale i ndërtonin mbi ofertën e mjegullt – se atë ‘nuk e japim’, por edhe për partitë shqiptare, po ashtu, për shkak se forcimi i pozitës kushtetuese të elementit shqiptar, imponon nevojën që të dyja kampet politike të dalin përpara elektoratit me oferta të kapshme dhe të bëshme dhe, për më tepër, të mos harrojnë llogaridhënien!  Sprovë e parë për këtë mbase kanë për të qenë zgjedhjet presidenciale apo, pse jo, edhe ato të parakohshme parlamentare!/abcnews.al

KURTI-TERRITORET.mpg_snapshot_00.16-1280x958.jpg
ad min16:49 | 23/09/2018

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një konferencë për shtyp ka kërkuar që t’i jepet fund lojës së rrezikshme të korrigjimit të kufijve. Sipas tij, Thaçi nuk është serioz kur thotë se do të bashkojë Luginën e Preshevës me Kosovën.

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij dhe të partisë së tij se deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, janë aventurë e tij e cila duhet të ndalet menjëherë. Kurti nënvizoi se kreu i shtetit nuk është serioz për këto deklarata pasi edhe kryeministrit të vendit i ka thënë që kjo po bëhet për shkaqe taktike.

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje: “Së pari kryeministri i Kosovës ka deklaruar që presidenti i Kosovës nuk e ka përnjëmend bashkëngjitjen e Medvegjes, Preshevës e Bujanovcit. Ai ka deklaruar se presidenti i Kosovës i ka thënë këtij që kjo po bëhet për shkaqe taktike e jo program të mirë organizuar shtetëror e kombëtar, prandaj kjo aventurë personale e presidentit të ndalet menjëherë”.

Kurti ka kërkuar që ekipi negociator me Serbinë të formohet vetëm pasi nga shteti fqinjë të kërkohet përgjegjësi për vrasjet e kryera, të zhdukurit, dhunimet dhe plaçkitjet gjatë luftës së fundit. Ndërkohë, Vetëvendosje pritet që më 29 shtator të mbajë protestë e cila për qëllim ka ndaljen e pazareve siç i quajnë ata në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono