ndryshime

fatma.jpg
G. P.21:04 | 14/06/2019

E ftuar sot në “Ditë për Ditë” ishte dhe gazetarja Fatma Haxhialiu. Gjatë një interviste me moderatoren Alba Çobaj, ajo rrëfeu ekskluzivisht se formati i programit “Thumb” do të pësojë ndryshime.

Sipas Fatmës, sezonin e ri, ajo dhe Aulona Musta do të vijnë me risi, duke sjellë për publikun edhe një herë “thumbimet” e dikurshme që bënin në platformën Youtube, mbi personazhe apo fenomene të ndryshme.

Fatma shtoi se vëmendja nuk do të jetë tek personazhet e famshem por do ketë ndyrshime në strukturën e emisionit. Se çfarë, si dhe ku, mbetet për tu parë sezonin që e ardhshëm./tvklan.al

ndryshime.jpg
G. P.08:23 | 03/06/2019

A do të ketë zgjedhje të reja në Gjermani, pas dorëheqjes së kryetares së SPD, Andrea Nahles? Partitë duhet të kenë kujdes nga veprimet e nxitura, mendon Ines Pohl.

Rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Evropin kanë shkaktuar termet politik në Gjermani. Pasojat po shihet tani. Kryetarja e SPD Andrea Nahles ka paralajmëruar dorëheqjen nga të gjitha postet në parti dhe Bundestag. Kjo është edhe një dëshmi tjetër për gjendjen në partitë popullore, SPD dhe CDU. Të dy partitë e mëdha, të cilat kanë dhënë kancelarët, që prej krijimit të Gjermanisë Federale. Të dy partive u mungon qendrueshmëria e domosdoshme dhe përgjegjësia udhëheqëse – programore dhe personale.

Paraqitja e dobtë e shefes së re të CDU

Së pari CDU: Prej largimit të Angela Merkelit nga posti i kryetares së partisë, krahët e ndryshëm brenda partisë nuk po mund të futen nën kontroll. Shefja e re e partisë, Annegret Kramp-Karrenbauer ka pasur një paraqitje shumë të dobët. Zhvendosja e saj nga krahu i djathtë politik në fushatën për zgjedhjet për PE nuk ka dhënë rezultatet e pritura. Përkundrazi. Edhe më shumë e ka dëmtuar partinë kritika e saj ndaj një personi në Youtube, i cili ka kritikuar punën e CDU. Ajo duket si një person i moshuar politik, e shpenzuar dhe jo e gatshme për të ardhmen.

SPD po kërkon vendin e vet

Për partinë SPD situata është shumë më e komplikuar. Prej gjashtë vitesh kjo parti në koalicionin qeveritar nuk ka arritur të profilizohet kundrejt kancelares Merkel. Pavarësisht reformave me rrogën minimale apo kujdesin për fëmijë, në fund kancelarja Merkel ishte ajo që mori lëvdatat. CDU ka marrë ndërkohë shumë tema klasike të SPD, ndërsa socialdemokratët nuk kanë gjetur përgjigje për këtë gjendje, pavarësisht udhëheqësve të rinj në krye të partisë.

Tani shefja e SPD do të largohet nga postet. SPD ka ardhur në një krizë aq të thellë sa që zgjidhja e vetme për të mund të duket dalja nga koalicioni i madh. Pavarësisht sa kushton kjo.

Pa nxitime

Dhe kjo është e rrezikshme, sepse kjo do të thotë se zgjedhjet duhet të mbahen këtë vit. SPD dhe CDU/CSU nuk kanë aktualisht udhëheqësit e duhur për zgjedhje. Asnjë prej këtyre partive nuk ka ndonjë program zgjedhor, nuk ka përgjigje për shqetësimet e qytetareve dhe qytetarëve. Ruajtja e mjedisit është vetëm një prej këtyre temave.

Gjermania ende është një vend i qndrueshëm demokratik. Zgjedhjet e reja mund të rrezikojnë rritjen e populistëve të djathtë, por forcat demokratike ende janë në epërsi shumë të madhe, që është lajmi i mirë në këto kohëra të turbullta.

Gjermania dhe bota

Kur shikojmë rëndësinë e Gjermanisë sot në botë, atëherë luftërat e brendshme politike apo lojërat e renditjes nuk duhet të jenë vendimtare për zgjedhje të reja. SPD dhe CDU nuk duhet të nxitohen, por duhet të nxjerrin vendime të drejta. Gjermania mund të jetë e dobishme për partnerët dhe veten vetëm kur është stabile dhe e llogaritshme dhe jo kur mendohet vetëm për pushtetin sot./DW

edi-rama-933x445.jpg
G. P.11:05 | 02/05/2019

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Rama ka paralajmëruar disa ndryshime të rëndësishme në Kodin Penal. Bëhet fjalë për një paketë që do ketë ndryshime për neglizhencën e trajtimit mjekësor, të drejtën e autorit, të drejtat e kafshëve, dhuna në sport, siguria ushqimore apo edhe mjedis.

“Neglizhenca në trajtimin mjekësor, e cila kur rrezikon jetën e personit, nuk mund të kalojë sikur nuk ka ndodh asgjë, ndërsa kur shkakton vdekjen e personit nuk mund të mos i përgjigjet domosdoshmërisë për të penalizuar autorët. Paketa adreson dhe kërkesën e hershëm të komunitetit për dekriminalizimin të mjekimit të pakujdesshëm në raport me pasojën.

E drejta e autorit nuk mund të jetë një e drejtë e pambrojtur dhe që shkelet sipas qejfit për përfitime financiare dhe nëse i dëgjojmë të gjithë ata që kanë krijuar vepra të gjitha zhanre në Shqipëri, teksa tjetër pasurohen me veprat e tyre, ata janë viktima të shkeljes dhe përftojnë zero nga shfrytëzimi i veprave të tyre. Ky lloj aktiviteti duhet të dënohet me burg.

Është e nevojshme që të adresohet edhe kërkesa e shumë organizatave të respektuara që mbrojnë dhe të drejtat e kafshëve nga shfrytëzimi kafshëve për qëllime fitimi duke i dhunuar kafshët. Kemi bërë një progres të madhe në mbrojtjen e faunës nga gjuetia, por sidoqoftë është e domosdoshme që në Kodin Penal sipas edhe të gjitha përvojave dhe nevojave të dala në një proces eksperience të qartësohen dëmet që iu shkaktohen specieve të mbrojtura të faunës dhe florës. Ka një pjesë të veçantë për zonat e mbrojtura, ashtu sikundër ka nevojë të thuhet qartë se me këtë ndërhyrje sporti i goditjes së sportistëve, trajnerit, arbitrave dhe opiniionit publik përmes këtyre goditjeve do dënohet me burgim. Prekja e vijave të bardhave të fushave të sportit do të cilësohet shkelje e vijës së kuqe. Dënimet janë shumë më të buta se sa ndëshkimet e një vendi kampion të lirive dhe të drejtave të njeriut, si Britania, ku fenomeni i huliganizmi u përball me një paketë ndryshimesh ekstreme.

Dua ti referohem disa neneve për sigurinë ushqimore sepse është një sfidë e madhe për ne. Kur kjo vepër është kryer në bashkëpunim më shumë se një herë ose rezulton të jetë kërcënuar apo është shkaktuar dëmtuar shëndeti i njeriut burgimi do jetë deri në 10 vjet. E njëjta gjë edhe për të gjitha prodhimet ushqimore jashtë afatit. Është një problem i madh. Një lojë që vazhdon prej 30 vjetësh që afatet e përdorimit të produkteve ushqimore shkelen”, tha Rama.

Megjithatë Rama theksoi se paketa ndryshimet ligjore në Kodin Penal është i hapur për përmirësime, por jo për lehtësime.

“Paketa është e hapur për përmirësime dhe për pasurim të mëtejshëm të saj. Paketa adreson dhe nuk do kaloj këtu të gjitha nenet sepse është e rëndësishme tu jepet përgjigje grupeve të interesit që e kanë kërkuar prej kohësh dhe kanë këmbëngulur për këtë paketë”, tha ai./abcnews.al

zuckerberg-1280x922.jpg
G. P.12:47 | 01/05/2019

Mark Zuckerberg ka zbuluar për publikun se platformat sociale që ai zotëron, Facebook, Instagram dhe WhatsApp, do të kenë disa ndryshime. Dizajni i ri dhe opsionet për aplikacionet do të jenë një kundërpërgjigje e zotëruesit të Facebook ndaj kritikave për mënyrën se si kompania e tij i mbron të dhënat personale.

Sipas Zuckerberg, kompania planifikon që të vendosë privatësinë në vend të parë. Gjithashtu ai pranoi se duhet shumë punë për të rifituar besimin e njerëzve. Gjatë një fjalimi, Zuckerberg e përshkroi fokusin e të firmës së tij drejt privatësisë si një lëvizje të madhe në mënyrën se si kompania drejtohet.

Por cilat do të jenë ndryshimet më të dukshme?

Mesazhet që dërgohen nga Messenger do të jenë të plotësisht të enkriptuara. Kjo nënkupton që vetë Facebook nuk do të shohë asnjë lloj përmbajtje. Gjithashtu platforma e re do të jetë plotësisht e integruar me WhatsApp.

Instagram do të provojë që të fshehë pëlqimet e fotos për shikuesit, por jo për zotëruesin e llogarisë. Do të ketë një mënyrë më kalimtare se si shpërndahen mesazhet. Kjo nënkupton se nuk do të ruhen përgjithmonë.

WhatsApp po provon shërbimin e pagesave në Indi dhe mendohet se opsioni do të jetë në dispozicion edhe për vendet e tjera muajt e fundit të vitit. Facebook do të ridizejnohet. Ngjyra blu do të largohet pak nga pak.

Në Instagram nuk do të postohen vetëm video dhe foto. Aplikacioni i ri do të bëjë të mundur që të shpërndahen edhe tekste.

“E ardhmja është private”, tha Zuckerberg, i cili shtoi se edhe pse për momentin kompania e tij nuk ka reputacionin e lartë në lidhje me privatësinë, është e fokusuar që ta forcojë atë./abcnews.al

kushtetuta-1280x679.jpg
ent ela18:17 | 09/04/2019

Në përvjetorin e 11-të të themelimit të Kushtetutës së Kosovës, njohës të çështjeve kushtetuese kërkojnë që të bëhen ndryshime. Madje disa prej tyre shprehin keqardhje se gjatë kësaj kohe kjo kushtetutë është shkelur disa herë.

Në shënimin e 11 vjetorit të themelimit të Kushtetutës së Kosovës, njohës të çështjeve kushtetuese thonë se ajo duhet të pësojë ndryshime. Profesori Riza Smaka, i cili ishte edhe anëtar i komisionit për hartimin e kësaj kushtetute, thotë se në të ka mangësi dhe kufizime.

Ai shpreh keqardhje që kjo Kushtetutë për 11 vjet u shkel shumë herë. Por për ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri procesi i ndryshimeve kushtetuese nuk është i lehtë për tu arritur.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, në Ditën e Kushtetutës ka uruar ata që punojnë për të zhvilluar Kosovën si vend të lirë e demokratik për të gjithë qytetarët.

Për nder të kësaj dite mbrëmë ministria e Drejtësisë ka organizuar pritje solemne. Krerët e shtetit kanë premtuar se do ta respektojnë në përpikëri Kushtetutën e vendit. 11 vjet më parë, dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, është ratifikuar Kushtetuta e Kosovës në Kuvend, e cila hyri në fuqi më 15 qershor të vitit 2008./abcnews.al

edi-rama-3.jpg
G. P.19:16 | 28/03/2019

Kryeministri Edi Rama kërkon të nxitohet me rishkrimin e Kodit Penal. Në seancën parlamentare, ai kërkoi që të ashpërsohen masat ndaj të gjithë atyre që dhunojnë funksionare të administratës publike apo të zgjedhurit nga populli.

Në ditë si këto të seancave parlamentare ndryshimet në Kodin Penal janë urgjente. Kërkesa erdhi nga kryeministri Edi Rama.

“Më shpejtë se vonë të vijë në këtë Parlament, paketa për të ndërhyrë në Kodin Penal, për t’i dhënë përgjigje disa shqetësimeve serioze”.

Këto shqetësime, sipas kreut të qeverisë kanë që nga goditja për shkak të detyrës deri tek adresimi i disa boshllëqeve.

“Apo në mos qofshin boshllëqe, janë të parakohshme për Shqipërinë, brenda të cilave prokurorët dhe gjykatës bëjnë hajgare me krimin e organizuar dhe me kriminelët akoma sot e gjithë ditën. I japin vetes të drejta, të cilat nuk duhet të lejojmë që të kenë mundësi t’ua japin, duke bërë interpretime abuzive të hapësirës së sotme që ka Kodi Penal”.

Sipas kryeministrit ka një punë të nisur për rishkrimin tërësor të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, por që do të kërkojë kohë. Por kohë nuk ka nënvizoi shefi i qeverisë, i cili renditi dëmet që po i vijnë mjekëve, futbollit e në veçanti Policisë së Shtetit nga goditjet e atyre që ai i quan barbarë.

“Barbarëve që kujtojnë se të hedhësh gurë mbi Policinë e Shtetit, në emër të Partisë që të ka nxjerrë në rrugë, është trimëri. “Lironi djemtë tanë” bërtet partia e endacakëve të rrugës që vjen vërdallë, pasi midis dy seancave të Parlamentit mbush veshët e shqiptarëve me paralajmërimin që këtë herë do të ndodhi ajo që duhet të ndodhi. Nuk do të ndodhi asgjë tjetër, përveçse ata do të shkojnë duke u rrudhur dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë detyrën që na kanë dhënë”.

Të njëjtin emërtim i vendos edhe deputetëve që i turren foltores.

“Barbarëve edhe këtu në Parlament, jo për sot, jo për mua, jo për ne, por përgjithmonë, nuk mundet deputeti të këtë imunitet në Parlament për të goditur fizikisht deputetin. Nuk mundet deputeti të ketë imunitet në Parlament për t’iu turrur foltores apo tryezës së qeverisë fizikisht. Edhe kjo duhet të përfshihet në Kodin Penal. Nuk është e mundur të vazhdohet më kështu”.

Gjoba është e pallogaritshme përballë këtyre rasteve, masat ndëshkuese duhet të jenë shumë të ashpra paralajmëroi kryeministri Rama./abcnews.al

policia-e-shtetit-foto-e-re.jpg
G. P.16:30 | 13/03/2019

Me ardhjen e Sandër Lleshaj në krye të Ministrisë së Brendshme, shumë nga postet kyçe në policinë  e shtetit dhe të drejtorive në rrethe kanë pësuar lëvizje në rangë drejtorësh dhe shefa komisariatesh. Të vetmet drejtori që nuk kanë pësuar ndryshim janë Shkodra, Durrësi dhe Elbasani, ku kriminaliteti përgjatë 2018 ishte në nivele të larta.

Kupola e Policisë së Shtetit por edhe drejtoritë në rrethe kanë pësuar lëvizje në strukturat drejtuese, pas ardhjes së Sandër Lleshaj në krye të ministrisë së Brendshme.

Me urdhër të kreut të policisë së Shtetit, Ardi Veliu janë lëvizuar nga detyra drejtoresha Rajonale e Kufirit dhe Migracionit në Durrës, Lindita Nushi. Postin e kësaj të fundit e ka zëne Ndue Doci. Pasi kishte një vit që u emërua në krye të policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj u largua për të emëruar këshilltar  i Ardi Veliut në policinë e shtetit. Vendin e Skënderaj e zuri Dhimitraq Ziu, si i komanduar, ndërsa motivet e largimit mbeten mister, pasi firma për shkarkimin e ish-drejtorit të kryeqytetit ishte vendosur disa ditë para se të bëhej publike lajmi i largimit të tij.

Por ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj publikoi në Tëiter se, Skënderaj u shkarkua pas përplasjes së banorëve për shembjen e një banesë tek Petro Nini. Gjithashtu ndryshime ka pësuar edhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme dhe Drejtoria  për Hetimin dhe Krimin e Organizuar. Në fillim u largua Anila Trimi për t’u zëvendësuar me Muhamet Rrubullakun, ndërsa si kreu I krimit të organizuar u vendos Tonin Vocaj.

Ndërkohë u shkarkua nga detyra edhe drejtori i policisë së Vlorës Gentjan Shehaj si dhe ai i Fierit, Albert Nushi. Drejtimin e Policisë së Fierit e mori, Andon Marko, i cili mbante postin e zv. drejtorit të policisë në atë qark. Në ditët në vijim priten që të ndryshohen  të gjithë drejtuesit e SHÇBA në rrethe. Burime kofidenciale pohojnë për ABC Neës se, në skaner janë dhe 3 drejtori të tjera. Lëvizje në rang drejtuesi policie, pritet të këtë në Shkodër, Durrës dhe Elbasani, pasi kriminaliteti ka qenë i lartë gjatë vitit 2018./abcnews.al

tabelat-maqedoni.jpg
G. P.23:40 | 13/02/2019

Në pikat kufitare të Maqedonisë janë vendosur tabelat e reja me emërtimin e ri të vendit, Maqedonia Veriore. Në gjuhën shqipe janë vetëm tabelat në Tabanoc, Bllacë dhe Qafëthanë, ndërsa në pikat e tjera shqipja mungon.

Fillimisht u mbuluan tabelat ku shkruante emri tanimë i vjetër i shtetit. E më vonë arritën edhe tabelat e reja. Në shqip është tabela me emrin e ri që u vendos në kufirin me Serbinë, e doganat e Maqedonisë së Veriut kanë afat 3 ditor që t’i ndryshojnë të gjitha.

Por kjo nuk është ajo që populli grek e ka kërkuar, thotë gazetari, Hristos Nikolaidis, për shkak se edhe tek emri i ri, përdoret termi “Maqedoni”.

Hristos Nikolaidis, gazetar: “Shumica e opinionit grek beson se termi “Maqedoni” është grek, dhe nuk guxon askush ta përdor pa lejen greke. Ky është mendimi i opinionit grek dhe mediat në Maqedoni nuk e kanë të qartë se çfarë ndodh në Greqi. Mendoj që shumica e votuesve do të duan që ta ndëshkojnë qeverinë greke dhe Sirizën për këtë marrëveshje”.

Edhe tabela pas zëdhënësit të qeverisë ishte me emrin e ri dhe në dy gjuhë, e do të ndërrohen edhe në institucionet tjera, por kanë afat 4 mujor./abcnews.al

ballkani-ne-byro-politike.jpg
G. P.23:11 | 28/01/2019

Në Ballkan po fryn erë ndryshimesh. Marrëveshja e Prespës është traktati që i jep zgjidhje problemeve mes Greqisë dhe Maqedonisë. Pas kësaj lindin një sërë tezash se çfarë po ndodh në rajoni tonë.

Për të diskutuar për këtë temë në emisionin “Byro Politike” ishin të ftuar: Agim Nesho, diplomat; Lisen Bashkurti, studiues; Arben Çejku, ish-ambasador i Shqipërisë në Maqedoni dhe Ilir Kalemaj, profesor dhe politolog. Ndërkohë në lidhje të drejtpërdrejtë nga Maqedonia ishte Seladin Xhezairi, drejtor i Klan Maqedonisë, ndërsa nga Greqia Rober Goroi, gazetar i ABC News në Athinë.

Marrëveshja e Prespës tashmë e ratifikuar nga të dyja vendet, Greqi dhe Maqedonia mund të quhet historike. Për drejtorin e Klan Maqedonisë, Seladin Xhezairi, ky traktat prish imazhin e keq të Ballkanit e konsideruar si fuçi baruti. Ai ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Byro Politike” nga Tetova ku theksoi se merita për këtë marrëveshje historike ka edhe faktori shqiptar.

Seladin Xhezairi: Kam përshtypjen se pikërisht Marrëveshja e Prespës sikur e prish atë imazhin e keq për rajonin si fuçi baruti dhe gjithnjë duke marrë parasysh se mosmarrëveshjet prej gati 3 dekadash për emrin kushtetues të Maqedonisë bënë që vendi të jetë rob i mohimit dhe i kundërshtimit të Athinës për integrimin e vendit. Do thosha këtu është pritur si marrëveshje historike traktati mes dy vendeve, pikërisht për arsyet e sipër thëna. Marrëveshja e Prespës sikur i vë pikë dilemave sikur që kanë qenë të pranishme në qarqet e këtushme sidomos ato maqedonase. Opozita e sotme VMRO-DPMNE e ka vënë vendin në këtë klub të tradhëtarëve sepse sipas saj me këtë marrëveshje preket identiteti i maqedonase, historia dhe kultura e ngritur mbase edhe teleshikuesit tuaj janë në dijeni e ngritur kryesisht pas LIIB. Zaev e gëzon mbështetjen e shumicës së qytetarëve për këtë hap tepër të guxishmësh, pse jo dhe historik dhe në këtë rrafsh merita ka edhe elementi shqiptar këtu në Maqedoni.

Ndërkohë për të folur se ç’po ndodh në Greqi ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë nga atje gazetari Robert Goro. Ai u shpreh se kjo marrëveshje ka qenë risk për Tsipras, i cili mund të humbasë zgjedhjet për shkak të saj.

Robert Goro: Duhet thënë që ka qenë një risk shumë i madh për Tsipras. Ai mund të humbasë edhe zgjedhjet kurdo që bëhen. Duket se nga njëra anë Tsipras është i vendosur t’i shkojë deri në fund impementimin e marrëveshjes. Ky është një investim i madh për karrierën e tij politike. Edhe në planin ndërkombëtar fytyra e tij ka marrë një shkëlqim tjetër. Këto tre ditë që kanë kaluar pas miratimit të marrëveshjes është fashitur disi reagimi. Kemi sulme ndaj deputetëve që votuan në favor të marrëveshjes. Ka qenë një atmosferë jashtëzakonisht e elektrizuar. Edhe këtu ka qenë atmosfera politkke reagimet kanë qenë të njëjta me ato në Maqedoni. Aq sa Tsipras përdori si argumente faktin që opozita greke akuzonte qeverinë e këtushme me të njëjta akuza që akuzonte VMRO qeverinë e Maqedonisë. Misotaqis ka deklaruar se Greqia mund ta bllokojë integrimin e Maqedonisë në BE. Por kjo s’ka lidhje me emrin. Ajo mund të përdorë të drejtën e vetos kur të shqyrtojë kapitujt”.

Agim Nesho: Ishte një çështje e vonuar që mund të ishte zgjidhur. Kemi një moment të ri në Europë dhe interesat gjeopolitiike të fuqive që kërkojnë të futen në Ballkan, në vendin e fundit që nuk është bërë pjesë e BE. Tsipras tregoii që është një lider i dimensioneve europiane. Mund të humbi zgjedhjet, por ka thyer nacionalizmin tradicional grek, që në Ballkan është prezent. Ka dalë mbi vetveten.

Ilir Kalemaj: Në Ballkanin Perëndimor, kemi liderë të cilët kanë zgjatur në pushtet prej dy dekadash, Gjukanoviç në Mal të zi, Vuçic në Serbi. Kemi raste të tjera si Gruevski që qëndroi në pushtet prej 10 vjetësh. Politika e jashtme shihet në funksion të zgjidhjeve të brendshme. Zaev erdhi si në mënyrë të natyrshme, por ka pasur peripeci të ndryshme. Zaev ishte bast i Perëndimit dhe një bast i madh edhe për të ridimensionuar edhe marrëdhëniet me faktorin shqiptar. Kemi të bëjmë me diçka që e tejkalon dhe vetë Zaevin si njeri. Anëtarësimi i plotë i Maqedonisë në NATO jep një sinjal për gjithë rajonin. Tsipras mori një farë basti jo të vogël të cilin e mendoi si një borxh ndaj Gjermanisë dhe BE-së. Greqia ka sot borxhin më të madh në BE. Greqia sot është e varur ndaj Gjermanisë njësoj si 10 vjet më parë.

Agim Nesho: Problemi është që influencat po vijnë dhe po forcohen. Pas mbarimit të Luftës së Ftohtë dhe krijimi të rendit një polar në botë, me SHBA-në në krye, Rusia, Turqia dhe Kina ishin shumë larg. Tani ka ardhur një rend tjetër me shumë pole. Secila influencon sipas interesave të veta në Ballakan. Kina nëpërmjet tregtisë, një plani afatgjatë për të patur një marrëdhënie të veçnatë brenda interesave. Rusia është e fokusuar në Europën Lindore dhe në Ballkan. Po të shikosh edhe në analiza, nga ato që nuk ka realizuar Europa e Bashkuar, ne duhet të jemi koshientë që Europa duke qenë e sigurt që këto gjëra nuk do ndodhin, Ballkanin e la pas. Edhe lufta që po bëhet në Maqedoni. Lavrovi ka katër herë që gjithonë insiton që kemi interesa në Maqedoni. Është një vend më tepër në Aleancën e Atlantikut. Vendet ballkanike që mund të kenë influenca të jashtme jashtë BE-së sot mbetet Bosnja, për të cilën lufta do jetë shumë e afërt. Kosova dihet. Ballkani duhet të ketë kujdes nga interesa të tjera siç është Turqia.

Lisen Bashkurti: Qasja ndaj vizionit gjerman është dhe një nga arsyet kryesore që Maqedonia dhe Greqia zgjidhën problemet mes tyre. Ballkani zgjidhi një problem, por është larg zgjidhjes së shumë prej tyre.

Arben Çejku: Nuk janë vetëm amerikanët që kanë paralajmëruar Prishtinën që mos të bëjnë hapa të nxituar. Kush është në presion këtu për të nxituar. Është Beogradi që duhet të hapë bisedimet me BE- apo është Kosova. Serbia e ka humbur kosovën prej kohësh, diskutimi për statusin është kurthi që i bëhet Kosovës. Mendoj se implikimi i Shqipërisë në këtë lloj dialogu është një iniciativë e rrezikshme ku duhet të flasin shumica e faktorëve. Ne duhet ta kemi të qartë që do të mbajmë përgjegjësinë tonë institucionale. Me anë të emisionit tuaj i kërkoj ministrit të deleguar që të qartësojë pozitën e vet në raport me deklaratën që ka bërë, këtë duhet ta bëjë për shtetin shqiptar./abcnews.al

policia-e-shtetit.jpg
G. P.12:15 | 04/01/2019

Një ndër emrat më të njohur të Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj, është rikthyer në një ndër detyrat më të larta brenda radhëve të uniformave blu. Oficeri i lartë i karrierës, i cili prej gati 30 vitesh mban uniformën e Policisë së Shtetit, do të jetë në krye të Policisë Kriminale.  Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë një takimi me drejtuesit qendrorë të Policisë së Shtetit, kanë bërë të njohur dy urdhra të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Në bazë të urdhrave të mësipërm, Drejtues i Lartë Tonin Vocaj emërohet Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Drejtues i Lartë Eduart Merkaj emërohet Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit. Më herët, Tonin Vocaj ka mbajtur postin e Përgjegjësit të Departamentit të Hetimit të Krimit në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë. Ndërsa nga viti 2009-2010 ka mbajtur detyrën e drejtorit të Policisë së Tiranës. Vocaj është një ndër ekspertët policorë në fushën e krimeve të rënda. Ai ka drejtuar për shumë kohë Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono