ndryshim

3_PROD-A-screen-shot-of-the-popular-WhatsApp-sm.jpg
So Nila08:20 | 23/01/2020

Facebook – kompani që zotëron Instagram-in dhe WhatsApp-in – prezantoi pak kohë më parë opsionin Dark Mode (që errëson pamjen) dhe njerëzit e pëlqyen. Përpos ndryshimit të pamjes, opsioni Dark Mode është me qetësues për sytë, e bën më të lehtë përdorimin e aplikacioneve në errësirë si edhe përmirëson baterinë në pajisjet me ekranet OLED.

WhatsApp është platforma e radhës që do të ketë të disponueshëm opsionin Dark Mode. Kompania njoftoi se për momentin, Dark Mode mund të aktivizohet në sistemet Android Beta 2.20.13. Opsioni mund të aktivizohet në “Battery Saver Settings”.

Nuk dihet ende nëse opsioni do të jetë i disponueshëm në iOS, por duke parë popullaritetin, mendohet se do të shtohet shumë shpejt./abcnews.al

basha-4.jpg
in a22:34 | 14/01/2020

Në shkurt të 2019, opozita vendosi të heqë dorë nga mandatet e saj parlamentare për t’ia kthyer ato shqiptarëve me arsyetimin se me Edi Ramën ishte e pamundur të zhvilloje një proces të rregullt zgjedhor. Kërkesa për largimin e Edi Ramës dhe arrestimi i ministrave të qeverisë që sipas demokratëve ishin përfshrië në vjedhje të votave u kthyen në kushtet e opozitës për tu rikthyer në sistem.

 

Refuzimi i kushteve nga shumica, detyruan opozitën drejtë një akti të paprecedentë siç ishte ai i bojkotit të zgjdhjeve vendore të 30 qershorit.

Pasi morën drejtimin e të gjithë bashkive të vendit, por dështuan të merrnin një përgjigje pozitive për çeljen e negociatave, shumica i ofroi një vend në tryezën e reformës zgjedhore Partisë Demokratike, edhe përse jashtë parlamentit. Kërkesa e firmosur nga Damian Gjiknuri në atë kohë për Lulzim Bashën ishte një provokim.

“Nuk mund të fshihemi pas provokimeve të rënda siç është ai i ftesës” tha Basha.

Kushtet e listuara nga Bundestagu u përdorën nga opozita si një plarformë kërkesash në drejtim shumicës. Por edhe përse të gatshëm për bashkëpunim demokratët e refuzuan sërish uljen me Damian Gjiknurin duke kërkuar që reforma të drejtohej nga një strukturë ndërkombëtare.

E marta e kësaj jave shënoi edhe kthesën e fortë në qëndrimet e opozitës. Lulzim Basha dhe aleatët e tij në një takim surprize mes tyre pranuan të ulen në një tryezë me Damian Gjiknurin me kushtin që të tjera kërkesa do të plotësohen nga shumica.

“Ka qenë një mekanizëm gjithëpërfshirës dhe transparent. Miratimin me konsensus jashtë parlamentit dhe komisioni të çdo propozimi të reformës zgjedhore”, theksoi Basha.

Por për dy ish-nënkryetarët e  PD, Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli kjo kthesë e fortë e opozitës lidhet me Lulzim Bashën. “Ja kështu, pasi pushoi” çështjen gjykata”, rikthehen përsëri në krahët e njëri – tjetrit”, deklaroi Topalli, ndërkohë që Patozi e shoqëroi me ironi të fortë reagimin. “Përshëndes dorëheqjen e Edi Ramës, më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur.

Nga 14 janari, reforma zgjedhore do të zhvillohet jashtë institucionit të parlamentit deri në momentin që drafti të jetë gati dhe procedurisht të miratohet në Kuvendin e Shqipërisë./abcnews.al

416941c61cbd79ef065e816bb700c0a9_XL.jpg
R D20:18 | 05/01/2020

Zoran Milanoviç fitoi sot zgjedhjet presidenciale në Kroaci, duke mundur Kolinda Grabar-Kitaroviç. Sipas Exit-Poll, social-demokrati Milanovic ka marrë 53,75% te votave, ndërsa konservatorja Kolinda Grabar-Kitaroviç ka marre 46,75%. Milanoviç, në rrjetin facebook ka falënderuar mbështetësit e tij, ndërsa Kitaroviç ende nuk është prononcuar.

Posti i presidentit në Kroaci është kryesisht ceremonial, por ekspertët thonë se humbja e Grabar-Kitaroviç dobëson pozitat e partisë në pushtet HDZ dhe kryeministrit Andreqj Plenkoviç.

/abcnews.al

Capture-18.png
So Nila10:44 | 18/12/2019

Instagram-i është shumë kritik ndaj vetes, kështu që mos u habisni nëse çdo javë vjen me nga një ndryshim të ri.  Lajmi i fundit prej tij lidhet me përshkrimet që bëjmë ne krah fotove, në gjuhën e Instagram-it, “captions”.

Kompania ka lançuar një opsion që pritet të reduktojnë bullizmin online. Ky opsion, të jep mundësinë të mendoheni dy herë para se të shkruani ndonjë gjë ofenduese apo keqdashëse në foton a videon tuaj.

Tani, çdo gjurmë e juaja do të ndiqet nga opsioni më i ri “AI” dhe nëse është ofenduese, përdoruesit do t’i njoftohet në mënyrë që ta fshijë ose ta editojë para se ta postojë.

Instagram-i uron që ky ndryshim të shërbejë gjithashtu si mjet edukues për përdoruesit e tij

Që dje, opsioni është bërë i aksesueshëm në Amerikë ndërsa globalisht pritet të hyjë në fillim të 2020-ës./abcnews.al

 

 

familja-lala.png
R D18:08 | 05/12/2019

Qeveria i trajton njësoj familjet e viktimave të tërmetit të 26 nentorit, pavarësisht numrit të familjarëve të humbur. Në Fletoren Zyrtare është zbardhur vendimi për t’u akorduar financiarisht 1 milion lekë familjeve me pasoja në jetë njerëzish.

Më 30 nëntor qeveria ka vendosur t’i akordojë ndihmë financiare në shumën e 1 milionë lekëve familjeve të 51 viktimave të termetit të 26 nentorit.

Por, Abc News veren se ky vendim i trajton njësoj si familjet që kanë humbur një anëtar dhe ato që kanë patur më shumë viktima.

Ndihma financiare do të jetë e njëjte si për të afermit e familjes Reçi me katër viktima, ashtu dhe për familjen Qato që ka humbur një anetar te saj.

Një milion lekë do levorohen dhe për familjen Cara nga Thumana me 6 jetë te humbura, por dhe per Diena Karanxhen me te bijen si dhe te e emen Roza Mecaj që gjeten vdekjen nga termeti që goditi Durresin.

Vendimi qe ë trajton njesoj familjet e 51 viktimave pavaresisht anetareve te humbur u mor kater dite pas fatkeqesise natyrore.

Tashmë që ka kaluar më shume se se një jave prej ngjarjes e situata është qartësuar, mos ka ardhur koha për ta riparë atë?

Më poshtë familjet që patën numrim më të madh të viktimave:

1. Familja Lala nga Durrësi: Sahadete Lala, Ilir Lala, 52 vjeç i paralizuar prej vitesh, Marjeta Lala, nëna e gjashtë fëmijëve, Griselda Lala motra e Ramë Lalës, Amelia Lala 9 vjeçe, Emilio Lala 6 vjeç, Dionis dhe Dionisa 2-vjeçare.

2. Familja Cara nga Thumana: Fatmira Cara 53 vjeç, Hasan Cara 18 vjeç, Anthi Cara 72 vjeç, Almir Cara 29 vjeç, Stela Zvergeci 21 vjeç (e fejuara e Almir Cares) dhe Erisa Cara, 28 vjeçe.

3.Familja Reçi nga Durrësi: Eduard Reci 54 vjeç, Dolora Reci 49, Kristi Reci 25 vjeç, Klaus Reci 21-vjeçar.

4. Familja Çupi nga Thumana: Klement Çupi, 37 vjec Hajredin Cupi 66 vjeç dhe e ëma Lutfie Çupi.

5. Familja Greku nga Thumana: Saimir Greku, 31 vjeç dhe prindërit e tij Pëllumb Greku 57 Vjeç, dhe Çelike Greku

6. Familja Cakoni nga Thumana: Drita Cakoni 15 vjeç dhe i ati Kastriot Cakoni 58 vjeç.

/abcnews.al

 

homo-sapien.jpg
ad min11:35 | 14/07/2019

Gjendet homosapiensi më i vjetër i Euroazisë. Mbetjet fosile janë zbuluar në Greqi në vitet ’70 dhe vetëm tani është arritur të bëhet datimi i tyre. Ata rezultojnë të kenë jetuar 210 mijë vjet më parë në kontinentin tonë.

Bëhet fjalë për dy kafka të gjetura, të cilat i përkasin një njeriu neandertal dhe një homosapiensi, duke bërë kështu që kjo të jetë edhe prova më e vjetër e njeriut modern e gjetur ndonjëherë në Evropë. Ndërsa provat më të lashta të zbuluara të homosapiens i përkasin 300 mijë viteve më parë, në Marok.

Ky studim i fundit që është publikuar në revistën shkencore Nature, mund të rishkruajë historinë e njerëzimit, pasi vërteton se homosapiens ka udhëtuar jashtë Afrikës shumë kohë më parë nga sa mendohej deri më sot. Madje disa antropologë e paleontologë kanë hedhur edhe idenë se njeriu neandertal, të ketë mbërritur më pas në Evropë dhe më pas u zëvendësua gradualisht nga popullsi më modern se sapiensi i parë.

Klan Plus

ogerta-manastirliu.jpg
ad min14:55 | 03/07/2019

Ashpërsohen masat për konsumin e duhanit në mjediset e brendshme. Ndëshkimet për lokalet që shkelin ligjin do të jenë nga gjoba deri në 6-fish më të larta deri në mbyllje të aktivitetit. Ndryshimet ligjore që parashikojnë dhe ndalim të tregtimit të cigareve të hapura dhe paketave me 10 cigare kaluan në komisionin parlamentar të shëndetësisë.

Cigaret e hapura, ato me shije të ndryshme dhe paketat me 10 apo më pak cigare do të hiqen nga tregu. Ndërkohë që nëse nuk i ke mbushur të 18-tat nuk do të mund të blesh as cigare elektronike dhe as nargjile.

Ndryshimet ligjore në parim u miratuan në Komisionin parlamentar për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Risitë i prezantoi para deputetëve ministrja Ogerta Manastirliu.

Në mjediset e brendshme do të ndalohet gjithashtu konsumi i cigares elektronike dhe nargjiles. Masat për shkelësit e ligjit do të jenë më të ashpra. 25% e vdekjeve të parakohshme tek meshkuj dhe 9% tek femrat sipas Ministrisë së Shëndetësisë shkaktar kanë duhanpirjen. /ABC News Albania 24/7

rama-pustec.jpg
ad min22:04 | 16/06/2019

Kryeministri Edi Rama nga  Pusteci, bashkia minoritare maqedonase lexoi mesazhin e mbështetjes së Maqedonisë së Veriut nga homologu Zoran Zaev për rrugëtimin e përbashkët të dy vendeve drejt BE-së.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë dy partnerë të ngushtë. Ne punojmë sëbashku për të mirën e qytetarëve tanë. Shumë shpejtë do të jemi aleatë në NATO dhe e ardhmja jonë e përbashkët është në Bashkimin Europian”, tha Rama.

Rama sqaroi se edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut  Stevo Pendarovski është në të njëjtën linjë, por kryeministri shqiptar theksoi faktin se presidenti i Shqipërisë Ilir Meta nuk ka dhënë mbështetjen e tij për anëtarësimin në BE.

“Unë dje bëra një prononcim për një tjetër mik të mirë, që është presidenti i Maqedonisë së Veriut, lidhur me një deklaratë të bërë prej tij, ku lexova në një mënyrë të nënkuptuar që problemet në Shqipëri, nuk duhet të jenë pengesë për Maqedoninë e Veriut dhe se nënkuptimi shkonte që mund të ndahen në trajtimin e tyre. Në fakt, Presidenti më shkruajti edhe u sqaruam lidhur me këtë deklaratë, por e vërteta është që ka një dallim të rëndë, një dallim për të ardhur keq për ne. Presidenti i Maqedonisë së Veriut është pjesë e përpjekjes së popullit, të shtetit, të qeverisë së tij për të bindur vendet anëtare, për të bindur Këshillin Europian se duhen çelur negociatat. Presidenti i Shqipërisë është pjesë e përpjekjes për të kundërtën. Është pjesë e përpjekjes për të krijuar deri në fund, një dyshim që të kthehet në bindje tek disa nga vendet apo tek ata që ne duhet t’i bindim sëbashku se Shqipëria nuk meriton çeljen e negociatave”, tha Rama.

Vendimi  i Ilir Metës për anulimin e zgjedhjeve  sipas Ramës si i vetmi justifikim i  aktit të tij është filxhani dhe parashikimet e Monika Kryemadhit.

“Shqipëria nuk ia ka borxh Ilir Metës, i cili sot duhet të ishte avokat kryesor për meritën e Shqipërisë për të çelur negociatat. I cili sot nuk duhej të merrej me filxhanin e fallxhores, por duhej të merrej me përpjekjet për të takuar homologë, për të udhëtuar në kryeqytetet europiane, për të folur për rëndësinë e çeljes së negociatave dhe nga ana tjetër duhej të merrej me qetësimin e fallxhores dhe të ndalonte kafen turke në shtëpi, deri në ditën 30 qershor”, tha Rama.

Kreu i qeverisë Edi Rama tha se lajmi se mund të përsëritet një ’97 e dytë përhapen nga ata që i tremben zgjedhjeve. Ndërkohë që edhe gjatë këtij rrugëtimi elektoral të Ramës, mbështetës të PD dhe LSI protestuan kundër tij. Ata u mblodhën në Grabovicë, në aksin Korçë-Pogradec./ABC News Albania 24/7

ilir-meta123.jpg
ad min11:08 | 24/05/2019

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka deklaruar se është i gatshëm të rishikojë dekretin presidencial që ka përcaktuar datën 30 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve vendore. Përmes një reagimi Meta ka theksuar se për zgjidhjen e krizës është i gatshëm të sakrifikojë edhe mandatin e tij.

“Presidenti cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendit, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve”

Është kjo pika kushtetuese e referuar nga presidenti Meta si bazë ligjore e zgjidhjes që ai ofron nga karrigia e kreut të shtetit për krizën politike në vend.

“Në këtë kuadër, shpreh gadishmërinë time institucionale, që në përputhje me kompetencën që më jep shkronja “gj” e nenit 92 të Kushtetutës, të rishikoj Dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore dhe të dekretoj një datë tjetër për zhvillimin e tyre, në përputhje me vullnetin e shprehur të palëve politike”.

Për këtë përsërit deklaratën e pak muajve më parë.

“Mbetem i gatshëm që për një zgjidhje që i shërben interesit më të mire, stabilitetit dhe demokracisë së vendit; të vendos në dispozicion edhe mandatin tim si President i Republikës, nëse palët e gjykojnë edhe këtë element si të rëndësishëm për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, që do t’u jepte qyetetarëve shqiptarë të drejtën për të zgjedhur edhe Presidentin me votën e tyre të lirë”.

Garantimi i rendit kushtetues, sigurisë publike, stabilitetit të vendit dhe i zgjedhjeve demokratike, të lira dhe të ndershme janë parime kushtetuese që mbizotërojnë mbi çdo aspekt tjetër formal, përfshirë këtu rishikimin e datës së zgjedhjeve. – deklaroi Meta duke i bërë thirrje palëve të ndalojnë retorikat si reflektim i sinqertë ndaj apelit të Parlamentit Gjerman, i shprehur i gatshëm për ndërmjetësimin e dialogut mes palëve.

/ABC News Albania 24/7

 

ndryshim-koha.jpg
ad min08:30 | 27/03/2019

Parlamenti Europian ka votuar të martën për t’i dhënë fund zakonit të ndërrimit të orës dy herë në vit, duke filluar nga viti 2021. Sidoqoftë, do të jenë qeveritë e vendeve anëtare të Unionit që do të thonë fjalën e fundit për ndryshimin që zbatohet në pranverë dhe më pas në vjeshtë të të njëjtit vit.

Konkretisht, shtetet anëtare do të vendosin nëse do të qëndrojnë në pranverë të përhershme apo dimër të përhershëm në bazë të draftit të miratuar me 410 vota pro dhe 192 kundër. Vendet që duan të qëndrojnë përherë në kohë vere duhet ta ndryshojnë orën përfundimisht të dielën e fundit të muajit Mars të vitit 2021.

Ndërsa ata që dëshirojnë qëndrimin në kohë dimri të njëjtin veprim duhet ta kryejnë në Tetor të të njëjtit vit. Votimi i së martës është hapi i fundit i vendeve anëtare të BE-së për të harmonizuar kursimin e kohës, një nismë e propozuar që prej vitit 1980, për të parandaluar qasjet e kundërta në lidhje me funksionimin e tregut të përbashkët europian./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono