ndricim xhepa

xhu.jpg
ger ta16:21 | 08/11/2019

Poeti Persian Rumi, bashkon sërish në skenë  aktorët Luiza Xhuvani dhe Ndriçim Xhepa.  Producenti dhe aktori i mbremjes poetike Kristian Koroveshi thotë se  magjia e dashurisë nuk njeh kohë dhe moshë. Drita dhe dhimbja  e saj erdhën nën interpretimin e aktorëve të njohur.

Luiza Xhuvani dhe Ndriçim Xhepa, kanë ndarë shpesh skenën dhe sheshxhirimin, dhe gjithnjë ia kanë dalë të elektrizojnë publikun. Kësaj here kumbara i magjisë së poezive të Rumit ishte  aktori Kristian Koroveshi, i cili interpretoi krah tyre.

“Mbrëmë i pëshpërita një ylli” ishte nga ato performancat të cilat, të bëjnë të harrosh kaosin dhe i thërrasin shpirtit.

“Forca e poetit të përbotshëm”, ia doli, sipas Ndriçim Xhepës të rrëmbejë edhe zemrën e publikut shqiptar.

Gjithcka ishte ndërtuar thjeshtë, ku timberi i violonçelit, ia lë fuqinë fjalës.

Tavolina e aktorëve i përngjanë një miniskene, ku letrat e hedhura i përshpërisinforcës së dashurisë, tokësore dhe hyjnore, e kjo vjen e kuruar përmes flakës së qirinjëve dhe simbolikës së trëndafilave.

Magjia e poetit Persian rrëmbeu publikun e shumtë në sallë, të cilët e duartrokitën gjatë interpretimin e aktorëve./abcnews.al

NDRICIM-XHEPA-PER-FESTIVALIN-E-TEATRIT-1280x720.jpg
ent ela16:49 | 25/09/2018

Ndriçim, Xhepa  një prej emrave më të spikatur të Teatrit dhe Kinemasë pranon se produktet skenike vitet e fundit kanë nivel të ulët artistik. Madje ai vë një raport alarmant ku 70 përqind janë mediokrë dhe 30 përqind të pranueshme, ku mes tyre kanë vlera.

Ndriçim Xhepa padyshim është një nga emrat më të njohur të skenës dhe ekranit. Në karrierën e tij numëron 40 role në teatër dhe 30 në kinema. Aktualisht është  kryetar i jurisë së festivalit mbarë kombëtar të Teatrit. Ai ngre alarmin se produktet artistike shqiptare janë në nivelet e mediokritetit, afro 70% e produksioneve.

“Që të jem i sinqertë 20-30 % e produktit që prodhohet mund të jenë shfaqje që ia vlen të shikohen, me regji të mirë, të arriturra, 70% janë mëse mesatare, mëse mediokre që po të kishte ca këshilla artistike vendimarrëse duhet t’i bllokonin. Ka shumë shfaqje që janë ordinere”.

Nga ana tjetër ai thotë se realizmi i festivaleve është i rëndësishëm për të rritur cilësinë.

“Është e natyrshme që në harkun e dy vjetëve nëqoftëse kryeqendrat mund të kenë 12-13 premiera të kryera dhe nga këto të nxjerrin dy produkte të mira aq më tepër që mbas kaq kohe ne të përfaqësohemi në festival me këtë. Po këtë gjë diouhet ta bëjnë edhe qytetet më të vogla dhe trupat më të vogja. Kjo do të rrisë cilësinë e shfaqjeve dhe të festivalit”.

Si kryetar i jurisë e artist debati për shfaqjet është shumë i rëndësishëm dhe shumë artistë refuzojnë të shohin shfaqjet e njëri tjetrit.

“Problemi është që ke individë të çuditshëm që vijnë luajnë vetë dhe ikin nuk i sheh në dutët e aktivitetve, nuk shohin pjesët e të tjerëve dhe fillojnë gjykojnë jurinë. Bëjnë humore nëpër facebook.  “Juria hahhha”- bënte njëri që nuk e di në ç’raport është me atë të trupës tjetër. Dhe këtu fillojnë ato gjarpërinjtë në barqet e njerëzve të skenës që ju me të drejtë i thoni xhelozi. Se të gjithë duan të marrin vendin e parë.”

Por nga na tjetër është kundër miskimit të dramës shqipe edhe asaj të huaj.

“Mbas një dyvjeçari të vijnë radha e veprave kombëtare atëherë të gjitha trupat teatrore duhet të mendojnë më tepër për të orientuar për të shkuar drejt një vepre cilësore. Konkurse bëhen të dramës shqipe çdo vit dhe duhet të jenë të intereuasr regjisorët dhe të zgjasin dorën drejt një vepre cilësore. Më parë veprat kombëtare kështu prezantoheshin”.

Në këto ditë të festivalit deri më 30 shtator do të prezantohen 14 trupa mbarëshqiptare ku shfaqjet nisin në 18:00 në Universitetin e Arteve dhe në orën 21:00 në skenën e Art Turbinës. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono