ndricim kulla

NDRICIM-KULLA-PER-LIBRIN-M1T1.mpg_snapshot_00.14-1280x720.jpg
ent ela15:46 | 19/09/2019

25 vjet kërkime për mendimin shqiptar që nga tradita e largët ilire studiuesi Ndriçim Kulla i ka përmbledh në një vepër. Autori thotë se libri nuk është vetëm një histori ngjarjesh, por dhe e kulturës  dhe mendimit të qytetërimit shqiptar.

25 vjet kërkime për mendimin shqiptar që nga tradita e largët ilire studiuesi Ndriçim Kulla i ka përmbledh në një vepër. Autori thotë se ky libër nuk është vetëm një histori ngjarjesh, por edhe një histori  e kulturës dhe mendimit të qytetërimit shqiptar.

Studiuesi Ndriçim Kulla kërkimin mbi “Historinë e mendimit shqiptar” e ka nisur afro 25 vite më parë,  tashmë “sonda” e kërkimit të tij është thelluar në këtë vepër voluminoze.

Librin e ka ndarë në 6 periudha të cilat i shikon të integruara tek njëra – tjetra.

Rilindja sipas Kullës i kishte lidhjet e sajë  me humanizmin e katolikëve të famshëm të “5B” të veriut (Barleti, Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani)

Si muzë frymëzimi për këtë vepër Kulla thotë se i ka shërbyer teza e Eqrem Cabej mbi etnogjenezën e shqiptarëve.

Historia e mendimit shqiptar është e lidhur me personalitetet  e veta  të cilët vijnë edhe në këtë libër.

Ky libër nuk është vetëm një histori ngjarjesh, por edhe një histori e kulturës dhe mendimit, të qytetërimit shqiptar. Vepra “Historia e mendimit shqiptar” është mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës. /ABC News Albania 24/7

NDRICIMI-KULLA-1280x720.jpg
ent ela13:49 | 23/12/2018

Studiuesi Ndriçim Kulla ka folur në studon e ABC News për libri e tij më të fundit “Kush jemi ne shqiptarët”. Në këtë libër, që është interesant dhe me vlerë, studiuesi dhe shkrimtari,ka përmbledhur tiparet e shqiptarëve. Sipas tij ne jemi një popull i kontrasteve.

“Kontrastet ekzistojnë dhe brenda karakterit tonë individual. Ne jemi të rezervuar, por individualistë, bujarë, por vuajmë nga kotësia, mikpritës, por edhe hakmarrës, e mbajmë fjalën, por jemi edhe dyshues, mund të shkojmë deri në fund të botës, por nuk duam t’ia dimë çfarë bëhet pas gardhit të shtëpisë sonë, jemi trima, por në betejat që i zgjedh vetë secili nga ne”.

Studiuesi ka hedhur dritë mbi cilësitë e shqiptarëve të para nga këndvështrimi i shkrimtarëve të huaj si Bajroni, apo Edith Durhami.

Bazuar në ta, Kulla vëren aftësinë e shqiptarëve për të pranuar mentalitetin evropian, përveç mikpritjes, çlirtërsisë. Një tjetër vlerë e shqiptarëve është dhe toleranca fetare.

Por nga ana tjetër ai ka folur edhe për dobësitë e shqiptarëve si individualizmi, që e bën atë destruktiv dhe nuk i shërben shoqërisë, në ndryshim nga evropianët. /abcnews.al

vlcsnap-error383-1-1280x721.jpg
ad min22:25 | 11/01/2018

I ftuar në studion e ABC News me gazetaren Bruna Çifligu, studiuesi, publicisti dhe botuesi Ndriçim Kulla. Diskutim për shpalljen e vitit 2018 nga qeveria si viti i përkujtimit të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Ky festim lidhet dhe me një autor dhe albanolog me famë botërore, i cili pjesën më të madhe të veprave të tij dhjetra vellimshme ia ka kushtuar heroit tonë kombëtar dhe epokës së tij. At Xhuzepe Valentini ose siç thërritet me emer të shqiptarizuar Zef Valentini është sjellë në qendër të bisedës me anë të një nga njohësit më të rrallë të tij./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono