ndihme

greqia-marreveshja-1280x712.jpg
nev ila20:55 | 10/08/2019

Greqia ka kërkuar ndërhyrjen e BE-së për të detyruar Turqinë të zbatojë pjesën e saj të marrëveshjes për riatdhesimin e emigrantëve. Athina zyrtare ka deklaruar se ishujt helenë po përballen sërish me flukse emigrantësh dhe nuk kanë kapacitete për t’i përballuar ato.

Greqia do të kërkojë një përfshirje më aktive të Bashkimit Europian në zbatimin e marrëveshjes me Turqinë për rikthimin e emigrantëve dhe refugjatëve që nuk përmbushin kushtet për azil.

Në ditët e fundit ka patur sërish një rritje të fluksit dhe autoritetet lokale në ishujt kufitarë me Turqinë ankohen se nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për të akomoduar qindra njerëzit që mbërrijnë nga brigjet turke.

Situata paraqitet më dramatike në një nga kampet e ishullit Lesvos. Aty janë akomoduar 7.500 persona, në një kohë kur kampi ka mjedise të mjaftueshme për vetëm 3.000. Ndërkohë, sipas gazetës franceze “Le Figaro”, në Lesvos numri i emigrantëve është më i madh se ai i turistëve.

Kushtet e këqija të jetesës dhe pritja me vite për të marrë përgjigjen e aplikimit të tyre, kanë shkaktuar mjaft herë incidente të dhunshme, ndërsa nuk kanë munguar edhe përplasjet e provokuara nga grupime ekstremiste vendase. Në jo pak raste rruga e refugjatëve për të mbërritur në një ishull grek, mbart shumë rreziqe, madje edhe vdekjeprurëse.

Tragjedia e fundit ndodhi në mesin e qershorit kur shtatë refugjatë, mes të cilëve dy fëmijë, humbën jetën kur skafi që po i sillte në Greqi u mbyt në afërsi të Mitilinit. Ndërsa një tjetër tragjedi u shmang në orët e para të së premtes, kur policia bregdetare greke dhe patrullat e misionit Frontex shpëtuan 85 refugjatë kur dy skafet e tyre u përmbysën./ABC News Albania 24/7

download-2.jpg
Sej rie19:15 | 04/08/2019

Policia Kufitare e Vlorës dhe forcat “Delta” i vijnë në ndihmë në zonën e Karaburunit një turisti italian i cili kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

Falë transportimit të shpejtë për në spital, me mjetin lundrues të forcave “Delta”, turisti italian është jashtë rrezikut për jetën.

Mesditën e sotme salla operative e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, është njoftuar me telefon nga kapiteni i një anijeje turistike që ndodhej në zonën e Karaburunit në Shënvasil, se kishte nevojë për ndihmë mjekësore për një turist italian që ndodhej në anije, i cili duhej transportuar për në spital në një kohë sa më të shpejtë.

Menjëherë në ndihmë të turistit ka shkuar në kohë mjeti lundrues i forcave “Delta” që ishte me shërbim në atë zonë dhe ka transportuar shtetasin E.U, 59 vjeç për në Porti e më pas me autoambulancën e spitalit të Vlorës.

Turisti Italian E. U., pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Vlorës, kaloi rrezikun për jetën dhe në këto momente ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Shtetasi E.U., falënderon Policinë Kufitare, forcat “Delta” dhe ekipin mjekësor që i erdhën në ndihmë.

download-1.jpg
Sej rie20:00 | 01/08/2019

Dy kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia Shqiptare që në Qershor të vitit 2018, tashmë po kërkohen edhe nga autoritetet belge. Ata janë shpallur në kërkim për çështjen e “Toyota Yaris”, ku brenda një makine në portin e Durrësit u zbuluan rreth 3.4 milionë euro.

Policia belge ka lëshuar një njoftim sot me kërkesë të një gjykatësi hetues, i cili kërkon hetime më të imtësishme për sasinë e parave të sekuestruara më 24 Qershor të viti 2018 në portin e Durrësit.

Policia belge bën apel për kapjen e Alfred dhe Elvis Vladi, të moshës 33 dhe 39 vjeç, të cilët konsiderohen persona me rrezikshmëri të lartë për shoqërinë.

 “Kushdo që ka informacion për dy shqiptarët të kontaktojnë përmes numrit të telefonit falas 0800/30 300. Dëshmitë gjithashtu mund të komunikohen përmes adresës avisdecherche@police.belgium.eu. Ky njoftim është në dispozicion në www.police.be”, thuhet në njoftim.

Alfred dhe Elvis Vladi, të cilët dyshohet se janë personat që kishin organizuar trafikun e 3.4 milionë eurove nga Belgjika për në vendin tonë. Që nga viti 2018 është kërkuar bashkëpunim edhe me homologët belgë, gjermanë dhe atyre italian për të rënë në gjurmë të dy kushërinjve Vladi./abcnews.al

erion-veliaj.jpg
G. P.11:19 | 04/06/2019

Në këtë situate të vështirë që po kalojnë banorët e zonës së Korçës nga tërmeti, duhet të jemi gjithnjë e më solidarë. Kjo ishte ajo që deklaroi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj për nismën që ndërmori për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti. Veliaj premtoi se me marrjen e mandatit të dytë si kryebashkiak do të mundësoje edhe ndërtimin e disa shtëpive që u shemben nga tërmeti në zonën e Korçës.

“Ne në Tiranë besojmë tek parimi një për të gjithë dhe të gjithë për një. Sot ka Korça një situatë të vështirë, nesër mund ta kemi ne dhe na gjendet Korça. Duhet të falënderoj të gjitha familjet që iu përgjigj në kohë rekord mbushjes së tre kamionëve që do të nisen pas pak. Unë dhe Ajola si prindër të një bebi të vogël kishim më shumë merak për fëmijët e vegjël. Tani kemi nevojë më shumë për të ndihmuar njerëzit e moshuar. Ka një kategori të madhe të këtyre njerëzve që mund të kenë nevojë për më shumë veshmbathje.

Jam shumë i impresionuar se si Kryeministri dhe qeveria i janë përgjigjur në kohë rekord. Ne kemi vendosur edhe pas mbushjes së tre kamionëve ta mbajmë stendën hapur gjatë gjithë ditës. Njerëzit kanë festën e Bajramit. Është një mundësi e m9irë dhe për një solidaritet. Kemi çuar edhe një ekip jelekportokallinjtë, këta që ndihmojnë jo ata që pengojnë, në Korçë. Një nga vendimet e para të Këshillit Bashkiak të ri do të jetë një fond për ndërtimin e disa shtëpive. Ndoshta nuk i ndërtojmë të gjitha, por qeveria do të bëjë të veten, Korça po ashtu. Ne si Bashkia e Tiranës duam të marrim disa shtëpi që t’i ndërtojmë si dhuratë e qytetarëve të Tiranës. Kështu që ne po përgatisim një fond solidariteti për ndërtimin e shtëpive sapo të jetë qetësuar situata”, tha Veliaj./ABC News Albania 24/7

Furra-e-bukes-1280x669.jpg
Sej rie17:50 | 03/05/2019

 Pak kohë më parë një bukëpjekës nga Kosova i cili jeton në Serbi, u bë objekt sulmi pasi vëllai i tij kishte publikuar në rrjetet sociale një fotografi duke bërë simbolin e shqiponjës. Tashmë në ndihmë të tij janë rreshtuar banorë serbë të zonës, por dhe figura politike.

Kështu ka qenë një javë më parë për bukëpjekësin nga Prizreni, Mon Gjuraj, që punon në Borca afër kryeqytetit serb. Historia që filloi me një foto të vëllait të tij në rrjetet sociale me shqiponjën dykrenare nxiti protesta. Por, pronari e ka ndërmend të rrijë në Serbi.

Për ta ndihmuar në këtë në rihapje të dyqanit të bukëpjekësit kanë ardhur dhjetëra aktivistë dhe shumë qytetarë. Pronari ka vendosur të punoj pa para në këtë ditë për të gjithë në mënyrë që të tregoj dashuri për banorët. Ata nuk kanë munguar për të ngrënë mëngjes tek bukëpjekësi nga Kosova pavarësisht tensioneve të ngritura ndëretnike. Gjuraj u bë edhe yll i mediave jo vetëm lokale. Banorët i thonë se duhet të rri pasi urrejtja për askënd nuk ka dobi.

“Unë nuk e njoh këtë person dhe pse jetoj këtu pranë. Por atje ku jetoj unë ndodhet gjithashtu një bukëpjekës shqiptar. Unë nuk i ndaj njerëzit në serbë ose jo, por në të mirë dhe në të këqij”.

“Kam blerë bukë tek ata. Janë shumë të sjellshëm. Kam punuar edhe në shkollë ku kemi patur fëmijë shqiptarë, ata nuk janë ankuar dhe kanë qenë të mrekullueshëm”.

Këto janë para për të ndihmuar një gocë të sëmurë.

Gjuraj tani i ngelët të pret nëse mbështetja e këtyre aktivistëve do ta ndihmoj. Thotë se ka punuar gjithmonë për qytetarët shpesh duke bërë aktivitete humanitare dhe ka ndarë produktet e tij pa pagesë pë rata që nuk kanë. Mbështetja e bën të ndjehet më i sigurt.

Një thirrje në rrjetet sociale për solidarizim i ftoi dhe i solli edhe disa personalitete dhe politikan të opozitës. Por, ata që janë kundër thonë se nuk është fundi./ABC News Albania 24/7

elbasani.jpg
G. P.19:25 | 14/02/2019

Për të dytën seancë radhazi, Gjykata për Krimet e Rënda dështoi të niste gjykimin ndaj Suel Çelës dhe dy të akuzuarve të tjerë për sulmin ndaj policisë në portën e tregut Agro-Ushqimor në Elbasan. Shkak u bë mosnjoftimi i Çelës, aktualisht i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për gjyqin në ngarkim të tij.

Njoftimi për të ishte firmosur nga babai i tij, Petrit Çela, i cili deklaronte se i biri gjendej jashtë vendit. Gjykata urdhëroi prokurorinë të kërkojë edhe ndihmën e Policisë së Shtetit, si edhe Interpolit për gjetjen dhe njoftimin e të pandehurit Suel Çela.

Sulmi ndaj policisë në Elbasan u regjistrua në Shtator 2017, ku një mjet “Audi” përplasi mjetin e zv/drejtorit të Policisë së Qarkut Elbasan, Gjergji Oshafi duke rrezikuar edhe jetën e 3 të tjerëve.

Prokuroria ia ka ngarkuar këtë ngjarje Suel Çelës, Enea Bekteshit dhe Kelmend Xhaferrit, të cilët akuzohen për “vrasje të punonjësit të policisë”, mbetur në tentativë”, “prodhim shitje narkotikësh” dhe “armëmbajtje pa leje”./abcnews.al

ledhaj-1280x739.jpg
ent ela17:13 | 11/01/2019

 

Në inagurimin e ambjenteve të Komisariatit Nr.6 në Tiranë, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj  tha se  prezencën e policisë e kërkuan vetë fakultetet për shkak të kaosit të shkaktuar, nga një grup i vogël studentësh. Nga ana tjetër  Lleshaj  i bëri thirrje drejtuesve të universiteteve të ruajnë universitete të lira nga çdo formë bllokimi.

“Ka pasur një kërkesë nga drejtuesit e universiteteve për ndihmë në mënyrë që të liroheshin ato mjedise që ishin të zëna me barrikada të improvizuara nga një grup i vogël personash. Kryesisht inspektimet janë bërë nga policia private e universiteteve. Policia ka mbështetur nga larg këtë veprimtari. Dua të them që garancia që u jepet universiteteve dhe paprekshmëria e mjediseve universitare do të thotë paprekshmëri nga çdo formë e dhunës apo e pasigurisë. Është detyrë e drejtuesëve të universiteteve që universitet të mbeten zona të lira në çdo pikëpamje”./abcnews.al/

siriani.jpg
G. P.23:40 | 24/12/2018

Teksa festa e Krishtlindjes kërkon që të gjithë ne të jemi altruistë me të varfërit dhe të pamundurit, shembulli më i mirë vjen nga Berlini, ku një refugjat sirian u jep për të ngrënë gjermanëve të pastrehë.

“T’i japim diçka në këmbim popullit gjerman”. Është ky emri i fushatës së themeluar nga Aleks Asali, një emigrant sirian në Gjermani, që synon ndihmën e gjermanëve të pastrehë me një supë të ngrohtë. Prej tre vjetësh, çdo javë që i paraprin vigjiljes së Krishtlindjes, Asali përshkon me metro qytetin e Berlinit, duke marrë me vete me ushqimin që ai dhe bashkëpunëtorët përgatisin për të varfërit. Ai ndalon në sheshin Aleksandër, ku qëndrojnë zakonisht të pastrehët. “Shumë prej tyre na njohin dhe na presin. Takimet me ta janë gjithmonë të ngrohta, të prekin në zemër”, është shprehur Asali për revistën e njohur gjermane “Bild”.

2 dhjetorin e kaluar, refugjati sirian, i cili la vendin e tij në vitin 2014 për t’i shpëtuar luftës, mori një nderim nga Këshilli Bashkiak i Berlinit për angazhimin e tij në punë vullnetare. Atë ditë, ai u ngjit në podium bashkë me partneren e tij gjermane, të cilës i bëri publikisht një propozim për martesë. Mbi 1 milion sirianë mbërritën dhe u pranuan në Gjermani kur lufta në Siri arriti kulmin. Pak muaj më parë, qeveria gjermane miratoi një projekt/buxhet për emigrantët, që parashikon punësimin, arsimimin dhe programe të ndryshme për integrimin e tyre në shoqërinë gjermane./abcnews.al

be-1.jpg
G. P.16:35 | 06/12/2018

Komisioni Europian ka miratuar më 5 Dhjetor Programin Vjetor të Masave 2018, përmes të cilave BE-ja i jep 94 milionë euro Shqipërisë, për ta mbështetur në procesin e integrimit europian.

Ky program fokusohet në çështjet thelbësore të procesit të negociimit për antarësim, si shteti ligjor, zhvillimi ekonomik, lufta kundër korrupsionit dhe sigurisht vijimi i mbështetjes së reformës në drejtësi. Mbrojtja e mjedisit, dhe veçanërisht trajtimi i ujërave të zeza, është prioritet i asistencës së BE-së.

Këto fonde do të përdoren edhe për shfrytëzuar potencialin e madh të turizmit në Shqipëri me qëllim rritjen ekonomike si dhe ruajtjen e trashëgimise kulturore në vend./abcnews.al

46348368_303.jpg
G. P.08:12 | 19/11/2018

Kryeministrja britanike do të udhëtojë këtë javë për në Bruksel, për të diskutuar me BE për marrëdhëniet ekonomike pas Brexitit. Kundërshtarët e Theresa Mayt në ishull vazhdojnë të jenë në pozita lufte.

“Një ndërrim në lidership nuk i bën negociatat aktuale më të lehta dhe nuk ndryshon gjë në aritmetikën parlamentare”, deklaroi Theresa May në intervistë te Sky News. Ajo edhe mund t’u kishte thënë Brexitasve të vijës së ashpër në partinë e saj: bëni çfarë të doni, por jeni ju që e trashëgoni rrëmujën. Dhe njëkohësisht kryeministrja bëri të ditur se ka në plan që të kthehet që këtë javë në Bruksel, për të negociuar atje më tej me shefin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker.

Marrëveshja është marrëveshje, por…

May foli për negociata në vazhdim me BE dhe ajo e përdor këtë formulim për të zbutur kritikët e saj në kabinetin qeveritar britanik. Një grup i kritikëve të saj kërkon që ajo të vazhdojë edhe më tej përpjekjet për t’i marrë lëshime Brukselit. Por May e di se kjo nuk ka shanse, sepse si qeveria franceze, ashtu edhe kancelarja Angela Merkel në Berlin e kanë bërë të qartë, se marrëveshja nuk do të rinegociohet më. Pra ajo që kërkon kryeministrja britanike janë disa bonbone, të cilat në metrat e fundit para takimit të nivelit të lartë të BE të dielën e ardhshme mund të futen ende në të ashtuquajturën “deklaratë politike”. Në të skicohet, si e përfytyron BE raportin midis të dyja palëve pas Brexitit.

Është fjala për një dokument me shtatë faqe, në të cilin me viza hyrëse deri tani janë përshkruar vetëm temat për negociatat e mëvonshme. Marrëdhëniet e ardhshme tregtare për shembull do të zhvillohen mbi bazën e një bashkimi doganor, siç janë përcaktuar tashmë si siguri për Irlandën e Veriut në marrëveshjen e ndarjes. Këtu May mund të përpiqej që të marrë premtime më konkrete nga BE, për të mundur që ta shesë me ndihmën e tyre më mirë paketën në Britaninë e Madhe.

Njëra nga kritikat kundër marrëveshjes është që Britania e Madhe po e blen derrin në thes, përsa i përket raportit të ardhshëm. Por kjo nuk do të ndryshojë në mënyrë rrënjësore. Deklarata politike nuk është e detyrueshme nga ana juridike. Qeveritë e BE mund ta ndryshojnë mendimin e tyre më vonë në çdo kohë. Sepse deri tani kanë qenë të preokupuar vetëm me ndarjen, negociatat e vërteta për të ardhmen ende nuk kanë nisur. Ato do të zhvillohen vetëm pas Brexitit dhe ndoshta do të zgjasin me vite.

Edhe më tej e ardhme e pasigurt

Thuajse nuk ekzistojnë shanse, që Theresa May të arrijë në Bruksel lëshime që ia vlen t’i përmendësh. Po të arrihet me të vërtetë të formohet grupi për mocionin e votëbesimit brenda partisë së saj, ithtarët e vijës së ngurtë mund të vepronin që në fillim të javës. Besohet se May votimin vërtet mund ta mbijetojë politikisht, por kundërshtarët e saj besojnë që ajo do të dëmtohet rëndë.

Pengesa vendimtare është parlamenti, ku aktualisht nuk ka shumica për një marrëveshje. Shefi i laburistëve, Jeremy Corbyn bëri të ditur sërish të dielën se partia e tij do të votojë kundër. Të njëjtën gjë ka thënë partia skoceze SNP, disa liberalë dhe deri më sot edhe DUP irlandezoveriore. Po t’i shtosh këtyre edhe disa dyzina mbështetësish të vijës së ashpër, në këtë gjendje duket thuajse e pashpresë që marrëveshja të miratohet në parlament./DW


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono