ndihma

luli-di-maio.jpg
nev ila17:48 | 11/12/2019

Ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio ishte në Tiranë, ku pa nga afër dëmet e tërmeteve. Ai i tha kreyminsitrit Rama se do të organizohet një konferencë donatorësh Italianë, pasi të evidentohen nevojat.

Pas takimit me zyrtarin italian, Basha tha se është koha që qeveria të kalojë në vepra, duke ju përgjigjur sërish negativisht mundësisë së një takimi me Ramën.

Ministri i jashtëm italian, Luigi di Maio vizitoi Shqipërinë për të parë situatën pas tërmetit dhe ndihmën që mund të japë Italia për rindërtim.

Ministri i jashtëm italian kërkoi dialog politik, por në përfundim të takimit me të, Lulzim Basha refuzoi një takim të mundshëm me Ramën.

Di Maio pati takim edhe me presidentin e Republikës, Ilir Meta. Zjarrfikësit italianë patën rol kryesor në nxjerrjen nga e njerëzve nga rrënojat./abcnews.al

rivi.jpg
in a14:39 | 11/12/2019

Një pjesë e banorëve të fshatit Mazhe të njësisë administrative Bubq ankohen se askush nuk ka shkuar të vlerësojë dëmet nga tërmeti të banesave të tyre. Disa nuk janë pajisur as me çadëra apo ushqime. Sipas këtyre banorëve ndihmat po i marrin persona që nuk janë dëmtuar fare.

Banorët tregojnë nuk janë kontaktuar nga asnjë grup ekspertësh dhe deri më sot nuk kanë marrë asnjë ndihmë. Qoftë çadra apo ushqime. Ata për mikrofonin e “ABC News” shprehen të indinjuar në lidhje me shpërndarjen e ndihmave pasi kanë parë përmes ekraneve që ato kanë qënë me tonelata dhe për ta nuk është kujtuar askush.

“Nuk më ka pyetur askush nëse jam gjallë apo vdekur, nuk jam në gjendje të marr ndihma në zona të ndryshme. Komuna është e njohur me fatkeqësinë time dhe duhet të kishte sjellë ndihma”, u shpreh një prej banorëve të zonës.

Ndërsa banorë të tjerë ngrenë shqetësimin se ndihma po përfitojnë persona që nuk janë prekur fare nga tërmeti.

“Ndihmat shkojnë sipas interesit, nuk jepen ashtu siç duhet”, tha një tjetër banor.

Këta banorë deri më tani janë ushqyer me ndihmat që ju kanë dhënë disa përfaqësuese të opozitë dhe kërkojnë që qeveria të kujdeset edhe për ta./abcnews.al

asllan-sala-mamurras.jpg
nev ila21:04 | 09/12/2019

Asllan Sala nga Mamurrasi na tronditi tre ditë më parë teksa tregoi për ABC News se askush nuk është kujtuar për të dhe fle në stallë mbi dëngje me kashtë. Pas këtij lajmi për të ka menduar hoxha i Fushë-Krujës i cili i ka çuar një dyshek dhe jastëkë.

Asllan Sala nga Mamurrasi tregoi 3 ditë më parë për “Abc News” se askush nuk është kujtuar për të dhe fle në stallën e bagëtive.

Pas këtij lajmi për të ka menduar hoxha i Fushë-Krujës i cili i ka çuar një dyshek dhe jastëkë.

Tre ditë më parë Asllan Sala nga Mamurrasi tregoi për ABC News dëmet nga tërmeti dhe se si nga frika ai flinte pranë bagëtive në një krevat të improvizuar me disa dëngje kashtë.

Pas thirrjes së tij për ndihmë, hoxha i Fushë-Krujës ka parë lajmin në ABC News dhe w ka ofruar një dyshek dhe jastëkë.

Si Asllani me dhjetëra familje janë ndihmuar vetëm për shkak të kronikave televizive pasi siç thonë ata janë harruar nga shteti./abcnews.al

stamboll.jpg
in a16:30 | 08/12/2019

Kryeministri Edi Rama u kërkoi investitorëve turq donacione për të përballuar pasojat që ka shkaktuar tërmeti i 26 nëntorit. Fillimisht kryeministri Rama zhvilloi një takim me Presidentin Erdogan e më pas drejtoi thirrjen për ndihëm në një konferencë ku të pranishëm ishin investitorët tuq. Para tyre kryeministri u shpreh se të dhënat paraprake për tërmetin janë tronditëse, por pa bërë publike shifrën e parave që duhen për rindërtim.

Rama doli para investitorëve turq me një kërkesë të drejtpërdrejtë. “Qendroj para jush për të kërkuar ndihmë. Cila është fytyra më e bukur në islam, sipas profetit të zotit “paqja qoftë mbi të”, të ndihmosh ata që njeh dhe ata që nuk njeh”.

Kjo nuk ishte e vetmja herë që Rama iu referua Islamit, ndërsa ishte duke mbajtur fjalën në konferencës ndërkombëtare për investimet publike e private të organizuar me ftesë të Erdogan.

“Kurani i lavdishëm na mëson se asnjë gjethe nuk e prek tokën pa lejen e Zotit. Kurani i madhërishëm na mëson se katastrofat janë sprova për njerëzimin që të pastrohet nga mëkatet e të pendohet”, u shpreh Rama.

Në mbi 10 mbledhje të zhvilluara në Kryeministri, Rama nuk ka përmendur një të dhënë paraprake mbi dëmet dhe koston për rindërtim. Por para donatëroëve turq ai thotë se të dhënat janë tronditëse dhe tregon se në cilën periudhë janë bërë ndërtessat që shkatërroi tërmeti.

“Të dhënat janë tronditëse dhe shumica e ndërtesave të shkatërruara ishin të dobëta, të ndërtuara nga periudha komuniste apo kur s’ka patur kontroll”.

Rindërtimi për Ramën do të marrë një kohë të gjatë, që ai shtoi se është e papërballueshme. Një fjalë ia adresoi edhe ndërkombëtarëve.
“Pa kontribute nga jashtë plaga do jetë shumë e gjatë. Koha me dimrin qw kemi pwrpara dhe politika ndërkombëtare shpërqendruese s’është komoditet për ne”.

Përveç donacioneve që mund të mblidhen nga biznesmenët, Presidenti i Turqisë, Erdogan ka premtuar ndërtimin e 500 banesave për personat që kanë ngelur pa strehë pas tërmetit në Shqipëri./abcnews.al

Screenshot_5-3.png
R D18:50 | 06/12/2019

Sopranoja e famshme Inva Mula ka rrëfyer sot në Abc News përjetimin personal për termetin tragjik që goditi vendin. Ajo jeton prej shumë vitesh në Paris, por nata e 26 Nëntorit e ka gjetur në Tiranë.

“Unë pesonalisht e përjetova me frikë. Kisha ardhur vetëm për një natë, por ajo ishte nata e tmerrit. Shumë e frikshme, ajo ora 03.56 minuta. Kjo na tregon se nuk jemi asgjë në këtë botë. Jemi kaq vunerabël, sepse për disa sekonda gjithçka kthehet përmbys… “, u shpreh e emocionuar Inva Mula.

Pyetjes së gazetarit, Endri Xhafo, se i lindi ideja për të organizuar një mbrëmje për mbledhje fondesh, ajo u përgjigj: “Kjo ishte një tragjedi e madhe për vendin dhe askush nuk ka mbetur indiferent. Unë që atë ditë mora makinën dhe shkova në zonat e prekura më rëndë nga termeti. Më emocionoi një nënë e cila teksa mbante fëmijën e vogël në krahë më tha ‘u desh që të binte termeti që të takoja ty'”.

“Ideja për të ndihmuar këta njerëz më lindi menjëherë kur pashë gjendjen e rëndë. Fillimisht doja ta bëjë koncertin në Teatrin e Durrësit…por koha tregoi se thirrja ime për Durrësin ishte emocionale dhe jo e bazuar. Pastaj thashë le të kthehemi në Tiranë. Dhe u vendos që mbrëmja humanitare do të mbahet të dielen tek salla e Katedrales Ortodokse. Dua ta theksoj që në në fakt nuk është koncert i mirëfilltë, por mbrëmje humanitare”, tha më tej Inva Mula.


Xhafo: Cila është skaleta e kësaj mbrëmje sepse janë 50 artistë?

Mula: Po 50 artistë…sapo u bë thirrja janë përgjigjur shumë artistë. Në fakt ka ende që kërkojnë të jenë pjesë e kësaj mbrëmje. Tani meqenëse ka shumë telefonata kemi vendosur që gjithë muaji të jetë me aktivitete të kësaj natyre që të mblidhen sa më shumë fonde, deri më 31 Dhjetor. Duam të mbledhim një kontribut financiar për njerëzit e prekur. Do ta shohim më datë 31 Dhjetor se sa do jetë shuma e mbledhur dhe më pas do vendosim. Do doja që ky kontribut të shkojë për ndërtimin e shkollave në Durrës apo Thumanë. Në një të neserme më pëlqen të shoh një pllakatë ku shkruhet ‘kjo shkollë u bë me kontributin e artistëve’.

Xhafo: Disa prej artistëve që do jenë pjesë e kësaj mbrëmje dhe si do jetë organizimi?

Mula: Do jenë artistë të zhanreve të ndryshme, këngëtarë, aktorë, balerinë. Si psh. Vikena Kamenica, Zamira Kita, Mirush Kabashi, Eva Alikaj, Irma Libovoha, Eranda, Aurela Gaçe, Era Rusi, Jonida Maliqi, etj.

Xhafo: Si do të bëhet kontributi, sa është shuma?

Mula: Nuk do shiten bileta, hyrja është falas. Por ama,  çdo qytetar mund të bleje një biletë që kushton 500 lekë (të reja). Mbrëmja nis të dielën më 8 Dhjetor në orën 17:00, këngët do të jenë  3-5 minuta në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të dalin në skenë. Do jenë edhe Zana Turku, Robert Radoja, etj. Këto bileta blihen në çdo pikë të  “my ticket” dhe “western union”.

Mbrëmja titullohet “Nesër është një ditë e re” dhe çdo qindarkë e mbledhur do të shkojë në ndihmë të familjeve të prekura nga termeti i 26 Nëntorit. Televizoni “Abc News” është sponsor mediatik i këtij koncerti bamirësie.

/abcnews.al

 

 

 

78553782_10156871997790838_2437304695354556416_n.jpg
R D12:28 | 04/12/2019

Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë informoi sot se po ndihmon familjet e dëmtuara nga termeti. Në njoftim thuhet se “USAID dhe Kryqi i Kuq po ndajnë bashkërisht ndihma si dhe një ekip inxhinierësh janë në terren për vlerësimin e banesave”.

Postimi i plotë i ambasadës amerikane

Zyra për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID në Shqipëri vazhdon të mbështesë përpjekjet për ndihmë ndaj tërmetit të 26 nentorit. Dje, partneri i tyre vendor, Kryqi i Kuq Shqiptar shpërndau ushqime, batanije dhe artikuj higjene për 70 familje, ndërsa ekipi i inxhinierëve mbaruan vlerësimin strukturor të 14 ndërtesave në Durrës. #ShbaQendronKrahShqiperise

banoret-mamurras.jpg
ger ta14:38 | 02/12/2019

‘Njerëz me kollare po marrin ndihmat tona!’ Ky është konstatimi I banorëve të Fushë-Mamurrasit që janë prekur nga tërmeti. Ata sqarojnë se ushqimet po ndahen në mënyrë selketive dhe një pjesë e tyre prej ditësh nuk ka marrë asgjë.

Fushë-Mamurrasi është një nga zonat e prekura nga tërmeti I së martës. Shumica e banorëve të dëmtuar të kësaj zone nuk kanë përfituar ndihma ushqimore. Sipas tyre ato janë ndarë në mënyrë selektive dhe nuk kanë shkuar aty ku ka nevojë.

“Pa listë, kush ka marrë ka marrë. Nuk di të flasë më gjatë, pa rregull, duhet të jetë një i bashkisë që ti ndajë”, thotë një prej banorëve.

“Ai që është i kollarisur ka marrë”, shprehet një tjetër.

Nëse shteti ende nuk ka organizuar sic duhet shpërndarjen e ndihmave, organziata humanitare kanë shkuar në zemër të fshatit dhe kanë nisur të japin ndihma të gjithë banorëve.

Në Fushë Mamurras jetojnë 7 mijë banorë dhe tërmeti I fundit dëmtoi një pjesë të shtëpive të tyre. Duke qënë se më shumë vëmendje mori Durrësi dhe Thumana për shkak të numrit të lartë të viktimave zona të tjera ku bën pjesë dhe Mamurrasi po lihen pasdore./abcnews.al

polici.jpg
ger ta13:28 | 02/12/2019

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka zbardhur rastin e efektivëve të policiët të cilët u filmuan teksa vodhën 18 pako të ndihmave, për familjet e prekura nga tërmeti.

SHÇBA sqaron se janë arrestuar në flagrancë 2 punonjës policie, 1 punonjës i Shërbimit Zjarrfikës. Për këtë ngjarje u procedurën penalisht po ashtu dhe 2 shtetas për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “shpërdorimit të detyrës”.

Pakot janë gjetur në shtëpinë e shtetasit, Ditar Taulla. Në produktet e sekuestruara, u gjetën, qumësht, vaj luledielli, oriz, makarona, sheqer, fasule, salçice, kafe, etj.

ShÇBA thotë se pakot e sekuestruara janë magazinuar në Ministrinë e Brendshme.

Njoftimi i plotë nga SHÇBA:

Lidhur me pamjet filmike të publikuara në rrjete sociale e më pas në disa media online, ku shfaqen punonjës të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) që shkarkojnë disa pako, sqarojmë se:

Pakot me ndihma janë prova materiale të sekuestruara në operacionin e datës 28.11.2019, ku u arrestuan në flagrancë 2 punonjës policie, 1 punonjës i Shërbimit Zjarrfikës, si edhe u proceduan penalisht 2 shtetase për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Procedimi i shtetasve të mësipërm u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një video në media, ku shfaqeshin pamje të transportimit e përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale) të destinuara për banorët e prekur nga situata e tërmetit.

Me urdhër te Prokurorisë, të gjitha provat materiale të sekuestruara gjatë këtij operacioni janë magazinuar pranë magazinës së Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA-së, ku është mbajtur proces-verbali përkatës.

Drejtoria e Përgjithshme e SHÇBA, e cila po heton rastin konkret i ka zyrat në godinën e Ministrisë së Brendshme. SHÇBA apelon mediat të kontaktojnë për te marre informacion zyrtar për lajme qe lidhen me Shërbimin, për te shmangur dizinformimin e qëllimshëm te publikut.

SHÇBA fton qytetarët dhe mediat te denoncojnë çdo rast abuzimi, duke vene ne dispozicion numrin falas 0800 90 90”, thekson SHÇBA.

 

Screenshot_4-1280x696.png
R D17:41 | 30/11/2019

Abc News transmetoi pamje të drejtpërdrejta nga Durrësi, konkretisht nga gjimnazi “Leonik Tomeo”, që është një ndër qendrat ku shpërndahen ndihmat për banorët që kanë mbetur pastrehë nga termeti.

Gazetari Juxhin Mustafaraj solli dëshmi të disa grave që qendrojnë pas kangjellave të shkollës duke pritur të marrin ushqime.

Situata është tejet e trishtë! Këto gra, nëna ankohen se kanë fëmijët pa bukë. Ato kanë qendruar disa orë në radhë por ende nuk kanë arritur të marrin ushqime. Sakaq, në kamera dëgjohen të tjerë banorë që thërrasin të revoltuar: “Rama ik!”/Abcnews.al

*Ndiqni raportimin e plotë

 

 

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono