ndihma ekonomike

RAMA-PER-BUXHETIN-E-SHENDETESISE-ABCM5T2.mpg_snapshot_00.53-1280x720.jpg
G. P.20:35 | 20/11/2018

Kryeministri Rama prezantoi projektbuxhetin për shëndetësinë për vitin e ardhshëm. Ky buxhet, sipas shefit të qeverisë, mundëson rritje pagash për bluzat e bardha si dhe më shumë investime në sistemin tonë shëndetësor.

Vitin e ardhshëm Qeveria parashikon të rrisë me 7% pagat për 650 mjekë dhe rreth 14 mijë infermierë në të gjithë vendin. Këtë e bëri të ditur kryeministri Rama gjatë prezantimit të projektbuxhetit të 2019-s për shëndetësinë.

“ 18416 punonjës në sistemim e shëndetësisë do të kenë rritje page, duke filluar nga 3-mujori i dytë i vitit të ardhshëm prej 7%.”

Buxheti i vitit 2019, sipas shefit të qeverisë është 43 përqind më i madh se ai i para 5 viteve. Ndaj kjo-tha kryeministri – do të bëjë të mundur investime për përmirësimin e sistemit shëndetësor në tërësi.

“Kemi një program për rindërtimin në themel të 300 qendrave shëndetësore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, nga të cilat, 80 të parat përfundojnë brenda këtij viti dhe 100 të tjera do të rindërtohen në vitin e ardhshëm. Modernizimi i Qendrës Spitalore Universitare është një proces në vazhdim dhe paralelisht, ne po modernizojmë spitalet rajonale. Janë sot në plan 5 maternitete të reja, si materniteti i Sarandës që është një model kuptimplotë i vizionit dhe i ambicies tonë për shëndetësinë që duam, që do të financohen në periudhën në vazhdim të këtij mandati, duke filluar me Beratin, qysh me buxhetin e këtij viti dhe me Korçën, qysh me buxhetin e këtij viti. Ne do kalojmë në një mbështetje financiare kuptimplotë, 400 dollarë për fëmijën e parë, 800 për të dytin, 1200 për të tretin. Nëse dalin dy bashkë marrin të dy 800 dollarë. Nëse dalin tre, marrin 1200.”

Rama e vuri theksin edhe tek Rimbursimi i barnave, për të cilin, siç tha kryeministri,- do të shkojnë më shumë para nga buxheti se deri tani.

“Ne sot kemi kaluar 100 milionë dollarët e barnave të rimbursueshme. Për vitin 2019 do rimbursojmë 104 milionë dollarë barna. 5 vite më parë ishte thuajse 30 milionë dollarë më pak.”

Shefi i qeverisë premtoi se brenda këtij viti do të përfundojë rehabilitimi dhe pajisja me infrastrukturë moderne në 80 qendra shëndetësore të vendit. Kryeministri nuk la pa përmendur edhe politikat sociale, si punësimi apo ndihma ekonomike për familjet në nevojë.

“U larguan 20 mijë që nuk e meritonin, por u futen 10 mijë e ca që kurrë nuk kishin marrë një lek ndihmë, duke qenë në derexhenë më të keqe. Sepse skema e vlerësimit funksionon dhe skema e vlerësimit nuk targeton varfërinë si koncept i përgjithshëm, po targeton varfërinë e skajshme. Ndërkohë ka ndodhur që 2475 familje që dolën nga skema, apo që mbetën në skemë, sot nuk marrin më para nga skema, sepse kanë njerëz të punësuar. Vitin që vjen, ne do të bëjmë një ndryshim të jep ndihmën ekonomike për sa kohë nuk të ofrohet dot punë. Në momentin që të ofrohet punë, ke të drejtën të refuzosh një herë. Nëse refuzon dy herë, nuk të jepet më ndihmë ekonomike, sepse nuk ta kanë për borxh të tjerët që punojnë, të paguajnë taksa që ti të vazhdosh të rrish në shtëpi, duke qenë fizikisht i gatshëm për punë, sepse është tjetër gjë pamundësia fizike.”

Për tu përshëndetur me të pranishmit në mbyllje të takimit, kryeministri Rama pati për ta një porosi.

“Kurajë, respekt ata që ju shajnë, thjesht dhe vetëm trajtojini me keqardhjen që meritojnë ata që janë për pak kamomil përpara gjumit.”/abcnews.al

dosjaaaa.jpg
G. P.15:23 | 21/09/2018

Rreth 29 mijë familje në të gjithë vendin gjashtë muajt e parë të vitit sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave u përjashtuan nga skema e ndihmës ekonomike. Shumë prej familjeve, sipas zyrës së ndihmës ekonomike, në Bashkinë e Kamzës janë përjashtuar për mosplotesim të pikëve. Ndërkohë që shumë të tjerë kanë riaplikuar pasi vendimin e konsiderojne të padrejtë.

Mimoza Gegaj na tregon drejtori i zyrës së ndihmës ekonomike në Bashkinë e Kamzës është përjashtuar nga skema pasi në zyrë e punës ajo figuron si një nga personat që ka refuzuar të punësohet ndonëse zonja përmes dokumentave provon të kundertën. Gjashtë muajt në vijim Mimoza për këtë arsye nuk mund të ripalikojë për tu përfshirë në skemë.

“Në rastin konkret që zonja është paraqit tek zyra e punës, vendimi del që zonja nuk është paraqitur tek zyra e punës.”

Rastet e ngjashme janë të shumta. Vetëm në Bashkinë e Kamzës nga muaji shkurt deri në muajin qershor pagesa e ndihmës ekonomike iu është refuzuar 3013 familjeve.

“Nuk janë regjistruar në zyrat e punësimit 850 familje. Janë 258 që nuk kanë bërë deklaratën 3 mujore. Nuk marrin pikët e mjaftueshme 1635 familje dhe të gjithë këto janë refuzuar.”

Në të gjithë vendin sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave me reformën e ndihmës ekonomike janë përjashtuar nga skema rreth 29 mijë familje. Nga rreth 81 mijë e 900 famije që përfitonin këtë pagesë gjashtë mujorin e parë të vitti 2017, këtë gjashtë mujor ndihmën e përfituan rreth 52 mijë e 700 familje. Po sa eshte kjo pagese ne nje muaj?

“Merr 18 mijë lek kryefamiljari, 12 mijë lekë bashkëshortja dhe 9 mijë lekë marrin pjesëtarët e tjerë të familjes. Nëse janë 3 veta i shkon 39 mijë lekë me një mesatare rreth 40 mijë lekë në muaj.”

Kjo pagesë është rreth 35 për qind më e ulët se kufiri ndërkombëtar i minimumit jetik. Aktualisht ai perllogaritet 2 dollarë në ditë ose rreth 8 mijë lekë në muaj./abcnews.al

RAMA-PER-FAMILJEN-NGA-KUKSI-1280x720.jpg
ent ela13:18 | 06/06/2018

Kryeministri Edi Rama në emisionin Opinion në TV KLAN, ishte një ndër të ftuarit për të folur mbi fëmijët në nevojë. Kreut të qeverisë i është dashur të përballet me drejtuesin e “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari, i cili kundërshtoi deklaratën e kryeministrit, se gjashtë vajzat që kanë mbetur pa prindër në Kukës, e kanë marrë ndihmën ekonomike.

Ndryshe nga çdo dalje tjetër publike në emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryeministri Edi Rama është ulur në panelin e të ftuarve për të thënë fjalën e tij se si të ndihmohen fëmijët në nevojë. Rasti konkret është për gjashtë motrat që kanë mbetur vetëm pas vdekjes së prindërve në Kukës.

Por ndihma ekonomike nuk është dhënë sipas drejtuesit të Fundjavë ndryshe

Kontributi kryesor në fondin e bamirësisë është dhënë nga biznesi, e në veçanti nga sipërmarrësi Samir Mane. Por ka një mënyrë tjetër për kreun e qeverisë që biznesi  ndërtimit të ndihmojë familjet në nevojë.

Agron Shehaj është deputeti që vendosi ti japë rrogën e tij 6 vajzave nga Kukësi. Megjithatë kjo nuk mjfatton tha ai pasi duhen politika që kjo shtresë e shoqërisë shqiptare të dalë nga vështirësitë ekonomike e sociale.

Siç ndodh në panelin studios “Opinion” nuk munogojnë debatet midis të ftuarëve, nuk mungoi edhe një përplsje midis dy politikanëve.

Në emisionin “Opinion” u transmetouan edhe 3 raste të familjeve të tjera që kanë nevojë për ndihmë ekonomike dhe jetojnë në varfëri totale. /abcnews.al

puna-1280x653.jpg
G. P.15:43 | 22/03/2018

Qeveria ka miratuar programin e ri të pagesës së papunësisë. Ajo do të jetë sa gjysma e pagës minimale, pra 110 mijë lekë të vjetra. Vendimi saktëson kohën e përfitimit të kësaj pagese dhe parashikon se kushdo që refuzon të punësohet do të përjashtohet nga skema.

Në Mars të vitit 2016, qeveria vendosi të rrisë me 60 përqind pagesën bazë të papunësisë. Por ata individë që pretendojnë të përfitojnë 110 mijë lekët e vjetra duhet të përmbushin kriteret e reja që janë përcaktuar në vendimin e fundit të këshillit të ministrave.

“Pagesa do të jepet për:
• 3 (tre) muaj, për personat me një periudhë kontributi, të paktën, 1 vit;
• 6 (gjashtë) muaj, për personat me një periudhë kontributi, të paktën, 3 vjet;
• 9 (nëntë) muaj, për personat me një periudhë kontributi, të paktën, 5 vjet;
• 12 (dymbëdhjetë) muaj, për personat me një periudhë kontributi mbi 10 vjet;
• Gratë mbi 55 vjeç dhe burrat mbi 60 vjeç përfitojnë pagesë papunësie 12 muaj, me kusht që të kenë kontribuar 1 vit në sigurimet shoqërore, për çdo rast përfitimi”.

Por ka një skemë të re edhe për ndërprerjen e të ardhurës nga papunësia të cilën Kryeministri Edi Rama e ka paralajmëruar në deklaratat e tij.

Edi Rama: “Pse të gjithë shqiptarët që paguajnë taksa, duhet të paguajnë dhe për ty, që ti të rrish si parazit? Jo. Nuk mund të ndodhë kjo”.

E thëna tashmë është vendim.

“Personave përfitues të pagesës të së ardhurës nga papunësia u ndërpritet përfitimi kur:
a) refuzojnë të punësohen ose të ndjekin një program punësimi të përshtatshëm, të ofruar nga zyra e punësimit;
b) refuzojnë të marrin pjesë në kurse trajnimi dhe kualifikimi, të ofruara nga zyra e punësimit;
c) nuk paraqiten një herë në muaj;
ç) plotësojnë kriteret për pension pleqërie, invaliditeti apo familjar”.

Pavarësisht këtyre ndryshimeve, Kryeministri Rama ka nënvizuar se ndihma ekonomike duhet trajtuar thjesht si emergjencë dhe për të mbështetur punësimin./abcnews.al

RAMA-FABRIKE-KEPUCE-1280x720.jpg
ent ela16:05 | 19/03/2018

Kushdo që ka një ofertë për punë dhe refuzohet, herën e dytë del nga skema e ndihmës ekonomike. Kështu ka deklaruar Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në një fabrikë këpucësh ku janë punësuar rreth një mijë punëtorë që janë ofruar nga zyrat e punës.

Duket se po fusnkison bashkëpunimi i biznesit me Shërbimin kombëtar të punësimit.

Kjo fabrikë këpucësh në një vit ka punësuar rreth 1 mijë punëtorë, një pjesë e mirë e të cilëve persona që trajtohen me ndihmë ekonomike.

Deri në fund të qershorit do na duhet të shtojmë edhe 250 punëtorë më shumë duke qenë se ne kemi dhe një fabrikë tjetër në Valias dhe totalisht kemi 1 mijë punëtorë,” shprehet përfaqësuesja e kompanisë’.

Ky është një shembull për Kryeministrin Rama se ndihma ekonomike nuk duhet parë më si një status i përhershëm, por duhet shfrytëzuar çdo mundësi për të dalë nga varfëria përmes punës.

“Ligji është shumë i qartë: në qoftë se ti ke një ofertë për punë edhe ti e refuzon, herën e dytë del nga skema e ndihmës ekonomike! Kjo është e qartë, sepse është e pamundur që të vazhdojë të jepet ndihmë ekonomike për dikë që është fizikisht i aftë për punë dhe që e refuzon punën, ndërkohë që ndihma ekonomike është për më të varfrit dhe për sa kohë janë në pamundësi për tu integruar, nuk është një status i përjetshëm varfërie e mjerimi që e paralizon komplet familjen dhe i heq çdo perspektivë prindërve dhe kryetarëve të familjes,” u shpreh Kryeministri Rama.

“Të gjitha listat e ofruara nga zyra e punës, normalisht, merren të gjithë, intervistohen dhe kur vijnë këtu për të filluar punë, nuk pranojnë të hyjnë punë. “Nuk punojmë dot”, “Jam e sëmurë, nuk mundem”, “Dua të marr atë ndihmën ekonomike”- u shpreh përfaqësuesja e kompanisë.

Qeveria ka ofruar si zgjidhje edhe trajnimin kundrejt pagesës të të gjithë personave që pranojnë të punësohen me ndërmjetësimin e zyrave të punës.

“Ne kemi dhe këtë skemën tani që, ne japim pagesë për trajnimet. Pra, kushdo që është i gatshëm që të trajnohet, atëherë ne japim 55 mijë lekë të vjetra në muaj mbështetje për trajnimin dhe nuk bëhet nëpërmjet kompanisë. Është një masë e re që e kemi vënë, që është faktikisht sa mesatarja e ndihmës ekonomike,” u shpreh Kryeministri.

Kjo histori,nuk mund të vazhdojë pafund sipas kreut të qeverisë. Duhet ndarë kush është i aftë fizikisht për punë dhe kujt i ofrohet puna duhet të pranojë atë.

“Përndryshe, si do ta paguajnë të tjerët me kontribute nga taksat, që të rrijë në shtëpi, i mpirë atje edhe që pak nga pak të bëhet psikologjikisht i paaftë për të marrë përsipër punën”. /abcnews.al

 

 

 

seanca-1280x669.jpg
G. P.17:36 | 15/03/2018

Mazhoranca dhe opozita kanë kundërshtuar deklaratat e njëri tjetrit në Mocionin me debat për heqjen e mbi 20 mijë familjeve nga skema e ndihmës ekonomike. Ndjekim disa nga deklaratat që janë bërë deri tani.

Grida Duma: “Pikavarazhi që ju kërkojmë është qëllimi i keq i përdorimit të kësaj skeme tani. Po, filloi në 2012, por tre herë radhazi ju e shtytë VKM-në, që mos t’i niste efektet në vitin elektoral 2017, po t’i nisnit pasi të kishit marrë pushtetin në mënyrë që sapo të vini te zgjedhjet elektorale, përsëri ju me fshehjen e kritereve, t’i çoni te kompjuterat e fshehur me të cilën talleni, “e ka sistemi” dhe më pas mund t’i fusim në skemë dhe 10.000 dhe hajde voto këtu. Njësoj si bëtë për legalizimet, njësoj si bëtë për tapitë dhe për çdo gjë tjetër”.

Ogerta Manastirliu: “Banka Botërore nuk ka thënë kurrë, siç u tha këtu, që 70 përqind e atyre që meritojnë ndihmën ekonomike janë të përjashtuar. Ku e gjetët ju këtë? Banka Botërore ka reaguar në një deklaratë të datës 6 Mars, ku flet për të pavërtetat mediatike mbi ndihmën ekonomike. Sidoqoftë koha e ka treguar edhe siç e ka treguar koha, kush i bën njerëzit për budallenj e paguan kur njerëzit votojnë”.

Albana Vokshi:Askush nuk është kundër pastrimit të skemës, por jemi kundër abuzimit të skemës ekonomike sa herë që vijnë zgjedhjet. Po hiqni 30.000 familje që t’i përdorni si kontigjent për zgjedhjet e ardhshme lokale”.

Dashamir Shehi: “Këta vejnë hartën e Shqipërisë për të ngrënë ndonjë copë Shqipërie për natë. Prandaj ka fukarallëk sot”.

Pandeli Majko: “Unë nuk e kuptoj thelbin e diskutimit tuaj të nderuar kolegë, arsyen se përse doni të ndryshojë ky sistem që ka funksionuar fillimisht në trekëndëshin Durrës, Elbasan, Tiranë dhe nuk kemi folur. Dhe çfarë doni të ndryshoni në këtë sistem, të cilin me letra e keni krijuar ju”.

Arben Ahmetaj: “Këtë e bëni vetëm për arsye politike. Situata e opozitës është e zezë. Nuk ka kauz. Vjen këtu dhe po të dëgjoni kryetarin e opozitës që është monumenti i paaftësisë dhe korrupsionit që në CV-në e tij ka gërhitje, 21 Janarin. Besoj se e mbani mend se si kapiten i parë i gardës doli në majën e çatisë, kryetari i opozitës”.

Blendi Klosi: “Edhe folët shpesh që ku është kryeministri, ku është qeveria, ndërkohë që lidershipi i PD-s e ka braktisur sallën që në mëngjes. Ka lënë këtu kolegët deputetë që presin radhën për të folur, por që serioziteti i tyre dhe pasqyrimi i atyre problematikave e që paraqesin atë debat me të varfrit nuk janë sot në sallë”.

Oriola Pampuri: “Edhe një thirrje tjetër do t’i bëja të gjithë qytetarëve që janë përjashtuar nga ndihma e skemës ekonomike. Ata 30 mijë sepse nuk janë njëzet. Vetë e pohuat ndoshta pa e ditur që janë 30 mijë. Ndoshta janë më shumë. Do të doja të vinin këtu, ne do jemi deri në darkë te dera e parlamentit. Këtu nuk ka shumë deputetë të majtë, shumë deputetë të mazhorancës dhe a e dini përse? Sepse këtu punësimet i bën vetë kryeministri. Kështu që, kë ka takuar kryeministrin e ka punësuar, i ka dhënë medikamentin. Unë do doja të ftoja të gjithë ata që nuk i ka punësuar ende kryeministri. Të vijnë te dera, ta takojnë dhe të punësohen”./abcnews.al

rama-e-basha-1280x574.jpg
ent ela12:53 | 15/03/2018

Nuk pranojnë të nisin seancën pa ardhur Kryeministri.

Pasi ulet ne karrigen e tij, opozita i rendit të gjitha gabimet me apo pa qëllim që janë bërë për heqjen nga skema e ndihmës ekonomike të mbi 20 mijë familjeve dhe i kërkojnë kreut të qeverisë të japë përgjigje. Por kuptojnë se ky i fundit nuk po i dëgjon.

Përsëri kërkojnë ndërprerjen e seancës

I dëgjoi apo jo, kryeministri ka përgatitur përgjigjen e tij. E cila ka pasaktësira sipas deputetëve demokratë.

Pavarësisht të gjithave, kryeministri Edi Rama i shpjegon se koha e përfitimit të padrejtë të ndihmës ekonomike ka mbaruar. Madje kanë shqyrtuar me kujdes edhe rastet që ka vizituar kryetari Partisë Demokratike.

Prandaj i kërkon që të gjithë ata që kanë ankesa t’i drejtohen qeverisë, jo opozitës që ka humbur kokën, sipas kreut të qeverisë.

Ndonëse kryefjala është skema e ndihmës ekonomike, droga apo rusët nuk përjashtohen nga fjalimet e deputetëve.

Të gjitha këto ndodhën brenda rreth 90 minutave në seancën parlamentare, të cilën e la i pari kryeministri Rama.

Por edhe kryetari Basha, pasi e vuri në dukje mungesën e tij, u largua nga Kuvendi./abcnews.al

basha-kuvend.jpg
ent ela12:07 | 15/03/2018

Pas largimit të Ramës nga seanca parlamentare, kreu demokrat Lulzim Basha kërkoi nga kryeparlamentari Ruçi që të thërrasë Ramën në  seancën ku debatohet për heqjen e 20 mijë familjeve nga ndihma ekonomike.

Basha: Rama u ka hequr bukën e gojës familjeve në nevojë, se nuk i ka prioritet ata njerëz, sepse kur vjen në pushtet me paratë e krimit nuk të bëhet vonë për njerëzit e thjeshtë.

Ku ka shkuar tani, të takojë Sajmir Tahirin, që nuk ka burrërinë ta takojë në kafe, por si minj në skutat e spitaleve, shpikin edhe sëmundje se kanë një sëmundje, kokainën, jo atë që konsumojnë të dy por atë që sjellin me konteniere nga Kolumbia. Lërini përrallat me rusë, shikoni faktet me kolumbianë.

Sot këtu jemi për familjët në nevojë që shesin gjakun e trupit për të siguruar vaktin e vetëm për fëmijët e tyre të parritur.

Edi Rama largohet që këtej që tregon qartë prioritetet që ka.

Që të mos japë përgjigje zhduket për t’u takuar me Tahirin.

Të vijë të japë përgjigje këtu, të ndërpresë kafen me Sajmin Tahirin./abcnews.al

lulzim_basha_ne_foltore-1280x853.jpg
ent ela11:36 | 15/03/2018

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se ka shkatërruar skemën e ndihmës ekonomike, duke hequr nga lista 30 mijë familje që janë në nevojë reale.

Basha u shpreh se Kryeministri e ka futur ekonominë në kolaps. Sipas tij Rama simbolizon dembelizmin dhe parazitizmin në Shqipëri, duke u dhënë miliona miqve të tij pa punuar, ndërsa akuzon shqiptarët se nuk duan të punojnë.

“Ke humbur çdo kontakt me popullin tënd të cilin e urren. Reforma e nisur në 2012 tani është marrë peng nga synimi yt për t’i përdorur të varfërit për mish për top. Jemi këtu për të konstatuar të vërtetën ashtu siç është, jo ashtu siç do ti. 70% e familjeve më të varfëra janë të përjashtuar nga ndihma ekonomike, thotë Banka Botërore.

Shqipëria renditet në vendin e 112 përsa i përket indeksit të lumturisë. Ti në këto 3 javë je përpjekur t’u thuash shqiptarëve se ka punë, por këta nuk duan të punojnë. Unë kam qenë familje më familje, ata kanë kërkuar për punë deri sa dolën në fotografi me mua. Ku janë shtuar këto vende pune?

Të flasësh në ajër është e thjeshtë. E vërteta është që ti e ke futur ekonominë në kolaps. Ju kujton shqiptarëve gjithmonë se janë dembel. Këta të koncesionarit të Fierit e të Elbasanit që marrin para pa punuar fare, çfarë janë? Ky është mbështetësi më i madh i dembelizmit dhe parazitizmit në Shqipëri. Ka dhënë miliona për miqtë e tij pa punuar fare. Ju merr shpirtin njerëzve të varfër. I heq nga ndihma ekonomike se kanë televizor./abcnews.al

rama_ne_foltore-1280x853.jpg
ent ela11:02 | 15/03/2018

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me mocion debatin e kërkuar nga opozita për përjashtimin nga skema e ndihmës ekonomike të 20 mijë familjeve në nevojë.

Kryeministri Edi Rama e quajti një reformë të vonuar për më shumë se çerek shekulli, ndërsa shprehet i vendosur për të çuar para reformën e ndihmës ekonomike.

Sipas tij asnjë i aftë për punë nuk do të marrë ndihmë ekonomike.

Rama: Sistemi është dinamik, familjet abuzive, aplikantët abuzivë, por edhe të tjerët që janë përfshirë të gjithë janë verifikuar dhe vazhdojnë të verifikohen. Skema është fleksibël. Për muajin shkurt janë 2900 familje të reja që janë përfshirë në skemë për herë të parë nga riaplikimi.

Ne e nisëm reformën menjëherë pasi hoqëm një sërë kriteresh, duke përjashtuar televizorin, frigorifrin dhe bolierat.

Llogaritë e të ardhurave të pensioneve apo të ardhurave nga emigracioni shërbenin për të përjashtuar shumicën e familjeve të varfra.

Eliminuam çdo burokraci që merrte kohë për familjet e varfëra, 8 nga 9 dokumentat u hoqën.

Këto ndryshime që ne sollëm përmes fillimit të zbatimit të reformës kanë mundësuar që mbi 18 mijë familje të aplikojnë për ndihmë ekonomike, ndërkohë që me skemën e vjetër ishin të përjashtuar.

Në 2 muaj të skemës janë mbi 10 mijë familje që kanë përfituar ndihmë ekonomike, të cilat deri dje përjashtoheshin.

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono