ndezin

zjarre-ne-vend-1280x695.jpg
nev ila15:30 | 14/08/2019

 Disa vatra zjarri janë ndezur në disa rrethe të vendit. Shkaku kryesor kanë qenë temperaturat e larta dhe pakujdesia e banorëve. Në Ersekë, Borsh dhe në Kukës vatrat vazhdojnë të jenë aktive.

Temperaturat e larta nuk mund të kalojnë pa flakët. Vatra të forta zjarri këto ditë janë ndezur në pyje e kullota.

Në Kukës një masiv pylli u përfshi nga flakët mbrëmjen e së martës duke djegur rreth 6 mijë metra katrore. Vatra e zjarrit u shfaq  në Orçikel të njësisë administrative Zapod. Banorët e zonës u angazhuan. Më pas kanë mbërritur edhe punonjës të shërbimit zjarrfikës si dhe ato të Zonave të Mbrojtura.

Pas shumë orësh përpjekje zjarri u vu nën kontroll ndërsa policia lokale e Kukësit ka nisur hetimet për shkaqet.

Paraprakisht mendohet nga një pakujdesi njerëzore e ndihmuar edhe nga temperaturat e larta.

Një zjarr masiv ra edhe në fshatin Boshanj të Ersekës.  Më shumë se 15 hektarë me dushqe dhe pisha janë djegur.

Bëhet e ditur se janë shtatë vatra zjarri dhe zjarrfikëset e kanë patur të vështirë të hyjnë në këtë terren malor.

Vatra zjarri janë shfaqur në të gjithë vendin.  Një ditë më parë një zjarr i madh ra në rrugën Korçë-Kolonjë,  në vendin e quajtur Antenat. Aty banorët po pastronin tokat, duke djegur barishtet.  Zjarre ka patur në Borsh të Sarandës, Gjirokastër, Shkodër, Fier etj./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono