ndeshjet

KOMBETARJA-REJA-KERKON-ME-SHUME-KOHE-_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
Sej rie11:30 | 28/05/2019

Trajneri i kombëtares, Edi Reja, ka shpallur listën paraprake të lojtarëve për ndeshjet eliminatore të Evropianit ndaj Islandës dhe Moldavisë. Italiani ka thirrur gjithsej 29 futbollistë, ndërsa pritet që numri të ulet, kur të dalë lista përfundimtare. Bie në sy se ka vetëm dy lojtarë nga Superliga shqiptare, portierët Hoxha i Partizanit dhe Selmani i Laçit.

Po ashtu, është kapiteni Mërgim Mavraj, që nuk mund të luajë në ndeshjen ndaj Islandës, por që kthehet ndaj Moldavisë, pasi përfundon pezullimin prej 3 takimesh. Risi në kombëtare është mbrojtësi Marash Kumbulla, që luan në Itali me Veronën, dhe që ka moshën 19 vjeç. Po ashtu, edhe mesfushori Kristi Qose që luan në Sllovaki.

Në ekip kthehen lojtarë të tillë si Lenjani, Ramadani apo Balliu, të cilët ishin lënë jashtë nga ish-trajneri Panuçi. Kombëtarja luan në 8 qershor në fushën e Islandës, dhe në 11 qershor pret Moldavinë në “Elbasan Arena”, për eliminatoret e Evropianit./ABC News Albania 24/7

VENDIMET-E-KOMISIONIT-TE-DISIPLINES.mpg_snapshot_00.10-1280x720.jpg
ent ela21:59 | 01/04/2019

Komisioni i Disiplinës ka dënuar Tiranën me 4 ndeshje pa tifozë për shkak të sjelljes së gabuar. Disiplina nuk ka kursyer as zyrtarët tek të dyja skuadrat duke i dënuar me disa javë nga aktivitetet sportive.

Komisioni i Disiplinës pranë Federates Shqiptare të Futbollit ka gjykuar me dorë të hekurt dhunën që ndodhi pas ndeshjes mes Tiranës dhe Laçit në ambientet e brendshme të stadiumit Selman Stërmasi. Skuadra e Tiranës është dënuar me 4 ndeshje pa tifozë në ndeshjet në shtëpi për shkak të sjelljes së gabuar të fansave bardh e blu.

Nuk mungojnë as dënimet individuale ku futbollisti i kryeqytetasve Majkëll Ngo është pezulluar me 5 ndeshje për sulm ndaj kundërshtarit. Dënimit nuk i ka shpëtuar as trajneri i portierëve të bardhebluve, Emanuele Egbo për shkak te protestave ndaj zyrtarëve të ndeshjes duke u skualifikuar për dy sfidat e radhës.

Dënime të ashpra edhe për skuadren e Laçit. Presidenti i kurbinasve Pashk Laska është dënuar me tre ndeshje për sjellje jo sportive dhe i ndalohet hyrja në ambientet sportive.

Ndërkohë që zyrtaret e skuadrës së Laçit, Kleo Laska dhe Klevis Hima janë dënuar me 9 ndeshje për dhunë ndaj kundërshtarit të ndeshjes.  /abcnews.al

SEZONI-I-FUTBOLLIT-RREZIKON-TE-PERFUNDOJE.mpg_snapshot_01.13-1280x720.jpg
ent ela18:30 | 07/03/2019

Futbolli në Shqipëri pritet të ndërpritet nga kjo fundjave. Bojkoti i arbitrave mund të bëjë që ndeshjet të mos zhvillohen, ndërsa presidenti i Federatës, Duka, planifikon bisedime me kreun e gjyqtarëve, Tahir Kastrati.

Ky moment mund të ketë qenë i fundit për këtë sezon. Edhe pse rrahja në Kamzë nuk kishte asnjë lidhje me futbollin si sport, sërish kjo mund të mbetet në kujtesë si mbyllja e turpshme e një edicioni që u degjenerua hap pas hapi.

Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar vendosi të mos dalë në fushë pa kthimin e Policisë së Shtetit nëpër stadiume, pas dhunës ndaj anëtarit të saj, gjyqtarit Eldorian Hamiti.

Ndeshjet e parashikuara për këtë fundjavë, jo vetëm në Superligë, por të çdo niveli, nuk do të zhvillohen, për momentin të shtyra për më pas.

Në Federatën Shqiptare të Futbollit, për momentin nuk mund të thonë asnjë konkrete se çfarë do të ndodhë më vonë, veçse qendrimi i arbitrave, nëse nuk ka reagim nga Policia, sjell ndërprerjen përfundimtare të sezonit.

Si pritet të zgjidhet kjo krizë?

Për momentin, titullarët kryesorë të Federatës, presidenti Duka dhe Sekretari I Përgjithshëm, Shulku, ndodhen në Stamboll, në një mbledhje europiane, dhe burime në institucion bëjnë me dijë se Duka është shprehur se do të bisedojë me kryetarin e arbitrave, Tahir Kastratin, me t’u kthyer në Shqipëri.

Federata e bëri paralajmërimin ndaj policisë në konferencën e saj të jashtëzakonshme ditën e hënë, por ende jo si ultimatum.

Besohet se Duka do të përpiqet ta bindë Tahirin që të mos ketë dështim të sezonit, pasi pasojat do të ishin të rënda.

Nëse bojkoti vazhdon deri në fund, do të thotë të dështojnë kampionatet e çdo kategorie dhe moshe, për meshkuj e femra, që klubet shqiptare të mos marrin pjesë në kupat e Europës, dhe që Shqipëria të ketë probleme me UEFA-n dhe FIFA-n. /abcnews.al

 

KONFERENCA-FSHF-DHUNA.mpg_snapshot_01.39-1280x720.jpg
ent ela13:29 | 04/03/2019

Federata Shqiptare e Futbollit kërcënon me ndërprerje të kampionatit nëse Policia e Shtetit nuk kthehet në stadiume. Sekretari i Përgjithshëm i saj, Shulku, po ashtu kërkoi dënim të autorëve të dhunës.

Besojnë se koha e paralajmërimeve ka marrë fund. Federata Shqiptare e Futbollit mendon se është momenti për veprime konkrete, kur vjen puna tek prania ose jo e Policisë së Shtetit në stadiume, sidomos pas dhunës që ndodhi ndaj gjyqtarit në Kamzë.

Sekretari i Përgjithshëm i saj, Ilir Shulku, e deklaroi shkoqur.

“Pa policinë e shtetit ne ee shohim të pamundur vazhdimin e aktivitetit. Nëse situat vazhdon e tillë atëherë do shikohet vazhdimi apo ndërprerja e kampionatit”.

Shqetësimi tjetër i Federatës është që nuk ka dënime pas dhunës.

“Në ndeshjen hapëse Skënderbeu-Partizani, pas incidenteve të rënda FSHF kërkoi procedimin për shkaktarët rezultati zero, ansjë i dënuar. Në ndeshjen Tirana Kukësi, shumë tifozë kaluan rrethimin dhe sulmuan lojtarët e Tiranës. Ata janë evidentuar me pamje filmike, asnjë i dënuar. Në ndeshjen Partizani-Flamurtari tifozët hynë në fushë duke sulmuar dhe përsëri asnjë i dënuar”.

Shulku mbron punën e komisioneve në Federatë, ndonëse ai vetë pranon se rasti i ndeshjes Partizani-Flamurtari ishte i rëndë, ndërsa dënimi ishte vetëm një gjobë.

Dhunë ndaj arbitrave ka ndodhur edhe në të kaluarën, siç ishte rasti i ndeshjes Përmeti-Këlcyra në dhjetor 2017, apo në Laçi-Kastrioti në dhjetor 2011. /abcnews.al

NDESHJET-E-EUROPA-LIGE_ABC-1280x720.jpg
ent ela12:18 | 15/02/2019

Interi fitoi me rezultatin 1-0 në transfertën e Rapidit të Vienës falë golit të Martinez. Zhgënjen Lazio që u mund në shtëpi nga Sevilja, ndëerkohë që Napoli bind në transfertën e Zyrih.

Interi fitoi në raundin e 1-16 të Europa League ndaj Rapidit të Vienës. Lautaro Martinez i dha fitoren zikaltërve pasi shndërroi në gol një penallti në pjesën e parë. Ky ishte goli i dytë radhazi për argjentinasin që shënoi edhe në kampionat ndaj Parmës duke u kthyer në liderin e skuadrës. Mungesa e Mauro Ikardit nuk u ndje aspak tek skuadra e teknikut Luciano Spalleti që dominoi takimin përballë austriakëve. Ndeshja e kthimit një javë më pas në San Siro do të jetë thjesht formale për italianët që janë me një këmbë në fazën tjetër.

Nuk ia del të marrë një rezultat pozitiv skuadra tjetër italiane Lazio. Bardhekaltërit u mundën në shtëpi nga skuadra e Sevillas që fitoi falë golit të Ben Jeder në pjesën e parë. Një disfatë e hidhur për skuadrën ku bën pjesë portieri i kombëtares shqiptare Strakosha. Italianët do ta kenë tepër të vështirë të përmbysin humbjen në ndeshjen e kthimit në Ramon Sanchez Pizuan.

Fiton lehtësisht Napolit ndaj Zyrih me shifrat 3-1. Insinje zhbllokoi takimin në minuten e 11 duke realizuar qetësisht me portën e boshatisur. Pak minuta më pas është Kajehon që dyfishon rezultatin dhe dërgon Napolin në dhomat e zhveshjes me një rezultat komod. Në minutën 77 Zelinski realizoi golin e tretë për Napolin, ndërkohë që vendasit shënuan golin e nderit falë një penalltie të ekzekutuar mjeshtërisht nga Benjamin.

Fitore jo e lehte për Chelsean që fitoi në transferten e Malmo 2-1. Barkley zhbllokoi rezultatin ndërkohë që Zhiru realizoi për shifrat 2-0.  Gjithsesi vendasit nuk u dorëzuan dhe ngushtuan diferencat me kristante. Gjithsesi Chelsea është favorit në ndeshjen e kthimit që luhet në Stamford Bridge.

Zhgënjen skuadra tjetër londineze, Arsenal që u mund 1-0 në transfertën e Bate Borisov. Një gol i Stanislav Dragun në fundin e pjesës së parë i dha fitoren vendasve. Ndeshja e kthimit në Emirate Stadium do të jetë tepër e vështirë per topçinjtë edhe pse janë favoritë në letër për të fituar. /abcnews.al

NDESHJET-E-ARGJENTINES-DHE-KROACISE-1280x720.jpg
ent ela22:33 | 26/06/2018

Lionel Mesi do të vazhdojë të jetë në Botëror. Argjentina u kualifikua pas fitores dramatike me Nigerinë, ndërsa në turin tjetër do të ndeshet me Francën.

U përcaktuan edhe dy çifte të tjera, ndërsa drama ishte sërish e madhe. Do të kemi Francë-Argjentinë e Kroaci-Danimarkë në të tetat e finaleve të Botërorit, një mbrëmje pasi Spanja e Portugalia e fituan llotarinë e tyre.

Ishte mbrëmja e Argjentinës dhe e Lionel Mesit, që e mbajti fjalën për të dhënë maksimumin e për ta mbajtur ekipin në Rusi. Jo vetëm sepse shënoi gol, por sidomos sepse luftoi deri në fund, në një sfidë dramatike ndaj Nigerisë në Shën Peterburg.

Superylli i Barcelonës u duk se nuk ishte mirë fizikisht, por nuk u dorëzua. Trajneri Sampaoli kishte bërë ndryshime, me Higuainin në vend të Agueros, dhe kjo u duk se dha rezultat, por vetëm deri në një farë mase.

Pas një pjese të parë të mirë, argjentinasit u shpërfytyruan në të dytën. Nigeria nuk ngurroi të barazonte, rezultat që e kualifikonte.

Jo vetëm kaq, por ishte pranë fitores, duke rrezikuar disa herë. Në një moment u duk se u penalizua nga gjyqtari që përdori VAR-in, por nuk dha penallti për prekje të topit me dorë në zonë nga argjentinasit.

Në fund, përvoja dhe fati ishin me ekipin e Mesit, edhe pse goli erdhi nga mbrojtësi Markos Roho. Sidoqoftë, heroizimi argjentinas mund të mos kishte pasur vlerë nëse Kroacia nuk do të kishte bërë detyrën.

Edhe pse me ndryshime në formacion, skuadra ballkanase ishte sërish e fortë duke mundur 2-1 Islandën. Badelj e Perishiç ishin autorët e golave, ndërsa për islandezët barazoi përkohësisht Sigurdson me penallti.

Islandës i duhej fitorja për t’u kualifikuar, por mbeti shumë larg saj. Kroacia mbylli grupin me 7 pikë, Argjentina me 4, Nigeria me 3 dhe Islanda me vetëm 1 pikë. /abcnews.al

 

 

PRAG-SUPERLIGA-1280x720.jpg
ent ela10:47 | 14/03/2018

Superliga luan sot ndeshjet e javës së 25-të. Dueli më i fortë është ai në Shkodër, mes Vllaznisë dhe Partizanit, ndërsa Kukësi shkon në Gjirokastër.

Provën e parë e kaloi me sukses, por shpejt vjen e dyta.

Trajneri I Partizanit, Klevis Dalipi, nuk ka shumë kohë për t’iu gëzuar triumfit 3-0 ndaj Luftëtarit, sepse sot skuadra e tij luan në Shkodër ndaj Vllaznisë.

Një duel ndaj një kundërshtari që lufton për mbijetesë, ndërsa kryeqytetasit ende nuk janë të sigurt për Europën.

Jo vetëm kaq, por vazhdojnë polemikat për largimin e ish-trajnerit Sulejman Starova, dhe Dalipi jep një mesazh.

Pozitive për Partizanin është që nuk ka probleme të mëdha me dëmtimet dhe pezullimet, pra Dalipi ka se çfarë të zgjedhë.

Vllaznia gjithashtu kërkon pikë, pse jo edhe fitoren.

Me një gol të pësuar në gjashtë ndeshjet e fundit

Një tjetër ndeshje e fortë sot në orën 14:00 është ajo Luftëtari-Kukësi, dhe trajneri i kampionëve, Peter Pakult, është në hall.

Në orën 14:00 luhet edhe Lushnja-Laçi, ndërsa në renditje, Kukësi është i dyti me 42 pikë, Partizani I pesti me 35, ndjekur nga Luftëtari me 34 pikë.

Vllaznia vazhdon të rrezikojë duke qenë në vendin e tretë nga fundi, me 26 pikë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono