ndertesa

SHEMBEN-NDERTESAT-TEK-UNAZA-ABCM3T1.mpg_snapshot_00.41-1280x720.jpg
G. P.15:49 | 27/11/2018

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është takuar me banorë të Unazës së Re për t’i shpjeguar se çfarë përfiton secila kategori që preket nga projekti i ndërtimit të rrugës. Protestuesit që dalin në rrugë prej më shumë se 20 ditësh mohojnë që të kenë dërguar përfaqësuesit e tyre në atë takim.

Njoftoi transmetimin e drejtëpërdrejtë nga facebooku, me dixhiturën : Takim me banorët e Astirit në Bashkinë e Tiranës për t’i falenderuar që i hapën rrugë Unazës e zgjidhjes!

Qëllimi i vërtetë ishte tjetër. “Jo se s’ka zonja këtu, por me i bë biseda burrash. Këtu asnjë nuk do që të ketë të humbur dhe besoj që ekziston i gjithë mirëkuptimi, dashamirësia që të mos humbasë askush. Kur flas të mos humbasë askush dua t’i ndaj këto kategori”.

Për të arritur tek pika ku askush nuk humbet, kryebashkiaku Erion Veliaj sjell rastet një pas një. E nis me ata që i quan hallexhinj, në kategorinë ku bëjnë pjesë edhe ata që u shpërngullën në banesat sociale tha kreu i bashkisë.

“Kush është hallexhi, kush është pa lekë, kush është pa legalizim, si rasti i 2 familjeve që lëvizën mbrëmë, e pashë familjen e parë, do shkoj ta takoj prapë, kishin bo shtëpi me kushtet, me një jetë shumë të vështirë te kanali i ujërave të zeza. Brenda në shtëpinë që u prish mbrëmë, te dy të parat, ishte puseta e ujërave të zeza. Kishin vënë qilimin sipër, tavolinën sipër qilimit dhe jetonin mbi kapakun e ujërave të zeza. Sot janë te banesat sociale, por prapë më mirë që u prish ajo gjëja pa leje mbi kolektor dhe sot kanë një shtëpi të cilën mund ta mbajnë pafundësisht”.

Kategoria e dytë janë ata që kanë certifikatë pronësie.

“Kush ka tokë tjetër mbrapa të vetën, që nuk e prek fare gjurma, të vijë që nesër të aplikojë për ndërtim në bashki, koeficientet janë publikë, nuk është një gjë që po e bëjmë sot me presion. Futuni te Tirana.al dhe shikoni që aty është, ka një vit koeficienti. Ama nëse shpronësohesh do ta ketë te shpronësimi, nëse nuk shpronësohesh i gjithë territori që preket nga gjurma që është tokë jotja të quhet koeficient te ndërtimi që do të bësh vetë”.

Të tretët janë të pashpresët në këndvështrimin e kryebashkiakut.

“Kush vjen deputet që deri dje ishte në Londër, që s’i ka prek këmba ndonjëherë tokë, që zbret nga “Range”, me puro, vjen dhe ngre gishtat lart që të kapë kandidimin prapë, pastaj shkon për haviar, vallaj kjo është që kategori që vjen aty për hallin e vet, nuk vjen për hallin tuaj”.

Thotë se nuk ka rëndësi çfarë ngjyre ka projekti unazës së madhe të Tiranës, por autorin nuk rri dot pa e përmendur.

“Halli zgjidhet me bashkëpunim, bashkëpunim me ARSH për shpronësim”

Dy prej banorëve të ftuar folën dhe i kërkuan jo vetëm të mos I shohë si qytetarë që kërkojnë lëmoshë por të mos i emërtojë as shpellarë.

“Unë e kam lënë një dëshmor më 21 janar, që e ka emrin Aleks Nika atë shpellarin unë e kam lënë në 21 janar atje. Me ato shpellarë keni ardh ju në pushtet”.

Ndërkohë që kryebashkiaku i siguroi se do t’i gjendet pranë për t’ia zgjidhur problemin, banorët e tjerë të unazës së re ishin në rrugë duke protestuar.

Jo vetëm kaq por ata mohuan të kenë dërguar përfaqësuesit e tyre në takimin me kryebashkiakun e Tiranës.

Protesta e banorëve të unazës së re është zhvilluar pothuajse gjatë gjithë ditës duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në të dy krahët e rrugës. /abcnews.al

ikmt.png
G. P.11:01 | 11/10/2018

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot një operacion në zonën turistike të “Syrit të Kaltër”, në Bashkinë Finiq.

Sipas IKMT është planifikuar prishja e 16 objekteve një dhe dy katëshe, me struktura druri, me funksione shërbimi.

ikmt1
ikmt2
ikmt3

IKMT thotë se objektet që do të prishen janë pa leje ndërtimi. Pronarët e tyre janë njoftuar para se të niste aksioni dhe kanë nisur të largojnë orenditë apo pajisjet brenda ndërtesave./abcnews.al

Earthquake-Caribbean-.jpg
G. P.16:50 | 22/08/2018

Venezuela është goditur nga një prej tërmeteve më të fuqishëm të 100 viteve të fundit, duke ndërprerë lidhjet e energjisë elektrike dhe çatitë e shtëpive.
Dëmi nga lëvizja tektonike prej 7.3 ballësh, shokoi bregun verilindor të vendit dhe një pjesë të Karaibeve. Analiza gjeologjike tregoi se tërmeti kishte ardhur nga një thellësi prej 123 kilometrash, me epiqendër në gadishullin Cariaco.

Tërmeti u ndje gjithashtu dhe në kryeqytetin kolumbian Bogota, ku autoritetet mbyllën aeroportin ndërkombëtar dhe po bëhen inspektime për dëmtime të mundshme.
Humbje të energjisë elektrike pati nëpër të gjithë vendin dhe njerëzit e alarmuar vrapuan nëpër rrugë, pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan. Dëri më tani nuk janë raportuar të vdekur. Ekspertët kanë paralajmëruar kohë më parë se Venezuela do të përballej më të tilla fatkeqësi natyrore, tashmë qeveria ka filluar marrë masat për përballimin e këtij tërmeti./abcnews.al

vlcsnap-2018-08-21-13h58m31s892-1280x710.png
G. P.14:00 | 21/08/2018

Qëllimi për caktimin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike si agjenti përgjegjës për mbledhjen e taksës së ndërtesës nga qeveria ka sjellë reagimin e Shoqatave të Bashkive të Shqipërisë. Kjo e fundit, përmes një njoftimi për shtyp deklaron se në mbrojtje të parimeve të autonomisë vendore shpreh shqetësimin dhe kundërshtimin për projektvendimin e qeverisë që synon që taksa vendore e ndërtesës të mblidhet nga një ent qeveritar si OSHEE.

Projektvendimi i qeverisë parashikon që OSHEE të mbledhë taksën e ndërtesës kundrejt një pagese në vlerën 4% të shumës së mbledhur. Kjo bie ndesh me ligjin për vetqeverisjen vendore, thekson njoftimi i shoqatës, si dhe atë për sistemin e taksave vendore ku përcaktohet se është e drejta e bashkisë të përcaktojë mënyrën e mbledhjes së taksës, përfshirë zgjedhjen e agjentit fiskal dhe detyrimet e ndërsjellta. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë kërkon tërheqjen e qeverisë nga nisma që e konsideron antiligjore si dhe kërkon që të jenë bashkitë ato që do të vendosin se si do të mblidhet taksa e ndërtesës./abcnews.al

ROJA-I-PESHKIMIT-POGRADEC.mpg_snapshot_00.38-1280x723.jpg
G. P.15:28 | 19/08/2018

Ndërsa ish-laboratori i peshkimit në Pogradec është braktisur nga të gjithë, 65 vjeçari Isa balliu është i vetmi që qëndron aty. Prej pesë vjetësh ai vazhdon ta ruajë dhe pse askush nuk e paguan për atë.

Ndërtesa e ish-laboratorit të sektorit të peshkimit në Pogradec, prej vitesh është braktisur nga shteti. Por roja, që u punësua aty 17 vite më parë, nuk mund ta lerë në mëshirë të fatit edhe pse i duhet të punojë pa asnjë pagesë. 65 vjeçari Isa Balliu, 5 vjet pas mbylljes së laboratorit dhe rrjedhimisht edhe mbarimit të kontratës së punës me një shoqëri të ruajtjes së objekteve, vazhdon të kujdeset dhe mbrojë ndërtesën çdo ditë. Pas ristrukturimit të sektorit të peshkimit, të gjithë punonjësit u larguan nga laboratori, përveç rojes së tij. Prej asaj dite kanë kaluar 5 vjet që Balliu është duke pritur që dikasteri i mjedisit të gjejë një zgjidhje për ruajtjen e ndërtesës.

Isa Balliu, roja: “I bëra letër Kryeministrit, vjen përgjigja që e morën, por nuk vjen përgjigja se ça do bëjmë.”

Pronën publike e ruan si sytë. Për natën ka marrë një qen, ndërsa në ditët kur është i pamundur, e zëvendëson i biri. Pavarësisht kësaj, rojen e moshuar as e paguan kush për punën, që bëhet edhe më e vështire tani që po i afrohet moshës së pensionit. Frika se ndërtesa mund të vidhet dhe dëmtohet dhe për pasojë ai mund të përballet me përgjegjësi, e mban të lidhur fort 65 vjeçarin pas këtij objekti, për të cilin nuk kujtohen as strukturat që e kanë në administrim.

“Unë ndjej përgjegjësi se i thonë materiale, i thonë ndërtesë shtetërore, janë këto të kohës këtu. Është tërë ai mall këtu.”

Ndërtesat publike pas viteve ‘90 u degraduan dhe rrënuan njëra pas tjetres. Por ish-laboratori i peshkimit në Pogradec është ende në këmbë nga ndërgjegjia qytetare e Isa Balliut, që do të vazhdojë të bëjë vullnetarisht punën e rojes edhe kushedi për sa kohë. Në këtë pikë, nocioni i ndërgjegjes qytetare në mbrojtje të pronës publike, është shembull edhe për shoqëritë moderne./abcnews.al

ndertesda.jpg
G. P.15:45 | 12/07/2018

Një nga vendet atraktive në Korçë nuk vizitohet dot nga turistët për shkak se aty mungon rruga. Dhe pse Kalaja e Mborjes ka statusin e monumentit të kulturës të kategorisë së parë, aty nuk është vendosur asnjë tabelë orientuese.

Muret e Kalasë se Mborjes janë rrënuar, por themelet i ka ende të forta.

Fortifikimi, që shtrihet në një sipërfaqe të konsiderueshme, i ndërtuar rreth 10 shekuj më parë, falë teknikës dhe materialeve të përdorur, i ka rezistuar kohës.  Banorët e fshatit kanë bërë sa kanë mundur për ta ruajtur nga dëmtimet.

Të paktë janë ata që mund ta dinë, se ky fortifikim, që i përket periudhës së antikitetit të vonë, ndodhet vetëm dy kilometra larg qytetit të Korçës.

Mungesa e një rruge e bën të vështirë ngjitjen drejt kalasë, e cila pozicionohet në një prej faqeve të Malit të Moravës.

Ka statusin e monumentit të kulturës të kategorisë së parë, prej pesë dekadash, por askush nuk është kujtuar, të paktën të vendosë një tabelë orientuese për vizitorët.

Për më tepër edhe pse siti arkeologjik ruhet në gjendje të mirë, nuk është përfshirë në asnjë prej intenerareve të objekteve kulturore, me interes për t’u vizituar.

Kalaja e Mborjes vijon të mbetet e pazbuluar dhe e pashfrytëzuar nga turistët. Por thesarkërkuesit nuk harrojnë të kthehen herë pas here, duke bërë gërmime dhe për pasojë duke dëmtuar strukturat e gurta./abcnews.al

indiani-1280x667.jpg
G. P.22:40 | 07/03/2018

Çmimi më i lartë për arkitekturën për këtë vit i është dhënë indianit Balkrishna Doshi, i njohur në vendin e tij si filozof i zhvillimit urban.

Indiani Balkrishna Doshi, i njohur si arkitekti i ndërtesave “low cost”, është nderuar këtë të mërkurë me çmimin më të rëndësishëm të arkitekturës në botë. Doshi, 90 vjeç, është shprehur i emocionuar për vlerësimin me çmimin Pritzker, që e bën atë laureatin e parë nga India.

“Është diçka e mrekullueshme”, ka thënë ai nga shtëpia e tij në Ahmedabad, qyteti i protestës paqësore për pavarësinë e Indisë. Përveçse një arkitekt, Doshi është konsideruar edhe mjeshtër dhe filozof i planifikimit urban. Në biseda ai nuk i trajton ndërtesat e tij thjesht si objekte, por thotë se ato synojnë të nxisin sensin e komunitetit, paqen e brendshme dhe kthimin e qyteteve në hapësira për një shoqëri të shëndetshme.

Në karrierën e tij 70-vjeçare, Doshi nuk ka qenë shumë i interesuar për çmimet, edhe pse ka fituar shumë; dhe as për njohjen në rang ndërkombëtar, që është e kufizuar pasi ai nuk vë kurrë firmën e tij. Arkitekti fokusohet në çështje shumë më të mëdha, si mirëqënia sociale dhe qëndrueshmëria dhe në punën e tij përpiqet të ndërthurë kulturën me profesionin. “Arkitektura nuk është thjesht një objekt i ngurtë, por një organizëm i gjallë. Çështja është, a mund të sjellim jetë në atë që krijojmë? A do të kthehemi në shërbyes të një klienti, apo do të bëjmë diçka në dobi të shoqërisë?”, shprehet ai. /abcnews.al

vlcsnap-error140-1280x720.jpg
ent ela12:05 | 10/02/2018

Një objekt pesë katësh në Fier u hodh në erë me tritol nga IKMT. Ndërsa pritet teë shembet edhe një ndërtesë tjetër mbi lumin Gjanica për të nisur më pas projektin për qendrën e Fierit.

Kjo është shembja e parafundit që i hap rrugë projektit për qendrën e Fierit.

IKMT kreu shpërthimin e komanduar në mesditë ashtu siç e kishte paralajmëruar.

Për prishjen e objektit 5 pesëkatësh mbi Gjanicë u hapën 400 vrima dhe u përdorën 6 kg tritol. Zona përreth qendrës ku ndodhej godina u izolua me perimetër sigurie për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Objekti u ndërtua menjëherë pas viteve ‘90 e pas saj mbi shtratin e lumit Gjanica u ngritën një nga një ndërtimet.

Javës tjetër me shembjen e ndërtesës së fundit përfundon faza e parë për rimodelimin e qendrës së Fierit dhe rehabilitimin e shtratit të Lumit Gjanica.

Numri i objekteve të planifikuara për prishje ishte 40.

Paralelisht ka nisur edhe puna për pastrimin e të gjithë territorit nga mbetjet inerte.

./abcnews.al

vlcsnap-error728-1280x720.jpg
G. P.15:05 | 04/02/2018

Në Fier, IKMT rrafshoi me shpërthim të telekomanduar dy ndërtesa katërkatëshe në anë të Gjanicës. Javën tjetër do të hidhet në erë një hotel i madh.

Fiks në orën e paralajmëruar 13.00, dy godina 4 katëshe në anë shtratit të lumit Gjanica në Fier u hodhën në erë.
Një shpërthim i vetëm i telekomanduar, që u përgatit përgjatë javës që shkoi rrëzoi përdhe dy nga 3 ndërtesat, që janë parashikuar të rrëzohen me lëndë plasëse. Për këtë u përdorën afro 25 kilogramë tritol.

Audiencën e lartë do ta kishte zili salla e teatrit Bylis. Qytetarët e ndoqën këtë operacion që nga fillimi i javës, kur fadromat rrëzuan ndërtesat 2 katëshe, ndërsa shfaqja e vërtetë ishte kjo e së dielës.
Operacioni i i IKMT për prishjen e objekteve në anë të lumit Gjanica nisi në fillim të javës, 5 ditë pasi pronarët u njoftuan zyrtarisht.

Prishja e 40 objekteve i paraprin projektit për rikonceptimin e qendrës së Fierit. Një projekt ambicioz i mbështetur nga qeveria shqiptare ishte mënyra e vetme për t’i rrëzuar ato që njiheshin si pasuritë e të fortëve të Fierit.
Kostoja e shpronësimeve shkon në 4 miliardë lekë. Ndërtesat mbi Gjanicë nisën të ndërtoheshin pas vitit 1990.

Ato zaptuan atë që njihej si parku qendror i Fierit. Ndërtimet u toleruan nga pusheti lokal dhe qeveritë njëra pas tjetrës deri sa përfituan edhe nga procesi i legalizimit. Javën që vjen do të shembet me lëndë plasëse ndërtesa e fundit e njohur si hotel “Shkëlzeni”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono