Ndërron

vlore-1280x718.jpg
ad min08:30 | 05/08/2019

Ka ndërruar jetë në spital, Arben Beqiraj, i cili u sulmua me armë pasditen e se dielës nga një sulm me armë në lokalin e tij në zonën e plazhit të vjetër. Sipas burimeve spitalore Beqiraj i cili mori gjashtë plumba, vdiq rreth orës 1 pas mesnatës. Bashkë me të u plagosen edhe djali i tij Egert Beqiraj, nipi  Nesim Hodaj të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Dy persona të dyshuar si autorë të ngjarjes u larguan në drejtim të Pyllit të Sodës. Në ndihmë të policisë së Vlorës për kapjen e tyre janë edhe Forcat Speciale të Fierit. Gjatë gjithë natës janë shoqëruar më shumë se 20 persona, të cilët ndodheshin në lokal dhe në zonë kohën kur familja Beqiraj u qëllua me breshëri kallashnikovi.  Dy autorët e identifikuar, me iniciale SH.L dhe E.XH fillimisht patën një konflikt verbal me viktimën, pronar i lokalit.

Palët janë rrahur dhe fizikisht por pas kësaj autorët shkuan tek makina e tyre dhe morën një kallashnikov dhe një pistoletë. Ata kanë hapur zjarr që nga jashtë lokalit dhe qëlluan drejt tek Arben Beqiraj dhe dy të tjerëve. Kohën kur ndodhi sulmi nuk kishte shumë plazhistë të zonës, por ata që ndodheshin aty kanë vrapuar drejt detit për t’u shpëtuar plumbave./ABC News Albania 24/7

Ambulanca-..png
ad min18:30 | 04/08/2019

Rreth orës 15:45, në fshatin Ndërfane të Mirditës, 58-vjeçari Gj.P., 58 vjeç, banues në Ndërfane, Mirditë, në banesën e tij, aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

1_FILES-FRANCE-TRIAL-EUTHANASIA-RIGHTS.jpg
ad min12:50 | 11/07/2019

Prej 10 vitesh në gjendje kome, është ndarë nga jeta Vinsent Lambert, i cili me historinë e tij u bë simbol i debateve në Francë për eutanazinë. Mjekët e shkëputën nga aparaturat që e mbanin në jetë një javë më parë.

Ka ndërruar jetë Vinsent Lambert, tetraplegjiku 42 vjecar në gjendje kome prej më shumë se 10 vjetësh, I kthyer në një simbol të debateve për eutanazinë në Francë. Lajmi u konfirmua nga familja e tij. Pas vendimit të fundit të gjykatës, mjekët kishin ndërprerë prej një jave mjekimet dhe ushqimin. Lambert ishte shtruar në një spital në Reims.

Zhan dhe Vivien, prindërit e tij, kishin ndërmarrë një betejë të ashpër ligjore për të ndaluar që djalit të tyre, viktimë e një aksidenti rrugor në vitin 2008, t;I ndërpriteshin mjekimet dhe ushqimi që e mbanin në jetë. Të hënën ata ishin dorëzuar duke thënë se vdekja e djalit të tyre tashmë ishte e pashmangshme. Pjesa më e madhe e familjarëve të tjerë duke filluar që nga bashkëshortja e tij Rakel, kërkonin ndërprerjen e terapive, ashtu si dhe mjekët që e ndiqnin.

Ndërkohë që me një deklaratë për media Vatikani e cilëson vdekjen e Lambert si një humbje për njerëzimin./ABC News Albania 24/7

15147286-0-image-a-25_1561297123548.jpg
ad min21:15 | 23/06/2019

Një djalë 5-vjeçar autik vdiq pasi mjekët i  injektuan dhjetë herë doza insuline, pasi e keq-diagnostikuan. Sipas prindërve mjekët i bënë insulina djalit pasi dyshonin se vuante nga diabeti për shkak të nivelit të lartë të sheqerit në gjak.

Shay Turner u shtrua në spitalin e përgjithshëm të Rotherham vitin e kaluar, por vdiq pak ditë më vonë, pasi  pësoi një dëmtim katastrofik në tru.

Prindërit e tij, Laura, 28-vjeç dhe Martyn, 29-vjeç, pohojnë se mjekët e diagnostikuan gabim dhe i kishin injektuar 10 doza insuline gjatë qëndrimit në spital.

Çifti tani po bën apel për ndihmë pasi do të mbledhë një shumë prej  12.000 £ për të paguar avokatët për t’i përfaqësuar ato në seancën që do të mbahet në muajin Tetor për djalin e tyre.

“Deri më tani askush nuk na ka thënë të vërtetën dhe ne duam të dimë se çfarë ka ndodhur me djalin tonë”, është apeli i prindërve./abcnews.al

PPP-1280x563.jpg
ad min23:00 | 17/06/2019

Ka ndërruar jetë papritur në sallën e gjyqit, ish-presidenti i Egjiptit Mohamed Morsi. Morsi, i cili po gjykohej për spiunazh, ishte presidenti i parë në vend, i zgjedhur në rrugë demokratike por u rrëzua nga pushteti një vit pasi mori detyrën.

Ish-presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, që u rrëzua nga ushtria në vitin 2013, ka ndërruar jetë të hënën pasi ka humbur ndjenjat në sallën e gjyqit. Dikur një figurë e rëndësishme në lëvizjen islamike Vëllazëria Myslimane, Morsi ndodhej në gjykatë në kuadër të një procesi ku akuzohej për spiunazh. 67-vjeçari ishte rrëzuar nga pushteti pas protestave masive që shpërthyen një vit pasi mori detyrën, si lideri i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike.

Që prej atëherë, ai ishte mbajtur në gjendje burgimi. Pas rrëzimit të tij, autoritetet egjiptiane nisën një ofensivë ndaj mbështetësve të tij në Vëllazërinë Myslimane dhe në pushtet erdhi gjenerali Al Sisi. Akuzat për spiunazh në dëm të ish-presidentit kanë të bëjnë me kontakte të ish-presidentit me grupin islamik palestinez të Hamasit. Djali i vogël i Morsit, Abdullah, ishte ankuar vazhdimisht për keqtrajtimin që sipas tij i bëhej të atit.

Ai tha për agjencinë e lajmeve “AFP” në tetor se babai i tij mbahej në regjim izolimi gjatë gjithë kohës dhe i mohoj trajtimi mjekësor për një seri problemesh shëndetësore, si tensioni i lartë dhe diabeti. Pesë muaj më parë, Abdullah Morsi paralajmëroi se autoritetet egjiptiane po e bënin këtë me qëllim, pasi dëshironin vdekjen e të atit nga shkaqe natyrale sa më shpejt të ishte e mundur./ABC News Albania 24/7

 

QEHAJ.jpg
ad min17:15 | 05/05/2019

Një 28 vjeçar shqiptar, babai i dy fëmijëve të vegjël, ka ndërruar jetë dje në mëngjes, në spitalin e Cisanello, Itali. Shqiptari Manuel Qehaj 28 vjeç,  prej disa muajsh kishte marrë restorant-piceri “La Greppia”, tek kryqëzim midis rrugës Pratale dhe Calcesana.

Por një aksident automobilistik i kushtoi jetën të riut. Ngjarja ka ndodhur të premten në mbrëmje, ndërsa Manueli po ecte me motor në kryqëzimin Calcesana, ku ndodhej pak metra nga biznesi i tij, raporton “Il Tirreno”. Një makinë, e drejtuar nga një grua, duke u kthyer në drejtim nga Condotti, u përplas me motorin e Qehajt, i cili po shkonte tek biznesi i tij.

“Ku është Manuel? Ai nuk po u përgjigjet telefonatave të mia. Zakonisht ai duhet të ishte këtu tani. A ka ndodhur diçka me të?” Këto ishin fjalët e gruas së tij e cila ishte e mbytur nga dëshpërimi dhe ende nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur me burrin e saj.

Gruaja e tij 25-vjeçarja, Mikela Lala bashkë me të dhe dy fëmijët kishin dëshirë për të patur sukses duke ngritur edhe një biznes të vogël. Për rreth 12 vjet ai kishte punuar në piceri ku vetëm disa muaj më parë ishte bërë pronar i një picerie. Ai kishte ngritur biznesin e tij, i shoqëruar nga gruaja e tij me entuziazmin për të ndërtuar një jetë të mirë.

Qehaj, la gruan dhe dy fëmijët e vegjël. Një familje e shkatërruar, të afërmit dhe miqtë e të cilëve janë mbledhur për ngushëllime, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar dinamikën e saktë të aksidentit rrugor.

Gjyqtari në detyrë Fabio Pelosi urdhëroi konfiskimin e automjeteve dhe bërjen e ekspertizës së trupit të viktimës, i cili është në morgun e Santa Chiara. Nesër familja do të tërheqë trupin e të ndjerit për t’i dhënë lamtumirën e fundit./abcnews.al

aksident-pogradec-1280x691.jpg
ad min08:28 | 26/04/2019

Një 34 vjeçar ka humbur jetën në një aksident në Rremenj të Pogradecit. Sipas policisë, mësohet se një makinë ka humbur kontrollin e dhe ka dalë jashtë rruge dhe është përplasur me një banese.  Si pasojë  ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit me iniciale M.T., 34 vjeç, banues në Pogradec.  Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./abcnews.al

mirjana-933x445.jpg
ad min20:10 | 14/04/2019

Ndërron jetë Mirjana Markoviç e veja e Sllobodan Millosheviç. Bashkëshortja e ish-kasapit të Ballkanit vdiq në 76 vjeçare në Rusi, atje ku ajo jetonte prej vitesh. Markoviç, ishte dënuar me një vit burg në vitin 2017, e akuzuar për shpërdorim detyre.

Dënimi erdhi 15 vjet pas nisjes së procesit gjyqësor. E veja e Millosheviçit ishte dënuar në mungesë, meqë ajo jetonte në Moskë. Me emrin e Mirjana Markoviçit ka qenë prej 30 vitesh i lidhur dhe dyshimi se ajo ka patur gisht në një prej mistereve më të mëdha politike në Serbi-zhdukjen dhe vrasjen e presidentit të Serbisë në vitet 1986-1987, Ivan Stamboliç.

Markoviç iku nga Serbia pak para vrasjes së kryeministrit Zoran Xhinxhiç, për tu vendosur më Moskë, ku gëzonte statusin e azilantes politike. Marko, djali i çiftit Millosheviç sipas mediave serbe, punon në shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik, ndërsa vajza Maria jeton në Mal të Zi dhe drejtësia e atjeshme e mbron nga ekstradimi në Serbi, ku ndaj saj janë ngritur akuza se ka shtënë me armë gjatë arrestimit të të atit, Sllovodan Millosheviç./abcnews.al

gripi-1280x635.jpg
ent ela10:35 | 28/02/2019

Rëndohet bilanci i viktimave nga gripi AH1N1 në Shqipëri. Në Tiranë një nënë e re ka humbur jetën pas lindjes.  Shkak është bërë  virusi i gripit. Ndërkohë që në maternitet ka ndërruar jetë foshnja e porsalindur.

Një 36-vjeçare me banim në Levan të Fierit ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë duke u bërë kështu viktima e pestë nga gripi AH1N1.  Mjeket tregojnë se gruaja ishte 31- javëshe shtatzëne me fertilizim artificial dhe po trajtohej me hormonoterapi.  36 vjeçarja ka kërkuar ndihmën e mjekëve të Sanatoriumit me nënte Shkurt për shkak te komplikacioneve te gripit.  Për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore shefja e reanimacionit Alma Cani tregon se mjeket u detyruan te kryejnë lindje të parakohshme. Gruaja arriti të sjellë në jetë dy binjakët, por fatkeqësisht njëri prej tyre ndërroi jetë pak ditë më pas në maternitetin “Koco Gliozheni” ku dhe po trajtohej. Ndërkohe nëna e re nuk arriti t’i mbijetonte virusit të gripit dhe me 25 Shkurt ndërroi jetë.

Ne spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë për shkak te komplikacioneve nga virusi i gripit AH1N1 më herët kanë ndërruar jetë dhe katër paciente të tjerë. Sipas Institutit te Shëndetit Publik gripi paraqitet me aktivitet mesatar ndërkohe që në qarkullim është virusi i tipit A me nentip A/H1 dhe A/H3./abcnews.al

agolli-730x480.jpg
ent ela15:38 | 26/02/2019

Shuhet në moshën 76-vjeçare Sadije Agolli, bashkëshortja e shkrimtarit Dritëro Agolli. Ajo ndërroi jetë në spitalin e Neurologjisë, dy vite pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit të shquar të letrave shqipe.  Sadija  dhe Driteroi gjithnjë janë parë bashkë në çdo takim të rendësihëm për librin dhe përvjetor, apo pritje.  Çifti  i dashur për publikun jetuan një dashuri 52 vjeçare. Sadije Agolli ishte  lexuesja e  parë e çdo vepre  dhe  redaktorja. Deri në fund të jetës ajo u kujdes për çdo dorëshkrim të pabotuar. Shtëpia  ku jetuan sëbashku çifti Dritero dhe Sadije Agolli mbarte shumë kujtime të jetuar sëbashku, e ku pritet të shndërrohet në një shtëpi muze./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono