ndërkombëtar

pranga.jpg
gra moz18:09 | 13/03/2018

Policia e Sarandës në bashkëpunim me Interpol Tirana ka arrestuar një shtetas polak për llogari të shërbimeve të drejtësisë polake.

Przemyslaw Pasternak, 38 vjeç, lindur në Poloni u kap këtë të martë dhe pritet të ekstradohet drejt Polonisë.

Gjykata Rajonale Poznan në Poloni e ka dënuar në 2013-n Pasternak me 4 vjet e 6 muaj, (mbetur për të vuajtur 3 vjet, 6 muaj dhe 22 ditë burgim), për veprat penale, “Mashtrim dhe Falsifikim”, parashikuar nga nenet 286/1 dhe 294, 297 të Kodit Penal polak, pasi prej vitit 2004 deri në vitin 2006 nëpërmjet mashtrimit ka paraqitur dokumentacion të falsifikuar lidhur me punësimin e disa personave me aftësi të kufizuar duke i shkaktuar një kompanie një dëm në shumën e parave 2 943 991 ( polake ).

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Drejtësisë dhe Interpol WarsaW po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për ekstradimin e këtij të kërkuari drejt Polonisë./abcnews.al

PROKURORIA-PER-ARBER-CEKAJN-1280x720.jpg
ent ela15:16 | 10/03/2018

Gjykata e krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë të arrestit me burg në mungesë për Arbër Çekaj, i cili është edhe administratorit i kompanisë së Arbri Gaden. Ky vendim erdhi pas kërkesës që Prokuroria ku edhe u bë pranimi i kërkesës së organit të akuzës.

Ndërkohë  Gjykata i ka dërguar fletën zyrtare Policisë së Shtetit, ku Çekaj shpallet si person në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet te jetë i përfshirë në trafikim ndërkombëtar të kokainës.

Biznesmeni Arbër Çekaj është në kërkim nga policia si porositësi kryesor i 613 kg kokainë, që u kapën në Portin e Durrësit. /abcnews.al

vlcsnap-error171-1-1280x720.jpg
ent ela15:23 | 22/01/2018

Ish -presidenti katalanas Puigdemont nuk do të mund të arrestohet gjatë qëndrimit të tij dy ditor në Danimarkë. Gjykata  e lartë spanjolle refuzoi kërkesën e prokurorisë së përgjithshme për një mandate të ri arresti europian ndaj tij.

Gjykata e lartë në Spanjë refuzoi kërkesën e prokurorisë së përgjithshme për të lëshuar një urdhër arrest europian ndaj ish presidentit të Katalonjës Puigdemont. Kërkesa për arrestimin e tij u bë nga prokuroria spanjolle pasi Puidgemont mbërriti në Danimarkë në një vizitë pune dy ditore. Gjykatësi spanjoll shpjegoi me anë të një deklarate për shtyp se kërkesa e prokurorisë është e arsyeshme, por ka disa klauzola që e pengojnë një urdhër arresti të tillë.

Ish-presidenti katalanas Puigdemont ka udhëtuar nga Brukseli në Kopenhagen, nga ku pritet të flasë për mediat gjatë ditës. Lajmi u konfirmua nga mediat belge dhe ato spanjolle. Ish-presidenti, sipas mediae është parë në aeroportin e Sharleri në orën 8  të mëngjesit të së hënës nga ku mori avionin për në kryqeytetin danez, pavarësisht kërcënimit të Spanjës për një mandat të rri arresti europian.

E përditshmja spanjolle “El Pais”, citonte gjatë ditës një burim të prokuorisë spanjolle i cili shpjegonte se ishte kërkuar që Puidgemont të arrestohej dhe t’i dorëzohej Spanjës. Ish presidenti Katalanas pej disa muajsh ndodhet në autoekzil në Belgjikë./abcnews.al

 

vlcsnap-error787-1280x720.jpg
us er16:40 | 24/11/2017

Shpallen në kërkim ndërkombëtar 3 ish-drejtuesit e lartë të policisë së Vlorës. ABC News, ka arritur të mësojë se 2 ditë para prangosjes, Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergj Kohila ishin në kryeqytet.

Prokuroria e Krimeve të Rënda është e bindur se mosprangosja e tre ish- drejtuesve të lartë të policisë së qarkut Vlorë, ishte dekonsperuar nga kolegët e tyre.

Burime nga organi i akuzës, bëjnë të ditur për ABC News se, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar Jaeld Çela ish-drejtori i Policisë së qytetit bregdtar, ish-shefi i Seksionit Kundër Krimit të Organizuar, Gjergj Kohila dhe ish-shefi i Postës Policore të Radhimës, Sokol Bode. Oficerët e policisë gjyqësore, kishin arritur të binin në gjurmët e ish-funksionarëve të policisë 2 ditë para se të lëshoheshin 3 urdhërat e ndalimit, ku për Sokol Boden gjykata kishte vendosur më herët “arrest në burg” në mungesë.

Për këtë arsye, -thekson prokuroria- dyshimet se mund të ketë pasur rrjedhje të informacionit nga vetë strukturat policore, pasi të tre të kërkuarit ishin lokalizuar më herët dhe pritej vetëm arrestimi i tyre. Edhe pse në sistemin TIMS, Jaeld Çela ishte larguar më 22 tetor 2017 nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit me një kompani flutrimi drejt shtetit Turk, ai, -thekson organi i akuzës- kishte hyrë në mënyrë të jashtëligjshme në vendin tonë. Burime kofidenciale nga grupi hetimor pohojnë se, Çela kishte mundur të largohej përsëri jashtë territorit shqiptar mbëmjen e 20 nëntorit duke i shpëtuar prangosjes.

Të njëjtën mënyrë kamuflimi kishin ndjekur edhe dy drejtuesit e tjerë të policisë Vlorë. Sokol Bode ishte larguar me automjet nëpërmjet Pikës Kufitare të Muriqanit më date 29 gusht të këtij viti. Ndërkohë Gjergj Kohila ishte regjistruar në sistemin TIMS më 11 nëntor dhe kishte dalë nga pika kufitare e Kakavijës. Emrat e tre personave nën hetim, ishin regjistuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda rreth një vit më parë, ku ish-drejtori i qarkut Vlorë, Jaeld Çela, së bashku me dy vartësit e tij, kishin siguruar kushtet për paprekshmërinë e grupit kriminal të Habilajve. Në tetor të 2016-s në zonën e Treblovës dhe Veshdanisht u sekuestruam rreth 23 tonë kanabis dhe u prangosën 6 persona./abcnews.al

 

 

 

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono