ndarë

alba-hoxha-933x445.jpg
ad min20:15 | 05/07/2019

Pasi deklaroi hapur divorcin me Klaudia Pepën në vitin 2017, koreografi Albi Nako u pa pranë balerinës Alba Hoxha. Një koment i Nakos te fotoja e Albës në Instagram, bëri që të shtoheshin zërat për një lidhje të mundshme mes tyre.

Ndërkohë, gjatë periudhës që shtypi e bëri fakt të kryer lidhjen e balerinëve, Alba u bë balerinë e parë e trupës së “Klan” dhe njëkohësisht krahu i djathtë i Nakos, por vetë ata nuk kanë pranuar asnjëherë të flasin për marrëdhënien mes tyre. Ndërkohë, pak ditë më parë, Albi ishte në Zyrih, në “Alba Fest”, ku u vu re mungesa Albës, e cila ka qenë shpesh pjesë e klipeve të këngëtares Elvana Gjata.

Kjo gjë shtoi dyshimet dhe në rrjetet sociale u bë viral lajmi se janë ndarë. Por sot, i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, koreografi Albi Nako tha se mes tyre ka pasur gjithnjë një raport korrekt profesional dhe miqësor, ndërkohë që mohoi lajmin se prindërit e tij mund t’i kenë ndërhyrë në jetën private. Ai shtoi se kanë zgjedhur të dy bashkë të heqin njëri-tjetrin nga Instagrami për të mos i marrë fansat njëri-tjetrit.

“Mes nesh ka pasur gjithmonë një raport korrekt profesional, miqësor dhe ajo çfarë vura re tek portalet ishte një çështje e mos ndjekjes në rrjetin social Instagram. Megjithatë ishte një pakt që e bëmë me Albën bashkë që të mos e ndiqnim më njëri-tjetrin sepse po i merrnim fansat njëri-tjetrit. Por më pas ndodhi një lumë lajmesh deri në mosaprovim nga ana e prindërve, gjë që m’u duk qesharake sepse nuk diskutohet që për jetën time nuk mund të vendosin prindërit. Në këtë moshë unë padyshim duhej të isha prind vetë, jam i rritur. Di të them që jemi miq të mirë, bashkëpunëtorë të mirë dhe marrëdhënia vazhdon njëlloj. Nuk dua që në këtë takim të sotëm për hir të Akademisë të marrë vëmendjen pjesa me Albën. Alba do të angazhohet edhe në Akademi”, tha Nako./tvklan.al 

Presheve-1280x704.jpg
ent ela21:11 | 02/02/2019

Në një kohë kur vëmendja është përqendruar tek taksa që qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj Serbisë, një pjesë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Serbi, shpresojnë se zgjidhja do të përfshijë edhe problemin e tyre pasi në shtetin ku jetojnë nuk ndjehen të integruar.

Kështu është edhe histoaria e një fshati ku në  një lagje, një rrugë ndanë tokat e banorëve në Kosovë dhe Serbi. Ata jetojnë afër bazave ushtarake në kushte të vështira dhe cdo ditë nga oborret e tyre shohin përtej kufirit.  Jetën e bëjnë si qytetarë të Serbisë, por prehen në paqe në Kosovë pasi varrezat i kanë andej kufirit.

Rruga për në fshatin Debcë të Karadakut të Preshevës. Në këto lagje dikur kanë jetuar qindra familje. Gjatë luftës së Kosovës shumë janë shpërngulur, një pjesë e tyre janë kthyer dhe jetojnë aty.

Të kthyer me fytyrë nga Gjilani i Kosovës.

Zeqirija Rashiti, është një nga banorët që bashkë me disa familje jetojnë në linjën kufitare. Me bagëti dhe në egërsinë e motit e shkrepave të malit shpresat ua kanë nxitur komentet e politikës nga Prishtina për bashkëim me Kosovën. Trojet e tyre nuk I braktisin dhe luten që një marrëveshje politikë Serbi-Kosovë të nis akrepat e orës së ndaluar për ta.

Presheva është vendbanimi me numërin më të madh të shqiptarëve në Serbi. Dyqane, lokale shërbyese dhe pak prodhim ndodh në këtë vend. Ata shpesh kanë qenë peng i politikave larg dhe afër tyre. Një pjesë këtu kthehen vetëm në verë nga Perëndimi pasi kush ka rastin e braktisë këtë zonë.

Në Kuvendin Komunal të Preshevës, thonë se ekziston shumë paqartësi për atë që do të ndodh. Papunësia shkon tek 70 për qind.

Sami Salihu, kryesues i parlamentit lokal, thotë se shqiptarët duan bashkim, por ajo që dihet tani është e vakët. Shqiptarët këtu nuk e ndjejnë vetën si pjesë të Serbisë.

Në fshatin Debcë ku gjithçka duket e ndarë, rruga i ndanë Kosovën dhe Serbinë. Këtu edhe fqinjët gjysma janë nga Kosova e gjysma nga Serbia, pavarësisht se ndodhen në një lagje. Tokën dhe adresat nuk i ndryshojnë dot, por shpresojnë se mund ta ndryshojnë fatin e tyre.

Derisa politika të dakordohet në Bruksel, banorët e Debcës që të vetmin element nga civilizimi kanë energjinë elektrike, duan një jetë më të mirë për fëmijët e tyre, e nëse jo të paktën një rrugë me asfalt./abcnews.al

studentete-1280x709.jpg
ent ela16:55 | 15/01/2019

Dita e gjashtë e protestës në mjediset universitare i gjen studentët të ndarë në qëndrime. Një pjesë vijojnë bojkotin, të tjerë kërkojnë nisjen e mësimit ndërkohë që ka edhe nga ata që kanë nisur të plotësojnë dokumentet për të përfituar nga ulja e tarifave të studimit.

Përveç kundër qeverisë studentët tashmë kanë dalë dhe kundër njëri-tjetrit. Në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë një grup studentësh vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuar në mjediset universitare ndërsa një grup tjetër ka nisur të mbledhë firma për të filluar mësimin. Ndërkohë hyrjet për në auditore vijojnë të mbahen të mbyllura me karrige.

“Unë kam qenë aty që ditën e parë dhe jam dhunuar. Nuk ka shanse të vijë njeri këtu dhë të bëjë peticion dhe të na kthejnë kundër. Nuk ka shanse të na plotësohen kërkesat as nga FRESHI dhe as nga ndonjë tjetër”, tha një studente.

 “Ashtu si ata të tjerër që protestojnë për bojkot, ne jemi pro vijimit të mësimi. Ne jemi studentë rrethesh, vijmë dhe paguajmë qira në Tiranë. Ne na kushton shumë jetesa këtu. Dhe nëse unë humbas vitin?! Unë jam viti i tretë, nësë unë nuk diplomohem këtë vit?! Këtu unë jam si studente dhe unë nuk jam as anëtare e asnjë partie. Unë nuk paguhem për këtë gjë, ashtu sikundër paguhen shumë nga ata që janë brenda”, tha një studente.

“Unë jam në bojkot dhe jam në protestë. Nëse jetojmë në sistemin demokratik atëherë fiton shumica. Nëse jëtojmë në një regjim komunist atëherë lë ta bëjmë ashtu sikundër ka qenë”, tha një student.

Në Universitetin e Mjeksisë duket se ngujimi zgjati pak.  Karriget në korridor që një ditë më parë përdoreshin nga studentët i gjetëm bosh. Studentët na tregojnë se pjesa më e madhe e tyre i janë rikthyer mësimit.

“Po bëmë mësim. Jemi të detyruar të shkonim në mësim sepse marrim mungesa”, tha një studente.

Ndërsa në Fakultetin e Ekonomisë një pjesë e studentëve kanë vijuar bojkotin ndërsa te tjerë kanë nisur plotësimin e dokumenteva për të përfituar nga vendimi për përgjysmim të tarifave të studimit.

“Po bëjmë aplikimin për dorëzimin e dokumenteve. Unë personalisht përfitoj bursë ekselence”, tha një studente.

Ndërsa studentët e Histori –Filologjisë paralelisht me plotësimin e dokumentave për përgjysmim të tarifave shprehen kundër nisjes së mësimit ndërsa vijojnë të qëndrojnë në mjediset universitare./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono