ndalohet

stop-1-933x445-1.jpg
Sej rie20:15 | 06/06/2019

Mbrëmjen e kaluar emisioni “Stop” transmetoi një tjetër rast abuzimi me të mitur. Një i moshuar abuzon me një djalë të mitur në anë të Lanës në kryeqytet. Lidhur me këtë ngjarje policia e kryeqytetit ka ndaluar 71-vjeçarin me inicialet H.M., për veprat penale “Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur”, “Ngacmim seksual” dhe ” Vepra të turpshme”

Policia ka kryer të gjitha veprimet procedurale, përfshirë marrjen e dëshmisë së të miturit në prani të prindit e psikologut si dhe sekuestrimin e pamjeve filmike./tvklan.al

pranga-irainain1.jpg
Sej rie09:00 | 15/05/2019

Një 51-vjeçar i dënuar me 15 vjet burg në Itali dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar u kap në qytetin e Durrësit aty ku dhe ishte fshehur. Policia e Durrësit në bashkëpunim me Interpolin dhe Interforcën Italiane  e kanë zbuluar dhe mbrëmë vunë në pranga personin me inicialet K.I . Ai do të dërgohet ne Itali për të vuajtur dënimin prej 15 vjetësh burg, i akuzuar për “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike ”.

Ministria e Brendshme tha se Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, K.P., 51 vjeç, banues në lagjen Nr.1, Durrës./ABC News Albania 24/7

Durres-1-1280x701.jpg
Sej rie16:00 | 17/04/2019

Një shtetas kanadez ka tentuar të abuzojë seksualisht me një vajzë të mitur në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në orët e drekës në zonën e plazhit.

Mësohet se shtetasi kanadez e ka tërhequr te miturën me force dhe ka tentuar ta fuste në një apartament, por vajza ka kërkuar ndihmë.

Në këtë moment banorët, dëshmitarë në vendngjarje, kanë lajmëruar menjëherë policinë e cila ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit kanadez./abcnews.al

nipi.jpg
Sej rie10:05 | 11/04/2019

Policia e Vlorës ka arrestuar një 23-vjeçar i cili i shiti armën e zjarrit të miturit që vrau gjyshin e tij disa muaj më parë. Emri i tij doli pas arrestimit te Anxhelo Kapllanit, 17-vejçari që qëlloi me pistoletë 69 -vjeçarin Vangjel Kapllanin. Nipi dëshmoi në gjykatë se me gjyshin kishin patur konflikte që pas vdekjes së prindërve në një aksident në Greqi. Për të kryer krimin më 27 Shkurt ai e kishte blerë armën tek 23 -vjeçari. Fillimisht tha se e kishte gjetur gjyshin të vrarë dhe derën e shtëpisë së hapur, por vetëm disa orë më vonë para  hetuesve zbuluan se ishte vetë ai autori i ngjarjes./abcnews.al

28153537.460272.2687.jpg
ent ela12:00 | 10/04/2019

Praktikimi i “jogës” në dy nga burgjet e Moskës në kuadër të një projekti pilot, ka shkaktuar reagime në radhët e deputetëve konservatorë. Një deputete ruse i ka kërkuar prokurorit të përgjithshëm të ndalojë këtë projekt, pasi sipas saj provokon homoseksualitetin.

Deputetja ruse Elena Mizulina i ka kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm Juri Çaika, që të ndalojë praktikimin e “jogës” në burg. Leksionet e jogës janë bërë pjesë e jetës së përditshme të të dënuarve, aktualisht në formë eksperimenti në kuadër të një projekt piloti, në dy prej burgjeve të Moskës. Deputetja ultra konservatore, e cila ka firmosur dhe ligjin kundër propagandës homoseksuale para të miturve, këmbëngul se “joga” provokon seksualisht dhe në mënyrë të pakontrollueshme. Dhe një gjë e tillë sipas saj mund të çojë drejt homoseksualitetit. Për zëvendës drejtori i njërit prej burgjeve në kryeqyteti rus reagoi duke thënë se leksionet e jogës po japin efekte shumë pozitive. Sipas tij në të gjithë botën ekziston kjo praktikë dhe askush nuk është bërë homoseksual prej saj./abcnews.al

56439089_2401700470116310_93170167206379520_n.jpg
ent ela09:05 | 09/04/2019

Një 34-vjeçar nga Dibra i akuzuar për vjedhje dhe mashtrim kompjuterik është arrestuar sot nga policia. Mësohet se B. C jetonte në Maqedoninë e Veriut, ndërsa pas arrestimit pritet të ekstradohet në Gjermani.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Bllatë dhe Interpol Tirana u bë arrestimi i përkohshëm, i shtetasit B. C., 34 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbadeni/Gjermani pasi Gjykata e Aachen Gjermani, me datë 22.03.2013, ka lëshuar urdhrin e arrestit për shtetasin B. C., për veprat penale “Vjedhje ” dhe “Mashtrim kompjuterik”Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

greku-1280x755.jpg
ent ela18:02 | 01/04/2019

Një shtetas grek është ndaluar nga policia helene nën akuzën e importit, transportit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. 60-vjeçari u ndalua në Mazi të Konicës, rreth 10 kilometra nga pika kufitare e Tre Urave. Në portbagazhin dhe sediljet e automjetit të tij u gjetën 56 pako me kanabis, me peshë të përgjithshme 91,2 kilogramë. Policia ka deklaruar se droga ishte sjellë nga Shqipëria, ndërsa ka shtuar se po kryen hetime të mëtejshme./abcnews.al

indian-1280x756.jpg
ent ela11:41 | 22/03/2019

Policia e Tiranës prangosi një shtetas indian i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash, me qëllim ekstradimi drejt vendit të origjinës. Hitesh Patel, u arrestua në Rinas në momentin që do largohej nga territori ynë. Sipas Policisë së Shtetit, Patel ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol New Delhi në Indi, ndërsa gjykata kishte lëshuar më herët ndaj tij urdhër-arresti për veprën penale “Pastrimi i parave”.

Biznesmeni Hitesh Patel akuzohet për skandalin për mashtrimin bankar ku ishte përfshirë grupi Sterling Biotech group. Interpoli lëshoi mandatin e arrestit për të në 11 Mars. Sipas “Times of India”, agjencitë ligjzbatuese të Indisë kanë nisur menjëherë kontaktet me Interpolin dhe autoritetet shqiptare, për të nisur sa më parë procedurat e ekstradimit të Patel në Indi. 59-vjeçari është kunati i vëllezërve indianë Nitin dhe Chetan Sandesara, të cilët zotërojnë grupin Sterling Biotech group.

Patel ka menaxhuar pronat e tyre dhe është një shtetas amerikan. Sipas akuzave, Patel ishte ai që vendoste drejtorë – kukulla për kompani mburojë që përdoreshin nga vëllezërit Sandesaras kryesisht për pastrim parash. Ai gjithashtu ka mbajtur postin e drejtorit në disa kompani dhe ka marrë kredi për blerjen e disa pronave. Autoritetet indiane dyshonin se vëllezërit Sandesara ishin arratisur në Nigeri, por prej Shkurtit të vitit të kaluar, ata janë bërë shtetas shqiptarë dhe janë duke investuar në ndërtimin e pallateve në Tiranë. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit, pohojnë për ABC News se, ndaj vëllezërve Sandesara nuk ka asnjë urdhër ndalimi nga Interpoli, pasi në të kundër do të ishte bërë prangosja e tyre./abcnews.al

carabinieri-notte-indagini-della-volante.jpg
ent ela09:31 | 03/02/2019

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar. Mediat italiane raportonjë se karabinierët në Aprilia teksa patrullonin gjatë natës në rrugën Artemisio kanë arrestuar një shqiptar që tentonte të grabiste një automjet të parkuar. Bëhet fjalë për shqiptarin Besnik.G, 37 vjeç, i cili nuk kishte një vendbanim fiks në Itali.

Shqiptari është pikasur rreth orës 3:30 teksa tentonte të hapte një makinë të parkuar me kaçavidë. Policia thotë se shqiptari bëri rezistencë dhe u përlesh me efektivët, por pavarësisht kësaj ata mundën ta arrestojnë. Ai është shoqëruar drejt burgut të Latinës, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore, siç bëjnë me dije mediat italiane./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono



TE FUNDIT