ndalohen

epalivethree011400-3602345-854x480.jpg
Sej rie21:30 | 23/06/2019

Nëntë shqiptarë dyshohen se janë autorë të rreth 70 vjedhjeve, të kryera në komunat përreth qytetit francez  Montpellierit.  Sipas autoriteteve franceze të gjithë personat e arrestuar ishin anëtarë të një rrjeti.

Të dyshuarit u arrestuan të mërkurën në një shtëpi në Montpellier, ku në aksion morën pjesë  130 xhandarë, të mbështetur nga CRS dhe policia në kufi.

Bizhuteri, armë dhe makina ishin mallrat të cilat u sekuestruan gjatë aksionit.

Persona e ndaluar u identifikuan pas marrjes së mostrës së ADN-së, përgjimit të telefonave dhe dëshmive.

Shërbimet e xhandarmërisë do të ndjekin procedurat për të gjetur pronarët e këtyre mallrave të sekuestruara. Ndërsa anëtarët e grupit do të merren në pyetje dhe do të dalin ditët në vijim përpara drejtësisë franceze./abcnews.al

KLOSI-PER-KIMIKATET.mpg_snapshot_00.10-1280x720.jpg
Sej rie15:30 | 28/05/2019

Shumë shpejt vendi ynë do të ketë gati një regjistër kombëtar ku do të saktësohen kimikatet që lejohen dhe ndalohen. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit po punon për ketë, me specialiste suedeze të mjedisit.

Suedia do të ndihmojë Shqipërinë për të përmirësuar menaxhimin e kimikateve. Hartimi i një regjistri kombëtar dhe një zyre mbikëqyrëse tregoi ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi do të jenë dy nga pikat ku do te fokusohet ky bashkëpunim.

Ky projekt vjen në kuadër të detyrimeve që duhet të përmbushë vendi ynë në kuadër të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.

Specialistet suedeze te mjedisit beri te ditur ministri Klosi kane evidentuar 22 problematika dhe qasjen që duhet të ketë vendi ynë ndaj tyre para hapjes se negociatave me BE./ABC News Albania 24/7

auto-grabitja-rinas-0-620x3401481461911-c1200x600.jpg
nev ila10:50 | 02/05/2019

Prokuroria e krimeve të rënda ka kërkuar ndalimin e 5 personave në lidhje me grabitjen e parave në Rinas më 9 prill.

Sipas burimeve nga organi i akuzës, mësohet se personat për të cilët është kërkuar ndalimi, janë punonjës të kompanisë së sigurisë se aeroportit ICTS  dhe të bankave të cilave u përkisnin vlerat monetare.

Sipas të njëjtave burime, këta persona pritet të merren në pyetje në lidhje me ngjarjen,  përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive të tyre ligjore.

Ka  dyshime se këta persona kane konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Deri tani për grabitjen e Rinasit, janë vënë në pranga 6 persona, që dyshohet se kanë qenë pjesë e bandës që ka hyrë në aeroport, apo bashkëpunëtorë që kanë ndihmuar në realizimin e planit të grabitjes.

Ndërsa 3 persona të tjerë janë shpallur zyrtarisht në kërkim. Shuma e parave që u mor nga grabitësit është konfirmuar zyrtarisht nga bankat për organin e akuzës. Ajo është 6 milionë euro./abcnews.al

Bruseeles-1024x735.jpg
Sej rie20:30 | 01/05/2019

Gjashtë persona kanë përfunduar në pranga në kuadër të një operacioni të koduar “Transportuesi”.

 Sipas policisë në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:

M.Sh., 47 vjeç, lindur dhe banues në Shkoder.
D.K., 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,
K.Sh., 44 vjeçe, banuese në Durrës.
I.N, 56 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.
D. M., 55 vjeç, banues në Tiranë.
M.N., 56 vjeçe, banuese në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës në aksin rrugor “Tuneli Elbasanit – Rrethrrotullimi Tegut” , me një sasi mallrash të dyshuara kontrabandë, si veshje dhe produkte të tjera në vlerë të konsiderueshme.

Theksojmë se të gjithë personat e arrestuar janë subjekte tregtare me NIPT dhe ushtrojnë aktivitetin tregtar në qytetin e Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale në funksion të këtij procedimi u sekuestruan mallra të ndryshme kontrabandë, si veshje të ndryshme për të gjitha moshat , parfume dhe barna mjekësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjera’ në bashkëpunim” dhe ” Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprime doganore”./abcnews.al

corovode.jpg
Sej rie09:15 | 27/04/2019

Dy persona të armatosur dhe të dyshuar si shpërndarës të kokainës u arrestuan gjatë operacionit “Osumi”, në Çorovodë. Kapja e tyre u bë pas dy muajsh hetimi me metoda të specializuara.

Të dy të arrestuarve u janë gjetur doza kokaine, si dhe armë zjarri.

Ata zakonisht i gjenin klientët ne një lokal në Çorovodë, pronari i të cilit po hetohet në gjendje të lirë. Gjatë këtij operacioni janë bërë edhe kontrolle të tjera nëpër lokale dhe banesa./abcnews.al

082147157-8676fbdf-fc44-4dc4-ac54-f498b48d3644.jpg
Sej rie15:54 | 26/04/2019

Mbrëmjen e së enjtes policia italiane në Pulia ka ndaluar një gomone me 1.5 ton marijuanë në brigjet e Maria di Leuka. Dy skafistët shqiptarë, më pas të arrestuar, hodhën një pjesë të sasisë së drogës në det dhe u përpoqën të largoheshin. Por pas ndalimit nga policia italiane, në gomone u gjetën 71 pako me marijuanë me peshë 1.5 ton, e cila kap vlerën e 15 milion eurove.

Gomonia ishte e gjatë 10 metra dhe ishte modifikuar me dy motorë të fuqishëm. Dy shqiptarët e arrestuar akuzohen për mbajtje dhe trafik ndërkombëtar substancash narkotike./abcnews.al

vdekja-elbasan.jpg
nev ila21:13 | 22/04/2019

Pas ngjarjes të rëndë, ku humbi jetën 25 vjeçarja Rexhina Debrova, janë shoqëruar në policinë e Elbasanit për tu marrë në pyetje 4 mjekë të spitalit të këtij qyteti të cilët kishin asistuar në rastin e 25 vjeçares që humbi jetën gjatë lindjes.

Burime nga policia e Elbasanit bënë të ditur se është ndaluar mjeku kardiolog Mehmet Ibaj dhe reanimatori Nikollaq Thana. Ndërsa dy mjekët gjinekologë Ardjan Kadaifçiu dhe Kasem Dylgjeri janë lënë të lirë pas dhënies së dëshmive për këtë ngjarje.

Rexhina Debrova me banim në Cërrik, humbi jetën pas operacionit të lindjes së foshnjes. Humbja ka tronditur tej mase familjarët të cilët hedhin akuza ndaj mjekëve për ndërhyrje me vonesë./abcnews.al

106523717_30b86b87-abc2-4e1c-8f82-71653d1d4231.jpg
Sej rie21:30 | 19/04/2019

Shërbimet sekrete në Turqi kanë arrestuar dy agjentë arabë që vepronin në Stamboll prej disa muajsh. Autoritetet dyshojnë se prania e tyre ka lidhje me vrasjen e gazetarit Xhamal Kashogi.Autoritetet në Turqi kanë arrestuar dy persona që po kryenin aktivitete spiunazhi për llogari të Emirateve të Bashkuara Arabe. Një burim pranë qeverisë turke ka deklaruar se dy personat po hetohen edhe nëse kanë lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Xhamal Kashogi’. Një nga dy të arrestuarit kishte mbërritur në Turqi në tetor 2018, pak ditë pasi Kashogi’ ishte vrarë në konsullatën saudite në Stamboll. Ndërsa personi i dytë kishte mbërritur pak më vonë për të ndihmuar kolegun e tij në operacionet e fshehta.

Burimi zyrtar, që ka insistuar të ruajë anonimatin, ka deklaruar se një nga dy personat po mbahej nën mbikëqyrje prej 6 muajsh dhe ka gjasa që gjatë kësaj kohe ai dhe bashkëpunëtori të kenë mbledhur informacione për qytetarët arabë, përfshirë disidentët politikë, që jetojnë në Turqi.

Ndërkohë, një gjykatë turke vendosi të premten që dy të dyshuarit të mbahen në ndalim, nën akuzën e spiunazhit ndërkombëtar. Kashogi’, një analist i “Washington Post” dhe kritik i regjimit të princit Mohamed bin Salman, u vra në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor nga një skuadër agjentësh sauditë./abcnews.al

56739357_2401307600155597_7550344934893551616_n.jpg
ent ela18:37 | 08/04/2019

Katër persona janë arrestuar sotme Tiranë, gjatë një operacioni antidrogë. Sipas burimeve të policisë, të arrestuarit janë: Leonard Duka, 33 vjeç , Elvis Gacaj, 44 vjeç, Oltian Logaj, 38 vjeç dhe Dritan Agaj, 38 vjeç, te gjithe banues ne Tirane.

Policia bëri të ditur se keta shtetas u ndaluan për veprat penale“Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municionit luftarak” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Policia njoftoi se ka ushtruar kontroll në banesën me qera ku jetonin këta shtetas, pasi dispononte informacion se ata kishin në banesë sende të kundraligjshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar 4 te ndaluarit janë munduar të largojnë sendet e kundraligjshme duke hedhur një pjesë të tyre nga ballkoni i banesës.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

– Një mjet të blinduar;

– Një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë;

– 46 fishekë luftarak, si dhe doza me lëndë narkotike kanabis.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të tyre, si dhe të përfshirjes të personave të tjerë./abcnews.al

56161922_2395266824093008_3930571971275784192_n.jpg
ent ela17:37 | 30/03/2019

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Stafeta”, duke vënë në pranga 5 persona që bashkëpunonin me njëri-tjetrin në shitjen e drogave të forta.

 Në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet Gj. D., 36 vjeç, banues në Laç; M. P., 44 vjeç, banues në Mamurras; A. L., 25 vjeç, banues në Fushë Kuqe/Patok; A. N.,23 vjeç, banues në Fushë Kuqe/Patok dhe E. D., 28 vjeçe, banuese në Laç.

Në  bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, policia dyshoi se shtetasi Gj. D., me banim në Laç, në bashkëpunim me shtetasit M. P., A. L., A. N., dhe E. D., tregtonin dhe shisnin në kryeqytet me porosi klientele, lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilin e sillnin nga qyteti i Laçit.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke qarkulluar me dy automjete në rrugën e “Valiasit” në Kamzë dhe janë ndaluar për kontroll. Gjatë kontrollit të ushtruar, policia gjeti në njërin mjet një qese me lëndë të dyshuar narkotike, e llojit kokainë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 249.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë; dy automjete dhe gjashtë aparate celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprën penale te “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono