ndalimi

LLAMBAT-BE-1280x720.jpg
ent ela14:41 | 26/08/2018

Bashkimi Evropian ka ndaluar përdorimin e llambave të vjetra halogjene dhe ka urdhëruar që nga 1 shtatori të shiten vetëm ato të teknologjisë LED. Sipas Brukselit, kjo do të ulë ndotjen e mjedisit dhe konsumin e energjisë.

Llambat e vjetra halogjene do të ndalohet në Evropë më 1 shtator për të inkurajuar konsumatorët që të kalojnë në teknologjinë diodë me më shumë energji efiçente (LED). Ndalimi dhe kalimi në llampa me efikasitet energjetik – pjesë e përpjekjeve të gjera të Evropës për të kufizuar dëmtimin e mjedisit – vlerësohet të sjellë një kursim vjetor të energjisë ekuivalente me konsumin vjetor të energjisë elektrike të Portugalisë.  Ndalimi i llambave joefikase do të “ruajë 15.2 milionë ton emetime të CO2 deri në vitin 2025”, tha Anna-Kaisa Itkonen, zëdhënëse e Komisionit Evropian për veprim klimaterik dhe energji. “Kjo është e barabartë me emetimet e krijuara nga rreth 2 milionë njerëz në vit, që është një kontribut i rëndësishëm në luftën kundër ndryshimeve klimatike”.

Masa gjithashtu do të zvogëlojë importet e naftës në Bashkimin Evropian me gati 75 milionë fuçi në vit, sipas Itkonen. Llambat halogjene janë vlerësuar si “D” për efikasitetin e energjisë, vlerësimi më i ulët i disponueshëm sipas udhëzimeve të BE-së. Bazuar në këtë joefikasitet, shtetet anëtare të BE vendosën në vitin 2009 që të frenojnë llambat e vjetra halogjene deri më 1 shtator 2016. Megjithatë, Komisioni Evropian përfundimisht arriti në përfundimin se qytetarët e BE kishin më shumë kohë për të lëvizur nga halogjeni në LED dhe si rezultat ndalimi u shty deri në këtë vit.

Dritat LED konsumojnë rreth pesë herë më pak energji se sa llampat halogjene, duke ofruar potencial të madh kursimi, si për mjedisin ashtu edhe për ekonominë. Legjislacioni ekzistues i BE rreth ndriçimit ka kursyer rreth 41 teraËatt të energjisë elektrike në vitin 2015, sipas BE-së, përafërsisht ekuivalent me konsumin vjetor të energjisë primare të Estonisë. Ndalimi i ri i halogjenëve do të sjellë kursime të energjisë elektrike në të gjithë BE deri në 93 teraWatts çdo vit deri në vitin 2020, ekuivalent me sasinë e energjisë që Portugalia konsumon çdo vit. “Propozimet tona duhet të çojnë në kursime të mëtejshme kumulative dhe vlerë të shtuar për qytetarët dhe industrinë e Evropës dhe të kontribuojnë në rritjen e ekonomisë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike”, tha Itkonen. Ndërkohë, çmimet për llambat LED kanë rënë ndjeshëm dhe sipas BE-së, qytetarët do të kursejnë rreth 115 euro për blerjen e tyre për shkak të jetëgjatësisë së madhe. /abcnews.al

VOKSHI-PETICIONI-TEATRI-1280x720.jpg
ent ela15:11 | 01/07/2018

Deputetët e Partisë Demokratike firmosin peticionin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit drejtuar institucioneve më të larta të vendit me thirrjen për ndalimin e projektligjit i cili i hap rrugë prishjes së godinës dhe ndërtimit të një teatri të ri.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e instaluar në protestë prej disa javësh në ambientet e Teatrit Kombëtar me qëllim refuzimin e shembjes së godinës së saj dhe ndërtimit në zonë, ka përmbledhur pretendimet juridike pro kauzës së tyre në një peticion që kërkon refuzimin e projektligjit që i hap rrugë nënshkrimit të një kontrate me partneritet publik privat, peticion i cili ka afruar edhe deputetët e Partisë Demokratike.

 “Për t’ju përgjigjur thirrjes se artistëve për të firmosur peticionin që i bën thirrje autoriteteve me të larta të vendit për të mos lejuar kalimin e një ligji kriminal antikushtetues. Deputetë te tjerë të PD do të vijnë të firmosin. PD është seriozisht e angazhuar për të përdorur çdo mjet e mënyrë për t’i thënë ndal këtij akti antikushtetues që shkatërron një nga godinat më të vjetra të qytetit”.

Pas miratimit në seancën plenare të 28 qershorit të futjes në kalendarin e punimeve të këtij projektligji, dhe në mungesë të një Gjykate Kushtetuese për të ankimuar antikushtetutshmërinë e prentenduar, thirrjen peticioni ia drejton kryesisht Kreut të Shtetit, presidentit të republikës Ilir meta.

“Duke firmosur këtë peticioni bëjmë thirrje Presidentit të mos i hapë rrugë këtij akti antikushtetues, duke pasur parasysh që vendin Rama e ka lënë pa gjykatë kushtetuese, pra asnjëri nga ne nuk e godet dot në kushtetuese. Është një çështje që s’ka të bëjë me artin dhe kulturën por me kullëzimin, dhe duhet të bëhemi bashkë të gjithë pa bindje politike të bëhemi bashkë për ta mbrotjur Tiranën që të mos kullëzohet më tej, për të mbrojtur vlerat e artit kulturës dhe identitetit. Toka i falet kompanisë me një çmim skandaloz 470 euro metri katror, mendoni sa metra katror do ketë këtu”

Deputetja demokrate Albana Vokshi njoftoi gjithashtu tentativat e forcës së saj politike për të sensibilizuar faktorin ndërkombëtar të ndodhur brenda dhe jashtë kufijve shqiptarë në mbrojtjen e kësaj godine dhe trashëgimisë kulturore në të. /abcnews.al

 

Policia-e-Elbasanit.jpg
ent ela10:16 | 11/05/2018

Policia e Elbasanit arrestoi  autorin e plagosjes me armë zjarri të 22 vjeçarit Xhon Rusta në lagjen “11 Nëntori” të qytetit. Ndërkohë u shpall në kërkim një person  tjetër si përkrahës i autorit të krimit.  Juxhino Seferi, 22 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet  për veprën penale ‘vrasje me dashje e mbetur në tentativë’. Në kërkim është shpallur Mattia Ajazi, 23 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale ‘Përkrahja e autorit të krimit’. Me 23 prill, Juxhino Seferi dyshohet të ketë plagosur me armë zjarri shtetasin Xhon Rusta, dhe më pas është larguar me automjet. Ngjarja dyshohet se ka lidhje me një tentativë vrasje në vitin 2014.

Njoftimi i Policisë Elbasan

Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave në kërkim për vepra të ndryshme penale,  nga Specialistët për  Hetimin e Krimit  në  Komisariatin e Policisë Elbasan, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit :

Juxhino Seferi, 22 vjec, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Ky shtetas dyshohet se më datën 23.04.2018, në rrugën e “Konvikteve”,  në lagjen “11Nëntori”, Elbasan, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Xh.R dhe më pas është larguar me një automjet.

Gjithashtu në vijim të veprimeve për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, u bë kapja dhe ndalimi edhe i shtetasit:

Mattia Ajazi,  23 vjeç, banues në Elbasan,  i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasanpër veprime të mëtejshme. /abcnews.al

 

5F757D2C-3391-4BA2-9774-80A452D63C12_cx0_cy9_cw0_w1023_r1_s.jpg
ent ela10:20 | 23/04/2018

Irani ka ndaluar përdorimin e kriptovalutave në banka dhe institucione tjera financiare.

“Përdorimi i bitcoin-it dhe kriptovalutave tjera është ndaluar në Qendrën Monetare Shtetërore dhe institucionet tjera financiare”, është thënë përmes një deklarate nga Banka Qendrore.

Ky vendim ishte bërë i ditur në dhjetor nga një komitet qeveritar, mirëpo tani është vënë në zbatim.

Ndalimi është i nevojshëm, “pasi të gjitha kriptovalutat kanë kapacitet për t’u përdorur në financim të terrorizmit apo për transferim të parave të kriminelëve”, është thënë përmes një deklarate të Bankës.

Disa individë iranianë i konsiderojnë kriptovalutat si mundësi për tejkalim të vështirësive të lidhura me sanksione ndërkombëtare. /REL

AVOKATI-I-POPULLIT-MBULIM-1280x720.jpg
ent ela16:00 | 19/04/2018

Avokati i Popullit ka publikuar raportin përfundimtar lidhur me arrestimet e protestuesve qe tubuan në “Rrugën e Kombit”, për kundërshtimin e tarifës së vendosur për kalimin në këtë rrugë.

Në dokumentin e publikuar per mediat saktesohet se “urdhërat e ndalimit të nxjerrë nga Prokuroria nuk përmbajnë asnjë arsyetim në lidhje me shkaqet që kanë çuar Prokurorinë në zbatimin në rastin konkret të një masë sigurie me privim lirie.

Gjithashtu, ne raport thuhet se nuk janë evidentuar nga ana e Prokurorisë dhe Policisë veprimet konkrete të bëra midis tyre për të dokumentuar orën në të cilën i është kërkuar policisë zbatimi i këtyre urdhrave të ndalimit. Sipas raportit të Avokatit të Popullit, nuk rezulton asnjë dokumentim në lidhje me grupet e ngarkuara nga ana e Policisë për të ekzekutuar urdhrat e ndalimit ose personin përgjegjës.

Lidhur me një çështje të tillë, Avokati i Popullit ka radhitur në raport dhe rekomandimet për Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatën. /abcnews.al

 

policia-e-shtetit.jpg
us er13:32 | 02/01/2018

Pas deklaratave të kreut të opozitës Lulzim Basha, lidhur me për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i policisë së Shtetit. Në njoftimin e saj policia sqaron se të gjithë protestuesit e datës 18 dhjetor, të shpallur në kërkim për kundërshtim me dhunë të punonjësve të Policisë së Rendit Publik, kanë për detyrë të ndalojnë në çdo pikë kontrolli. Kjo gjë sipas policisë ka ndodhur edhe ditët e fundit kur janë ndaluar, u është marrë deklaratë dhe janë lënë të lire.

“Mbi këtë bazë, sistemi TIMS në Pikat Kufitare dhe çdo patrulle policie që bie në kontakt me këta shtetas, ka detyrimin t’i ndalojë ata dhe të njoftojë OPGJ që ndjek çështjen.

Kjo ka ndodhur edhe ditët e fundit, kur janë evidentuar, ndaluar, ku u është marrë deklaratë dhe janë lënë të lirë, disa persona të shpallur në kërkim policor”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Hetimet ndaj tyre vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Policia e Shtetit sqaron më tej se: “garanton të drejtën e protestës, por nuk do të hezitojë në asnjë rast të ushtrojë forcën e ligjin ndaj kujtdo që e shkel atë”./abcnews.al

 

26168563_1740231586028015_6403356357276509035_n.jpg
us er13:00 | 02/01/2018

Statusin e parë nw facebook për vitin 2018, kreu i opozitës Lulzim Basha e nisi me akuza ndaj kryeminsitrit Edi Rama për ndalimin e protestuesve në natën e ndërrimit të viteve. Sipas Bashës ndalimi i protestuesve edhe në natën e ndërrimit të viteve është reagim prej frikacaku i Edi Ramës nga zemërimi masiv i qytetarëve, që falë bashkëqeverisjes së tij me krimin, janë sot me të varfrit në Europë.

Statusi i plotë i Lulzim Bashës në facebook

Ndalimi i protestuesve edhe në natën e ndërrimit të viteve është reagim prej frikacaku i Edi Ramës nga zemërimi masiv i qytetarëve, që falë bashkëqeverisjes së tij me krimin, janë sot me të varfrit në Europë. Ndërsa me bekimin e tij kalojnë tonelata drogë drejt Italisë, policia e urdhëruar nga Edi Rama dhe vellai i trafikantit të drogës, Fatmir Xhafa, po ndalon qytetarët që u ngritën kundër dhunimit të kushtetutës, kundër emërimit të Edi Ramës kryeprokuror. Këto janë shenjat e tmerrit që i ka kapur nga protesta e radhës. Burgosja e qytetarëve nuk e shpëton dot Edi Ramën, sepse një popull të tërë nuk e burgos dot. Burgu është vendi për trafikantët, bashkëpunëtorët e krimit në pushtet, për të korruptuarit që Edi Rama po bën gjithçka për t’i mbrojtur, jo për qytetarët që ngrihen se nuk sigurojnë dot bukën e fëmijëve të tyre, ngrohjen në këtë dimër të acartë, nuk paguajnë dot faturat që rriten çdo vit. Me akte të tilla Edi Rama nuk bën gjë tjetër veçse po firmos me shpejtesi fundin e tij politik. Shqiptarët e vranë frikën 28 vite më parë. Kushdo që përpiqet të rikthejë sundimin përmes frikës, do të ketë të njëjtin fund!/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono