ndalim

klevis-balliu-1.jpg
ad min19:31 | 13/10/2019

Pas përfundimit të protestës së banorëve të Unazës së Re, policia ka shoqëruar në polici ish-deputetin Klevis Balliu. Gjithashtu në komisariat janë shoqëruar Kujtim Ylli, Dritan Noku, Arend Bushi, Ani Murataj, Andi Sharra, Gojart Duro dhe Ervis Hysneli banorë të Unazës së Re.

Një tjetër protestë u zhvillua në Unazën e Re këtë të diel, ku banorët kërkojnë anulimin e projektit, por tashmë edhe lirimin e tre të arrestuarve për të cilët Gjykata e Tiranës dha sot arrest me burg. Të pranishëm në këtë tubim ishte edhe kreu i PD-së Lulzim Basha./abcnews.al

IMG_1116-1280x853.jpg
ad min15:08 | 03/06/2019

Nga foltorja e selisë blu, nënkryetari i kësaj force politike Edi Paloka akuzoi kryeministrin Rama dhe ministrin e tij të Brendshëm Sandër Lleshaj për ndalime dhe arrestime politike të protestuesve kundër të cilëve nuk ka asnjë provë.

“Është fakt se shumica e 500 qytetarëve të ndaluar nga policia gjatë këtyre 4 muajve, janë sot të lirë, për arsyen e thjeshtë se kanë qenë të pafajshëm, kanë qënë të burgosur politikë dhe në të drejtën e tyre të protestuar! Është fakt se në gjyqe kanë rezultuar të ndaluar edhe njerëz që janë rrëmbyer në rrugë, pa qenë fare në protestë”.

Kryeministri po përdor institucionet e represionit, sipas Palokës, duke nisur nga policët tek prokurorët…

“E deri tek ndonjë gjykatës militant si Arben Micko. Është fakt se sot kemi dy polici brenda radhëve të policisë, atë të profesionistëve të ndershëm dhe atë të narkomilitantëve”.

Këtë e vërteton video ku shfaqet polici teksa dhunon vartësin e tij për të zbatuar një urdhër të ministrit, i përfshirë në debat verbal me ish deputetin demokrat Bardh Spahia në Spitalin e Traumës.

Pamjet janë revoltuese për çdo njeri të lirë dhe me dinjitet. Nuk është e largët dita që çdo shërbëtor i Edi Ramës do të mbajë përgjegjësi para ligjit. Kudo qoftë ai, në polici, prokurori apo gjykatë, fundi i tij do të jetë i njëjtë me atë të Edi Ramës.

/ABC News Albania 24/7

moses-ones.jpg
ad min16:15 | 17/05/2019

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbështetur Ministrinë e Arsimit në projektin “Shkollat si qendra komunitare” në përpjekje kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Në mbyllje të tij e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë Leyla Moses-Ones u shpreh se pilotimi i programit ka shërbyer për të promovuar paqen dhe jo dhunën.

“Strategjia ka bërë që edhe aktorët vendas të ndërgjegjësohen për të trajtuar këtë fenomen”, deklaroi e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA në Tiranë, Leyla Mozes-Ones.

Projekti i parë kundër ekstremizmit u mbajt në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2015. Më vonë një samit për këtë temë u zhvillua në Tiranë, ku liderët politikë shqiptarë dhe në Ballkan vunë në dukje se ekstremizmi dhe terrorizmi duhet luftuar./ABC News Albania 24/7

balliu.jpeg
ad min22:20 | 07/05/2019

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është ndaluar sot pasdite nga policia. Lajmi bëhet i ditur për ABC News nga burime zyrtare nga Policia e Shtetit. Ai ishte shoqëruar gjatë paradites në komisariatin e policisë nr. 6 bashkë me disa banorë të zonës së Unazës së Re, pas përplasjes dhe kundërshtimit të forcave të policisë. Gjatë këtyre përplasjeve mbetën të lënduar 4 efektivë policie, që po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Gjithçka nisi pasi një grup banorësh të kësaj zone bllokuan rrugën ku do të kalonte kryeministri Rama, duke organizuar një manifestim të paligjshëm. Me ta u bashkuan edhe ish-deputetë të Partisë Demokratike, mes të cilëve edhe Balliu. Të njëjtat burime i thanë ABC Neës se bashkë me ish-deputetin Klevis Balliu janë ndaluar dhe 3 banorë të tjerë të zonës./ABC News Albania 24/7

jacinda.jpg
ad min21:28 | 21/03/2019

Disa ditë pas masakrës së dyfishtë në qytetin Christchurch, ku humbën jetën 50 persona, qeveria e Zelandës së Re ka ndaluar posedimin e armëve të stilit ushtarak dhe atyre gjysmë automatike. Për kryeministren e vendit, ngjarja e javës së kaluar nuk duhet të përsëritet.

Zelanda e Re do të ndalojë të gjitha llojet e armëve gjysmë automatike dhe ato të tipit ushtarak pas sulmeve terroriste në kryeqytetin Christchurch. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministrja Jasinda Ardern, kur ka kaluar më pak se një javë nga vrasja e 50 personave në dy xhami nga një person i vetëm. Zonja Ardern deklaroi se pret që legjislacioni i ri të hyjë në fuqi më 11 Prill.

“Ajo që ndodhi ndryshoi përgjithmonë historinë tonë. Tani, edhe ligjet tona do të ndryshojnë”, deklaroi kryeministrja.

Ajo nënvizoi se edhe ato pjesë këmbimi që shërbejnë për t’i bërë armët automatike do të ndalohen, bashkë me karikatorët që mbajnë shumë plumba. Paralelisht është shpallur një amnesti në mënyrë që pronarët e armëve të këtij lloji t’i dorëzojnë ato dhe më pas do të përfitojnë nga një skemë rimbursimi.

“Veprimet tona, për llogari të qytetarëve tanë, kanë si qëllim garantimin se ngjarje të tilla nuk do të përsëriten”, deklaroi Ardern.

Autori i sulmit të dyfishtë, i pajisur me pushkë gjysmë automatike, mendohet t’i ketë modifikuar ato me karikatorë të kapaciteteve të mëdha, në mënyrë që të mbanin më shumë plumba dhe që të qëllonte sa më shumë me breshëri. Që këtë të enjte, në Zelandën e Re armë të llojeve të ndryshme janë klasifikuar si armë të tipit ushtarak dhe gjysmë automatike, duke u bërë shumë të vështira për t’u blerë./abcnews.al

tirana-1.jpg
ad min14:33 | 13/03/2019

Shqipëria i është bashkuar listës se shteteve evropiane, të cilat ndaluan fluturimet e avionëve Boeing 737-8 dhe 737-9 MAX në hapësirat e tyre ajrore.

Autoriteti i Aviacionit Civil bën të ditur se dhe në vendin tonë do të zbatohet vendimi i Agjencisë Evropiane të Sigurisë në Operim të Aviacionit dhe nuk do të lejohet fluturimi i këtyre tipe avionësh në hapësirën ajrore shqiptare për një kohë të pacaktuar.

Vendimi vjen pas aksidentit fatal të avionit tip Boeing 737 Max 8 të shoqërisë ajrore “Ethiopian Airlines” në Kenia.

Megjithatë Autoriteti i Aviacionit Civil thotë se aktualisht ne Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nuk ka në operim asnjë avion të tillë, në asnjë nga linjat e programuara të fluturimeve./abcnews.al

policia-2.jpg
ad min17:59 | 30/01/2019

Policia ka arrestuar një person në Durrës. E.A gjatë mbrëmjes së të martës ka qëlluar me armë zjarri në ajër në Hamallaj. Pasi policia zbardhi ngjarjen ai u vu në pranga. Si prova materiale, uniformat blu sekuestruan një armë zjarri automatike me fishekë. Ndaj të arrestuarit rëndojnë veprat penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”./abcnews.al

PUTIN-HIP-HOPI.mpg_snapshot_00.22-1280x805.jpg
ad min12:36 | 16/12/2018

Hip Hopi është kthyer në një problem serioz në Rusi. Shumë koncerte u anuluan dhe këngëtarë të ndryshëm përfunduan në pranga. Për të qetësuar situatën presidenti Putin tha se Hip Hopi duhet kontrolluar, por jo mbyllur si zhanër.

Nëse nuk mund t’i mposhtësh, bashkohu me ta: kështu thoshte Jul Çezari. Dhe kjo është ajo që thotë dhe presidenti rus, Vladimir Putin, strateg që nuk duhet nënvlerësuar. “Nëse është e pamundur të ndalohet diçka, atëherë duhet të bëhesh pjesë e saj”. Subjekti: Hip-Hopi, zhanri muzikor që ka përfunduar në shënjestër të autoriteteve ruse. Në javët e fundit, të paktën 14 koncerte janë anuluar dhe 3 artistë përfunduan në pranga. Rasti më I spikatur: arrestimi, edhe pse i shkurtër, i reperit Husky.

Masat e tilla represive, tha udhëheqësi i Kremlinit, janë kundërproduktive. Prandaj ai sugjeroi ndryshimin e taktikave. “Si ta bëjmë atë, si ta marrim përgjegjësinë dhe ta udhëzojmë atë në drejtimin e duhur, kjo është çështja më e rëndësishme”, shtoi Putin, duke sugjeruar që kjo temë të diskutohet më shumë nga anëtarët e administratës së saj dhe nga Ministri i Kulturës.

Igor Matvienko, producent muzikor dhe anëtar i një këshilli konsultativ: propozoi krijimin e një sistemi për mbajtjen e koncerteve nga prindërit. Putini u përgjigj: “Ju thoni se hip-hopi është bazuar në tre shtylla: seks, drogë dhe protestë. Nga të gjitha këto, droga është më shqetësuese. Është rruga për degradimin e një vendi “. Presidenti rus gjithashtu komentoi përdorimin e gjuhës së ashpër në tekstet muzikore. Një gjuhëtar, tha ai, “më shpjegoi se fjalët e këqija janë pjesë e gjuhës sonë. Problemi është se si përdoren”.

Disa ditë më parë në parlamentin rus u zhvillua një tavolinë e rrumbullakët me yjet e skenës muzikore dhe u njoftua një konkurs për këngë hip-hop për temën: udhëtim në Rusi. Çmimi ishte një turne në qytetet kryesore të federatës. Hip-Hopi, sin ë çdo pjesë të botës, është mes zhanreve më popullor në RUsi. Dmitrij Kuznetsov, në art Husky, është më i ndjekur nga të rinjtë. Videot e tij bardh e zi në Youtube shkojnë përtej 6 milion shikimeve. Këngët e tij karakterizohen nga tekste të ashpëra me rima të ndërlikuara që shpesh tallin autoritetet ose denuncojnë brutalitetin e policisë. Ai u arrestuar në Krasnodar ndërsa përformonte sipër një automjeti mes turmës ndërsa koncerti i tij ishte anulluar. Ai u dënua me 12 ditë burgë, por u lirua pas 4 ditësh./abcnews.al

turqia.jpg
ad min14:10 | 19/11/2018

Gjermania do t’i ndalojë hyrjen 18 shtetasve të Arabisë Saudite në territorin e vendit si dhe në hapësirën europiane Shengen, për shkak të lidhjeve të tyre të mundshme me vrasjen e gazetarit Xhamal Khashoggi. Lajmi u konfirmua për mediat nga ministry i jashtëm gjerman, Heiko Maas.

Në deklaratën e tij Maas theksoi se Berlini ka vendosur që Gjermania t’u ndalojë hyrjen në vend shtetasve sauditë që dyshohet se kanë lidhje me këtë vrasje./abcnews.al

SINKRON-RAMA-LIGJI-ALKOOLIT-ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.05-1280x843.jpg
ad min18:48 | 31/10/2018

Në deklaratën pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se së shpejti në parlament do të shkojë projekligji që ndalon adoleshentët të frekuentojnë klubet e natës. Kushdo që do të bëjë të kundërtën do të ndëshkohet me masa ekstreme tha kryeministri Rama.

Edi Rama, kryeministër: “Në ligjin për ndalimin dhe tregtimin e alkollit dhe për ndalimin e fëmijëve deri në moshën 18 vjeç në lokale gjatë orareve të mësimit, ligji do të shkojë në parlament, masat do të jenë shumë të rënda duke e bërë të pamundur tregtimin e alkoolit për ta që janë nën 18 vjeç dhe duke sanskionuar rëndë të gjitha lokalet që shkelin këtë ligj dhe që do të pranojnë të lejojnë të hyjnë në derën e tyre, vajza dhe djem nën 18 vjeç ehde gjatë orëve të mësimit. Pavarsisht nëse marrin apo s’marrin alkool kjo është një temë tjetër ndëshkimet do të jenë ekstreme.”/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono