NBA

nba1.jpg
ent ela16:54 | 21/04/2019

Denveri barazoi rezultatin në plej ofin e basketbollit amerikan ndaj San Antonios. Skuadra nga Kolorado arriti fitore jashtë fushe falë yllit Nikola Jokiç.

Nuk përbëjnë lajm Miluoki, Hjustoni apo edhe Filadelfia.

Të udhëhequr nga yjet e tyre, Antetokunmpo, Hardën dhe Embiid, këta favoritë janë thuajse të kualifikuar, ndërsa emocionet janë të gjitha për fatin e Denverit.

Skuadra numër 2 e Perëndimit ishte shumë pranë eleminimit që në pengesën e parë të plej ofit në NBA, veçse në duelin e fundit e barazpeshoi sfidën.

Arriti një fitore të rrallë dhe të vështirë në fushën e San Antonios me përvojë, 117-103, duke barazuar rezultatin në 2-2, ndërsa dy ndeshjet e radhës do t’i ketë në fushën e vet.

Ashtu si edhe në sezonin e rregullt, Denveri u mbështet tek ylli kryesor, Nikola Jokiç, i cili dha një paraqitje të madhe.

Shtatlarti serb realizoi 29 pikë, kapi 12 topa në tabela dhe iu afrua një tripëll dabëlli duke shtuar edhe 8 pasime për kosh.

Kishte 7 vjet që Denveri nuk fitonte në San Antonio dhe kjo ndoshta mund të ketë një domethënie të madhe.

Thuajse asnjë nga basketbollistët e sotëm nuk ka përvojë në plej of, ndërsa vetë skuadra nga Kolorado nuk ka njohur suksese pas sezonit të rregullt, të paktën në 40 vitet e fundit.

Kjo do të thotë se edhe me barazimin 2-2, Jokiç me shokë sërish mund të dështojnë përballë San Antonios, që është pesë herë kampione e NBA-së.

Gjithsesi, duket se Denveri e ka gjetur mënyrën për t’ia dalë ndaj rivalit të rrezikshëm, siç e tregoi në ndeshjen e katërt, ku u mbështet tek forca fizike dhe arriti fitoren.

celtics-streak-2016-17-1280x720.jpg
Sej rie20:20 | 20/04/2019

Boston Sëlltiks është një nga skuadrat më të mira të plej ofit në basketbollin amerikan. Rekordmenët e titujve kryesojnë 3-0 ndaj Indianës duke qenë pranë kualifikimit

Sezoni i rregullt nuk kënaqi plotësisht, por llogaritë bëhen në fund.

Boston Sëlltiks jo më kot është klubi rekordmen me tituj në basketbollin amerikan, dhe emri I madh duket se po peshon në plej of.

Nëse Golden Stejti, Toronto apo Denveri janë në vështirësi dhe kanë humbur ndeshje, skuadra 19 herë kampione po marshon drejt raundit të dytë.

Triumfoi 104-96 në fushën e Indianës, duke marrë kryesimin 3-0, që do të thotë se është vetëm një ndeshje larg kualifikimit.

Nëse fiton herën tjetër po në Arenën e Indianës, ia del me atë që në NBA quhet “fshesë”.

Rolin udhëheqës e morën pikërisht ata basketbollistë prej të cilëve pritej.

Kajri Irving dhe Xhejlën Braun dhanë shembullin personal, ndonëse edhe shokët e tyre, si Tatëm, Horford, Rozier apo Morris nuk u paraqitën aspak keq.

Irving shënoi 19 pikë, kapi 5 topa në tabela, shërbeu 10 pasime për kosh, vodhi 1 top dhe bllokoi një gjuajtje, duke qenë padyshim numri 1 për miqtë.

Braun, I kthyer në formë në kohën e duhur, shënoi 23 pikë dhe kapi 7 topa në tabela.

Indiana, një skuadër që vjet detyroi Klivlendin e Lebron Xhejmsin të luanin 7 ndeshje në raundin e parë, nuk po gjen dot përgjigje.

As yjet europianë, si kroati Bojan Bogdanoviç dhe lituanezi Domantas Sabonis, nuk po mjaftojnë.

Bostoni nuk jepet favorit për titullin, por ku i dihet, në plej ofin e NBA-së ndodhin edhe çudira./abcnews.al

golden-1280x640.jpg
Sej rie21:15 | 14/04/2019

Basketbolli amerikan e nisi me të papritura fazën e plej ofit. Skuadrat favorite u mundën që të gjitha me përjashtim të Golden Stejtit.

Kampionët prandaj janë kampionë, që të dinë të përballojnë momentet më të vështira. Nëse në Champions, hallet nisin tek eliminimi direkt, në NBA gjithçka fillon në plej of.

Kjo u duk që në mbrëmjen e parë, kur të papriturat ishin thuajse në të gjitha ndeshjet, dhe shpëtoi pikërisht kampionia Golden Stejt. Skuadra nga Oklendi u udhëhoq nga Stefën Kërri në suksesin 121-104.

Basketbollisti me numrin 30 shënoi 38 pikë, si dhe kapi 15 topa në tabela e shërbeu 7 asistë. Kërri vendosi edhe rekordin e plej ofit me 8 kosha tripikësh në një ndeshje, duke kaluar një legjendë si Rej Allen.

Natyrisht, kampionët patën edhe yje të tjerë që u dalluan. Kevin Durant shënoi 23 pikë dhe bllokoi 3 gjuajtje të kundërshtarëve, duke luajtur në një nivel tepër të lartë.

Pranë fundit, ai përjashtua nga loja për faull teknik, bashkë me lojtarin e Klipersave, Beverli. Drejmond Grin shënoi 17 pikë, kapi 7 topa në tabela dhe shërbeu 7 asistë, ndërsa Demarkus Kouzins shënoi 9 pikë e kapi 9 topa në tabela në vetëm 21 minuta për Golden Stejtin.

Kapiteni Klej Tompson pati një mbrëmje “të qetë” për standardet e tij, me vetëm 12 pikë, ndërsa plot 10 lojtarë të Golden Stejtit shënuan pikë në këtë ndeshje.

Në përtalljet e tjera, rezultatet ishin të gjithë të papritur. San Antonio fitoi në fushën e Denverit101-96, Bruklin triumfoi në Filadelfia 111-102, ndërsa Orlando ia doli në Arenën e Torontos 104-101, falë koshit tripikësh të Ogustinit në sekondat e fundit./abcnews.al

Duejn-Uejd.jpg
Sej rie14:45 | 11/04/2019

Një legjendë e basketbollit amerikan luajti ndeshjen e tij të fundit të karrierës. Duejn Uejd largohet pas tre titujve kampionë të fituar me Majemin.

Në moshën 37-vjeçare ndjeu se duhej të thoshte mjaft.

Vendimimin e kishte marrë prej kohësh dhe sezoni i fundit kaloi për Duejn Uejdin më shumë si një ceremoni e gjatë festive për lamtumirën, sesa si një konkurrim për titull.

Uejd, padyshim një nga basketbollistët më të mirë në historinë e NBA-së, luajti ndeshjen përmbyllëse pikërisht në Arenën e Bruklinit në Nju Jork, ku Majemi humbi 94-113, por ku ai I fitoi sfidat personale, duke realizuar tripëll dabëllin e fundit në karrierë.

Shënoi 25 pikë, kapi 11 topa në tabela dhe shërbeu 10 pasime për kosh.

Lebron Xhejms, Karmelo Entoni dhe Kris Pol ishin në Arenë për të ndjekur lamtumirën e Uejdit.

Të katër mbeten shokë të ngushtë dhe luajtën bashkë në ekipin olimpik amerikan.

Uejd fitoi tre tituj kampion, në 2006, 2012 e 2013, që të gjithë me Majemin, të parin duke qenë ai udhëheqësi i ekipit, dhe dy të tjerët në krah të Lebron Xhejmsit e Kris Boshit.

Ai luajti gjithë karrierën tek Majemi, me përjashtim të dy sezoneve me Çikagon dhe Klivlendin.

Me kombëtaren fitoi titullin olimpik në 2008 në Pekin, ndërsa në NBA luajti për 16 vjet, duke u bërë rekordmeni dhe lojtari më i mirë i Majemit në histori./abcnews.al

Dirk-Novicki.jpg
nev ila19:57 | 10/04/2019

Dirk Novicki luajti ndeshjen e fundit përpara publikut të tij në basketbollin amerikan. Ylli gjerman shkëlqeu në fitoren e Dallasit ndaj Feniksit, ndërsa do t’i japë fund një karriere të nisur që nga viti 1998.

I mbetet edhe një ndeshje për t’i dhënë fund.

Dirk Novicki pati një ndarje emocionale me rreth 20 000 spektatorë në Arenën e Dallasit, duke luajtur ndeshjen përmbyllëse aty, dhe të parafundit në karrierë.

Ai e festoi siç duhet duke shënuar 30 pikë, e përveç tyre, kapi edhe 8 topa në tabela dhe shërbeu 3 pasime për kosh.

Dallasi fitoi 120-109 ndaj Feniksit, duke i dhënë Dirkut kënaqësinë e një fundi të suksesshëm të një karriere të madhe, të paktën përpara publikut të tij.

Veterani gjerman pati në krah edhe yllin e ri të skuadrës, sllovenin Luka Donçiç që realizoi një tripëll dabëll, me 21 pikë, 16 topa në tabela e 11 pasime për kosh.

Novicki i jep fund një epoke të madhe në NBA, nisur në vitin 1998, duke u bërë i vetmi lojtar që luan 21 sezone me një skuadër të vetme.

Ai është europiani i vetëm që ka kaluar sasinë e 30 000 pikëve të shënuara, duke qenë në vend të 6-të të të gjitha kohëve, me 31 540 pikë, i lënë pas vetëm nga legjendat Çembërlen, Karl Maloun, Brajant e Lebron Xhejms e Majkëll Xhordan.

Novicki ishte lideri i Dallasit që fitoi titullin e parë dhe të vetëm kampion të NBA-së në 2011, duke u shpallur edhe lojtari më i mirë i atij sezoni.

Gjermani shtatlartë, 2.13 metra, do të mbahet mend si përfaqësues i brezit të dytë europian në basketbollin amerikan, pas Drazhen Petroviçit, Arvidas Sabonisit apo Toni Kukoçit, por padyshim si lojtari më i mirë europian i të gjitha kohëve në NBA, edhe mbi Toni Parkerin./abcnews.al

nba-1280x720.jpg
ent ela22:30 | 08/04/2019

Hjustoni vendosi një rekord të ri në Basketbollin Amerikan për gjuajtjet me vlerë tri-pikëshe. Skuadra nga Teksasi shënoi plot 27 herë në fitoren ndaj Feniksit.

Hjustoni vendosi rekordin e ri në NBA, me 27 kosha tri-pikësh realizuar në një ndeshje të vetme. Një mbrëmje padyshim e paharruar. Plot 8 lojtarë në parket shënuan kosha nga distanca dhe rekordi i NBA-së u thye.

Nga 26, tani janë 27 realizime tri-pikëshe në një ndeshje të vetme të basketbollit amerikan, dhe “vula” iu vu nga Hjuston Rokits. Xhejms Harden shënoi 5 nga 6 tentativat, veçse më i miri ishte Erik Gordon me 8 gjuajtje të sakta (nga 13).

Edhe rekordin e mëparshëm, e mbante po Hjustoni, që duket si skuadra më e specializuar në NBA për këtë element, edhe më e mirë sesa Golden Stejti. Suksesi ishte i thellë, 149-113, ndaj Feniksit, dhe kjo tregon formën e mirë të skuadrës nga Teksasi.

Harden shënoi 30 pikë, Erik Gordon 26 dhe qendra Klint Kapela pati 22. Kapiteni, madje, pushoi gjatë gjithë periodës së katërt, për të qenë më i freskët për Play Off-in.

Trajneri Majk D’Antoni dhe tifozët në “Toyota Center” u kënaqën shumë edhe për faktin se Hjustoni luajti mirë si skuadër, jo thjeshte me aftësi individuale. Plot 12 lojtarë shënuan pikë për vendasit, që do të thotë se ka shumë alternativa në sulm.

Hjustoni mban vendin e tretë në Konferencën Perëndimore dhe që shihet si rreziku numër 1 për Golden Stejtin, pavarësisht se Denveri është në vendin e dytë./abcnews.al

james-harden.jpg
G. P.22:10 | 06/04/2019

Një garë e fortë po zhvillohet për çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit të rregullt, në basketbollin amerikan. Mes gjithë kampionëve të mëdhenj, shkëlqen një yll nga Lindja dhe një nga Perëndimi.

Duhen edhe dy apo tri ndeshje deri në fund. Basketbolli amerikan bëhet gati për plej ofin, por cili do të shpallet lojtari më i mirë i sezonit të rregullt?

Televizioni ESPN bën një analizë të garës mes Janis Antetokunmpos së Miluokit dhe Xhejms Hardenit të Hjustonit. Antetokunmpo ka mesataren prej 27.4 pikësh për ndeshje, ka 12.5 topa në tabela, dhe 5.9 pasime për kosh po për ndeshje.

Ylli afrikan i ardhur nga Greqia kujton lavdinë e dikurshme të Miluokit, Karim Abdyl Xhabar, që po ashtu e nxorri ekipin në vend të parë. Harden, ndërkaq, është shënuesi më i mirë i edicionit.

Ai ka mesataren 36.4 pikë për ndeshje, dhe koeficientin e efikasitetit në lojë 30.4. Kjo është më mirë se disa për gjigandëve si Shakil O’Nill, Tim Dankën, dhe thuajse e barabartë me atë të legjendës Majkëll Xhordan.

I paarritshëm në këtë renditje, legjenda tjetër Uilt Çembërlen, që në disa sezone ishte më lart, duke pasur kulmin në 1961-1962 me 50.4 pikë për ndeshje dhe efikasitetin 31.7. Vetëm tre lojtarë në histori kanë mesatare më të lartë pikësh se Hardeni këtë vit, dhe pikërisht Çembërleni që e ka bërë në disa raste, Elgin Bejlër dhe Majkëll Xhordan.

Natyrisht, jo gjithnjë koshat e shënuar kanë siguruar çmimin e lojtarit më të mirë, dhe Hardeni ka një minus në krahasim me Antetokunmpon.

Kjo, sepse Hjustoni doli vetëm në vendin e tretë në Konferencën Perëndimore, i lënë pas nga Golden Stejti dhe Denveri. Më i fortë u tregua Miluoki i Antetokunmpos, që zuri vendin e parë jo vetëm në Konferencën Lindore, por duke qenë edhe skuadra numër 1 e sezonit të rregullt në NBA.

Basketbolli amerikan ka edhe yje të tjerë si Rasëll Uestbruk, Stefën Kërri, Kevin Durant apo Lebron Xhejms, por protagonistët e mëdhenj kanë qenë pikërisht Hardën e Antetokunmpo./abcnews.al

westbrook.jpg
G. P.14:22 | 03/04/2019

Rasell Westbrook pati një tjetër rekord të madh në basketbollin amerikan. Ylli i Oklahoma-s barazoi legjendën Wilt Chamberlain, në fitoren ndaj Lakers.

Lebron James nuk ishte aty për ta admiruar direkt. Mëkat pasi një kampion padyshim është i lumtur për sukseset e një kampioni tjetër, siç ishte ai i Rasëll Uestbrukut që barazoi një rekord të madh në NBA.

Ylli i Oklahoma-s u bë i dyti lojtar në histori, pas Wilt Chamberlain, që realizon një tripëll dabëll të veçantë, me të paktën 20 pikë të shënuara, 20 topa në tabela dh 20 pasime për kosh.

Saktësisht, Westbrook pati 20 pikë, 20 topa në tabela e 21 asistë, diçka që e plotësoi një minutë para fundit të ndeshjes, së fituar 119-103 nga skuadra vendase. Basketbollisti me numrin 0 ka po ashtu një mesatare tripëll dabëlli për gjithë këtë sezon, të tretin radhazi, duke qenë I vetmi në histori që ia del.

Përveçse për Ëestbrook, ndeshja ishte e rëndësishme për Oklahoma-n, që hasi rezistencë të fortë nga Lakers, edhe pse Lebroni u la pushim. Shkëputja ndodhi vetë në gjysmën e dytë të pjesës së tretë, falë pikëve të shumta edhe nga yjet e tjerë si Geroge, Grant, Adams, Ferguson apo gjermani Shrëder.

Oklahoma është e kualifikuar për në plej of, por vetëm në vendin e tetë, ndaj Westbrook e shokëve të tij do t’u duhet të tejkalojnë veten për të eleminuar kampionen në fuqi të NBA-së, Golden State./abcnews.al

boston.jpg
G. P.09:39 | 03/04/2019

Një nga legjendat e basketbollit amerikan, Duejn Uejd, doli i mundur nga ndeshja e tij e fundit në Arenën e Bostonit. Majemi u mund, ndërsa Uejd pritet ta mbyllë karrierën këtë sezon

Vetë presidenti Deni Ejnxh, një nga legjendat, e shoqëroi në vizitën e fundit. Një yll i madh i NBA-së si Duejn Uejd, shkeli për herë të parë në Arenën e Bostonit, ndërsa karriera e tij mbyllet pas pak javësh.

Sëlltiksat vendas e respektuan maksimalisht, por kjo vetëm derisa nisi dueli. Kajri Irving me shokë nuk mund ta vazhdonin këtë respekt, ndërsa hynë në fushë, si zakonisht për të fituar.

Bostoni fitoi me shifrat 110-105, duke forcuar pozitat në plej of. Irving shënoi 25 pikë, kapi 8 topa në tabela, shërbeu 5 pasime për kosh dhe vodhi dy topa nga kundërshtarët.

Për vendasit, shkëlqeu edhe Horford me një tripëll dabëll, 19 pikë, 11 topa në tabela e 10 asistë, por edhe Tatëm, Bejns e Hejuord. Formacioni shumë i talentuar i Bostonit ishte tepër i fortë për t’u përballuar nga Uejd, që luajti 29 minuta dhe shënoi 17 pikë.

Për Majemin, më i miri ishte ylli nga Sllovenia, Goran Dragiç, me 30 pikë të realizuara, 5 pasime për kosh dhe 5 vjedhje topi. Ndeshja ishte tepër e fortë, sidomos pranë fundit, kur skuadra nga Florida u afrua në vetëm 2 pikë, por nuk qe në gjendje që të fitonte. Uejd i jep fund një karriere 16-vjeçare në NBA, në të cilën u shpall tri herë kampion, duke qenë një nga lojtarët më të mirë në histori./abcnews.al

13114863165c9b2e3a4f6ca394698163_w640.jpg
ent ela16:43 | 27/03/2019

Miluoki fitoi duelin me një rival direkt në basketbollin amerikan, duke forcuar pozitat në vendin e parë. Suksesi ishte ndaj Hjustonit, me shifrat 108-94

Nuk ishte thjesht një duel mes dy yjeve. Miluoki ndaj Hjustonit pati më tepër sesa sfida direkte e Janis Antetokumpos dhe Xhejms Hardenit, madje një tjetër basketbollist ishte edhe më shumë vendimtar.

Erik Bledsou shënoi 23 pikë, po ashtu shërbeu 7 pasime për kosh, si dhe mbrojti fort yllin kryesor të Hjustonit, e në fund Miluoki fitoi ndeshjen me shifrat 108-94.

Në parket ishin edhe dy kapitenët. Antetokumpo zhvilloi një ndeshje të mirë, edhe pse jo të jashtëzakonshme.

Ai realizoi 19 pikë në 33 minuta, kapi 14 topa në tabela e shërbeu 4 asistë. Rivali i tij i madh, Xhejms Harden, e pati shumë të vështirë ndaj mbrojtjes së ashpër vendase.

Ai gaboi shumicën e gjuajtjeve, ndaj edhe 23 pikët e shënuara prej tij nuk ishin një kontribut shumë i madh. Gjithsesi, ai kapi 10 topa në tabela e dha 7 pasime për kosh.

Fitorja bëri që Miluoki të forconte edhe më shumë pozitat në krye të renditjes së Konferencën Lindore, por edhe të gjithë NBA-së. Bilanci është me 56 fitore e 19 humbje, kur kanë mbetur edhe vetëm 7 ndeshje deri në fund të sezonit të rregullt./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono