Natasha Bertaud

natasha-bertaud-1280x718.png
G. P.15:03 | 17/04/2019

Zëdhënësja e KE, në një prononcim për mediat është shprehur se Komisioni Europian është në dijeni për votimin e parlamentit holandez për të pezulluar udhëtimin pa viza me Shqipërinë, por nuk ka marrë asnjë kërkesë për pezullim.

“Komisioni është i vetëdijshëm për mocionin që kaloi dje në parlamentin holandez, por ekziston një procedurë specifike që është për mekanizmin e pezullimit të vizave dhe deri më sot nuk kemi marrë asnjë njoftim nga asnjë shtet anëtar që kërkon një gjë të tillë”, tha Natasha Bertaud.

Sipas njoftimeve të mediave, masa për rikthimin e vizave ishte motivuar nga veprimtaria e grupeve kriminale të lidhura me Shqipërinë./abcnews.al

vlcsnap-2018-08-29-19h42m57s098-1280x720.png
G. P.21:08 | 29/08/2018

Bashkimi Europian ka kundërshtuar marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për pranimin e 20 emigrantëve. Brukseli zyrtar ka deklaruar se dërgimi i refugjatëve në një vend të tretë si Shqipëria bie ndesh me direktivat e Unionit, që kërkojnë më parë konsensusin e azilkërkuesve.

Bashkimi Europian ka kundërshtuar marrëveshjen e arritur mes Italisë dhe Shqipërisë për marrjen e 20 emigrantëve afrikanë nga anija “Diçoti”, e ankoruar në portin e Katanias. Një zëdhënëse e Komisionit ka deklaruar se kur bëhet fjalë për të shpërndarë emigrantët mes një vendi anëtar të BE-së me një vend të tretë nevojitet konsensusi i personave që bëjnë kërkesë për azil.

Në një takim me mediat në Bruksel, Natasha Bertaud ka deklaruar se autoritetet italiane duhet të publikojnë detajet e marrëveshjes me Tiranën edhe pse sipas saj që tani janë konstatuar shumë elementë që vënë në dyshim ligjshmërinë e paktit. “Legjislacioni i BE-së do të aplikohet edhe për këtë rast. Ndaj duhet verifikuar konsensusi i personave të interesuar, qofshin apo jo azilkërkues”, ka thënë Bertaud. Zëdhënësja e ka vënë theksin tek dy direktiva. E para ka të bëjë me procedurat e azilit, e cila parashikon që në rast se dikush bën kërkesë në vendet e BE-së duhet të njihet me procedurat e Unionit.

E dyta është ajo për riatdhesimet, që përcakton rastet kur është e mundur dërgimi në një vend të tretë. “Ndaj, në vija të përgjithshme rregullorja parashikon se një person nuk mund të dërgohet në një vend si Shqipëria kundër vullnetit të tij, përveç rasteve kur ka një lidhje me atë vend, ose kalon tranzit në të”, ka vijuar zëdhënësja. Ndërkohë, burime pranë BE-së kanë sqaruar për mediat italiane se në këto rrethana personat e zbritur nga anija “Diçoti” nuk mund të dërgohen në Shqipëri kundër vullnetit të tyre. Nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë u takon autoriteteve italiane, konkretisht prokurorisë, që të ndërhyjë për respektimin e ligjeve të vendit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono