Napoli

Hysaj-1.jpg
Igli Nikolli16:32 | 14/11/2019

Elseid Hysaj pritet të largohet nga Napoli në janar. Karriera e kapitenit të kombëtares mund të vijojë te Roma, edhe pse nuk përjashtohet ndonjë surprizë në vijim. Mario Giuffredi i bën presion klubit me deklaratën e dhënë për Radio Punto Nuovo.

Agjenti i 25-vjeçarit i kujton drejtuesve të Napolit mundësinë që humbën nga oferta e anglezëve të Chelsea, teksa mund ta humbasin edhe me parametra zero. Kontrata e Hysajt me Napolin përfundon verën e vitit 2021 dhe lojtari mund të qëndrojë deri në fund të saj, nëse Napoli vazhdon të kërkojë shumë para për kartonin e tij.

Napoli pati mundësinë për të fituar 50 milionë euro nga Hysaj një vit e gjysmë më parë nga Chelsea. Nëse nuk e shet në janar, Hysaj mund të largohet me parametra zero në fund të kontratës. Shkëmbim me Florenzin? Nuk më rezulton aspak një gjë e tillë, Hysaj i pëlqen Romës, por nuk dijeni për shkëmbimin. Verdhekuqtë kanë nevojë për mbrojtës krahu, Spinazzola është i fortë, por dëmtohet shpesh“, thekson agjenti i shkodranit. /abcnews.al

Hysaj-1.jpg
Vladimir Prenga09:49 | 14/11/2019

Roma e do dhe madje ka arritur edhe një akord me menaxherin e tij. Elseid Hysaj pret zhvillimet e janarit në merkato, por verdhekuqtë nga ana tjetër nuk janë të gatshëm për t’i kënaqur kërkesat financiare Napolit. Presidenti Aurelio De Laurentis kërkon 25 milionë euro për kartonin e anësorit shkodran.

Së fundmi, sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, ka një mënyrë se si Roma mund të shkojë te Hysaj. Zgjidhja është Florenzi, i cili te skuadra kryeqytetase po ngroh stolin. Për të nuk mungojnë oferta, por mund të sakrifikohet për Hysajn. Shkëmbimi mes tyre është një opsion.

Tjetri është shitja e Florenzit, që do të dërgonte në arkat e Romës të ardhura të rëndësishme. Gjithsesi klubi italian nuk është i gatshëm t’i paguajë 25 milionë euro dhe ky mbetet ngërçi për t’u zgjidhur./abcnews.al

Juve-Lukaku.png
Klejdi Kaimi13:54 | 13/11/2019

Napoli nuk po kalon një moment të mirë. Rezultatet e dobëta apo dhe marrëdhëniet jo të mira që presidenti De Laurentiis po kalon me stafin, kanë sjellë një frymë jo të mirë në kampin napoletan. Duke parë situatën, gazetari italian Romero Agresti mendon se Dries Mertens nuk do të jetë çudi ta shohim me fanellën e Juves sezonin tjetër.

Kontrata e belgut me Napolin mbaron në qershorin e 2020 dhe juventinët tashmë e kanë bërë zakon transferimin e lojtarëve me parametra 0. Duke folur për ‘Top Planet’, gazetari beson se Mertens kërkon largimin. Kjo është dhe arsyeja pse ai nuk po e rinovon kontratën.

Italiani gjithashtu kujton se drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, e ka ndjekur 32-vjecarin që kur ai luante për PSV-në. Një arsye më shume se pse Mertens mund të transferohet tek Juvja është dhe trajneri Sarri. Dyshja ka një të kaluar të shkëlqyer, kur Sarri ishte trajneri i Napolit. /abcnews.al

Maldini.jpg
Igli Nikolli11:33 | 13/11/2019

Milan po vuan prej vitesh. Problemet te kuqezinjtë janë të mëdha, paratë janë me pikatore, cilësia e ekipit nuk është në nivelin e duhur, teksa mungon edhe një emër i madh në stol.

Stefano Pioli po bën maksimumin për të rikthyer ekipin e “Djallit” te rezultatet pozitive, por ato po mungojnë. Paolo Maldini po mendon një skenar që do lumturonte tifozët e Milanit. Tuttosport raporton se ideja e fundit e drejtorit teknik quhet Carlo Ancelotti.

Trajneri i njohur po has vështirësi te Napoli. Ekipi po vuan dhe disa rezultate të tjera negative mund të sjellin shkarkimin e tij. Ancelotti është një idhull në Milanon kuqezi. 60-vjeçari ka fituar gjithçka si lojtar dhe trajner i Milanit.

Maldini dëshiron ta rikthejë në Milanello, edhe pse tentativa nuk pritet të jetë aspak e thjeshtë. Në fillim duhet të vijë ndarja nga Napoli dhe më pas duhet paraqitur një projekt serioz dhe merkato cilësore për të bindur trajnerin për t’u rikthyer në shtëpi. /abcnews.al

Paolo Maldini dhe Carlo Ancelotti
Agostinelli.png
Igli Nikolli10:32 | 13/11/2019

Andrea Agostinelli është një emër i njohur në Shqipëri. Trajneri italian, i cili ka drejtuar Partizanin dhe Skënderbeun, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me problemin kryesor të Napolit. Ekipi i Ancelotti po vuan, nuk fiton prej 4 ndeshjesh në kampionat, renditet në vend të shtatë dhe pakënaqësitë janë shtuar.

62-vjeçari analizon formën e dobët të nënkampionëve (provoi të drejtonte Napolin në vitin 2003) në një prononcim për Radio Kiss Kiss. Agostinelli vlerëson kualitetin e ekipit, teksa tregon edhe pse Napoli po vuan.

Napoli duhet të tregohet më i keq në fushë, kjo i mungon. Lojtarët nuk kanë karakteristika luftëtarësh, përveç brazilianit Allan. Kundër Romës u pa shumë rrëmujë në mesfushën e ekipit. Nuk mjafton kualiteti, nevojitet vazhdimësi në rendiment për të zhvilluar një sezon në nivele të larta“, thekson Andrea Agostinelli. /abcnews.al

Napoli-1.png
Igli Nikolli08:31 | 13/11/2019

Napoli po kalon momentin më të vështirë të viteve të fundit. Rezultatet nuk po vijnë, teksa nuk ka munguar as tensioni midis presidentit dhe lojtarëve. Aurelio De Laurentis kërcënoi me largim të një pjesë të madhe të titullarëve. Edhe Carlo Ancelotti rrezikon pankinën, pavarësisht marrëdhënieve të shkëlqyera me drejtuesit dhe sidomos kreun e klubit.

Tifozët janë të acaruar dhe ekipi duhet të rikthehet te rezultatet pozitive për të mos u përballur me tërbimin e tyre. Gjithsesi, lajmi nga Anglia i ka kapur të gjithë të papërgatitur. Daily Mail raportoi interesimin e familjes Al Thani për klubin italian.

560 milionë euro janë gati për Aurelio De Laurentis nga sheikët arabë dhe ky i fundit po mendohet. Familja që drejton Katarin u interesua edhe për Romën kohë më parë, por akordi nuk u arrit. /abcnews.al

Tarnim bin Harnad Al Thani, personi i intertesuar për blerjen e Napolit
Ronaldo-NApoli-Juve-1280x852.jpg
Veronik Istrefaj16:15 | 12/11/2019

Juventusi dhe Napoli do të rivalizojnë edhe jashtë fushave të blerta. Gjatë merkatos së janarit, pritet që dy skuadrat italiane të luftojnë me njëra-tjetrën për firmën e talentit të Salzburg, Haaland.

Sulmuesi 19-vjeçar po çmend Europën me paraqitjet e tij dhe ka tërhequr interes të madh nga shumë skuadra. Juventusi dhe Napoli janë gati të paguajnë deri në 60 milionë euro, raportojnë mediet italiane. Haaland ka qenë i shkëlqyer për Zalburg këtë sezon, duke shënuar 26 gola dhe duke asistuar 6 herë në 18 sfida!

Statistika të frikshme këto për bomberin norvegjez, i cili duket se ka një të ardhme të ndritur dhe do të jetë një ndër goleadorët më të mirë në botë!/abcnews.al

Haaland i shenoi Napolit ne UEFA Champions League
Koulibaly-Napoli.jpg
Vladimir Prenga12:51 | 12/11/2019

Situata te Napoli është përkeqësuar ndjeshëm. Tifozët para ndeshjes me Genoan hapën pankarta në pikat kyçe të qytetit dhe mesazhi për futbollistët ishte i qartë: “Keni zgjedhur një rrugë të keqe… Respektoni ata që e duan këtë fanellë dhe ata që ju paguajnë”.

E gjitha kjo ndodhi pas refuzimit të futbollistëve për të refuzuar vendimin e presidentit Aurelio De Luarentiis për të qëndruar të grumbulluar. Kjo u pasua nga një gjobë e klubit, që kapte 5 për qind të pagës mujore. Diçka e tillë nuk u prit mirë nga lojtarët, të cilët tashmë janë të bindur që po sulmohen nga tifozët.

Ditët e fundit është vjedhur shtëpi e Allan, kurse Piotr Zielinski pa të trembur gruan e tij, Laurën, së cilës i thyen xhamin e makinës dhe i vodhën stereon dhe navigatorin. Nisur nga këto ngjarje, lojtarët e Napolit po punësojnë truproja.

Kalidou Koulibaly e ka bërë diçka të tillë dhe ruhet nga forca sigurie, ashtu sikurse familja e tij. Ndërkohë dyshohet se prej frikës, gruaja  e Lorenzo Insigne është larguar nga Napoli. Një situatë e paprecedentë, që normalisht do të ndikojë edhe te paraqitjet e futbollistëve në fushë. /abcnews.

elseid-hysaj.jpg
Vladimir Prenga11:42 | 12/11/2019

Elseid Hysaj është objektivi kryesor për klubin e Romës, që është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë. Corriere dello Sport shkruan se Gianluca Petrachi, drejtori sportiv i klubit kryeqytetas, ka arritur një akord me menaxherin e shkodranit, Mario Giuffredi.

Gjithsesi ka një problem, madje që konsiderohet i madh. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis kërkon 25 milionë euro për kartonin e Hysajt. Në këtë pikë Roma as që futet në bisedime, pasi po synojnë të bëjnë afrime me kosto të ulët. Kështu ata po shohin edhe opsione të tjera.

Zappacosta, i cili është dëmtuar dhe e ka mbyllur sezonin, me shumë mundësi do të kthehet në Londër të Chelsea për t’u rikuperuar. Kështu te Roma do të lirohej një vend dhe Petrachi ka piketuar një të ri si Mohamed Sinakan, i cili po luan rregullisht te Strasbourg në Francë. /abcnews.al

zielinski-me-nusen.png
Vladimir Prenga18:29 | 11/11/2019

Allan përjetoi një moment jo të mirë, pasi iu vodh dy ditë më parë shtëpia. Tashmë viktima ka qenë gruaja e një tjetër futbollisti të Napolit. Mesfushori Piotr Zielinski është njoftuar për ngjarjen e ndodhur nga bashkëshortja e tij, Laura.

Ajo kishte dalë shëtitje me qenin në plazhin Varcaturo. Pasi është kthyer te makina e saj, tip Smart, ajo ka vënë re se xhami në krahun e pasagjerit ishte thyer. Hajdutët sigurisht kanë bërë “punën” e tyre.

Magnetofoni dhe navigatori ishin vjedhur, ndërkohë që mediat italiane raportojnë se Laura është larguar e frikësuar për te Zielinski. Çifti, gjithsesi nuk e ka raportuar në polici ngjarjen e ndodhur. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono