Napoli

Politano-Brozo.jpg
Klejdi Kaimi11:36 | 25/01/2020

Më në fund telenovela e mesfushorit të Interit, Matteo Politano, është drejt aktit final. Italiani flitej se do të transferohej te Roma, madje ai kaloi dhe vizitat mjekësore në kryeqytet. Në fund u bllokua gjithçka. Shkak ishte se klubi zikaltër kërkoi më shumë teste mjekësore për mbrojtësin e Romës, Leandro Spinazzola, i cili ishte pjesë e marrëveshjes mes klubeve.

Sipas raportimit nga “Corriere dello Sport”, e ardhmja e Politanos do të jetë në jug të Italisë. Është Napoli i Gennaro Gattusos ai që është shumë pranë firmës me mesfushorin. Napoletanët po mendojnë shitjen e spanjollit Callejon dhe Matteo shikohet si njeriu i duhur për ta zëvendësuar atë.

Deri në këto momente flitet se transferimi i tij do ti kushtojë Napolit 25 milionë €. Politano do të firmosë për 3 vite e gjysmë me Napolin, ndërsa paga e tij ende nuk dihet. Lojtari i lindur në Romë numëron 252 minuta në Seria A këtë sezon me fanellën e Interit, shumë larg nga ajo që ai kërkon. /abcnews.al

Klopp.jpg
Igli Nikolli20:19 | 24/01/2020

Liverpool po thyen rekord pas rekordi dhe askush nuk po arrin të frenojë armatën e Jurgen Klopp. Çdo repart është i blinduar, por drejtuesit e “The Reds” kanë një preferencë për repartin e mesfushës.

El Desmarque raporton se i preferuari i kampionëve të Europës është Isco. Klubi anglez ka bërë ofertën e parë prej 56 milion eurosh, por kreu i Real Madrid, Florentino Perez, kërkon minimalisht 70 milion euro për ta lënë të lirë.

Klopp ka edhe planin B nëse nuk arrin te fantazisti andaluzian. Trajneri gjerman pëlqen shumë edhe Fabian Ruiz. 23-vjeçari i Napolit, njësoj si Isco, premton shumë kreativitet në mesin e fushës, por kushton më shumë se lojtari i “Los Blancos”, pavarësisht se nuk po zhvillon sezonin e tij më të mirë. /abcnews.al

 

Fabian Ruiz dhe Isco
Hysaj-Elseid.jpg
Igli Nikolli19:53 | 24/01/2020

Elseid Hysaj është rikthyer titullar te Napoli me uljen e Gennaro Gattusos në stol. Kapiteni i kombëtares po luan mirë, por çështje e rinovimit e mban ende në ankth. Agjenti i tij, Mario Giuffredi ka folur për Radio Kiss Kiss rreth formës së tij dhe i bën presion Napolit të nxitojë.

Hysaj po rikthehet në nivelet që luante me Sarrin. Ka rifituar besimin e munguar dhe kjo ia shton besimin te cilësitë e veta. Po bën paraqitje të rëndësishme dhe Gattuso po tenton ta rikthejë në formë.

Rinovimi? Kemi biseduar javën e kaluar, të shohim çfarë do të ndodhë. Në jetë duhet t’i respektosh njerëzit dhe lojtarët që kanë dhënë shumë. Nuk mund të presim gjithë jetën Napolin. Mund të zgjedhim edhe të mos rinovojmë dhe të largohemi në verë. Rinovimet i bën ose nuk i bën. Duhet zgjidhur kjo çështje, diçka e tillë do e qetësonte lojtarin“, përfundon Mario Giuffredi. /abcnews.al

Mertens.jpg
Igli Nikolli18:41 | 24/01/2020

Dries Mertens po zhvillon sezonin e fundit me Napolin. Kontrata i përfundon në verë dhe belgu ka vendosur të largohet me parametra zero për të nisur një aventurë të re.

Interi është përfolur si një nga destinacionet e ardhshme, por në Francë po nxitojnë t’i mbushin mendjen. Monaco ka përgatitur një ofertë dhe Corriere dello Sport zbulon detajet.

Klubi nga Principata ka gati një kontratë deri në verën e vitit 2022 për sulmuesin 32-vjeçar, i cili do të përfitojë një rrogë prej 5 milion eurosh dhe 5 milion të tjera në dorë në momentin e firmës. Shifra të kënaqshme financiare që kënaqin sulmuesin belg. /abcnews.al

Napoli-Lazio.jpg
Veronik Istrefaj22:52 | 21/01/2020

Është mbyllur takimi çerekfinal i Kupës së Italisë mes Napolit dhe Lazios, me fitoren e ngushtë 1-0 të napolitanëve. Të besuarit e Gatussos kaluan shumë shpejt në avantazh, që në minutën e dytë të sfidës.

Lorenzo Insigne shënoi një gol shumë të bukur për Napolin dhe ndeshja nisi praktikisht me gol. Lazio kishte mundësinë të barazonte në minutën e tetë, me Hysajn që shkakton penallti. Megjithatë, Immobile rrëshqet dhe nuk arrin të shënojë, duke e çuar topin jashtë.

Hysaj në minutën e 19-të merr dhe kartonin e dytë të verdhë dhe e mbyll ndeshjen para kohe. Me karton të kuq ndëshkohet dhe Lucas Leiva për Lazion dhe takimi vuloset vetëm nga ai gol i Insignes në minutën e dytë. Napoli dhe Gatusso arrijnë gjysmëfinalet, ndërsa Lazio eliminohet./abcnews.al

Immobile-2.jpg
Veronik Istrefaj21:10 | 21/01/2020

Ciro Immobile, me 23 gola deri më tani, është golashënuesi më i mirë në 5 kampionatet kryesore europiane. Bomberi italian po kalon një moment fantastik, por sot në takimin e Kupës së Italisë përballë Napolit, ka bërë një gafë qesharake.

Lazio e pa veten në disavantazh pas vetëm 2 minutash lojë, pasi Insigne shënoi për Napolin. Immobile kishte mundësinë të barazonte në minutën e tetë të sfidës, por u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Për më tepër, Immobile e çon topin shumë jashtë kuadratit, një moment që u bë menjëherë viral në rrjet. Elseid Hysaj e mbylli para kohe këtë sfidë, pasi në minutën e 19-të, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe të kuqin./abcnews.al

Kupa e Italisë

Napoli – Lazio  1-0
Insigne 2′

Rrahmani-1.jpg
Igli Nikolli16:54 | 21/01/2020

Amir Rrahmani do të luajë me Napolin sezonin e ardhshëm dhe ky është një lajm i mirë për të dhe agjentin e tij. Adrian Aliaj tregohet i sinqertë në prononcimin e dhënë për Radio Punto Nuovo, flet me superlativa për Cristiano Giuntolin, drejtorin sportiv të Napolit, dhe tregon se cila skemë është më e mira për 25-vjeçarin.

Mbrojtësi i Hellas Verona është paraqitur shumë mirë në aventurën e tij të parë në Serie A dhe Napoli nxitoi për të siguruar shërbimet e tij për shumën e 14 milion eurove.

Nuk e prisja kaq shpejt një interesim të ndonjë klubi të madh për Amirin. Ekzistonte një plan për t’u rritur e përmirësuar te Verona, por nuk hezituam aspak kur erdhi oferta e Napolit. Nuk mund të refuzohet një klub i tillë.

Është një privilegj për lojtarin dhe ne si agjentë transferimi te ky ekip. Rrahmanin e donin edhe skuadra të tjera, por komplimente Giuntolit (drejtori sportiv i Napolit) që u tregua korrekt dhe i respektueshëm.

Është një person i mirë dhe me cilësi, e respektoj shumë, sepse e mbajti fjalën dhe bëri atë që na kishte premtuar. Roli? Rrahmani nuk ka problem për të luajtur në mbrojtjen me katër. E bën edhe te Kosova, aty ku është kapiten i skuadrës. E shoh më mirë në mbrojtjen me katër sesa në atë me tre. Ai është gati për këtë aventurë“, përfundon Adrian Aliaj. /abcnews.al

 

Adrian Aliaj
insigne-4.jpg
Klejdi Kaimi11:59 | 21/01/2020

Napoli nuk është në periudhën e tij më të mirë. Shkarkimi i Ancelottit, problemet mes lojtarëve dhe presidenitit De Laurentis janë disa nga problemet që klubi napolitan ka kaluar këtë sezon. Sikur të mos mjaftonin këto, në fundjavë erdhi dhe humbja e radhës në kampionat. Napoli humbi 1-2 në shtëpi kundër Fiorentinës, duke i dhënë një tjetër goditje tifozëve.

Humbjen e fundit në ‘Sao Paulo’ e përjetoi shumë keq një fëmijë në shkallët e stadiumit, pasi në fundin e takimit ai shpërtheu në lot. Kjo video u bë virale në rrjetet sociale dhe pati shumë reagime, ku nuk mungoi dhe një reagim nga kapiteni napolitan, Lorenco Insigne. Italiani postoi një video në ‘Instagram’, ku ka disa fjalë për tifozin e vogël të Napolit.

”Përshëndetje Mario. Më vjen keq që ti po qaje në fund për rezultatin. Ne të premtojmë se duke filluar nga ndeshja e radhës dhe deri në fund do të zhvillojmë një kampionat më të mirë. Ne të presim sërish në stadium për të buzëqeshur dhe për të festuar së bashku fitoret,” deklaron Insigne në video-mesazhin e tij për Marion. /abcnews.al

De-Laurentis.png
Igli Nikolli10:49 | 20/01/2020

Napoli ndodhet në krizë loje dhe rezultatesh. Ndryshimi në pankinë nuk ka sjellë efekt pozitiv dhe nënkampionët e Italisë renditen në vend të 12-të në kampionat. Në Champions League shorti rezervoi Barcelonën, një nga rivalët më të frikshëm.

Presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis ka konfirmuar Gattuson deri në fund të sezonit. Nëse ish-milanisti ia del të rikthejë ekipin te rezultatet pozitive, aventura e tij në jugun e Italisë do të vijojë, përndryshe kreu i Napolit ka gati pasuesin.

TMW raporton se emri që intrigon De Laurentiis është Vladimir Petkovic. 56-vjeçari është trajner i Zvicrës prej vitit 2014 dhe pas Europianit të verës mund t’i japë fund aventurës me kombëtaren helvete.

Boshnjaku e njeh mirë Serie A, pasi drejtoi Lazion gjatë viteve 2012-2014, madje fitoi edhe Kupën e Italisë në finalen e paharrueshme ndaj Romës. Rikthimi në kampionatin italian i pëlqen dhe sezonin e ardhshëm mund ta shohim në stolin e Napolit. /abcnews.al

 

Lorik Cana dhe Petkovic kur ishin pjesë e Lazios
Gattuso.jpg
Igli Nikolli10:24 | 19/01/2020

Napoli ndodhet në krizë totale. Ekipi i Gattusos regjistroi humbjen e radhës mbrëmjen e kaluar kundër Fiorentinës, që fitoi 0-2 në “San Paolo”. Lojë e dobët, mungesë rezultatesh dhe vetëm 24 pikë në 20 ndeshje për vendasit.

Vendi i 12-të në kampionat dhe situatë shumë e keqe. Kualiteti në ekip nuk mungon, por Napoli po luan pa identitet dhe grintë. Trajneri nuk fshihet, flet troç në deklaratën e dhënë pas ndeshjes dhe i kërkon falje tifozëve dhe gjithë qytetit.

Ishte një paraqitje turpëruese, jemi një skuadër pa shpirt dhe e sëmurë. Po prekim fundin dhe duhet të kuptojmë se në çfarë drejtimi po shkojmë. Duhet t’u kërkojmë falje tifozëve dhe qytetit. Kemi luajtur më mirë në ndeshjet e fundit, kundër Fiorentinës nuk shiheshim me sy.

Kemi shumë lojtarë të aftë, por nuk po arrijmë të krijojmë lojë. Më pëlqejnë sfida te vështira, e dija se do të ishte kështu. Unë dhe stafi im duhet të zgjidhim këtë situatë. Po rrezikojmë shumë, po luajmë me zjarrin. Skuadra ka vendosur vetë të shkojë në grumbullim, nuk mund të nënvlerësojmë asgjë“, thekson Gennaro Gattuso. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono