Myslym Murrizi

PROVOKACIA-10-SHTATOR-MUSLIM-MURRIZI-PJESA-2.mpg_snapshot_15.45-1280x720.jpg
ent ela22:20 | 10/09/2019

 “Unë vetë dhe shumica e deputetëve të opozitës duam ndryshimin e sistemit dhe nëse kjo vjen nga cili do subjekt politik do e votoj”. Kështu është shprehur në studion e Provokacijas Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë Mysylm Murrizi. Sipas tij sistemi duhet ndryshuar që Rama dhe Basha të mos jenë pronarë të 140 karrigeve.

“Me ndryshimin  sistemit u zbehet roli kryetarëve të dy partive dhe hapet gara. Nuk ka garë se janë vetëm dy pronarë. Ose duhet te jesh ushtar te Rama, ose te Basha ndryshe nuk bën karrierë në politikë”.

I pyetur nëse mund të ndodhë që të kthehet sërish me Bashën, Murrizi e vë sërish theksin te sistemi, pasi sipas tij Basha nuke do ndryshimin e sistemit, dhe kjo është një nga betejat e tij me kreun e PD.

“Murrizi është në luftë me sistemin që në prill 2008. Edhe këta nuk e duan ndryshimin kodit zgjedhor duan të ruajnë këtë status quo, dhe një grup servilësh dhe e gjithë kjo vrasje kontributesh në karrierë është për shkak të këtij sistemi. Po të jetë sistemi si në 2005, të gjithë këta që kërkojnë të promovohen nga Basha nuk e shohin veten në parlament. Një nga betejat e mia me Bashën unë kam thënë se ky sistem nuk e favorizon të djathtën shqiptare”.

Ai përjashton mundësinë e votimit të një marrëveshjeje Rama-Basha, pasi ai vetë është përjashtuar nga Basha.

“E zëmë nëse Rama e Basha bien dakord për marrëveshje ku do votohet kjo marrëveshje. Pse duhet të votoj unë çfarë thotë Basha me Ramën, kur mua Basha më përjashton.

Këta po i bëjnë hesapet pa hanxhin ose i besojnë trastës  së 20 mln euro të një km rrugë të PPP që po kalojnë dhe thonë më paret e trafikut do blej dhe nëse është kështu, është fatkeqësi.

Unë vetë dhe shumica e deputetëve të opozitës duam ndryshimin e sistemit dhe nëse kjo vjen nga cili do subjekt politik do e votoj”.

Murrizi foli në Provokacija edhe për hetimin që po i bën Parlameti Presidentit për dekretin për zgjedhjet lokale. Sipas tij delegacioni i Komisionit të Venecias ka rol këshillues dhe jo vendimmarrës, në kushtet kur vendi nuk ka gjykatë kushtetuese.

“Ata kanë rol këshillues është më shumë takim informues, ata nuk janë organ vendimmarrës më shumë nevojë kemi për ata se vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese se gjykata duhet t’u kërkonte konsulencë atyre jo parlamenti”.

/abcnews.al

myslym-murrizi.jpg
Sej rie16:25 | 08/05/2019

Myslym Murrizi do të jetë nënkryetari i ri i Kuvendit, i cili do të zëvendësojë në këtë detyrë ish-deputetin demokrat Edi Paloka. Në votim, në fund të seancës së sotme, për emërimin e Murrizit në detyrën e lartë votuan pro 93 deputetë, ndërsa vetë Myslym Murrizi ngriti kartonin e abstenimit për emrin e tij në detyrën e nënkryetarit të Kuvendit. Pikërisht për këtë votë, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i tërhoqi vëmendjen Murrizit pasi vota e tij ishte në konflikt interesi.

Deputetja Rudina Hajdari ka marrë drejtimin e Komisionit të Intregrimit Europian, ndërsa kryetare e Komisionit të Medias është emëruar Fatjona Dhimitri, deputetja e Gjirokastrës nga lista e Partisë Demokratike. Komisionin e Shëndetësisë do e drejtojë Enver Rroshi dhe Komisioni i Sigurisë i është besuar deputetit Alban Zeneli. Halil Jakini do të mbajë postin e zëvendëskryetarit të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese. Korab Lita u votua si zëvendëskryetar i Komisionit të Ligjeve, ndërsa zëvendëskryetar i Komisionit të Jashtëm u emërua Ralf Gjoni./ABC News Albania 24/7

Murrizi-1280x694.jpg
ent ela12:38 | 21/03/2019

Deputeti Muslim Murrizi, i cili nuk pranoi të dorëhiqej bashkë me kolegët e tjerë të Partisë Demokratike kërkoi ndryshimin e reformës zgjedhore. Mënyra se si u hartua në vitin 2008 nga të dy forcat e mëdha politike në vend janë edhe një arsye më shumë thotë ai që nuk pranoi të digjte mandatin e deputetit.

Myslym Murrizi gjatë fjalës së tij gjithashtu u kërkoi deputetëve të rinj të cilët vijnë nga radhët e PD dhe LSI, që të votojnë reformën zgjedhore dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Kryetari i grupit Parlamentar Taulant Balla foli për Kodin Zgjedhor. Për mua duhet prishur sistemi politik që në Prill 2008, largoi të zgjedhurit nga zgjedhjet. Atje jashtë në protestë flasin në emër të popullit. Këtu brenda flasim në emër të popullit. Pse i fshihemi me kaq frikë popullit. Tre palë zgjedhje që i fshihemi votës së këtij populli. Hyjmë në lista si struci dhe rrisim servilizmin, edhe kur jemi në pushtet, jemi në opozitë”, tha Murrizi.

Ndërsa deputeti më o ri i LSI-së në Kuvedn  Enver Roshi theksoi se misioni i deputetëve të rinj është ta çojnë Shqipërinë në Evropë.

 “Jemi qytetarë të lirë. Kemi të drejtë të shprehemi dhe mendimi ynë nuk është në aspektin personal që kemi ardhur në këtë parlament.Ne duam të shkojmë në Evropë, populli do të shkojë në Evropë dhe politikanët duhet ta bëjnë këtë, ta çojnë Shqipërinë në Europë dhe kjo është thirrja pse ne kemi ardhur në Kuvend”, shtoi ai.

Po ashtu, deputeti Roshi ka shprehur dakortësinë në lidhje me marrëveshjen mes qeverisë gjermane dhe qeverisë shqiptare për t’i dhënë një impuls zhvillimit rural./abcnews.al

vlcsnap-error605-1-1280x720.jpg
ent ela15:09 | 24/01/2018

U shoqërua me debat mbledhja e komisionit paralamentar të sigurisë, gjatë seances dëgjimore lidhur me marrjen e masave për rritjen e parametrave të kamereve të sigurisë për bizneset e riskuar nga krimi.

Policia e Shtetit ka krijuar dy grupe pune për të riparë ligin për masat shtesë ne lidhje me rritjen e parametrave të kamerat për bizneset e rriskuara. Por gjatë raportimit të tij në komisionin e sigurisë,

Drejtori i rendit dhe sigurisë publike, Altin Qato ka qenë në komisionin parlamentar të sigurisë, ku tha se ligji është i plotë po mund të ketë ndryshim në afatet për masat administrative

Partia Demokratike ka kundërshtuar ligjin për masat shtesë të sigurisë publike që ngarkon bizneset të pajisen me kamera të sigurisë. Ndërsa pritej ne Komisionin e Sigurisëtë të raportonte drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi, por në vend të tij është shfaqur numri dy i policisë Altin Qato.

“Janë ngritur komisionet në drejtoritë vendore. Janë përgatitur 6 akte nënligjore. Drejtoritë vendore hartuan planin e masave. Numri i subjekteve ku do të vendosen masa shtesë të sigurisë pritet të jetë i madh”.

Mungesa e kreut te komanduar të Policisë së Shtetit u kthye edhe në çështje debati ndëmjet deputetit të PD, Myslym Murrizi dhe atij të PS, Paulin Sterkaj.

Pas ndërhyrjes së kryetares së komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj, përsëri debatet me akuza e kundër-akuzat vijuan ndërmjet dy zgjedhurve politik.

Aktualisht thirrjes së policisë për rritjen e paramatrave të kamerave të sigurisë për bizneset që janë të rriskuar nga krimi u janë përgjigjën 279 nga 2400 subjekte të skanuara. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono