Myslim Murrizi

myslim-murrizi.jpg
G. P.10:45 | 04/07/2019

Sipas deputetit të opozitës, Myslim Murrizi, duhet të ndryshojë sistemi zgjedhor që vjen si pasojë e Kushtetutës së vitit 2008. Gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare të kësaj të enjteje, ai deklaroi se në 29 vjet demokraci janë bërë marrëveshje vetëm për pazare.

Ndër të tjera, deputeti tha “rruga e mbarë i qoftë” nëse ka ndonjë politikan që meriton të shkojë në burg nga drejtësia e re, pasi sipas tij haramin në këtë botë nuk e ka gëzuar dhe nuk do ta gëzojë askush.

“Për mua dhe të gjithë këta hajde t’i hapim që sot, por ju s’doni, ndaj do ta kushtëzojmë votën tonë edhe për ligjet e reformës në drejtësi, edhe për të shpall shokun Mehmet armik dhe për t’ia vënë prangat atje te komiteti qendror. Vetëm me ndryshimin sistemit zgjedhor. Ta ndryshojmë sistemin zgjedhor, ta ndryshojmë këtë Kushtetutë formale dhe super të pistë të Prillit të 2008-s që pastaj t’i drejtohemi sovranit kurdo që vijnë kushtet. I vetmi vend që bëjmë ligje dhe kërkojmë të ulemi në tavolinë për marrëveshje. Jo, jo, marrëveshjet bëhen para se të vish në këtë sallë.

Kur marrëveshjet kthehen në ligj, s’ke pse bën marrëveshje pastaj. 29 vjet që bëjmë ligje këtu dhe kërkojmë marrëveshje vetëm për pazare për të ndarë me njëri-tjetrin, apo për të mbrojtur me njëri-tjetrin nga pisllëku që kemi bërë me taksat e qytetarëve shqiptarë në këtë vend. Ndaj nga Presidenti, ish-Presidenti, Kryeministri, ish-Kryeministri, ministrat që janë këtu, ata që janë ulur atje, këta që janë ulur këtu, nëse meritojnë nga kjo drejtësi e atyre ustallarëve matanë oqeanit për të shkuar në burg të Reçit, rrugë e mbarë i qoftë, për ndonjë që mund të njohim individualisht mund të shkojmë ta shohim t’i çojmë ndonjë paketë duhani. Haramin në këtë botë nuk e ka gëzuar askush, nuk e besoj se do ta gëzojnë këta. As çunat që ishin, as çunat që keni ju këtu”, tha Murrizi.

Parlamenti diskuton sot projektligjin për përmbarimin privat, i kthyer për rishqyrtim nga Presidenti Meta./abcnews.al

myslim-murrizi-1.jpg
G. P.11:06 | 17/06/2019

Deputeti i opozitës Myslim Murrizi deklaroi këtë të hënë se Inspektoratit i Lartë i Deklarimit të Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të lnteresave duhet të jetë paradhomë e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit për të hetuar pasuritë e deputetëve në parlamentin e Shqipërisë. Sipas deputetit, ILDKPKI duhet të hetojë edhe zv.ministrat dhe zyrtarët e institucioneve që kanë në dorë tenderat publike.

“Thoni që është arritje e madhe që janë gjobitur disa nga subjektet private pse kanë kërcënuar ose nuk kanë pasur numrin e bilbilfytësve aq sa duhet nga një deri në pesë milionë lekë. Unë besoj që shqiptarët janë të tejngopur me spiunë dhe bilbilfryrës. Nuk besoi se është detyrë në 29 vjet postkomunizëm të një inpektoriati që duhej të merrej me  banorët e kësaj salle, me këta që janë këtu mbrapa, me këta që kanë qenë këtu mbrapa, 60 kryetarët e bashkive, me drejtorët e drejtorive, zv/ministrat dhe ata që kanë në dorë të firmosin tendera nga paratë publike.

Numri i pakët i punonjësve tuaj prej 70 vetash nuk besoj se zgjidh përfundimisht atë që kanë detyrim ligjor për të deklaruar pasurinë pranë institucionit tuaj. Shoh që ka shumë subjekte që janë objekt i ligjit tuaj. Unë do doja që ka ardhur koha për të përgatitur më konkret dhe më konciz për atë objekt pune që duhet të ketë ky institucion. Nëse ka 15 mijë e 600 subjekte që deklarojnë, me 70 punëtorë i bie që në 10 nuk i kontrollon dot ato. Unë institucionin tuaj do doja ta konsideroja si paradhomë e SPAK-ut ose kuzhinë të BKH-së.

Miliona euro pasuri marramendëse kanë banorë të kësaj salle që kanë ardhur në 31 Mars të 91-shit me pantallona doku, çorapë 55 lekëshe dhe brekë thesi dhe sot të grijnë në “Armani”, “Versaçe”, “Guçi”, kanë hale dhe për macen. Kanë pasur shtëpi me qerpiç, hale te fiku. Ky inspektoriat duhet të merret me këta subjekte që duhet të jenë objekt i drejtpërdrejtë i ligjit tuaj. Ata që kanë marrë në qafë këtë vend nuk i kalojnë 500 veta nga 91 deri sot. Shihni kush i ka ato saraje matanë. Deputetë, ministra, hiqni pjesën e biznesit, kam respekt për ta dhe ishalla i shtojnë, drejtorë drejtorish, burgjet, hipotekat, ALUIZNI, rrugë, dogana, tatime. Këta që kanë qenë non stop ndër vite, këta që janë këtu, ca që kanë lënë vendet dhe janë ulur këtu, janë strehuar atje. Ai justifikojnë ata? Me 70 punëtorë nuk besoj se ti ke mundësi që të bësh një lloj investigimi”, tha deputeti Murrizi, në seancën e sotme plenare, ku ishte parashikuar raportimi vjetor i ILDKPKI.

Po gjatë seancës së të hënës pritet që të diskutohen disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin për regjistrimin e biznesit, disa shtesa në ligjin për procedurat tatimore, disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për masat kundër financimit të terrorizmit si dhe në atë për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Gjithashtu ishte parashikuar raportimi vjetor edhe për Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku, por vetëm pak orë para se të niste seanca ajo anuloi pjesëmarrjen e saj duke dërguar një raport shëndetësor. /abcnews.al

myslim-murrizi.jpg
G. P.17:19 | 10/06/2019

Grupi parlamentar demokrat dhe ai i pavarur kanë dalë në një deklaratë të përbashkët për shtyp. Në emër të tyre nënkyetari i Kuvendit Myslim Murrizi deklaroi se vendimi i presidentit Ilir Meta për të çdekretuar datën e zgjedhjeve është një term që nuk e njeh as Kushtetuta.

“Nuk kam lexuar asnjë rresht të Kushtetutës së Shqipërisë fjalën çdekretim. Dekretim po. Çdekretim është një shpikje allashqiptarçe. Nuk e mbaj veten për jurist të madh, por Kushtetuta ka qenë vullnet i zotit Berisha dhe zotit Rama në marrëveshjen e prillit 2008. Në atë Kushtetutë përcaktohet qartë se jemi Republikë Parlamentare dhe parlamenti është sovrani. Pastaj të gjitha institucionet e tjera derivojnë nga ky parlament qoftë edhe Presidenti i Republikës, që është dhënë që në raundin e fundit të zgjidhet me shumicën e thjeshtë të votave”, tha Murrizi./ABC News Albania 24/7

 

bb-34.jpg
Sej rie11:30 | 30/05/2019

Myslim Murrizi  është ulur për herë të parë në karrigen e kryeparlamentari, pas emërimit të tij si nënkryetar i Kuvendit. Ai ka marrë sot drejtimin e një seance plenare, pasi kryetari Gramoz Ruçi u largua për të pritur kreun e delegacionit të BE Soreca i cili do i dorëzojë progres-raportin.

Murrizi e nis drejtimin e seancës me një batutë drejtuar deputetit Ralf Gjoni : “Po të jap dy minuta kohë për replikë meqë është hera ime e parë në këtë karrige”./abcnews.al

myslim-murrizi-1.jpg
G. P.22:25 | 17/05/2019

Deputeti Myslim Murrizi i ftuar në studion e emisionit “Provokacija” nga Mustafa Nano ka sqaruar një debat që ka pasur me moderatorin në lidhje me homoseksualët dhe perëndimin.

Murrizi është shprehur se nuk është racist ose kundër këtij komuniteti. Ai nuk e konsideron as sëmundje, por nuk e sheh këtë deviacion si një ndër arsyet për të qenë perëndimor.

Nënkryetari i Kuvendit solli në vëmendjen e moderatorit Mustafa Nano me humor edhe një fjali, kur i është drejtuar Ramës dhe ka thënë që “mua më përjashtoni nga Europa nëse e kanë kusht këtë gjë”.

Mustafa Nano: Ne kemi pasur një debat pak të ashpër. Kam pas faj unë, apo ju.

Myslim Murrizi: Në koshiencën time, i pagabueshëm është vetëm Zoti. Unë nuk kam ardhur që të ndaj përqindjet e fajit me ju.

Mustafa Nano: Unë mbaj mend që debati në thelb ka qenë te qëndrimet e Perëndimit. Ti e mban veten për perëndimor?

Myslim Murrizi: Nuk mendoj që ka qenë tamam kështu.

Mustafa Nano: OK ishte për gay-t, për homoseksualët.

Myslim Murrizi: Për tipin që kam unë nga natyra dhe nuk është se më lidh gjë me të majtën, nga pjesa e djathtë siç e konceptoj unë të djathtën, Zoti, familja dhe prona, siç e konceptoj unë, nuk jam racist, por jam tradicional dhe ky është ai debati që kemi pasur sëbashku. Nuk është se jam kundër atyre. Unë nuk e quaj as arritje të tyre, as sëmundje, por nuk e shoh që kolona kryesore për të qenë në perëndim është ai deviacion. Ky ka qenë në një farë mënyre përplasja në distancë me ju.

Mustafa Nano: As unë nuk e konsideroj arritje të jesh gay. Të jesh gay është gjendje e caktuar, nuk është as meritë. Thelbi perëndimit për mua, është që njerëzit sido që të jenë pavarësisht nga orientimi i tyre janë njësoj, duhet të respektohen.

Myslim Murrizi: Shumë mirë, çdokush është në të drejtën e tij. Unë edhe në një batutë pata disa ditësh kur iu ktheva Ramës thashë që “mua më përjashtoni nga Europa nëse e kanë kusht këtë gjë, unë nuk vij në Europë”. M’u drejtua dhe më tha që flet mes marrëdhëniet intime të dy bashkëkryetarëve, bëhej fjalë për Damianin dhe Oerdin”./abcnews.al

myslim-murrizi.jpg
G. P.21:54 | 17/05/2019

Deputeti Myslim Murrizi tregoi se ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë në të njëjtën linjë me të kur është kryer mbledhja e grupit parlamentar të PD-së për djegien e mandateve.

Sipas Murrizit, Berisha gjatë takimit është shprehur për djegien e mandateve se ndërkombëtarët do jenë kundër dhe se ky është një vendim i ashpër.

“Në qëndrimin formal edhe gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, unë nuk e di se çfarë flitet nën tavolinë mes tij dhe Bashës, por që të jem i hapur ka qenë gati-gati në të njëtën linjë me të fjalës sime gjatë mbledhjes së grupit parlamentar për dorëzimin e mandateve. Ka thënë që “ndërkombëtarët do t’i kemi kundër. Ky është një vendim i ashpër, luhet all-in, për të gjitha. O i humb, o i merr të gjitha”. Kanë qenë 13 deputetë që folën kundër djegies së mandateve në atë grup parlamentar. Nëse ne morëm një vendim kundër asaj që linçoi kryetari i PD-së të dielën i bie që kryetari të japë dorëheqjen. Në grup ka folur gati-gati në linjën time. Ajo që unë shikoj nga PD është që ka probleme që nga 2013 ka një krizë besimi”, tha Murrizi.

Myslim Murrizi nuk pranoi që të digjte mandatin e tij të deputetit. Për këtë arsye, Partia Demokratike vendosi ta përjashtojë. Ndërkohë një javë më parë, deputetët votuan që ai të ishte nënkryetar i Kuvendit./abcnews.al

my-1280x710.jpg
ent ela18:36 | 08/03/2019

Deputeti i PD-së Myslim Murrizi, i cili ka refuzuar të dorëzojë mandatin për “ABC News”, është shprehur se Basha po devijon nga kauza e 16 Shkurtit. Sipas tij, kryedemokrati për herë të parë ka folur për ndryshim të sistemit, pas takimit që pati me Danielson.

“Unë nuk di  kush është zgjidhja e sotme në këtë vendim drastik të daljes nga Kuvendi. Është një farë devijimi nga kauza e 16 Shkurtit. Kurrë Basha nuk ka fol për ndryshim sistemi dhe foli dje. Unë e ka propozuar më parë dhe nuk ka reaguar dhe nuk ka folur askush. Dje e kam dëgjuar për herë të parë zotin Basha që kërkon ndryshim të sistemit”.

Më tej demokrati ka treguar se si janë njoftuar për vendimin për djegien e mandateve.

“Basha doli në media të dielën që paralajmëroi për djegien e mandateve dhe të hënën u mor vendimi. Eduart Halimi ka qenë i pari që ka dhënë për media shkëndijën e parë. Halim tha se mirë është t’i djegim këto mandati dha ai e ka thënë para një viti e ca më parë. Të hënën ishte mbledhja e grupit parlament dhe u mor vendimi drastik. Ndërkombëtarë nuk ishin me ne dhe faktori ndërkombëtarë është kundër. I kam kërkuar Bashës që të paktën të konsultohej me Partitë Popullore Evropiane dhe përtej oqeanit nuk do kishte ndonjë gjë të keqe”.

Deputeti ka komentuar edhe etiketimet që po i bëhen duke e quajtur tradhtar dhe i shitur tek Edi Rama.

“Kjo historia e tradhtarëve te kjo parti ka nisur herët që në vite ’91. Ky termi tradhtar është termi bolshevik i pjesës bolshevike. Kjo pjesa e tradhtarëve është e dalur boje”.

Ai gjithashtu ka folur për pozicionin që do të mbajë në Kuvend.

“Së pari nuk jam se kam kontakte me pjesën që po futen dhe besoj se do ketë edhe të tjerë që do futen. Unë jam atje si anti-komunist nga geni dhe nga formimi im. Unë do jem kundër partisë aty në Kuvend.  Unë do jem atje opozitar i kësaj mazhorance që prej 7 vitesh po qeveris. Unë nuk i përkas brezit që flas në emër të popullit dhe kur dëgjoj disa që flasin në emër të popullit që nuk i kanë takuar asnjëherë më vjen pështirë”.

Demokrati ka komentuar mundësinë e largimit të Ramës, dhe çfarë ndodh më pas.

“Nëse  ka ik PD dhe ikën edhe Rama ne për 45 ditë hyjmë në zgjedhje të parakohshme me këtë ligj, me këtë kod dhe me këta të fortë. Akoma sot nuk është artikuluar qartë qëndrimi i PD se çfarë do të bëjë me zgjedhjet lokale”.

Së fundmi ai ka folur për të ardhmen e tij politike ku u shpreh se:

“Unë nuk e kam qëllim në vetvete që o të jem unë në parlament o rashë e vdiqa. Unë nuk e quaj vend pune të qenit deputet. Absolutisht do jem pjesë e politikës jashtë këtij grupi as që nuk i kanë dhënë dorën njeriu në jetën e vet”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono