muzike

marsela-cibukaj-1280x720.jpg
G. P.20:02 | 18/08/2019

Marsela Çibukaj është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo zhvilloi një intervistë të shkurtër për Edicionin Veror në jug të Shqipërisë, ku edhe po jep koncertet e saj së bashku me kantautorin Vitmar Basha.

Çifti është në një lidhje prej disa kohësh, ndërkohe që Marsela zbuloi planet e saj për një album në të ardhmen. Ajo bëri të ditur se shpreson që dy nga këngët e publikuara në albumin “9” të Vitmarit të bëhen me videoklipe në Shtator.

“Vitmari më është shumë mbështetës në këtë projekt. Unë shpresoj shumë që të realizojmë albumin tim dhe një pjesë e punës të jetë edhe nga Vitmari. Nga albumi i Vitmarit, ku unë kam shkruar një tekst dhe kam kuruar pak… kënga titullohet Reja. Shpresoj që kënga që Vitmari ka shkruajtur për ne dhe kënga që unë kam shkruajtur për Vitmarin të publikohen në Shtator me videoklipe. Po punojmë rreth kësaj gjëje. Kemi mbledhur një staf të vogël që të na mbështesë në realizmin e këtij projekti dhe shpresoj që të arrijë tek publiku me të njëjtin emocion”, tha këngëtarja.

/abcnews.al

pushues-kenget-1280x720.jpg
G. P.19:36 | 18/08/2019

Listat e këngëve në beach bar-e janë pushtuar nga hite shqiptare. Ka pasur shumë bashkëpunime dhe këngë të reja këtë vit. Por në të vërtetë çfarë pëlqejnë dhe cilat këngë shqiptare i kanë “bezdisur” pushuesit këtë vit?

Kush është ajo këngë që ju ka “bezdisur” nga këto hitet shqiptare?

“Kida… N’tela, n’tela”, tha një pushues.

“Elvana Gjata… Dua”, tha një pushuese.

“Enca… s’më pëlqen Enca”, tha një tjetër pushues.

Kush është kënga që ju ka bezdisur dhe e keni dëgjuar gjithandej këtë verë dhe thoni, o Zot të lutem mos më?

“Fustani, fustani… krejt të gjitha këto”, u shpreh një pushues.

Por ka edhe nga ato hite që pushuesve u kanë pëlqyer.

“Ledri Vula Kiss Kiss”, tha një pushues./abcnews.al

idro-seferi-1280x720.jpg
G. P.20:19 | 17/08/2019

Jemi mësuar ta shohim të raportojë nga Beogradi, por kësaj here është në Dhërmi. Bëhet fjalë për një ndër korrespondentët më të njohur shqiptar, Idro Seferin, i cili zhvilloi një intervistë për Edicionin Veror nga Drymades Inn, aty ku po kalon pushimet.

Idro tregoi se në Beograd tashmë kanë ngelur shumë pak shqiptarë. Sipas tij fakti që në Serbi ka një gazetar shqiptar tregon zhvillim.

“Në Beograd tani kanë ngelur pak shqiptarë. Dikur kanë pas jetuar mijëra shqiptarë., Tani mund të jenë rreth 2 mijë shqiptarë. Ka nga Shqipëria pak, që kanë ardhur nga vitet e fundit. Ka më së shumti nga Maqedonia dhe nga Kosova, nga koha e ish-Jugosllavisë. Në fillim ka qenë e çuditshme, sepse është edhe kjo që thamë tani. Kur nuk punon aty, natyrisht edhe njerëzit që i merr, i merr për herë të parë si gazetar shqiptar. I ka marrë dikush në telefon dhe pas kalimit të viteve tani krijohet një farë besimi sepse e dinë që ne ekzistojmë dhe citohemi në mediat jo vetëm në Serbi. Na citojnë sepse krijojmë lajme dhe në Shqipëri dhe në Kosovë. Tani rajoni është ndryshe nga koha kur kam shkuar unë sepse Shqipëri ka qenë shumë e veçuar nga ngjarjet rajonale, para 10 vitesh sesa tani dhe është pjesë e proceseve. Ke Vuçic, por ke edhe ramin ke edhe Thaçin”, tha Idro Seferi.

Idro u shpreh se në Serbi ka një turizëm tjetër lloj.

“Beogradi është 2 milionë banorë. Ka kala, vende të ndryshme dhe vijnë për turizëm më shumë të huaj, sepse ka shumë muzikë. Është i njohur për festat në Danub dhe në Savë. Aty zakonisht janë anije të mëdha që janë si disko. Shfrytëzohet shumë”, u shpreh gazetari.

Dikur njiheshin vetëm pak, por tani sipas Idro Seferit politikanët shqiptarë janë shumë të njohur edhe në Serbi.

“Tani nga çorapet e Kryeministrit Rama dhe çfarë do që ndodh qarkullojnë dhe në Shqipëri dhe atje. Është bërë më shumë edhe njerëzit duan ngjarje të ndryshme politike që më shumë raportohet për menunë e kuzhinës që do hanë dy presidentët sepse janë lodhur pak nga politika mendoj unë”, tha korrespondenti i ABC News në Beograd.

Po në politikë a do ta shohim ndonjëherë Idro Seferin?

“Jo, besoj kur të mërzitem shumë. S’e di. Dikur politika në Ballkan ka qenë politikë e ideve, dëshirave filozofike, kurse tani është Ballkani të integrohet me botën dhe po bëhemi vetëm pjesë komerciale siç është e gjithë bota partitë politike”, u shpreh ai./ABC News Albania 24/7

oriku-1280x715.jpg
Sej rie13:15 | 10/08/2019

Teatër, muzike, balet në një vend mistik tepër origjinal siç është Fontana në qytetin antik të Orikut.

Pjesëmarrësit ishin si rrallë herë në parkun arkeologjik.

Oriku u duk magjik nën tinguj e muzikës që depërtonte në natyrë.

Aktori Alexandros Memetaj lindur në Vlorë, i cili jeton në Itali me natyralitetin e tij interpretoi një monolog të krijuar nga vetë ai.  Ua dedikoi të gjitha nënave shqiptare.

Kurse, muzika e krijuar për këtë event nga kompozitori Aulon Naçi i ngjizej harmonisë se natyrës dhe lëvizjeve të balerinit Errik Nour. I ardhur nga Greqia performoi për herë të parë në vendlindje.

Regjisori Neritan Mehmetaj, i cili kishte organizuar dhe realizuar në detaj skenat e monologut së bashku me ndërthurjet muzikore tha se  një event i tillë është i rrallë për vendin e bukur te Orikut.

Muzikantët e talentuar, Ardita Bufaj pianistja e mirënjohur vlonjate së bashku me kuartetin  e harqeve i përbërë nga Dejon Bendaj, Vilson Guri, Albana Kola dhe Enea Nushi, fizarmonikë Elton Balla, perkusion Mirjan Sulovari, i dhanë skenës një atmosfere tepër origjinale duke bërë së bashku artin e bukur të muzikës, teatrin dhe baletin./ABC News Albnia 24/7

jazz.jpg
G. P.21:41 | 20/07/2019

Një festë kushtuar tërësisht muzikës jazz është konceptuar edicioni i 7 i “Hemingway jazz-fest”. Për dy netë më  21-22 Korrik ritmet e muzikës jazz do të ndezin Tiranën. Organizatorët  ia kanë dedikuar 120-vjetorit te shkrimtarit Ernest Hemingway.

Organizatorët thonë se festivali vjen si një festë e mirëfilltë kushtuar muzikës jazz, e cila kësaj here vjen me ngjyra dhe ritmet e etno-jazz. Mbrëmjen e parë nis me  “Barcelona Gipsy Balkan Orchestra” që njihen edhe për përpunimin e këngës së famshme shqiptare.

Mbrëmja e 22 Korrikut do të shoqërohet me ritme të tjera. Prezantuesja e festivalit kujton edhe Kodin e veshjes se dy netëve. Ritmet e jazz-it kësaj here janë zhvendosur në një skenë të veçante në oborrin e brendshëm të universitetit politeknik në sheshin “Nënë Tereza”./ABC News Albania 24/7

shurdhim.jpg
G. P.16:15 | 23/06/2019

Kufjet për të dëgjuar muzikë janë bërë pjesë e pandashme e të rinjve, por kjo tendencë e tyre po shihet me shqetësim nga mjekët. Specialistët apelojnë për kujdes, ndërsa shprehen se përdorimi sistematik i tyre çon deri në shurdhim.

Rruga bëhet më e këndshme, por kjo mund të shoqërohet me kosto të lartë. Përdorimi sistematik i kufjeve për të dëgjuar muzikë mund t’ju çojë deri në shurdhim. Tendenca e të rinjve shihet me shqetësim nga mjekët otorinolaringolog.

“Me përdorimin kronik të kufjeve për një periudhë mbi tre-mujore e sipër mund të japë dëmtime kronike të nervit të dëgjimit. Niveli i zhurmës që të japë dëmtime kronike duhet të jetë mbi 80 decibel, pra 65-70 mund të jetë niveli i zhurmës që prodhohet kur bashkëbisedojmë. Mund të shkaktojë dhe probleme të tjera, janë dhe infeksionet e kanalit”, tha mjekja Anjeza Kuçi.

Mjekët shpjegojnë se problemet nuk shfaqen në mënyrë të menjëhershme ndërkohë apelojnë për kujdes.

“Pas përdorimit mbi tre muaj gradualisht mund të ndiejë një zhurmë në vesh. Gjatë bashkëbisedimit me të tjerët, mund të humbë informacion, mund të ngatërrohen fjalët, shpeshherë disa fjali mund të mos i dëgjojë të gjitha dhe kjo i krijon probleme, të cilat nëse pacienti nuk paraqitet direkt tek mjeku mund të krijojë probleme kronike, dëmtime të nervit të dëgjimit, të cilat mund të jenë edhe të parikthyeshme”, u shpreh Kuçi.

Rënia e nivelit të dëgjimit sipas specialistëve nis pas të 40-tave, por të shumte janë 20-vjeçarët që aktualisht po shfaqin këtë problem. Veç uljes së dëgjimit, zhurmat e vazhdueshme shkaktojnë stres madje dhe neurozë./ABC News Albania 24/7

XVL5RAEOBZDQ7K3QPPOE5IF3IA.jpg
Sej rie15:10 | 16/05/2019

Muzikë dhe spektakël dritash për 130-vjetorin e Kullës Eiffel në Paris. Ajo u ndërtua për dy vjet, dy muaj dhe pesë ditë me më shumë se 18 mijë pjesë hekuri dhe u prezantua për publikun në maj të 1889-ës.

Kulla Eiffel feston 130 vjetorin e hapjes së saj për publikun. “Dama e hekurt” u hap për publikun në 15 maj të 1889-ës si ekspozim universal që festonte 100 vjetorin e revolucionit francez. Fillimisht e lyer me të kuqe të fortë, u bë okër në vitin 1892, dhe më pas e verdhë në 1899. E lodhur për shkak të numrit të madh të vizitorëve, rreth 7 milion çdo vit ajo pritet të kryhet sërish, orë të 18-ën herë që nga ndërtimi i saj.

E gjatë 324 metra, 7.300 ton peshë, kulla nuk u pranua menjëherë nga francezët. Madje ndërtimi i saj u shoqërua nga një polemikë shumë e madhe, denoncime dhe peticione nga ata që e kundërshtonin. Për ekspozimin universal në vitin 1889 u hap një konkurs shumë i madh, që u fitua nga industriali Gustav Eifel, me keqardhjen e madhe të shumë artistëve të epokës, mes të cilëve dhe shkrimtari Guy de Maupassant. E ndërtuar për dy vjet, dy muaj dhe pesë ditë, kulla është ndërtuar me më shumë se 18 mijë pjesë hekuri.

Në shekullin XIX ishte simbol i një France që arrin fuqinë e saj industrial. Një shekull më pas përvjetori i saj u festua me disa organizime: një koncert falas i Zhan Ade, falas, nën kullë dhe një spektakël dritash. Gjatë viteve Dama e Hekurt ka gjetur hapësirë në skenën ndërkombëtare duke përcjellë mesazhe politike dhe njerëzore si e dëshmojnë shumë herët që është shuar në homazh të viktimave të aksidenteve apo sulmeve terroriste./ABC News Albania 24/7

jazz.jpg
G. P.15:50 | 01/05/2019

Festimet në ditën ndërkombëtare të jazz-it u zhvendosën nga Tirana në Shkodër. Të rinjtë të kthyer pas në kohë, pikërisht në vitet ‘40-‘50, me të njëjtat veshje, muzike e kërcime, i ofruan qytetit verior një natë magjike.

Udhëtuan  me tren nga Tirana në Shkodër. Një rikthim në kohë, në vitet ‘40 – ‘50, në udhëtimin “Swing Marathon”, kushtuar ditës ndërkombëtare të jazz-it.

I organizuar për herë të katërt në Shqipëri nga “Hemingway Fan Club”, Shkodra u bë sërish mikëpritëse e këtij eventi kulturor, që gjallëroi rrugët e qytetit përmes ngjyrave, muzikës dhe vallëzimeve.

Të gjithë i duan këto ritme, kërcejnë me to dhe për orë të tëra vendosin t’i ikin rutinës së përditshme. Teatri “Migjeni” ishte ndalesa e fundit, aty ku për orë të tëra muzika, vallëzimet dhe ngjyrat që na kthyen pas në kohë u shkrinë në një./abcnews.al

 

charles-aznavour.png
G. P.23:13 | 01/10/2018

Bota e muzikës botërore ka humbur të hënën një nga ikonat e saj. Charles Aznavour, i njohur ndryshe si Frenk Sinatra francez, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare. Autor i mbi 1 mij e 300 këngëve dhe i mirënjohur për faktin se këndonte në 7 gjuhë të huaja, Aznavur është nderuar edhe me titullin prestigjoz Legjioni i Nderit.

Charles Aznavour, njëri prej këngëtarëve më të dashur francezë, është shuar në moshën 94-vjeçare. Ai ishte zbuluar nga Edit Piaf pas luftes së dytë botërore dhe falë karrierës së tij të gjatë kishte arritur që të fitonte dhe titullin më të lartë në Francë, atë të Legjionit të Nderit. Në 70 vite karrierë Aznavur ka shkruar mbi 1.300 këngë dhe ka shitur më shumë se 300 milionë disqe.

Ai këndonte në 7 gjuhë të ndryshme, gjë që i ka lejuar të jepte koncerte pothuajse në të gjithë botën, duke u bërë një ndër këngëtarët më të famshëm të dekadave të fundit. I lindur në Paris në vitin 1924 nga emigrantë me origjinë armene, Aznavour ka debutuar fillimisht në teatër si aktor dramtik dhe vetëm pas luftës, falë divës Edit Piaf e cila e mori me vete në një turnë në Francë dhe në SHBA doli në dritë si kantautor.

Suksesi i madh erdhi në vitin 1956 me këngën “Sur ma vie” (Mbi jetën time), që i lejoi të hynte në historinë e këngës franceze dhe më pas në atë botërore. Aznavour këndoi në teatrot më të mëdha të botës, ku shumë shpesh solli dhe duete me yje ndërkombëtare si Nana Muskuri, Liza Mineli, Selin Dion, etj.

Në Amerikë dhe në Angli ai shpesh përshkruhej si Frenk Sinatra francez, por ndryshe nga Sinatra ai i shkruante vetë këngët e tij dhe shpesh herë trajtonte në to tema që thyenin tabu si martesa, homoseksualiteti dhe ndjenjat mashkullore. Koncerti i tij i fundit ishte 19 Shtatorin e kaluar në Osaka të Japonisë, ndërsa i ardhshmi ishte parashikuar për t’u mbajtur në 26 Tetor në Bruksel./abcnews.al

130716-mac-miller-lead-640x360.jpg
G. P.09:08 | 08/09/2018

Ndahet nga jeta Mac Miller, reperi dhe producenti i ri në industrinë e muzikës. Nuk bëhen ende të ditura detajet për shkakun e vdekjes së tij. Ngjarja është njoftuar nga familja, e cila shpreh dhimbjen e saj nëpërmjet deklaratës së bërë për mediat.

Malcolm McCormick, i cili njihej me emrin e artit si Mac Miller, e nisi karrierën e tij muzikore që në adoleshencë duke patur sukses që në hapat e para. Albumi i tij më i fundit u lançua muajin e kaluar. Ai gjithashtu kishte një sërë koncertesh dhe projektesh për të zhvilluar në muajt në vazhdim. Reperi amerikan shokoi mediat vendase me ndarjen e parakohëshme nga jeta duke lënë brengë gjithashtu dhe tek kolegët e tij, të cilët shprehën ngushëllimet e tyre nëpërmjet postimeve në Twitter.

Artisti bëri bujë disa vite më parë më këngën “The Way” në bashkëpunim me këngëtaren Ariana Grande, me të cilën ishtë në një marrëdhënie. Ata u frekuentuan bashkë për 2 vite dhe u ndanë në maj të këtij viti. Miller, më parë është rrëfyer dhe për betejën e tij më varësinë nga lëndët narkotike. Kjo dyshohet të ketë qenë arsyeja e vdekjes së tij, por mbetet për tu konfirmuar.

Në një intervistë për Vogue ai ka treguar se: “Jam duke ndryshuar mënyrën time të jetesës, këndvështrimet e mia. Kur je esëll për herë të parë ti ndihesh si një superhero. Ti ndjen emocione të verteta sepse deri më tani ke qenë duke i shtypur ato.”

Më herët ai është arrestuar dhe për ngarje të makinës në gjendje të dehur.

Ndërsa në intervistën e tij të fundit për revistën Volture një ditë para vdekjes së tij ai tha: “Dikur repoja haptazi për disa gjëra shumë të errëta sepse ato po përjetoja aso kohe. Por është në rregull, kjo është. Duhet të jetë gjithçka e mbushur me emocione.”/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono