muzika

RIKTHEHET-MARKELIAN-KAPEDANI.mpg_snapshot_00.10-1280x720.jpg
ent ela15:30 | 03/09/2019

Rikthehet pas shume viteve mungesë nismëtari i muzikës xhaz Markelian Kapidani me librin “Shënime për muzikantin. Kompozitori i njohur, i cili solli ndryshime në muzikën shqiptare që në fillim të viteve ’90, rrëfen për ABC News arsyet e mungesës së gjatë si dhe sekretet e muzikës xhaz, të përmbledhur në libër.

Rishfaqet muzikanti i njohur Markelian Kapedani i cili prej vitesh jeton dhe zhvillon jetën artistike në Zvicër dhe më gjerë. Libri “Shënimet e kompozitorit” e sjell në Tiranë në ambjentet e Akademisë së Shkencave.

Shënimet e tij ndër vite për muziken xhaz i ka përmbledhur në këtë libër të vlefshëm për muzikantët e rinj të kësaj rryme muzikore. Nuk mund të harrohet  koncerti i parë publik jazz në Shqipëri më 21 korrik, 1992 me kuartin, Song Of Jazz.

Buleza të muzikës xhaz në Shqipëri ka, por mungon filli lidhës që kjo rrymeë muzikore të zhvillojë shtatin, thekson specialisti i muzikës.

Po si i sheh përpunimet e muzikës shqiptare në ritmet e jazit. Markelian Kapedani thjeshton kodet e kësaj rryme muzikore.

Artisti preferon që muzika të luhet me vesh, të thyhet rregulli klasik se, siç ai shpjegon muzika është bërë për t’u dëgjuar.

Jetën e gjallë artistike përmes koncerteve të shumta në skenat më të njohura të Zvicres dhe të botës e ndërthur me mësimdhënien.

Librin të cili ia ka dedikuar babait, Rrokut i cili i mësoi nota duke i lënë liri të plotë, Markelian Kapedani  ilustron sekretet e xhazit edhe me lojën e shkëlqyar mbi tastet e pianos. /ABC News Albania 24/7

flori-mumajesi.jpg
ad min11:24 | 26/08/2019

Kantautori i njohur Flori Mumajesi është rikthyer sërish në rrjetet sociale pas një mungese prej më shumë se 4 muajsh.

Këngëtari dhe fituesi i festivalit “Kënga Magjike” me “Plas” pati para disa ditësh ditëlindjen. Me një video në Instagram, ai shprehet mirënjohës ndaj të gjithë fansave, miqve dhe kolegëve.

Ndër të tjera, Flori thekson se po punon për të qenë sa më pranë tyre nëpërmjet muzikës.

“U bë kohë pa postuar dhe ndoshta kam humbur pak instiktin e postimeve, por s’kam humbur diçka që mendoj se është shumë e rëndësishme, është mirënjohja. U jam mirënjohës atyre që më kanë shkruar, mesazhe që më kanë uruar, kanë qenë, familjarë, miq, kolegë , të njohur dhe të panjohur. Çdo urim ka qenë një përqafim ka qenë një motivim për të qenë shumë shpejt sa më pranë jush, qoftë si Flor fizikisht, qoftë si Flor nëpërmjet muzikës. Faleminderit për cdo urim. Gëzuar, edhe juve ju paça për çdo urim dhe shëndetshëm e të lumtur. Faleminderit”, thotë Flori Mumajesi.

 

View this post on Instagram

 

FALEMINDERIT Ju do Flori ♥️

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

/abcnews.al

rgm_0607.jpg
ent ela12:00 | 09/07/2019

Sipas organizatorëve të një festivali të muzikës afro amerikane në Detroit, është e drejtë që njerëzit e bardhë të paguajnë 20 dollarë ndërsa ata me ngjyrë 10 dollarë për të njëjtën biletë. Sipas tyre sepse njerëzit e bardhë kanë më shumë mundësi financiare.

Çmimi i biletës për koncertin ndryshonte në varësi të ngjyrës së lëkurës: 10 dollarë për njerëzit me ngjyrë; 20 dollarë për të bardhët. Kjo ndodhi në një festival muzikor “afro-futurist” në Detroit, ku biletat u shitën online me  135mime të ndryshme. Çështja u bë publike në rrjetet sociale fillimisht nga reperi afro amerikan Tiny Jag, një nga të ftuarit në festival.

Ai shkruante në profilin e tij se një mik i kishte thënë se njerëzit e bardhë duhej të paguanin dyfishin e çmimit për një biletë: “Ju kërkoj falje  të gjithëve, unë nuk e mendoj kështu. Nuk do të performoj në atë festival”, shkruan ai.

Shoqëria që menaxhon shitjen e biletave online, u shpreh se ajon kishte qenë një zgjedhje e organizatorëve, sipas të cilëve njerëzit e bardhë kanë më shumë mundësi ekonomike, si dhe kanë mundësi të marrin pjesë në organizime në të gjithë qytetin, ndërsa njerëzve me ngjyrë nuk u lejohet për shkak të çmimit të biletave.

Por shpjegimi nuk ndaloi polemikat: pas sulmeve dhe kërcënimeve në rrjetet sociale, organizatorët e festivalit anuluan vendimin duke vendosur një çmim të vetëm prej 20 dollarësh, por sërish duke iu kërkuar spektatorëve të bardhë që të jepnin një ndihmesë financiare për njerëzit me ngjyrë. /ABC News Albania 24/7

jackson.jpg
ad min20:37 | 30/06/2019

Michael Jackson gjithmonë përbën lajme, jo vetëm falë muzikës së tij, po dhe për çdo gjë që ai bënte. Çdo ditë e më shumë dalin të dhëna për të, që habisin jo pak fansat. Së fundmi është gjetur një makineri të cilën Mbreti i Pop-it e kishte përdorur për të luftuar plakjen. DailyMail publikoi disa imazhe të këngëtarit, i shtrirë në aparaturën me oksigjen.

Një pajisje që kushton jo pak, por 100 mijë dollarë, para të cilat këngëtari i mori pas djegies që pësoi në kokë dhe fytyrë teksa po realizonte një reklamë. Kompania e dëmshpërbleu Jackson me 1.5 milionë euro dhe paratë e mbetura pasi bleu aparaturën, Mbreti i Pop-it ia dhuroi fondacionit të tij për të shpëtuar fëmijët që kishin pësuar djegie.

Makineria u gjet në një depo në jug të Kalifornisë. Michael vite më parë u shpreh se falë kësaj aparature do të jetonte 150 vite. Nuk dihet se çfarë ka shkuar keq gjatë trajtimit, pasi Jackson u nda nga jeta 10 vite më parë. Megjithatë kjo gjë ka nxitur edhe më shumë thashethemet se nëse Mbreti i Pop-it ka përdorur makinerinë, sot ai mund të jetë gjallë dhe vdekja e tij është false.

Klan Plus

LAMTUMIRE-KOZMA-LARA-1280x720.jpg
ent ela16:35 | 19/01/2019

Në Universitetin e Arteve janë mbajtur homazhet në nder të kompozitorit të njohur Kozma Lara, i cili u nda nga jeta në moshën 89 vjeçare. Miq, artistë dhe studentë shprehin vlerësime për profesorin dhe kompozitorin, i cili lëvroi thuajse çdo gjini të muzikës.

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare kompozitori Kozma Lara. Familjarë, miq, artistë i kanë dhënë lamtumirën  kompozitorit të njohur  Kozma Lara, i cili u nda nga jeta në moshën 89 vjeçare. Homazhet në nder të kompozitorit të shquar u mbajtën në Universitetin e Arteve, pasi është edhe ndër themeluesit e shkollës kombëtare të muzikës.

Kozma Lara la pas një trashëgimi të çmuar krijuese. Ai ka lëvruar thuajse çdo gjini muzikore.

Studentët e tij çmojnë vlerat profesionale dhe njerëzore.

Kozma Lara për herë të fundit luajti në piano në një intervistë për ABC News, vetëm një muaj më parë në Akademine e Shkencave, ku u mbajt një aktivitet nderi për krijmtarinë e tij “Një jetë me muzikën”. Kozma Lara (1930-2019), i fundit nga të mëdhenjtë themelues të muzikës shqiptare.

Kozma Lara u lind në Durrës, më 10 Korrik 1930. Veprat e tij të para, filluan të dëgjoheshin në vitet ’60-të. Në 1965, u duartrokit sinfonia, një vit më vonë, kompozoi muzikën e baletit “Fatosi Partizan”, që u vu në skenë nga koreografi Panajot Kanaçi.

Në vitin 1958 studion në Konservatorin P. Iliç. Çajkovski në Moskë (ish BRSS), në degën e Kompozicionit, student i Profesorit Sergey Artem’yevich Balasanian.

Gjatë viteve ka kontribuar në Asamblin e Ushtrisë Popullore, në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë si Koncert Maestër dhe në Shkollën e Mesme të Muzikës Mujo Ulqinaku-Durrës. /abcnews.al

koza-lara-123.jpg
ent ela16:57 | 16/12/2018

Kompozitori i njohur Kozma Lara na rrëfen emocionet e të jetuarit nën efektin e tingujve muzikorë. “Artisti i merituar” në një intervistë për ABC News rrëfen frymëzimin që ka marrë gjithnjë nga deti i vendlindjes së tij Durrësit në krijimtarinë e tij.

Kozma Lara është padyshim një prej kompozitorëve, të cilët i kanë dhënë shumë muzikës shqiptare. Ai ka lëvruar thujase çdo zhanër të muzikës serioze dhe ku vazhdon të krijojë edhe sot. Ajo çfarë e karakterizon këtë artist është modestia.

“Muzika në përgjithësi që unë e barazoj me tinguj merr jetë sikur të jenë një ose dy tinguj. Ata bëjnë shumë jo vetëm në sferën intelektuale, por edhe në atë të gjallën. Të dyja sëbashku komunikojnë me njëra tjetrën dhe na japin pikërisht atë madhoren, atë që mishërohet në një vepër qoftë e vogël ose e madhe”, tha kompozitori.

Kozma Lara jeton një jetë nën tingujt muzikorë, ndaj ai nuk i reziston edhe improvizimit mbi tastet e pianos. Miqtë e tij artistë në Akademinë e Shkencave nxorrën në pah vlerat e tij në krijmtarinë muzikore, ku Lara jetoi emocione të veçanta. Teksa rrëfen plot pasion për të shenjtën muzikë, pranon se aroma e detit ka qenë një frymëzimi i pashtershëm për profesor Kozma Larën.

“Vij nga një qytet bregdetar që u rrita me ndjenja të fuqishme që mora pikërisht nga deti i pafund. Sa herë që shkoja unë vështroja gjithnjë nga deti për të zbuluar enigmën e pafundësisë. Po s’e gjeta asnjëherë. Kaq ishte i madh deti! Ç’është e vërteta ky ballafaqim me detin, fillova të bisedoj, krijova monologun me të. Siç ishin dallgët njëherë të fuqishme që më ndihmuan me kuptu dramaturgjinë muzikore. Kontrasti midis tyre po edhe numeriteti që ekziston edhe midis tyre”, tha ai.

Por ajo që e gëzon më fort sot është liria. Ai thote se e ka sfiduar edhe diktaturën e kornizave në këtë formë.

“Sot kam kohën në dispozicion. Jam i lirë. Ashtu siç kam qenë i lirë dhe në trajtimin e veprave të mia. E kam sfiduar sipas mendimit të diktaturës, e cila qe sfida e parë. Unë duke qenë pianist e pashë që qysh në këngët kishte qëndrime ideologjike, politike të krijuesve. Unë nuk ia dal thashë. Jam me temperament shumë emocional dhe shkruajta në një literaturë që e pranonte piano. Sfidova pak a shumë atë gjendje shumë të vështirë. Ato ngacmime që jepnin nga koha në kohë dhe kur mora vesh që krijuesit e tjerë, piktorë më vinte shumë keq. Atëherë pse ta bëj unë këtë? Sepse kafshët që ishin në fuqi nuk e kuptonin muzikën serioze”, tha Lara.

E ndjen veten me fat që një pjesë të krijmtarisë e ka botuar dhe brezi i ri. I ka ndër duar partiturat e tij, për t’i luajtur në koncerte të ndryshëm.

“Pjesë të krijimtarisë time është e botuar në kohët e fundit, në tre volume. Janë sonatat e mia. E vështirë në zhanrin simfonik që marrin e i japin njëra-tjetërs pranë. Është ajo që krijon aty përmbajtje të karakterit, atij detit që them unë. Janë kontraste kaq të nevojshme për t’i aplikuar në format e mëdha të muzikës, qofshin këto simfonike apo instrumentale”, u shpreh ai.

Por ai vlerëson edhe pianisten e re Ana Kaçinarin e cila interpretoi sonatën nr. 7 të tij.

“I ra shumë bukur. E kishte kuptuar mesazhin tim dhe interpretimi i saj më shtyu të them se është përfaqësuese e gjeneratës së re. Çfarë mund të bëjë gjenerata e re? Shumë gjëra. Respekton traditën. Me ato veçori që marrin duke i parë me profesionalizëm, me një optikë të re ato karakteristika të reja, bashkëkohore që i kërkon vetë jeta jonë”, u shpreh ai.

Megjithëse aktualisht është i fokusuar tek këngët, ai renditet në sërën e kompozitorëve që lanë pas një thesar të muzikës serioze të gjinive të ndryshme.

“Historia do të evidentojë vlerat e saj. Krijuesit tanë, kompozitorët në atë kohë kanë krijuar vepra ç’është e vërteta, opera simfoni. Sot ka një vakuum. Kur meditojmë sot për krijimtari muzikore, për kompozitorët që kanë shkruar me pasion kjo mungon në kohën e sotme”, theksoi Lara.

Kompozitori i mirënjohur, autor i shumë krijimeve muzikore: kuartete, trio, romanca, rapsodi intervistën për ABC News e përmbyll  me një këshillë për brezin e ri.

“Muzikë do thoja në vazhdim të asaj që kemi krijuar duke respektuar momentet, veçoritë, identitetin kombëtar në përgjithësi, traditën. Vetëm në saj të kulturës që marrin, fitojnë, kulturë e cila jo vetëm të jetë për artin muzikor, por edhe ana tjetër, të njohin letërsinë e këtij vendi, poezinë e këtij vendi. Është një domosdoshmëri për të kompletuar atë që thoni ju se pa këto nuk mundet të krijosh”, përfundoi kompozitori.

/abcnews.al

PUTIN-HIP-HOPI.mpg_snapshot_00.22-1280x805.jpg
ad min12:36 | 16/12/2018

Hip Hopi është kthyer në një problem serioz në Rusi. Shumë koncerte u anuluan dhe këngëtarë të ndryshëm përfunduan në pranga. Për të qetësuar situatën presidenti Putin tha se Hip Hopi duhet kontrolluar, por jo mbyllur si zhanër.

Nëse nuk mund t’i mposhtësh, bashkohu me ta: kështu thoshte Jul Çezari. Dhe kjo është ajo që thotë dhe presidenti rus, Vladimir Putin, strateg që nuk duhet nënvlerësuar. “Nëse është e pamundur të ndalohet diçka, atëherë duhet të bëhesh pjesë e saj”. Subjekti: Hip-Hopi, zhanri muzikor që ka përfunduar në shënjestër të autoriteteve ruse. Në javët e fundit, të paktën 14 koncerte janë anuluar dhe 3 artistë përfunduan në pranga. Rasti më I spikatur: arrestimi, edhe pse i shkurtër, i reperit Husky.

Masat e tilla represive, tha udhëheqësi i Kremlinit, janë kundërproduktive. Prandaj ai sugjeroi ndryshimin e taktikave. “Si ta bëjmë atë, si ta marrim përgjegjësinë dhe ta udhëzojmë atë në drejtimin e duhur, kjo është çështja më e rëndësishme”, shtoi Putin, duke sugjeruar që kjo temë të diskutohet më shumë nga anëtarët e administratës së saj dhe nga Ministri i Kulturës.

Igor Matvienko, producent muzikor dhe anëtar i një këshilli konsultativ: propozoi krijimin e një sistemi për mbajtjen e koncerteve nga prindërit. Putini u përgjigj: “Ju thoni se hip-hopi është bazuar në tre shtylla: seks, drogë dhe protestë. Nga të gjitha këto, droga është më shqetësuese. Është rruga për degradimin e një vendi “. Presidenti rus gjithashtu komentoi përdorimin e gjuhës së ashpër në tekstet muzikore. Një gjuhëtar, tha ai, “më shpjegoi se fjalët e këqija janë pjesë e gjuhës sonë. Problemi është se si përdoren”.

Disa ditë më parë në parlamentin rus u zhvillua një tavolinë e rrumbullakët me yjet e skenës muzikore dhe u njoftua një konkurs për këngë hip-hop për temën: udhëtim në Rusi. Çmimi ishte një turne në qytetet kryesore të federatës. Hip-Hopi, sin ë çdo pjesë të botës, është mes zhanreve më popullor në RUsi. Dmitrij Kuznetsov, në art Husky, është më i ndjekur nga të rinjtë. Videot e tij bardh e zi në Youtube shkojnë përtej 6 milion shikimeve. Këngët e tij karakterizohen nga tekste të ashpëra me rima të ndërlikuara që shpesh tallin autoritetet ose denuncojnë brutalitetin e policisë. Ai u arrestuar në Krasnodar ndërsa përformonte sipër një automjeti mes turmës ndërsa koncerti i tij ishte anulluar. Ai u dënua me 12 ditë burgë, por u lirua pas 4 ditësh./abcnews.al

ROBERT-BISHA.mpg_snapshot_00.21-1280x720.jpg
ad min18:43 | 19/10/2018

Kompozitori Robert Bisha nuk është një artist i zakonshëm. Ai arrin të prodhojë tinguj të veçantë muzikorë përmes tastierës së pianos dhe vendosjes së mjeteve të zakonshme si lapsa, makinë rroje, vathë në pjesën e brendshme të pianos.

Kompozitori dhe pianisti Robert Bisha është një instrumentist i talentuar dhe i veçantë. Muzika që ai bën është bashkëkohore, ndërthurur me elementë të xhazit avangard dhe përfshin elemente të folklorit të pasur shqiptar Ajo ç’ka e bën një pianist ndryshe Robert Bishën është përdorimi i mjeteve të zakonshme si kartona, lapsa apo celularin ti përkthejë në një mori tingujsh dhe instrumentash muzikorë vendosur në pjesën e kafonit të pianos.

Por ne e vumë në provë se si ai mund të krijojë tingull përmes një vethi perle. Por kjo metodë kërkon shumë kujdes sepse dëmton kameran. Megjithëse teknikën e ka klasike ai lëvron zhanre të ndryshme muzikore, jazz, deri në elektronike përmes pianos dhe prodhimit të tingujve me gjëra të zakonshme. Në koncertin e tij si pjesë fustanella festival, mbrëmjen e së shtunës, ai do na sjellë një mori tingujsh dhe zhanresh muzikore ndërthurur edhe me këngë të cilat do i këndojë vetë.

Në çdo krijim të tij muzikor Robert Bisha, thotë se folku shqiptar dhe jo vetëm është elemet i rëndësishëm. Padyshim që performancat e Robert Bishës në fstivale të ndryshme europiane priten mjaft mirë edhe publiku kryeqytetas do të ketë mundësi të shijojë surpriza nga artisti shqiptare dhe emra të njohur ndërkombëtar në fustanella festival./abcnews.al

WEB-PROVOKACIJA-14.09.2018.mpg_snapshot_00.35.03-1280x720.jpg
ent ela20:51 | 14/09/2018

Këtë të premte emisioni “Provokacija” nën drejtimin e gazetarit Mustafa Nano në Abc News solli tematika të reja. I ftuari i parë ishte ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, i cili diskutoi për problematikat e turizmit shqiptar ne lidhje me mjedisin, veçanërisht për ndotjen.

Ai u shpreh se akoma sistemi i depozitimit të plehrave është problematik, sidomos kur fryhen lumejtë pasi ata dalin nga shtrati. Qeset plastike vazhdojnë të jenë sibmoli i së keqes pasi ato janë të vështira për tu eleminuar.

“Politika jonë është për eleminimin e qeseve të pabiodegradueshme dhe njëpërdorimshme, jemi përpjekur që të fusim qeset e trasha disa përdorimshme. Kanë dhënë një efekt shumë pozitiv. Ka pasur argumente se përse u rrit çmimi i qeses, por është posaçërisht për këtë gjë që qeset të kenë një çmim që mos ti blejnë më njerëzit. Të gjithë prodhuesit e qeseve plastike janë mbyllur.”

Ai rekomandoi që të mos i përdorim qeset dhe të kthehemi tek tradita e trastave dhe nëpër supermarkete të futen qese me pagesë që njerëzit të mendohen dy herë për ta blerë. Klosi u shpreh se më shumë duhet të kemi aksione sensibilizuese dhe të zbatojmë politikat e forta për mbetjet urbane dhe të mbajme gjithmonë një dashuri të fortë për mjedisin.

“Duhet të bëhemi një shoqëri që mbahet nga turizmi, për këtë duhet të investojmë për turizmin. Një nga shqetësimet kryesore nga të huajt është pastërtia.”

Ministri tregoi se para disa vitesh nuk flitej për turizmin, ndërsa sot në Shqipëri janë futur më shumë se 6 milionë të tillë. Sipas tij të gjitha investimet e bëra janë ato të cilat e shtuan nivelin e përmirësimit të kushteve turistike. Ai e përkufizoi turizmin shqiptar si një “adoleshent aventuresk”. Kompanitë më të mëdha të huaja kanë filluar të sjellin turistët e parë duke bërë që në vitin tjetër pritshmëritë të jenë akoma më të mëdha. Gjithashtu u tha që është i pari vit, në të cilin janë vendosur rregulla të reja për ndotjen akustike.

Ndërsa për të tërhequr tursitët e rinj dhe të qëndrueshëm Klosi tregoi se nëse jemi të sukseshëm që shoqëria të jetë e gatshme të shërbejë, atëhere do të kemi një turizëm për 12 muaj./abcnews.al

gashi.jpg
ad min10:55 | 09/09/2018

Reperi më i ri Gashi, ka nxjerrë në treg këngën e tij më të fundit “Creep On Me”. Artisti 28 vjeçar, i lindur në Libi me prindër shqiptarë, tashmë duket se po sheh sukses në skenën botërore me bashkëpunimin e tij me emra të mirënjohur si French Montana dhe DJ Snake.

Kënga duket se është pritur mirë nga fansat dhe mediat në industrinë amerikanë të muzikës. Revista HIGHSNOBIETY e ka konsideruar videon si një material me vizuale të arrira e shumëngjyrëshe, shoqëruar me koreografi të përshtatshme për melodinë që përmban. Gjithashtu, revista prestigjoze “Billboard”, e cila është përgjegjëse për klasifikimet më të rëndësishme botërore shkruan për këngën se: “Repimi ëmbëlsues i Gashit merr krye në këtë këngë me ritme të errëta pop-i.”

Gashi, këtë verë gjithashtu ishte i pranishëm dhe në projektin e organizuar nga këngëtarja Dua Lipa në Kosovë. Ai performoi në 10 gusht në Sunny Hill Festival, për të cilin më pas falenderoi dhe këngëtaren Lipa në profilin e tij në Instagram duke thënë se: “Kurrë nuk do të ketë një yll më të madh se Dua Lipa, talent i vërtetë, zëri dhe pamja e saj janë klasike. Të falenderoj që më frymëzon ashtu si nëna dhe motra ime.”
Më herët ai ka realizuar dhe një bashkëpunim më divën e muzikës shqiptare Adelina Ismaili të quajtur “Karma”, e cila e bëri atë të njohur për publikun shqiptar.

Duket se e ardhmja do të jetë e ndritur për 28 vjeçarin, për shkak se pritet dhe dalja në treg e albumit të tij debutues./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono