muze

anija-Katar-1280x725.jpg
nev ila14:36 | 25/08/2019

Një anije-muze për lundrimin detar të Katarit është ndaluar në Durrës. Vizitorët e shumtë patën fatin të njihen me vlerat dhe një pjesë të historisë së një vendi siç është Katari.

Anija e konsideruar një muze mbi trashëgiminë e detarisë në Katar dhe që lundron nëpër Mesdhe duke promovuar kampionatin botëror të Futbollit Katar 2022 si dhe vlerat e miqësisë mes vendeve ka mbërritur në Durrës.

Shoqëruar  nga një atmosfere festive dhe argëtimi për qytetarët dhe turistët e shumtë që ndodhen në qytet këtë sezon.

“Fateh Al Khair 4”, u ankorua në kalatën 5 dhe ishte në dispozicion të vizitoreve.

Ekuipazhi i saj u prit nga autoritetet vendore, ambasadori i Katarit në vendin tonë dhe shume njerëz  që shijuan edhe koncertin e mikpritjes të organizuar në port mbrëmjen e kaluar.

Ambasadori i Katarit në vendin tonë Ali Bin Hamad Al-Marri ka falënderuar kryebashkiaken Sako për organizimin e kësaj pritjeje madhështore.

“Jam i lumtur që mirëpresim këtu në këtë qytet të historisë dhe kulturës shqiptare, anijen “Fateh Al Khair 4”. Prandaj, më lejoni që në emrin e të gjithë juve, t’i uroj mirëseardhjen anijes, kapitenit të saj Muhamed bin Yusuf Al-Sada dhe marinarëve të tij, dhe t’i uroj atyre suksese në përcjelljen e mesazhit të tyre popullit mik shqiptar, si dhe në  hapjen e horizonteve të reja të komunikimit dhe shkëmbimit kulturor dhe social midis dy popujve tanë, tha ai. 

Të pranishmit patën  mundësinë të shohin nga brenda velierën  e llojit ”Boom safari” e punuar në dru, të njihen me kulturën detare të Katarit dhe t’i gëzohen suvenireve sportive të shpërndara me këtë rast.

Kjo vizitë është dhe një mundësi njohjeje e promovimi për turizmin shqiptar dhe Durrësin./ABC News Albania 24/7

666666.jpg
Sej rie15:57 | 09/07/2019

Kamera e ABC News sjell mesazhet e lënë nga vizitorët e thjeshtë dhe personalitetet në librat e përshtypjeve në Muzeun Historik Kombëtar dhe muzeun “ Shtëpia e Gjetheve “. Vizitoret përveç vlerësimeve, ka raste që japin sugjerime për ndryshim datash apo mbiemra te vene gabim. Drejtuesit nga ana tjetër thonë se këto shënime i marrin për bazë për të përmirësuar.

Njohja më e shpejtë me historinë e një vendi mbetet muzeu. Ndaj në sezonin veror numri i vizitorëve gjithnjë rritet. Por kësaj here ju ofrojmë impresionet shkruar prej tyre në librin e përshtypjeve.

Shënimet e tyre janë nga më të ndryshmet, vlerësuese prekëse kryesisht për periudhën e komunizmit, por nuk mungojnë edhe sugjerimet, apo historitë personale si kjo e rrëfyer nga ish e fejuara e piktorit Edison Gjergo.

Në librat e personaliteteve, nuk mungojnë shënimet nga figurat politike, ish-kryministri Fatos Nano, Sali Berisha si dhe diplomatë të huaj dhe delegacione, ku mesazhet e tyre janë kryesisht kortezhe, ndërsa vizitorët e thjeshtë janë më të sinqertë.

Së fundmi muzeu i gjetheve u vizitua edhe nga ish-presidenti i Francës Sarkozy. Muzeu historik kombëtar ka menduar që në 100 vjetor të këtij institucioni, këto libra kujtimesh do i përmbledhë në një libër.

Shumë prej librave të përshtypjeve i përkasin arkivit të shtetit për ruajtje./ABC News Albania 24/7

veliaj-2-1280x704.jpg
ent ela15:23 | 28/01/2019

Me rastin e 83-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh të letrave shqipe, Ismail Kadare, Bashkia e Tiranës ka vendosur që shtëpinë e tij ta kthejë në muze.

Në shenjë nderimi me rastin e ditëlindjës së shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, Bashkia e Tiranës, ka nisur punën për kthimin në muze të shtëpisë së tij në Rrugën e Dibrës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj e cilësoi si një moment të rëndësishëm këtë nismë me rastin e 83 vjetorit të lindjes së Kadaresë

 Erion Veliaj: Jam shumë i lumtur që me rastin e ditëlindjes së të madhit Ismail Kadare kemi nisur punën në atë që nuk është vetëm një shtëpi muze, por është një eksperiencë në zemër të Tiranës, në një pallat i cili mbart shumë histori; një pallat që çoi Maks Velon për vite të tëra në burg, një pallat ku me Kadarenë ka qenë komshi edhe shkrimtari Dritëro Agolli”. 

Veliaj më tej nënvizoi se falë kësaj ndërhyrje, do të dalë në pah një tjetër xhevahir i mbuluar nga pluhuri dhe falënderoi shkrimtarin Kadare dhe bashkëshorten e tij, Helenën, për bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës.

Veliaj: “Ai është ndoshta emri më i njohur ndërkombëtarisht nga ne shqiptarët dhe besoj se për shumë turistë që vijnë në Tiranë, të cilët vizitojnë “Bunkerin”, “Shtëpinë e Gjetheve”, do të kenë një tjetër stacion fantastik këtu në shtëpinë e Ismail Kadaresë. E falenderoj atë dhe Helenën, që bashkëpunuan me Bashkinë e Tiranës për ta rikonceptuar, për ta kaluar këtë shtëpi në pronë të Bashkisë së Tiranës”. 

Projektin e Bashkisë së Tiranës për shtëpinë e Ismail Kadaresë, edhe arkitektja e njohur italiane, Elisabetta Terragni, e cilësoi si tepër të rëndësishëm për gjeneratën e re dhe për vendin tonë./abcnews.al

C_2_articolo_3160956_upiImagepp.jpg
ent ela09:13 | 02/09/2018

Një 54 vjeçare me origjinë polake ka sulmuar me thikë 4 persona, duke lënë të vdekur një prej tyre, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda muzeut “Canneto sull’Oglio në Mantova të Italisë.

Viktima është identifikuar si Paola Berettan, 54 vjeçe, punonjëse e këtij institucioni.

Agresorja hyri në muze dhe qëlloi me thikë punonjësen dhe një tjetër person. Më pas, polakja doli në rrugë, ku qëlloi një grua që po shtynte një karrocë me një fëmijë. Të plagosurit raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mediave italiane gruaja ka kryer sulm edhe një natë më parë, ndërsa një person po merrte cigaret nga një shpërndarës automatik.

Agresorja e dhunshme u vu në pranga nga policia mbrëmjen e djeshme. /abcnews.al

etleva.jpg
G. P.16:20 | 16/07/2018

15 mijë rezulton numri i vizitorëve të Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia e gjetheve” në një vit. Drejtoresha Etleva Demollari në një intervistë për ABC News thotë se ka një rritje prej 15 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga ana tjetër, turistët duken kureshtarë për t’u njohur me mënyrën e përgjimit në sistemin komunist në Shqipëri./abcnews.al

muze.jpg
G. P.13:37 | 13/07/2018

Me investimin e UNESCO-s në Gjirokastër po jepet eskperienca se si të ruhen dhe të mbrohen objektet e trashëgimisë kulturore nga fatkeqësitë natyrore. Mes të tjerash, ekspertët simuluan një zjarr në muzeun etnografik.

Muzeu etnografik në Gjirokastër mori flakë. Zjarrfikësit u vunë në alarm. Operacioni për shpëtimin njerëzve, objektit dhe sendeve me vlerë është i vështirë.

I gjithë aksioni i një zjarri të imagjinuar ishte ana praktike e një kursi rajonal trajnimi për ekspertë të trashëgimisë kulturore në rrezik.

“Me qëllim që ne të jemi gati për të shpëtuar naë një kohë të shkurtër monumentet e  kulkturës”.

Profesori i njohur në rang ndërkombëtar si vlerësues i situatave të riskut natyror për objekte të trashëgimisë kulturore, Rohit Jygihasu, tha se situata të tilla janë një sfidë.

 “Nëse ne humbasim trashëgiminë kulturore ajo është e pakthyeshme kështu që duhet mbrojtur paraprakisht. Është i nëvojshëm një bashkëpunim mes ekipeve të mbrojtjes së zjarri dhe ekspertëve të trashëgimisë kulturore. Kjo stërvitje i lë të kuptojnë ekspertëve cilat do të ishin sfidat në një rast rreziku si dhe të ndërgjegjësojnë punonjësit e muzeumeve mbi reagimin që pritet prej tyre në raste të emergjencës nga zjarri.”

I mbështetur nga UNESCO-s takimi përfshiu 3 ekspertë ndërkombëtarë, 10 lektorë kombëtarë dhe mbi 15 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe disa vende të Europës Juglindore, të cilët janë ekspertë të fushave të trashëgimisë, muzeumeve, qendrave studimore./abcnews.al

kalaja.jpg
G. P.13:51 | 31/05/2018

Në Kalanë e Krujës çdo ditë ka vizitorë. Është një nga pikat që duket se tërheq me shumë turistë, të cilet e duan historinë e këtij vendi, por edhe gatimet tradicionale.

Para mureve të lashta të kalasë madhështore të Krujës, është ky muze rrugë që tërheq vëmendjen. Burri me shpatulla në faqen e gurtë, është banor këtushëm.

Thotë se ka blerë apo gjetur shumë vegla pune e enë të ndryshme, gjurmë të jetesës në diktaturë. Nuk e bën për fitim, kurse kjo panorame surealiste, tregues i realitetit dhe absurdit të asaj kohe provokon.

“Gjitha janë të kohës së përparshme që kemi punuar. Turitët kanë dëshirë për t’i parë. Nuk janë për shitje”.

 Por turma e turistëve është më e uritur për t’u ngjitur lart. Të huaj e vendas e kan populluar vendin.

“Kam përshtypje shumë të mira. Më pëlqen Shqipëria”.

Nxënës shkollash ditë pas ditë vijnë të organizuar për t’u njohur me kalanë e Krujës dhe historinë e saj.

“Kemi ardhur me shkollën. Vizitë në muzeun e Krujës. Hera e 10 që vij, çdo herë mësoj diçka të re”.

Dhe sigurisht në këtë territor me shumë kureshtar, më me fat janë të zotët e kësaj bujtine. Një ndërtesë karakteristike shumëvjeçare për të cilën janë kujdesur t’i ruajnë origjinalitetin. E zonja krenohet me pemët e mbjella.

“Këtu në këtë zonë janë të mbjellura të gjitha pemët”.

Kurse gatimet tradicionale të Krujës janë preferencë e të huajve. Turistët e shijojnë këtë qoshe të freskët dhe shijesh. Kalaja me trajtë eliptike është ngritur mbi kodrën shkëmbore.

Gërmimet arkeologjike dëshmojnë se kodra ka qenë e banuar që në shek e III p.e.s., ndërsa kalaja është ngritur në shek. V-VI e.r. Gjatë periudhës së Skënderbeut u bë krye-fortesa e qëndresës së shqiptarëve kundër pushtimit osman./abcnews.al

vlcsnap-error975-2-1280x720.jpg
ent ela15:36 | 26/01/2018

Bashkia e Tiranës kërkon të blejë apartamentet ku kanë jetuar shkrimtarët Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli me qëllim kthimin e tyre në muze. Bashkëshortja e Dritëro Agollit  Sadije Agolli  e ka kundërshtuar këtë vendim. Ajo i tha ABC Neës se e ka të vështirë të ndahet nga shtëpia ku ka kujtimet e jetës së saj. “Nuk e di a do mundem. Kam një jetë këtu dhe nuk e nëse kam fuqi të iki prej saj” u shpreh bashkëshortja e shkrimtarit. Të dy apartamentet e Dritëro Agollit dhe Ismail Kadaresë, gjenden në të njëjtin pallat, pranë Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono