mustafa nano

Fran-Frrokaj-provokacija-1280x714.jpg
nev ila21:57 | 13/09/2019

Në mbrëmjen e sotme në emisionin “Provokacija” i gazetarit Mustafa Nano, ka qenë i ftuar ish-kryetari i Lezhës Fran Frrokaj. Që prej vitit 2014, Frrokaj ka drejtuar në dy mandate komunën e Shenkollit dhe Lezhën, nën përfaqësimin e  Partisë Demokratike.

Frrokaj në bisedën e tij me gazetarin Mustafa Nano ka ndarë me publikun, opinione dhe pjesë nga jeta e tij politike. I pyetur se përse i pëlqen politika, Frrokaj tha se ajo është një profesion dhe se në mandatin e parë nuk ka qenë aq i afeksionuar pas politikës. Me kalimin e kohës tha Frrokaj u kthye në një profesion.

“Në mandatin e parë nuk është se e kam patur kaq pasion por pastaj të bën për vete dhe kthehet në profesion, bëhet pjesë e ADN dhe të përfshin”, tha ai.

Mustafa Nano: Po kur je pjesë e politikës, si është marrëdhënia midis lirisë tënde individuale dhe nevojës për të mbrojtur një interes kolektiv, a jeni më i lirë?

Fran Frrokaj: Unë flas personalisht për këtë pjesë, unë absolutisht kam qenë i lirë. Kjo është natyra ime dhe për fat këtë e ka ditur Berisha, Basha dhe lezhianët. Unë jam tip që nuk shtrohem kollaj, mbroj interesat e mëdha që thatë ju por jo të një parcele të caktuar, natyrisht me këtë ngjyrën blu. Unë jam inxhinier me profesion dhe jam larguar sepse më ka pëlqyer më shumë politika.

Si moment i veçantë i situatës aktuale politike në partinë demokratike por edhe në Shqipëri, siç ishte vendimi i djegies së mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale, Frrokaj u shpreh se vendimi i djegies së mandateve nuk ka qenë vetëm i kryetarit Lulzim Basha por dhe i shumë të tjerëve brenda partisë, ndërsa vendimi për bojkotimin e zgjedhjeve erdhi si rrjedhojë e vendimit të djegies së mandateve.

Për bojkotimin e zgjedhjeve nuk ka qenë vendim personal i kryetarit por ka qenë një vendim më i gjerë. Partia Demokratike është një forcë politike e cila ka bërë shumë punë të mëdha. Ato vendime që janë marrë kanë bërë atë që duhej. Personalisht mund të jem një person i prekur nga këto vendime, sepse isha i bindur që Lezhën do e merrja, por tani them se kjo ishte më e mira. Në politikë luhet për shumë dhe absolutisht kam qenë dakord për të dy vendimet”, u shpreh Frrokaj.

I pyetur nga Nano se për shkak të këtyre vendimeve a rrezikon Partia Demokratike të shkrihet, Frrokaj tha:

“Jo nuk shkrihet. Dua të them dicka, e kam lexuar diku që e djathta është për shtet ndërsa e majta për pushtet. Në gjithë botën e djathta është një institucion më i fortë për shtetin. Partia Demokratike Shqiptare mund të tkurret dhe të garantoj që do të “sitet”, do të ikin ata të cilët kanë qenë artificialisht te ajo parti, por boshti i saj do të ngelet. Partia Demokratike është e madhe dhe ndoshta lëvizja e Bashës, për të bërë këtë hap kaq drastik për njësitë vendore, ka qenë pikërisht në frymën e kësaj”, deklaroi Frrokaj./abcnews.al

fatos-tarifa-1280x701.jpg
nev ila21:33 | 13/09/2019

“Fjalori i paradokseve” nga Fatos Tarifa, ishte libri në të cilën u bazua biseda e zhvilluar mbrëmjen e sotme në “Provokacija” me Mustafa Nanon. Libri i Prof. Tarifës është i mbushur me maksima, me thënie të shkurtra të cilat sintetizojnë një mendim apo një qëndrim të vetë Tarifës në momente të caktuara. Në bisedën e zhvilluar në studion e “Provokacija”, profesor Fatos Tarifa shprehu mendimin e tij në lidhje me fenë dhe arsimin në shoqërinë shqiptare, për të cilat është shprehur dhe në librin e tij më të fundit.

Mustafa Nano: A ka një libër të tillë këtu në Shqipëri?

Fatos Tarifa: Jo, Gustav Flober ka një të tillë nga ku u ngacmova dhe unë në fakt. Dhe mendova të provoj edhe unë, si mund të vlerësoj shumë prej nocioneve që përdorim rëndom në jetën e përditshme.

Mustafa Nano: Janë gjëra të shkruara gjatë jetës?

Fatos Tarifa: Jo janë të shkruara këto dy vitet e fundit.

Mustafa Nano: A është e lehtë të jesh i lumtur në Tiranë?

Fatos Tarifa: Është e vështirë të jesh i lumtur edhe në Kaliforni. Është e lehtë të jesh i lumtur në Tiranë nëse zgjedh të jesh i tillë. Ti bën zgjedhjet e duhura në jetë dhe nuk ke pritshmëri të parealizueshme. Ato që shpesh e dëshpërojnë individin janë mosrealizimi i atyre ëndrrave dhe pritshmërive që ai ka.

Mustafa Nano: Ju më keni thënë që nuk para lexoni shqip.

Fatos Tarifa: Ja u kam thënë sepse, në fushën time nuk shoh kolegë që të shkruajnë gjëra nga të cilat do të mësoja më shumë. Njeriu kur lexon, lexon ose për të shuar një kureshtje ose për të mësuar nga ajo çfarë lexon. Ka shumë literaturë “surrogato”, po shohim përditë e më shumë plagjiaturë. Njerëz me emër, njerëz drejtues, bëjnë plagjiaturë dhe nuk kanë mendimin tyre origjinal. Jeta është aq e shkurtër saqë duhet të zgjedhësh. Unë sot bleva librin tuaj “Sandwich” në shqip  për ta lexuar.

Mustafa Nano: A ju bezdis prania e fesë?

Fatos Tarifa: Jo, më bezdis përpjekja e saj për të indoktrinuar individin njerëzor. Unë e përcaktoj individin si ateist të lindur, pa idenë e fesë. Cdo njeri lind pa asnjë ide në kokë dhe disa nga ne vdesin po ateist dhe disa fetar.

Mustafa Nano: Çfarë mendoni për besimtarët?

Fatos Tarifa: Është një e drejtë dhe një liri që çdo njeri duhet ta ushtrojë lirshëm, jo nën trysninë dhe presionin e institucioneve dhe agjencive.

Mustafa Nano: Më keni dhënë përshtypjen se i mendoni njerëzit fetar si me IQ të ulët?

Fatos Tarifa: Jo domosdoshmërisht. Besimi është çështje individuale, natyrisht historia e zhvillimit të shkencës tregon se mendjet më të mëdha që kanë çuar përpara zhvillimin shkencor-shoqëror, kanë qenë njerëz jo besimtar. Feja është një nevojë. Ka njerëz që e ndjejnë këtë nevojë dhe për këtë arsye diku do të mbështeten, është një shpresë, ushqen një shpresë. Unë asnjëherë nuk kam besuar në një fuqi të mbinatyrshme. Në vitet 90’ pati një amulli të madhe mendore nga fakti që feja ishte e ndaluar dhe tani ajo duhej lejuar. Njerëzit nuk qenë të përgatitur, ne flasim për shqiptarët si një popull me shumicë myslimane me mbi 70 % e cila është një gënjeshtër e madhe. Në vitin 91’, unë bëra një survey për Departamentin e Shtetit dhe më rezultoi se, 52 % e shqiptarëve ishin skeptikë, jo besimtarë, ateist. Vetëm 26 % rezultoi se identifikoheshin si myslimanë. Në një pyetësor që bëra me intelektualë e profesor universitetesh, më rezultoi se pjesa më e madhe e atyre që studiojnë shkencat natyrore ekzakte, nuk janë besimtarë, po kështu një pjesë e madhe e atyre që studiojnë humanitetet. Shumë pak prej tyre rezultuan të jenë fetar të dedikuar.

Mustafa Nano: E keni vënë re që në Shqipëri shkrimet kritike ose janë qoka ose janë shkrime që hedhin baltë?

Fatos Tarifa: Është tërësisht e vërtetë dhe fatkeqësisht në Shqipëri ka humbur kritika letrare. Në vitet 80’ kemi patur kritikë por tani ka humbur.

Mustafa Nano: Të mbajturit e titullit profesor, që në Shqipëri e ka humbur kuptimin e vet, shumë njerëz e mbajnë, fare pak janë ata që e meritojnë, një nga të vërtetat më të hidhura…

Fatos Tarifa: Po një nga të vërtetat më të hidhura të kësaj shoqërie. Ne shpresojmë të bëjmë një reformë në arsimin e lartë me këta profesor të cilët do të krijojnë profesor të tjerë që do jenë po si këta ose më keq akoma. Ky sistem nuk do ndryshojë ndonjëherë. Unë vetë kam një episod nga jeta ime personale. Edhe pse me dy doktoratura të huaja dhe me një përvojë në mësimdhënie në 5 universitete amerikano-hollandeze, hoqa peripecitë për të marrë titullin e profesorit kur u ktheva në Shqipëri sepse më luftuan këta profesorë, disa prej të cilëve ishin dhe shokë të cilët kishin akumuluar një përvojë shumë më të pakët dhe kishin merita shumë të pakta madje mburreshin se kanë ndihmuar shokë të tyre të dobët të kalojnë pengesat për të marrë titullin e profesorit. Unë desha ta fitoj me gjyq një gjë që duhet të më ishte dhënë për meritat e mia. Sot fatkeqësisht kemi shumë profesorë të paaftë.

Mustafa Nano: Në planin akademik, a ka një jetë akademike këtu?

Fatos Tarifa: Nuk ka, i vetmi universitet në të cilin ka një frymë, një ethos kërkimor akademik, është Universiteti Europian i Tiranës. Në akademinë e shkencave nuk bëhet fjalë për kërkim. Kërkime të mirëfillta studimore nuk bëhen./abcnews.al

PROVOKACIA-10-SHTATOR-RUDI-VATA-PJESA-1.mpg_snapshot_02.26-1280x720.jpg
ent ela20:20 | 10/09/2019

Ka nisur trishtueshëm monologu i sotëm në Provokacija i Mustafa Nanos në ABC News. Ka qenë një foto e dy fëmijëve në Teksas, njëri prej të cilëve i diagnostikuar me leuçemi akute që ka ngjallur kureshtjen e Mustafa Nanos dhe motivin pse ëhstë bërë virale nga prindërit e tyre. në këndvështrimin e tij Nano thotë se përtej kritikave ndaj prindërbve arsyeja pse kjo foto është publikuar është me një qëllim më madhor për të treguar përkujdesjen e motrës ndaj të vëllait dhe një gjest sa spektakolar aq edhe edukativ.

 “Ka qenë një foto ku shihet vëllai me të motrën, dy fëmijë të Teksasit dhe i vëllai është diagnostikuar me leuçemi akute dhe kurohet me kimioterapi. Ai vazhdon të kurohet dhe në këtë fotografi është mbas një seance kimioterapie dhe shkon në tualet dhe e motra i ka mbëstteur dorën në shpinë. Dhe prindërit e kanë publikuar këtë foto. Nuk di motivet pse e kanë publikuar dhe mund të jenë kritikuar. Por ata kanë pasur një motiv tjetër shumë më të madh që është funksioni i motrës dhe vëllait motra që përkujdeset për vëllain e sëmurë, dy ëngjëj. Është një pamje e një familje e bashkuar dhe gjesti i bërë nga prindërit edhe pse i vogël ka kurajo spektakolare dhe edukative për shumë njerëz. Përfytyroni që pas disa muajsh ne të marrim vesh që Beket Bërxh ka hedhur pas krahëve gjithë këtyë dhe ai do ishte monologu më i bukur që unë do të bëja”. /abcnews.al

muc-nano-provokacija.jpg
G. P.20:01 | 06/09/2019

Këtë të premte rifillon programi “Provokacija”. Gazetari Mustafa Nano do të presë dy herë në javë të ftuar të ndryshëm me të cilët do të bisedojë mbi politikën, kulturën, artin e mbi çështje të tjera në Shqipëri e në botë.

Studio e “Provokacijas” do të jetë e hapur për të gjithë, ku të ftuarit do të kenë mundësi të thonë çfarë mendojnë, por jo të fyejnë, ngrenë akuza apo të bëjnë sherre.  Nuk do të mungojë dhe monologu i Mustafa Nanos, pa të cilën “Provokacija” nuk ka kuptim tanimë. Ju presim çdo të martë dhe të premte në orën 20:00./abcnews.al

mirela-bogdani-1280x722.jpg
nev ila21:16 | 12/07/2019

E ftuara në mbrëmjen e sotme të emisionit “Provokacija” me gazetarin Mustafa Nano ka qenë Anëtarja e Këshillit Bashkiak Mirela Bogdani. Bogdani ka shprehur qëndrimin e saj lidhur me lirinë e cdo individi në shqipëri, se sa i dukshëm dhe sa shprehet. Sipas Bogdanit njerëzit e lirë po kalojnë në një minorancë të frikshme pasi njerëzit kanë frikë të komentojnë dhe të mbajnë qëndrimet e tyre të lira, lidhur sidomos me politikën shqiptare. Bogdani gjithashtu komentoi zgjedhjet e 30 qershorit, dhe qëndrimet e KQZ. Ajo tha se sjelljet e qeverisjes shqiptare lidhur me këtë situatë ishin të një neodiktature ku produktivitetin e saj e mat me numrin e pëlqimeve dhe komenteve në rrjetet sociale.

“Njerëzit e lirë po kalojnë në një minorancë të frikshme, për sa i përket lirisë së mendimit apo së fjalës etj. Këtë e shoh në fobinë e madhe të njerëzve për tu shprehur në lidhje me çdo gjë që ka të bëjë me qeverisjen apo me stablishmentin politik. Kjo gjë është aq e dukshme sidomos më median sociale. Unë e kam parë vetë që, nëse unë botoj një status në Facebook, me natyrë politike, me kritikë apo me qëndrimin tim lidhur me një situatë të caktuar, ka shumë pak njerëz që reagojnë dhe shoh një numër minimal komentesh apo pëlqimesh. Kur i takoj në rrugë, më thonë se: “i pëlqejmë shumë statuset që bën por nuk na e mban të shkruajmë sepse monitorohemi”. Flas për të gjithë ata që janë të punësuar në administratën shtetërore shqiptare. Pra ka arritur një paradoks dhe për mua është tamam një neodiktaturë, sepse të monitorosh punonjësit e tu të administratës, se si e kanë sjelljen e tij…., përpara ca kohësh doli dhe një ish zv/ Ministër i Arsimit ku tha se në mbledhjen e qeverisë, produkti më kryesor i saj, ishte që kryeministri kërkonte me grafik sa pëlqime ka, e kuptoni se ku ka arritur produktiviteti i një qeverisjeje? Unë di gjithashtu, që në ministri të caktuara, mbledhin të rinj e të reja, ku puna e tyre është të monitorojnë të gjithë punonjësit, se çfarë qëndrimi kanë ndaj statuseve të caktuara, sidomos me titullarin. Kështu që në këtë kuptim, liria është një gjë e madhe që e dëshiron çdo njeri por jo çdo njeri mund ta ketë, pse? Sepse liria vjen me një kosto shumë të madhe. Ajo fillon me kosto financiare, kosto  materiale, sociale etj. Të jesh i lirë në Shqipëri, sot, nuk duhet të kesh lidhje me shtetin shqiptar por edhe me biznesin privat, sepse edhe aty ta gjejnë anën etj, etj. Unë jam një njeri i lirë dhe fatkeqësisht jam një nga njerëzit shumë të pakët që po kalojnë në minorancë të frikshme në këtë vend. Unë jam e lirë se nuk kam lidhje me shtetin shqiptar, nuk jam e punësuar nga shteti shqiptar. Për sa i përket zgjedhjeve të 30 qershorit, kam qenë vetë te shkolla Avni Rustemi, dhe qëllimi i opozitës nuk ishte për rezultatin por për çështjen e numrit, e nivelit të pjesëmarrjes. Jam kurioze për qendrën ku isha, ku u mbajtën shënim njerëzit si numër, edhe para dy ditësh kam kontrolluar faqen e KQZ, për të parë se a kanë nxjerrë numrin, se sa vetë kanë votuar në këtë qendër votimi, dhe fakti është që nuk kanë dalë akoma. Në gjithë zgjedhjet e tjera kanë dale, vetëm në këto zgjedhje nuk kanë dalë akoma. Kjo ishte një arsye që grupet e opozitës shkuan në qendrat e votimit për të mbajtur shënim numrin e votuesve. Unë mund ta them që tani sa kanë qenë te shkolla “Avni Rustemi”, dhe jam kurioze të dëgjoj se sa do nxjerrë KQZ. Pra ky ka qenë misioni kryesor Dua të them që me analizën e pas zgjedhjeve, ajo që më ka ardhur jashtëzakonisht keq, është për presionin e ushtruar ndaj administratës, duke filluar që nga kontrolli i gishtave. Dhe rezultati në këto zgjedhje ishin 2 gjëra: Në këto zgjedhje doli një numër rekord i fletëve të pavlefshme dhe mbushja e kutive me fletë votimi tepër. Hapja e disa kutive në Lezhë më duket se është në vijim të farsës, për të thënë që: “ja shikoni po i hapim”. Jam e sigurtë që ato kuti do dalin mirë, pra siç do KQZ dhe partia në pushtet. Pyetja ime është, pse nuk e bënë me partinë që kërkoi e para këtë gjë siç ishte Bindja Demokratike por u hapën për këtë? Pra ka standard të dyfishtë, domethënë një teatër i radhës”, tha Bogdani.

Por si qëndron problemi me demokracinë e brendshme të partive? Në diskutimin e saj me gazetarin Mustafa Nano, Mirela Bogdani shpjegoi se, sipas saj të gjithë partitë e tranzicionit shqiptar kishin shumë probleme lidhur me demokracinë e brendshme./abcnews.al

robert-rakipllari.jpg
G. P.22:09 | 09/07/2019

Sipas gazetarit Robert Rakipllari, mund të ketë një lloj administrimi tjetër jopolitik i zgjedhjeve. Sipas tij, parimi i administrimit të zgjedhjeve në vendin tonë nga ana e komisionerëve të partive është qesharake.

“E para është çështje besueshmërie. Parimi i administrimit tonë të zgjedhjeve që praktikisht është qesharak, por që fatmirësisht deri më tani ka funksionuar ka qenë sepse partitë vendosnin në komisionet e numërimit militantët e tyre më të besuar. Ata ruanin njëri tjetrin. Hajduti ruante hajdutin. Kështu ka funksionuar kjo gjë. Ky është një model që na mban shumë mbrapa. Edhe Greqia bëri zgjedhje por në 8-9 të darkës dy orë pas mbylljes së kutive u mor vesh kush fitoi. Ne vazhdojmë lodhen komisionerët e PD-së, pastaj lodhen komisionerët e PS-së.

Pastaj vazhdon numërimi, nuk dihet se kush është i pari. Ndërkohë mund të ketë një lloj administrimi tjetër jo politik që është e vështirë të gjendet në Shqipëri, por që mund ta kenë përgjegjësinë ligjore për ta bërë dhe mund të zgjidhet. E dyta, sfida e PS duke pasur parasysh kontekstin e para 30 Qershorit ishte kjo, që të konfirmonte ato 764 mijë votat e 2017 të cilat mori qeverinë e vetme dhe qeveris e vetme sot. Duhet të konfirmonte patjetër ato. Provat janë dhënë pafund se si mbushin komisionerët kutitë”, tha Rakipllari gjatë emisionit “Provokacija”, ku ishte i ftuar mbrëmjen e sotme./abcnews.al

mustafa-nano-monologu.jpg
G. P.20:20 | 09/07/2019

Ka disa arsye pse po diskutohet shumë për George Soros kohët e fundit sipas Mustafa Nanos. Gjatë monologut të kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, ai renditi të parin Edi Ramën, duke qenë se është mik me filantropin. Së dyti sipas Nanos kur i sulesh Sorosit del në vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Së treti, ai theksoi, se mund të përdoret si alibi nga viktimat e mundshme të reformës në drejtësi.

“Edi Rama duhet ta themi qartë këtë gjë, është një mik i Sorosit. Është miku më i mirë i Sorosit në Shqipëri. E dyta, sulmi ndaj Sorosit i disa prej politikanëve shqiptarë të opozitës ka të bëjë edhe me një gjë tjetër. Është një sulm që të jep vizibilitet ndërkombëtar. Qëllon që të bëhesh lajm ndërkombëtar kur i sulesh Sorosit, sidomos kur je eksponent i rëndësishëm i politikës shqiptare, siç është Ilir Meta, i cili para disa ditësh e bëri këtë sulm dhe menjëherë e raportoi edhe një nga televizionet më të mëdha në Amerikë, Fox News. Një arsye tjetër, e këtij sulmi ka të bëjë me faktin që në një farë mënyre këta politikanë justifikojnë dhe rezistencën që ata vetë i bëjnë reformës në drejtësi. Duke u marrë me Sorosin është një alamet alibie. Pra ne po i bëjmë rezistencë reformës në drejtësi pasi kjo reformë është e financuar nga Sorosi, është e projektuar nga Sorosi, është e dizajnuar nga Sorosi, gjë që nuk është e vërtetë. Është e financuar pjesërisht dhe vetëm kaq. Mendoj se mund ta kenë si alibi për nesër sepse reforma në drejtësi mund të ketë viktimat e veta dhe këta viktima mund të thonë po na ndëshkojnë politikisht sepse jemi anti-sorosiane dhe po na dënon një drejtësi e bërë sipas shijeve dhe oreksit të Sorosit. Unë mendoj se sulmi ndaj Sorosit është një majmunëri. Unë mendoj se Sorosi nuk ka lidhje me Shqipërinë. Sorosi thjesht ka qenë një bamirës për Shqipërinë. Nuk ka asnjë lloj interesi në Shqipëri. Nëse Shqipëria është kjo që është sot nuk është për faj të Sorosit. Në qoftë se Shqipëria është kjo që është sot, është për faj të ca njerëzve, të cilët një dorë e tyre bën vaki të kenë para më shumë se sa paratë që ka derdhur Sorosi në Shqipëri. Është e sigurtë që ka një dorë njerëzish në Shqipëri, politikanë të rëndësishëm që kanë para më shumë se sa Soros ka hedhur në Shqipëri gjatë këtyre 20 viteve të fundit”, tha Nano.

Ndër të tjera, Nano tha se e ka takuar vetë Sorosin dhe ka qenë anëtar i bordit të fondacionit të tij në Shqipëri.

“E dini ju që unë i kam dhënë dorën George Sorosit? Ka ndodhur shumë vite më parë, ndoshta 10 vite më parë. Nuk është ndonjë gjë e çuditshme, ka shumë njerëz në Shqipëri që i kanë dhënë dorën George Sorosit sepse ai ka ardhur më shumë se një herë këtu dhe është takuar me shumë njerëz, sidomos me anëtarë të bordit Soros, një nga të cilët isha dhe unë atëherë kur erdhi George Soros. E filloj këtë monolog duke pranuar që kam qenë anëtar i fondacionit Soros për një periudhë të caktuar. Puna ime konsistonte në faktin që bashkë me ca të tjerë merrnim ca vendime për të shpërndarë ca para që ishin të porosit në lidhje me disa projekte të ndryshme, në ndihmë të popullsisë rome, në ndihmë të shkollave, në ndihmë të mediave, në ndihmë të sistemit të drejtësisë edhe në ndihmë të sektorëve të tjerë të botës shqiptare. Ishin para në nivelin e mijëra eurove”, tha Nano./abcnews.al

nano-1-933x445.jpg
ent ela23:00 | 04/07/2019

Analisti Mustafa Nano deklaroi nga studio e emisionit “Opinion” në Tv Klan se nëse bëhet oferta e zgjedhjeve të parakohshme është një mundësi shumë e mirë për opozitën. “Unë mendoj se po u bë oferta e zgjedhjeve të parakohshme, kjo është alamet byreku, si ofertë për tu pranuar dhe besoj se do bien dakord”.

Mustafa Nano: Data 30 Qershor nuk është shumë ligjore por unë nuk di një datë tjetër, të jetë më ligjore se ajo.

Blendi Fevziu: Ajo është me e ligjshmja e datave që qarkullojnë?

Mustafa Nano: Ajo është më pak e paligjshme. Ishte dekreti i parë që caktoi datën e zgjedhjeve. Jam dakord që anulimi i dekretit të dytë është një gjë e diskutueshme sepse është dekret Presidencial nuk mund ta anulojë Kolegji Zgjedhor, por këtu nuk po ndalem se nuk jam shumë ekspert për këtë punë.

Blendi Fevziu: PD ka vendosur ti “mbrojë” bashkitë, të rezistojë, të mos bëjë rokadën e pushtetit në ato bashki që ka në mënyrë normale…

Mustafa Nano: Ky është një zotim si ai 30 Qershorit…

Blendi Fevziu: Nuk ke besim?

Mustafa Nano: Në fund do bëjë një telefonatë Matthew Palmer ose do thotë një gjë tek Zëri i Amerikës dhe më pas do ulen, Lulzim Basha bashkë me Berishën dhe Metën. Nuk është ky problemi…

Blendi Fevziu: Tek ne i zgjidh Palmeri, po thua ti?

Mustafa Nano:  Këtu është “Palmerokraci” për fajin tonë dhe jo për invadencën e Palmerit.

Blendi Fevziu: Por, çfarë do bëhet nesër?

Mustafa Nano: Duhet të ndalemi të gjithë këtu…Nuk mund të vazhdohet kështu. Për mua duhet të bëhen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Blendi Fevziu: Opozita nuk hyn në zgjedhje të parakohshme. Ka thënë që me Ramën nuk hyn në zgjedhje…

Mustafa Nano:  Opozita është pakicë dhe nuk mund të diktojë në këto terma, gjithë fatin e vendit, në rrethana që i jepet dhe zgjedhja e parakohshme nuk mund të thotë nuk futem në zgjedhje sepse dua kokën e Edi Ramës, se kjo është një marrëzi e madhe. Ata kanë të drejtë të kritikojnë Edi Ramën për të gjitha gjërat, kritika është legjitime, madje me tone të forta dhe më protesta, por nuk mund të kërkojë kokën e Ramës. Supozojmë se është dhe kokë e një diktatori, nuk ka si Rama, është Kim Yong Un dhe Edi Rama, këta të dy janë. Këtu ekziston opsioni i zgjedhjeve dhe në momentin që ofrohet opsioni i zgjedhjeve të parakohshme në këto rrethana, do hymë në zgjedhje.

Blendi Fevziu: Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën ka thënë opozita…ta ktheje dhe këtë mbrapsht? Tha s’ka zgjedhje në 30 Qershor dhe i la…bashkitë thua do i lerë se del Palmeri. Të lerë dhe këtë çfarë do bëjë opozita?

Mustafa Nano:  Nëse këmbëngulja shkon deri në këto nivele unë shikoj fundin e opozitës  dhe jo të Ramës.

Blendi Fevziu:  Nuk shikon fundin e Ramës? Shikon fundin e opozitës?

Mustafa Nano:  Nuk mund të iki se thua ti, të rrijë Sali Berisha dhe të ikë Edi Rama…kjo është logjika që bëjnë…

Blendi Fevziu:  Nga kryeministër thonë, jo nga politika…

Mustafa Nano:  Po jo mo këta duhet të qërohen të gjithë….po iku ai duhet si kryeministër, do rrijë më në krye të PS? Ky është muhabet tjetër, duhet të çohen socialistët të thonë Rama, ik. Demokratët nuk po çohen të thonë Berisha ik. Unë mendoj se po u bë oferta e zgjedhjeve të parakohshme, kjo është alamet byreku, si ofertë për tu pranuar dhe besoj se do bien dakord…./tvklan.al

MONOLOGU-1280x720.jpg
ent ela20:15 | 02/07/2019

Ajo që tërhoqi vëmendjen e gazetarit Mustafa Nano në zgjedhjet e 30 Qershorit në fjalimin e Kryeministrit Rama, ishte falënderimi në fund i pjestarëve të familjes së tij dhe Zahos. Në këndvështrimin e tij Nano thotë se kjo qe një marrëzi që Kryeministri Rama nuk do të duhej ta bënte, pasi kjo ndodh vetëm me familjet mbretërore.

“Menjëherë pas zgjedhjeve në 30 Qershor ai mbajti një fjalim dhe në fund ai falenderoi pjestarët e familjes së tij se nuk e kuptoj se ç’lidhje kanë më zgjedhjet. Nuk arsye pse duhet t’i di unë emrat, po ja që i di dhe në fund Zahon dhe iu referua Zahos edhe për një shprehje që Zaho paska thënë. Kjo për mua është marrëzi. Kryeminsitri nuk do duhej ta bënte këtë nuk ka pse ta përdorë fëmijën e vet në funksion të PR të tij. Ndodh vetëm me familjet mbrëtërore dhe satrapat dhe mbretërit. Rama mbret nuk është”.

Sipas Nanos kjo gjë ndodh vetëm me familjet mbretërore, pasi ata një ditë ata mund të bëhen mbretër dhe me këtë shpjegohet dhe interesi.

“Familja mbretërore dhe gjithë Britania i di emrat e fëmijëve të familjes Mbretërore, të Dukës e Dukeshës. E e ka ditur që në momentin e parë. Kjo është traditë e njohur në Britaninë e Madhe sepse britanikët janë të interesur të dinë çdo gjë se një ditë ata mund të bëhen mbretër dhe me këtë shpjegohet dhe interesi. Britanikët duan dhe meritojnë të jenë të informuar me pinjollët e familjes mbretërore, ndërsa burrat e shtetit ruajnë privatësinë e fënmijës së tyre”. /abcnews.al

bindja-demokratike-1280x717.jpg
G. P.23:59 | 28/06/2019

Anëtari i bordit të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj, deklaroi këtë të premte se pas zgjedhjeve opozita duhet të riformatohet. Sipas tij e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është të votojnë Bindjen Demokratike të dielën e 30 Qershorit

“Unë besoj se në 1 Korrik opozita e këtij vendi duhet të riformatohet. Ka vetëm një pengesë që e ka penguar të djathtën shqiptare për t’u riformatuar të paktën gjatë këtyre dy viteve të fundit dhe ai ka qenë kryetari i PD-së i cili e ka mbajtur me forcë postin e tij. Kështu që një demokrat i zhgënjyer, kush më shumë se demokratët e dinë sot që janë viktima të lidershipit të tyre që e shikojnë Partinë Demokratike si një gjë që duhet ta shfrytëzojnë për interesa krejt personale. Duhet të votoj për opozitën e këtij vendi. Opozita e këtij vendi duhet të ekzistojë pas 1 Korrikut. Opozita e këtij vendi do të fuqizohet pas 1 Korrikut. Demokratët shqiptarë s’duhet ta lënë veten të mos kontribuojnë në fuqizimin e opozitës së këtij vendi. Më 30 Qersjor e vetmja mundësi për të kontribuar në opozitën e këtij vendi është të votojnë për Bindjen Demokratike”, tha Topollaj.

Më tej, ai theksoi se pret që BD të arrijë një rezultat surprizues për zgjedhjet.

Ne besojmë se do të marrim një rezultat shumë të mirë. Ne besojmë se nevoja e shqiptarëve për të shprehur opozitarizmin e tyre është shumë e madhe dhe ne favorizohemi nga fakti që jemi e vetmja pjesë e opozitës që kemi hyrë në këto zgjedhje dhe kemi kuptuar të parët që e vetmja mënyrë për të shprehur opozitarizmin janë dhe mbeten zgjedhjet. Shpresoj shumë dhe besoj që Bindja do të marrë një rezultat surprizues në zgjedhjet e 30 Qershorit”, tha Topollaj./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono