Muriqi

Muriqi.png
Veronik Istrefaj20:36 | 19/11/2019

Tottenham vazhdon të interesohet për Vedat Muriqin dhe tashmë, ka edhe një shumë konkrete për të arritur te firma e sulmuesit. “Gjelat” duhet të paguajnë 17 milionë paundë nëse duan të sigurojnë kartonin e 25-vjeçarit, raporton “Aksam”. Skautë të Tottenham e kanë ndjekur gjatë gjithë sezonit Muriqin dhe janë impresionuar nga paraqitjet e tij me Kosovën dhe Fenerbahce.

Pasi larguar Fernando Llorente dhe shitën Vincent Janssen te Monterrey gjatë verës, “Gjelat” duan me doemos një sulmues, pasi për momentin, po varen vetëm te Harry Kane. Lucas Moura dhe Heung min-Son nuk kanë bërë mirë si sulmues qendre.

Muriqi shihet si zgjidhja e problemeve te Tottenhami, pasi ka shënuar rregullisht këtë sezon. Në SuperLig turke, bomberi dardan ka krijuar për skuadrën e tij tetë gola në 11 sfida deri më tani./abcnews.al

Muriqi.png
Veronik Istrefaj19:21 | 08/11/2019

Vedat Muriqi ka shënuar sërish në sfidën ndaj Kasimpasa. Pasi goli i tij në minutën e gjashtë u barazua nga miqtë, ishte po vetë bomberi dardan që e riktheu në avantazh Fenerbachen. Sërish me anë të një penalltie, Muriqi gjen rrjetën, pak sekonda para fundit të pjesës së parë.

Sulmuesi gjuan përsëri në të njëjtin krah si në penalltinë e parë, duke e mposhtur për herë të dytë portierin mik. Përveç aftësive të tij në lojë aktive, Muriqi po tregon se dhe nga pika e bardhë, është një “vrasës” gjakftohtë!/abcnews.al

Turqi, Super Lig

Fenerbache – Kasimpasa  2-1
Muriqi (p) 6′ 45′ / Khalili 38′

Muriqi-Fenerbahce.jpg
Veronik Istrefaj19:01 | 08/11/2019

Sulmuesi i Kosvës, Vedat Muriqi, po bën një sezon të shkëlqyer me skuadrën e Fenerbache në Turqi. Bomberi dardan ka po bën paraqitje të jashtëzakonshme, si dhe po gjen rrjetën në mënyrë konstante. Shtatlarti ka shënuar edhe sot, në sfidën kundër Kasimpasa.

Në minutën e gjashtë, Fenerbache fiton një penallti dhe Muriqi merr përsipër ekzekutimin e saj. Me një gjakftohtësi të madhe, dardani mposht portierin mik, duke shënuar në krahun tjetër. Ky ishte goli i gjashtë i Muriqit në kampionatin turk, si dhe ka asistuar një herë për shokët e tij të skuadrës. Një futbollist fantastik!/abcnews.al

Turqi, Super Lig

Fenerbache – Kasimpasa  1-0
Muriqi (p) 6′

Muriqi-1.png
Veronik Istrefaj22:48 | 26/10/2019

Vedat Muriqi vazhdon të shënojë në kampionatin turk të futbollit. Sulmuesi i Kosovës ka shënuar sërish për skuadrën e Fenerbache, në atë fitore 5-1 ndaj Konyaspor. Bomberi dardan shënoi golin e pestë dhe më të bukurin të takimit.

Pasi merr një top në mesfushë, gjiganti i sulmit niset me hapa galopantë drejt zonës. Në hyrje të saj, Muriqi nuk mendohet dy herë, dhe gjuan fort me të majtën. Goditja e tij është e pakapshme dhe çfarë goli!

Për Vedatin, po na mbarojnë fjalët e mira, pasi javë pas jave po tregon paraqitje të shkëlqyera. Kosova është me fat që e ka, po ashtu edhe Fenerbahce./abcnews.al

Muriq.jpg
Veronik Istrefaj19:39 | 20/10/2019

Vedat Muriqi vazhdon të impresionojë. Sulmuesi i Kosovës po kalon një formë të shkëlqyer dhe ka shënuar sërish sot, në takimin kundër Denyaspor.

Gjiganti i sulmit ishte në kohën e duhur dhe në vendin e duhur për të shtyrë topin drejt rrjetës, në minutën e 62-të. Ky gol dyfishoi avantazhin e Fenerbahce.

Muriqi ishte i grumbulluar me Kosovën në sfidat e tetorit, madje dhe shënoi në sfidën delikate ndaj Malit të Zi. Formën e mirë me përfaqësuesen dardane, Muriqi e ka marrë me vete dhe në Turqi, aty ku ka shënuar katër gola deri më tani dhe ka asistuar një herë./abcnews.al

Muriqi-Maguire-2-1280x769.jpg
Veronik Istrefaj19:10 | 15/10/2019

Skuadra e Tottenham Hotspur kërkon me doemos firmën e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi. Mediat britanike raportuan se klubi londinez pati dërguar dy skautë për të ndjekur sfidën mes Kosovës dhe Malit të Zi, pikërisht për të ndjekur nga afër bomberin dardan.

Muriqi bëri një ndeshje shumë të mirë, duke shënuar golin e dytë në atë fitore 2-0 ndaj malazezëve. Në minutën e 34-ët, Muriqi bëri gjithçka mirë në hyrje të zonës dhe pas dy tentativave, mposhti portierin mik, për t’i siguruar tri pikë të arta djemve të Challandes.

Mësohet se paraqitja e Muriqit i ka bindur drejtuesit e Tottenhamit dhe me shumë gjasa, do të ketë një ofertë në janar për shërbimet e tij. Fenerbahce nuk pritet ta pengojë një largimit të bomberit dardan, gjithmonë nëse është oferta e duhur./abcnews.al

Kosova2.png
Veronik Istrefaj22:41 | 14/10/2019

Kosova ka mposhtur pastër 2-0 ekipin e MAlit të Zi, falë golave të Rrahmanit dhe Muriqit. Dardanët e nisën shumë mirë sfidën, duke shënuar që në 10 minutat e para. Celina ekzekuton shumë mirë një goditje nga këndi dhe Rrahmani kërcen më lart se të gjithë. Kapiteni i Kosovës përfiton dhe nga një dalje e gabuar e portierit malazez, duke gjetur rrjetën.

Kosova vazhdoi të dominojë, deri sa gjeti edhe golin e dytë. Një dalje e gjatë nga krahu i djathtë i Hadërgjonajt gjen të papërgatitur mbrojtjen e Malit të Zi. Hadërgjonaj pason për Muriqin në qendër të zonës, i cili në dy tentativa, arrin të shënojë. Ky gol, vendosi dhe rezultatin final të sfidës në 2-0. Me këtë fitore, Kosova ngjitet në kuotën e 11 pikëve, një pikë më pak se Çekia e vendit të dytë dhe 4 më pak se Anglia kryesuese./abcnews.al

Kualifikuese, Euro 2020

Kosovë – Mali i Zi  2-0
Rrahmani 10′, Muriqi 34′

Muriqi.jpeg
Veronik Istrefaj21:25 | 14/10/2019

Vedat Muriqi vazhdon të shënojë. Sulmuesi i Kosovës ka shënuar edhe në takimin e sotëm kundër Malit të Zi, duke dyfishuar për dardanët. Sulmuesi merr një pasim të bukur nga Hadërgjonaj, e kontrollon topin në hyrje të zonës dhe gjuan menjëherë fluturimthi. Tentativa e tij e parë bllokohet nga portieri, por topi mbetet në zonë të rrezikshme dhe Muriqi përfiton, duke shënuar./abcnews.al

Kualifikuese, Euro 2020

Kosovë – Mali i Zi  2-0
Rrahmani 10′, Muriqi 34′

Muriqi-Maguire-1280x769.jpg
Veronik Istrefaj18:43 | 14/10/2019

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka bërë një rritje të jashtëzakonshme vitet e fundit. Sulmuesi dardan shkëlqeu me ekipin e Rizespor, ku luajti 50 ndeshje dhe shënoi 25 gola. Kjo formë e mirë e tij i siguroi kalimin te gjiganti turk, Fenerbahce, ku edhe aty po shkëlqen.

Përveç formës fantastike me klubet, Muriqi po kalon një moment shumë të mirë edhe me përfaqësuesen e Kosovës. Gjithashtu, bomberi ka një statistikë shumë interesante. Në sfidat ku Muriqi ka shënuar për Kosovën, rezultatet kanë qenë vetëm fitore, përjashto rastin kundër gjigantëve të Anglisë (Fitore 5, humbje 1).

Kosova njihet për startin e frikshëm që i bën ndeshjeve dhe kundër Malit të Zi, konsiderohen si favoritë për të shënuar të parët. Në rast se shënon Muriqi, Kosova ka shumë mundësi të fitojë. Bomberi dardan është një ogur i mirë për përfaqësuesen e Kosovës./abcnews.al

Muriq.jpg
Veronik Istrefaj12:01 | 24/09/2019

Vedat Muriqi ka shpërthyer dhe po kalon momentin e tij më të mirë në karrierë. Pas një sezoni fantastik me Rizesspor, dardani nënshkroi me Fenerbahçe. Edhe te gjiganti turk, Muriqi ka bërë paraqitje të shkëlqyera, duke shënuar 3 gola në 5 takime.

Këto paraqitje të tij kanë tërhequr interes nga shumë ekipe. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Fenerbahçe, i cili tha se ka marrë një ofertë shumë të majme, prej 20 milionë eurosh.

“Kemi marrë një ofertë prej 20 milionë eurosh për Muriqin. Klubi në fjalë kërkon shërbimet e tij për në janar, por nuk mund të tregoj emrin e të interesuarve”, tha drejtori i Fenerbahçe, Damien Comolli. Flitet se Juventusi është skuadra e interesuar për Muriqin dhe në sfidën mes Fenerbahçe-Galatasaray, pritet të ketë dhe një skaut të bardhezinjve në stadium./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono