mund

SHENDETI-MENDOR.mpg_snapshot_00.25-1280x720.jpg
nev ila16:57 | 10/10/2019

Askush nuk është imun ndaj problemeve të shëndetit mendor. 1 në 4 persona sipas mjekëve po preket prej tyre.  Në ditën botërore të sensiblizimit ndaj këtyre sëmundjeve specialistët bëjnë thirrje për të lënë me një anë turpin dhe për të kërkuar ndihmë.

Nga afër askush nuk është normal! Çrregullimet e shëndetit mendor sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë moto e të cilës është dhe kjo, vitin e ardhshëm pritet të zënë vendin e parë në botë. 1 në 4 persona mund të preket prej tyre.  Tendencë të njëjtë mjekët po vërejnë dhe në Shqipëri.  Arsyet sipas tyre janë disa.

Shqetësime të tilla vitet e fundit po bëhen të shpeshta dhe tek fëmijët e adoleshentët. Vetëm në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë rreth 1 mijë pacientë kërkojnë ndihmën e mjekëve në një vit, por ky numër shpjegojnë psikiatrit është i vogël krahasuar me ato që paraqiten pranë qendrave të shëndetit mendor.

Nga tërheqja prej shoqërisë e deri tek vetëdëmtimi janë shfaqje të sjelljeve të adoleshentëve të cilët vuajnë prej çrregullimeve të tilla.

Sjellje qe shpesh neglizhohen nga prinderit te cilet i drejtohen specialistit teper vone.

Nëse kapen herët disa prej çrregullimeve të shëndetit mendor mund të kurohen plotësisht.  Ndërsa ¼ e tyre fëmijët e trashëgojnë  dhe në moshë madhore./ABC News Albania 24/7

vllaznia-1-1280x720.jpg
nev ila19:00 | 24/08/2019

Vllaznia rikthehet me sukses në Superligë duke fituar ndeshjen e parë, atë ndaj Laçit. Në stadiumin “Loro Boriçi” vendosi goli i brazilianit Hygor.

Frika ishte e madhe për ndonjë dështim, kur ekipi doli në fushë.

Gjithsesi, përtej kritikave për klubin dhe kaosit në Bashkinë e Shkodrës, Vllaznia nderoi emrin e saj në ndeshjen e parë të rikthimit në Superligë.

Nuk pati përballë ndonjë kundërshtar dosido, por Laçin, një nga ekipet më të mirë të sezonit të kaluar dhe pjesëmarrës në Ligën e Europës, veçse djemtë e drejtuar nga Mirsad Jonuzi, thuajse u dhanë një leksion atyre të mjeshtrit Sulejman Starova.

Një pjesë e parë e interpretuar shumë mirë nga shkodranët që krijuan rast pas rasti, duke luftuar me më shumë dëshirë në fushën e “Loro Boriçit, si për të thënë se edhe kur punët nuk u shkojnë mirë, ata mbeten djepi i futbollit shqiptar.

Sidoqoftë, u desh një gol i veçantë i brazilianit Hygor, pikërisht në minutën e fundit, që të mposhtej portieri i kurbinasve, moldavi Stazhilla.

Pesëmbëdhjetë minutat e pushimit nuk i mjaftuan Laçit për të mbledhur veten, pasi Vllaznia mund të kishte shënuar edhe golin e dytë, por megjithatë kur ekipi i Starovës doli në lojën e tij, krijoi panik në “Loro Boriçi”.

Redon Xhixha u bë heroi i rasteve të humbura, ndërsa portieri Sherri dhe fati ndihmuan vendasit.

Çfarë mund të thuhet për skuadrën më të vjetër të Shqipërisë pas kësaj fitoreje?

Me shumë shkodranë e disa të huaj në përbërje mund të paraqitet mirë, gjithnjë nëse nuk pengohet nga ndërhyrjet e së kaluarës nga jashtë ekipit.

Është vetëm java e parë e kampionatit dhe gjithçka mund të ndodhë në vazhdim./ABC News Albania 24/7

bunec-1280x705.jpg
ad min19:46 | 18/08/2019

Plazhi i Bunecit është një plazhet që kryesit preferohet nga familjarë, të cilët duan të kalojnë pushimet me fëmijët dhe të afërmit e tyre. Por mos harroni, në Bunec me pak buxhet mund të kaloni pushime të paharrueshme.

Në Bunec, ekipi i Edicionit Veror, shkuam dhe tek një nga molet e vjetra, i cili dikur shërbente për anijet e mallrave, po sot shërben për të apasionuarit e peshkimit.

“Peshkimi po na shkon mirë. Mua më pëlqen të peshkoj, edhe pse nuk jam shumë i aftë për me zan peshk. E bëj për një kënaqësi për të qëndruar afër detit. Kemi ardhur me pushime këto ditë dhe po kalojmë pushime shumë të bukura në vendin tonë që është Shqipëria”, tha një i pasionuar pas këtij sporti, duke shtuar se e shfrytëzon këtë kohë për të qëndruar pranë detit.

Por përveç çmimeve të ulëta pushuesit e frekuentojnë plazhin e Bunecit prej bukurisë që ka.

“Nuk bëhet fjalë prej mrekullisë që ka. Çmimet janë shumë të mira. Kemi bërë rrugë shumë të largët për të ardhur deri këtu”, u shpreh një pushues, i cili ka ardhur me pushime nga Athina./abcnews.al

777-1-1280x738.jpg
ad min16:30 | 17/08/2019

Skuadra londineze e trajnerit Emeri arrin fitoren e dytë në kampionat. Fiton sot me jo pak vështirësi kundër skuadrës modeste të Bërnleit 2-1. Xhaka nuk ishte në fushë për shkak të dëmtimit në një kohë që Lakazet ishte njeriu i ndeshjes.

Me vështirësi por ia del  dhe merr tre pikët e radhës në Premier Ligë. Arsenali bën detyrën dhe nuk lë asnjë pikë edhe në javën e dytë të kampionatit anglez, duke mundur me rezultatin 2-1 skuadrën e Bernelit.

Lakazet ka qenë edhe njeriu I ndeshjes duke arritur të shënojë golin e parë pasi ka dribluar mjaft mirë kundërshtarët në zonë, ndërkohë që asistin e dha mesfushori i ardhur nga Reali, Dani Sebajos. Pas këtij goli ndeshje vazhdoi e qetë për të dyja skuadrat, dhe atëherë kur të gjithë po mendonin se pjesa e parë do mbyllej me avantazhin e “Topçinjve të Londrës”, erdhi edhe goli i barazimit. Ishte Barnes i cili falë një devijimi nga mbrojtja e Arsenalit, u gjend i vetëm në zonë, dhe nuk e kishte të vështirë të çonte topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë ka qenë sërish Arsenali që e ka kërkuar golin dhe Obamejang ka realizuar nga jashtë zone për 2-1, me top të marrë sërish nga Sebajos. Me këtë rezultat, është mbyllur edhe takimi, ndërkohë që në pjesën e dytë është aktivizuar Kolashinaç ndërsa Xhaka është i dëmtuar dhe ka munguar këtë takim. Pavarësisht përpjekjeve të Bernleit për të barazuar rezultatit nuk ia arritën, dhe Emeri  siguroi fitoren e dytë për këtë sezon.

Përkohësisht në krye, por një start shumë i mirë për skuadrën londineze që arrin në këtë mënyrë të ketë pikët e plota, paçka se nuk kanë nisur ende provat e forta dhe direkte për të me rivalët e drejtpërdrejtë, të cilët në Angli nuk janë pak.

sejko-1280x690.jpg
ad min18:15 | 07/08/2019

Guvernatori Gent Sejko paralajmëroi se nëse ekonomia e eurozonës do të vazhdojë në rënie dhe do të ketë një shtim të rreziqeve në vend nisur nga zhvillimet politike, Këshilli Mbikëqyrës do të ulë më tej normën e interesit të lekut.

Banka e Shqipërisë mund të bëjë sërish një lëvizje lehtësuese në politikën monetare, duke ulur nën  nivelit 1% normën bazë të interesit të lekut.

Alternativën për të vepruar e la të hapur guvernatori Gent Sejko, gjatë një konference për shtyp pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, duke ia faturuar këtë masë shtimit të pasigurive në ekonominë vendase dhe forcimit të rreziqeve.

Kreu i Bankës Qendrore tha se rritja ekonomike përgjatë këtij viti do të jetë e ngadalësuar, ndërsa vetë Banka ka shtyrë pritshmërinë për rikthimin e nivelit të inflacionit në objektiv në fund të vitit të ardhshëm.

Lidhur me forcimin e lekut në këtë periudhë, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vlerëson se zhvillimet në kursin këmbimit kanë ardhur për shkak të rritjes së ofertës së valutës gjatë sezonit turistik./ABC News Albania 24/7

xherdanshaqqqq1-702x459.jpg
ad min12:30 | 05/08/2019

Skuadra e Manchester City fitoi në finalen e Communty Shield përballe Liverpool. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1 ndërkohe që City u tregua më i saktë në serinë e 11 metërshave.

Skuadra e Manchester City e nis mbarë sezonin e ri. Të besuarit e teknikut Pep Guardiola fituan në finalen e Communty Shield përballe Liverpool. Koha e rregullt u mbyll ne barazim 1-1 ndërkohe që kampionët e Anglisë u treguan më të saktë nga goditjet e penalltive.

Skuadrat luajtën hapur dhe krijuan raste të shumta shënimi. Rahem Sterling kaloi në avantazh Manchesterin në minutën e 12. David Silva asistoi saktë për ish sulmuesin e Liverpool, i  cili u tregua i saktë përballë portierit Alison. Tek “the reds” autori i golit mban firmën e mbrojtësit shtatlarte Matip i cili e dërgoi ndeshjen në shtesë. Në serine e 11 metërshave u treguan më të sakte futbollistët e Manchester City të cilët fituan me rezultatin 5-4. Xherdan Shaqiri mori i pari iniciativën dhe u tregua i saktë. Në radhët e Liverpool i vetmi që gaboi ishte Vinaldum pasi goditja e tij u prit nga portieri Klaudio Bravo.

Liverpool vijon të mos fitojë ende një trofe në futbollin anglez ndërkohë që City vijon dominimin nen drejtimin e Pep Guardioles./ABC News Albania 24/7

156-6.jpg
ad min18:15 | 04/08/2019

Besa dhe Dinamo mund të sfidojnë njëra- tjetrën për të caktuar skuadrën që do të ngjitet në kategorinë Superiore pasi Skënderbeu mund të mos luaj sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar.

Në ditët në vijim priten zhvillime të reja për fatet e disa klubeve dhe Superligës. Skuadra që rrezikon më tepër  për të mos luajtur sezonin e ardhshëm në superior është  Skënderbeu. Vendi i lëne bosh do të zëvendësohet me një ekip nga kategoria e parë. Dinamo dhe Besa u renditën në vend të dytë në grupet respektive në kategorinë e parë dhe ideja më e fundit është një përballje mes tyre për të përcaktuar skuadrën që do të ngjitet në elitën e futbollit shqiptar.

Ndeshja aludohet se mund të zhvillohet në datën 5 ose 6 Gusht por vështirë se mund te ndodhe. Kjo pasi fillimisht duhet të mblidhet komisioni i licencimit në datën 7 Gusht  dhe më pas Komiteti Ekzekutiv ku do të vendosen fatet e futbollit shqiptar dhe nuk përjashtohet as mundësia e shtyrjes së kampionatit. Gjithsesi në kampin e Dinamos janë optimist se do të ngjiten në Superligë dhe kanë vijuar punën për të përgatitur skuadrën. Drejtuesit e klubit kryeqytetas po shqyrtojnë mundësinë për të zhvilluar ndeshjen në stadiumin e Kamzës e licensuar për sfidat e Kategorisë Superiore. Kategorisë superiore pritet t’i rikthehet një emër i madh që mungon prej vitesh në elitën e futbollit shqiptar./ABC News Albania 24/7

juventus-e1577548192458.jpeg
nev ila21:06 | 24/07/2019

Derbi i Italisë Juventus-Inter u zhvendos përkohësisht në Kinën e largët ku fitues rezultuan bardhe-zinjtë pas goditjes së penallitsë. Takimi i zhvilluar në kuadër të International Champions Cup që po zhvillohet në Amerikë dhe Azi.

Të dyja skuadrat u paraqitën mjaft mirë ndryshe nga ndeshjet e para. Inter kaloi në avantazh falë një autogoli të De Ligt i cili nuk ia doli të largonte topin nga zona. Edhe në sfidën ndaj Juventusit u pa qartë mungesa e cilësisë në sulm pasi lojtarët aktual nuk garantojnë siguri në fazën ofensive.

Juventusi luajti mirë dhe vendosi jo pak herë në vështirësi portën e zi-kaltërve gjithsesi goli erdhi vetëm në  pjesën e dytë falë Cristiano Ronaldos.

Portugezi realizoi nga goditja e dënimit me topin që pësoi një devijim duke ndryshuar trajektoren.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1. Juventus u tregua më e saktë në ruletën e 11 metërshave ndërkohë që veteran Gianluigi Buffon priti tre penallti duke konfirmuar dhe një herë tjetër që vitet mbi shpinë janë vetëm numra.

Bardhe-zinjtë koleksionojnë fitoren e parë pas humbjes ndaj Totenhem ndërkohë që për Interin ishte humbja e dytë radhazi./ABC News Albania 24/7

download-1-2.jpg
ad min16:40 | 24/07/2019

Ish prokurori special Robert Mueller u shpreh se presidenti amerikan Donald Trump mund të akuzohet sërish në momentin që do të largohet nga Shtëpia e Bardhë, për pengim të drejtësisë. Në dëshminë e tij para kongresit amerikan Mueller shtoi se Trump nuk është shfajësuar totalisht nga akuzat.

Donald Trump mund të akuzohet pasi të jetë larguar nga Shtëpia e Bardhë. Është kjo deklarata para kongresit amerikan të ish prokurorit special të Russiagate, Robert Muller, i cili shtoi se ka gjetur prova të pamjaftueshme për fajësinë e presidentit amerikan për bashkëpunimin me rusët. Në dëshminë e tij Mueller theksoi se bashkëpunimi dhe përfshirja nuk janë sinonime.

Mueller shpjegoi se hetimi i tij nuk u përball me përplasjen që nuk është një term ligjor, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë pretendimet e Trump. Mueller shtoi se pavarësisht dhjetë akuzave për pengim  të drejtësisë, duke u bazuar në veorimet e ministrisë së drejtësisë, që ndalojnë akuzimin e një presidenti në pushtet, ata vendosën të mos marrin një vendim nëse kreu I shtëpisë së bardhë ka kryer apo jo një krim.

Në dëshminë e tij para komisionit të drejtësisë në dhomën e deputetëve Mueller tregoi ndër të tjera se Donald Trump refuzoi të merrej në pyetje. Mueller shtoi se gjatë karrierës së tij kishte parë demokracinë amerikane përballë shumë sfidave. Përpjekjet e qeverisë ruse për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane sipas tij janë kërcënimet më serioze dhe meritojnë vëmendjen e çdo amerikani. Ish-prokurori special është marrë me hetime për lidhjet mes stafit të presidentit Trump dhe Rusisë. Rusia sipas tij mendonte të përfitonte nga fitorja e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pyetjes së qartë, Mueller u përgjigj se nuk e ka shfajësuar totalisht Trump si ka dalë nga një raport i gjatë I publikuar në fund të hetimeve. Presidenti nuk është shfajësuar nga gabimet që mund të ketë bërë, përfundoi ai./ABC News Albania 24/7

190713104636-halep-trophy2-exlarge-169.jpg
ad min18:45 | 13/07/2019

Simona Halep është kampionia e re e Uimbëlldonit. Tenistja rumune dominoi finalen e Grand Slemit në Londër, duke mundur pastër legjendën Serena Williams.

Nuk ishte dita për të thyer rekordin më të madh, por ishte sërish një ditë e madhe.

Mbretëresha e Uimbëlldonit, përpara syve të familjes mbretërore, nuk do të ishte ajo që pritej, Serena Ëilliams, por një vajzë e ardhur nga Rumania, me emrin Simona Halep.

Njëzeteshtatëvjeçarja e lindur në qytetin-port të Konstancës, sfidoi çdo parashikim duke mos lejuar Serenën që të barazonte rekordin absolut të australianes Kwrt, me 24 Grand Sleme në karrierë.

Halep, kampione edhe e “Rolan Garosit” të Parisit në 2018, luajti një finale të madhe duke triumfuar aq lehtë sa nuk imagjinohej, 2-0, dhe me rezultatin e seteve 6-2 e 6-2.

“Nuk kam luajtur kurrë një ndeshje më të mirë se kjo. Ishte ndeshja ime më e mirë. Serena ka qenë frymëzimi ynë, ndaj e falënderoj. Ishte hera e parë që luaja para tribunës mbretërore. Isha shumë e nervozuar kur dola në fushë, nuk e ndjeja mirë stomakun, por pastaj thjesht u përqendrova për të bërë lojën time. Ishte ëndrra e mamasë sime që unë të luaja e të fitojë në Uimbëlldon. Për fat, e ndryshova pak lojën time që të isha më mirë në fushat me bar, dhe kjo më ndihmoi. Tani mezi pres të kthehem sërish këtu vitin tjetër”.

Serena e pati të pamundur të përballonte një teniste 10 vjet më të re se veten, duke mos qenë edhe në formën më të mirë fizike.

Ajo do të përpiqet të barazojë rekordin në US Open, ndonëse Halep, tashmë numri 4 në botë, mund të quhet favorite edhe në Grand Slemin e Shteteve të Bashkuara./abc News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono