mourinho

Mou-1.jpg
Veronik Istrefaj18:29 | 18/01/2020

Jose Mourinho i është rikthyer polemikave. Pas ndeshjes Watford-Tottenham, e mbyllur në barazim 0-0, strategu portugez kritikoi ashpër arbitrin e takimit, Michael Oliver.

“Skuadra luajti shumë mirë, shumë-shumë mirë. Përveç katërshes së mbrojtjes, kishim në fushë një skuadër shumë sulmuese. Në pjesën e parë, e dominuam takimin, si dhe në shumicën e pjesës së dytë. Shkuam në pozicione të rrezikshme, por nuk ia dolëm të shënonim. Jam i lumtur me mënyrën si skuadra luajti, si menaxhoi forcën fizike të kundërshtarit.

Cila penallti? Neve nuk na u dha një penallti në fillim. Nuk ishte penallti? Është e qartë, të gjithë e dinë se ishte penallti. Madje, kishte dhe dy raste kur kundërshtari duhet të merrte karton të kuq. Dy herë kartonë të verdhë, një herë karton i kuq i menjëhershëm (Etienne Capoue). Disa vendime të tmerrshme.

Penalltia iu dha vetëm Ëatfordit. Rezultati nuk ishte i drejtë. Barazim, jo më të humbnim. E dua “Goal Line Technology”, vetëm këtë, pasi është gjithmonë e saktë. Pjesa tjetër, mbetet për t’u përmirësuar (me siguri, referuar VAR-it)”, përfundoi Mourinho./abcnews.al

Mourinho-ERiksen.jpg
Veronik Istrefaj18:08 | 13/01/2020

Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, ka folur sërish për të ardhmen e Christian Eriksen. Mesfushori danez duket shumë pranë kalimit në Serie A te skuadra e Interit, por Mourinho konfirmoi se për momentin është lojtar i Tottenham dhe do të luajë në takimin e Kupës përballë Middlesborough.

“A është ky Eriksen më i mirë që kam parë? Jo, e di këtë gjë. Nuk jam idiot për të mos e kuptuar. Gjithsesi, ai mbetet një lojtar i rëndësishëm dhe do luajë në Kupë përballë Middlesborough. Situata e tij me kontratën nuk është e qartë, prandaj dhe ai ka probleme të shprehet në fushën e lojës.

Është situatë normale, e kuptoj. Ai po mundohet me të gjitha mënyrat që të na ndihmojë dhe ka qenë gjithmonë gati për skuadrën. Prandaj, nesër do të luajë për ne”, tha mes të tjerash strategu portugez./abcnews.al

Mourinho-6.jpg
Veronik Istrefaj22:02 | 11/01/2020

Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, foli për faqen zyrtare të klubit pas humbjes 0-1 kundër Liverpool. Në fjalën e tij, “Special One” u shpreh: “Përveç rezultatit, gjithçka tjetër ishte perfekte.

Gjithsesi, disa herë futbolli është i pamëshirshëm dhe sot ishte një nga ato ditë kur futbolli nuk tregon mëshirë. Liverpooli është skuadër fantastike, por sot edhe ata e dinë që ishin një ekip me fat.

Krijuam shumë raste, skuadra ime kishte kontrollin. Ne nuk i lejuam ata të luanin dhe të na dominonin. I luajta të gjitha kartat e mia, aktivizova edhe Lamelan që nuk luan prej tre muajsh. Ne i provuam të gjitha, duhet të provonim me të gjitha mënyrat.

Dhamë gjithçka, ishte paraqitja më e mirë që kemi bërë që nga koha kur unë kam ardhur këtu. Meritonim më shumë se çka morëm, është për të ardhur keq. Ne jemi stërvitur në mënyrën e duhur gjatë gjithë javës, djemtë e dinin se çfarë duhet të bënin.

Pësuam një gol nga rivënia anësore, për të ardhur keq. Përveç këtij momenti, ishin fantastikë përgjatë gjithë takimit. Nuk kishim asnjë sulmues në fushë, mungesa e Kane ndihet. Po të ishte ai, do të kishim shënuar disa gola”, tha mes të tjerash Jose Mourinho./abcnews.al

Firmino-Van-Dijk.jpg
Veronik Istrefaj20:21 | 11/01/2020

Liverpool ka arritur të fitojë në transfertë edhe përballë Tottenham Hotspur, me rezultatin 0-1. Të kuqtë e Jurgen Klopp largohen nga Londra me tri pikë të plota, falë golit të Firminos në pjesën e parë dhe rasteve të pafundme të humbura nga Tottenham.

Rastin më të mirë për të barazuar e kishte koreano-jugori, Heung-Min Son. Numri 7 i Tottenham u shërbye mjaft mirë nga Lucas Moura, por në mënyrë të pakuptueshme, e çon topin shumë, shumë lart kuadratit. Mourinho nuk i beson syve dhe ulet në stol i dëshpëruar.

Liverpool vazhdon kështu fluturimin në krye të tabelës dhe të kuqtë e drejtuar nga Klopp, duken të pandalshëm. Tashmë në kuotën e 61 pikëve dhe me 16 pikë më shumë se Leicester në vend të dytë, titulli kampion duket i tyre./abcnews.al

Dybala.jpg
Veronik Istrefaj16:23 | 03/01/2020

Jose Mourinho, trajneri i Tottenham Hotspur, ka folur hapur sa i takon merkatos së janarit dhe të ardhmes së mesfushorit danez, Christian Eriksen.

Sipas strategut portugez, është ende shumë herët për të folur për transferimin e mundshëm të yllit argjentinas, pavarësisht se merkato është hapur.

Në konferencën e tij për shtyp para sfidës së FA Cup kundër Middlesborough, Mourinho tha: “Dybala te Tottenham? Nuk e di, nuk e di se çfarë do të ndodhë.

Nuk mund t’iu them asgjë për Dybalan, nuk mund t’iu them nëse ndodh apo jo.  Sa i takon Eriksen, ai ka në dorë tre zgjedhje: Të firmosë me një klub që tani dhe të transferohet në verë, të largohet që në janar ose të qëndrojë këtu me ne. Nuk kam çfarë të them më tepër”, tha mes të tjerash trajneri portugez i “Spurs”./abcnews.al

Mourinho-6.jpg
Veronik Istrefaj19:50 | 31/12/2019

Jose Mourinho është gati të bëjë çmendurinë e radhës. Strategu portugez i ka kërkuar klubit të tij Tottenhamit, që të investojë një shumë të çmendur parash që të sjellë në Londër mbrojtësin e Real Madrid, Raphael Varane.

Ishte pikërisht strategu portugez ai që i besoi Varanes një fanellë titullari te Real Madrid dhe prej vitesh tashmë, është admirues i gjigantit francez. Edhe kur ishte te Manchester United, Mourinho insistoi për të arritur te firma e Varane, por Real Madrid nuk u tundua.

Tashmë në krye të Tottenham Hotspur, Mourinho nuk e ka harruar fiksimin e tij dhe është rikthyer të bëjë oferta të çmendura për mbrojtësin francez. Siç raportojnë mediet në ishull, oferta që Tottenham ka përgatitur është plot 80 milionë euro, çka do e bënte Varanen një nga mbrojtësit më të shtrenjtë në botë./abcnews.al

 

Jurgen-Klopp-Liverpool.jpg
Veronik Istrefaj17:59 | 31/12/2019

Viti 2019 ishte i mbushur me konferenca të çuditshme për shtyp të trajnerëve. Jurgen Klopp, Pep Guardiola, Jose Mourinho e shumë strategë të tjerë të njohur kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe janë ndjekur me shumë interes në çdo fjalë të tyre.

Klopp, Mou dhe Guardiola janë padiskutim trajnerët që ndiqen më shumë dhe shpeshherë, batutat e tyre janë sa gazmore, aq dhe epike, duke mbetur gjatë në memorien e gazetarëve dhe tifozëve. Një ndër faqet më të ndjekura sportive, B/R Football, ka përmbledhur disa nga konferencat më të çuditshme të vitit 2019./abcnews.al

 

eriksen-mourinho-tottenham.jpg
Veronik Istrefaj09:50 | 30/12/2019

Mesfushori i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen. Është në vitin e tij të fundit të kontratës me skuadrën londineze. 27-vjeçari nuk po pranon të rinovojë dhe gjatë muajit janar, ka mundësinë të nënshkruajë një para-kontratë me të gjitha ekipet europiane.

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, i është përgjigjur pyetjes për të ardhmen e fantazistit danez: “Unë nuk dua të flas për këtë, sepse flas me Christian, ne jemi të hapur me njëri-tjetrin sepse kemi besim te njëri-tjetri.

Natyrisht që unë flas dhe me shefin tim. Eriksen e di se çdo bisedë që kemi duhet ta ndaj me shefin tim, por është vetëm mes nesh, kështu që nuk dua të them më shumë.

E vetmja gjë që mund të them është se ai po përpiqet të ndihmojë ekipin ashtu siç bëri mbrëmë. Unë jam i lumtur me paraqitjen e tij në atë ndeshje. Mendoj se gjithçka do të shkojë mirë për të gjithë”, përfundoi strategu portugez./abcnews.al

Mourinho-Son.jpg
Veronik Istrefaj23:26 | 27/12/2019

Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, foli për mediet britanike sa i takon objektivit që ka skuadra e tij, një vend mes katër më të mirave në Premier League. Strategu portugez pranoi se kur erdhi në fillim te Tottenham, nuk besonte te katër vendet e para, por tani ka optimizëm në kampin londinez.

“Kam ardhur këtu me -12 pikë. -12 pikë nuk janë pak. Nëse do të më thoshit që pas disa ditësh, do të ishim vetëm -3 pikë nga zona Champions, nuk do iu besoja. Ne shkuam -3 pikë dhe kishim mundësinë edhe të arrinim zonën Champions.

Nuk e besoni sa e vështirë është, pasi nuk do t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. As kundërshtarët nuk do t’i humbin të gjitha ndeshjet e tyre. Kur të fillojmë sezonin tjetër me të njëjtin numër pikësh si ekipet e tjera, do të jetë histori totalisht ndryshe”, përfundoi Jose Mourinho./abcnews.al

Mourinho-4.jpg
Veronik Istrefaj09:12 | 27/12/2019

Tottenham mori një fitore me përmbysje 2-1 ditën e djeshme përballë Brighton. Ishin miqtë ata që shënuan të parët, por Tottenham arriti të përmbysë gjithçka në pjesën e dytë, falë golave të Harry Kane dhe Dele Alli.

Kjo ndeshje tregoi dhe njëherë tjetër se Jose Mourinho është një ndër trajnerët më të mirë në botë. Për më tepër, strategu portugez ka vendosur një tjetër rekord në Premier League, sa i takon ndeshjeve në ‘Boxing Day’ (dita pas Krishtlindjeve)

Jose Mourinho nuk ka humbur asnjë nga 8 ndeshjet që ka drejtuar në Boxing Day’ në Premier League. Strategu portugez ka marrë 6 fitore dhe 2 barazim në këto sfida, duke u bërë trajneri më i suksesshëm në ditën pas Krishtlindjeve./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono