moti

MOTI-I-GJATE-4-DHE-5-SHTATOR.mpg_snapshot_03.07-1280x720.jpg
ent ela08:15 | 05/09/2019

Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta mbizotërojnë në të gjithë territorin deri në orët e pasdites kur në zonat veriore-verilindore parashikohet zhvillim i vranësirave dhe rrebeshe shiu të izoluar. Por sërish mbrëmja largon vranësirat e dendura nga vendi.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 32°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 3 ballë. /abcnews.al

MOTI-TABELAT-4-SHTATOR.mpg_snapshot_00.09-1280x720.jpg
ent ela08:15 | 04/09/2019

Sipas MeteoAlb: Kushtet e motit në vendin tonë karakterizohen nga aternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas-herëshme, ku më të dendura vranësirat paraqiten në rajonin Jugor dhe zona lokale në qender duke rrezikuar shira të përkohëshëm. Mbrëmja sjell përmirësim gradual të motit duke i zhvendosur shirat në dy ekstremet Veri-Jug.

Temperaturat e ajrit do të pësojne rënie të lehtë të tyre duke u luhatur nga 11°C deri në 30-31°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi Verior- veriperëndimor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë. /abcnews.al

MOTI-TABELAT-3-SHTATOR.mpg_snapshot_00.07-1280x720.jpg
ent ela08:30 | 03/09/2019

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës mbetet në ndikimin e motit të vranët dhe shirave të dobët, më të theksuara në veri-qëndër. Por mesdita dhe pasditja paraqiten kryesisht me kthjellime dhe vranësira ne zonat Jugore duke lënë zonat veri dhe qëndër me shira të izoluar. Gjate natës do të ketë shtim të vranësirave në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme të tyre duke u luhatur nga 14°C deri në 30-31°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe deri e forte në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë. /abcnews.al

MOTI-TABELAT-2-SHTATOR.mpg_snapshot_00.08-1280x720.jpg
ent ela08:50 | 02/09/2019

Sipas MeteoAlb: Moti vijon me altermime kthjellimesh dhe vranësirash deri në mesditë, ku më të dukshme do të jenë në jug të vendit duke sjellë shira të përkohshëm. Herë pas here do të ketë stuhi afat-shkurta të erës, më të theksuara në zonat bregdetare. Gjatë pasdites, shirat përfshijnë pjesën më të madhe të vendit. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të pësojne renie vetem ne vlerat maksimale të ditës duke u luhatur nga 17°C deri në 33°C.

Era do fryjë e fortë në tokë dhe në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë. /abcnews.al

MOTI-TABELAT-1-SHTATOR.mpg_snapshot_00.07-1280x720.jpg
ent ela08:50 | 01/09/2019

Sipas MeteoAlb: Pjesa më e madhe e vendit mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta. por gjatë orëve të pasdites pritet zhvillim i vranësirave në zonat jugore duke sjellë rrebeshe shiu afat-shkurtër.

Ndërsa zonat veriore – qëndrore vijojnë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mesdita sjellë rënie të tyre duke u luhatur nga 16°C deri në 34°C.

Era do fryjë mesatare gjatë ditës dhe deri e fortë natën duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë. /abcnews.al

tabelat-31-gusht-1280x723.jpg
nev ila09:26 | 31/08/2019

Sipas Meteo Alb, alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta mbizotërojnë në vend deri në orët e pasdites, kur në zonat malore vranësirat bëhen të dukshme duke sjellë rrebeshe afatshkurtër shiu, por ultësira perëndimore mbetet me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 35 °C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./ABC News Albania 24/7

 

moti-29-gusht.jpg
G. P.08:14 | 29/08/2019

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta. Ndërsa pjesa e dytë e ditës shton vranësirat duke sjellë rrebeshe shiu dhe stuhi breshëri në zona të izoluara të vendit. Mbrëmja sjell përmirësim të kushteve atmosferike në vendin tonë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga 16°C deri në 36°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./ABC News Albania 24/7

moti-27-gusht.jpg
G. P.08:16 | 27/08/2019

Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta mbizoterojnë deri në mesditë, ku më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat malore. Por gjatë pasdites vranësirat pësojnë zhvillim duke sjellë shira në veri-verilindje dhe juglindje të vendit.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke  luhatur vlerat ditore nga  15°C deri në 36 °C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi  veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë./abcnews.al

moti-26-Gusht-2019.jpg
G. P.08:05 | 26/08/2019

Sipas MeteoAlb: mbetemi sërish në ndikimin e motit të kthjellët në bregdet, por kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në zonat e ulëta dhe malore, të cilat gjatë mesditës do të sjellin rrebeshe shiu të izoluar veri-verilindje. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me kthjellime dhe vranësira ku më të dukshme do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga  14°C deri në 37 °C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./abcnews.al

moti-25-gusht-1280x722.jpg
nev ila10:00 | 25/08/2019

Sipas MeteoAlb, gjatë paradites i gjithë vendit paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare. Por mesdita sërish zhvillon vranësirat duke sjellë shi në rajonin verior të territorit.

Pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë kushtet e motit duke bërë që kthjellimet të mbizotërojnë. Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37 °C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono