moti

f43b54f4069f778e3413748c7fbe739c_L-700x433-1.jpg
Autor E16:22 | 27/01/2020

Sot pasdite (e hënë, dt.27) dhe nesër (e martë, dt.28) priten reshje të dobëta në të gjithë vendin.

Në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Elbasanit, Fierit dhe Vlorës reshjet do të arrijnë lokalisht deri mesatare. Në verilindje të vendit reshjet do të jenë në formë bore.

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.28) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 15 °C
në vendet e ulëta: 6 / 14 °C
në vendet malore: 0 / 9 °C

ERA

Sot pasdite (e hënë, dt.27) dhe nesër (e martë, dt.28) pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, në bregdet deri e fortë.

reshje.jpg
in a08:12 | 25/01/2020

Reshjet e shiut do të rikthehen gjatë ditës së sotme në Shqipëri, ndërsa gjatë pjesës së parë të ditës do të kemi mot të kthjellët.

Sipas MeteoAlb vranësirat do të shtohen gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes duke sjellë reshje të pakta shiu në Veriperëndim dhe në Jug të vendit.

Reshje të pakta dëbore do të bien në zonat e thella malore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -4°C në 16°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 – 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzimin 4 ballë.

moti-i-ftohte.jpg
Autor E16:42 | 24/01/2020

Prej disa ditësh, dimri po ndihet si pranverë për shkak të diellit të fortë dhe temperaturave relativisht të ngrohta për periudhën e dimrit që jemi.

Por si duket kjo s’do zgjasë për shumë ditë.

Rajoni dhe Europa

Moti – E shtune, 25 Janar 2020

Gadishulli Iberik dhe Ballkani Perendimor do te jene me vranesira dhe reshje shiu.

Gjithashtu Veriu dhe Lindja e kontinentit MBETEN me vranesira te shumta dhe reshje debore. NDERSA ne kushte te qendrueshme atmosferike PARAQITET pjesa tjeter e kontinentit.

Shqipëria

Moti – E shtune, 25 Janar 2020

Sipas MeteoAlb: Pjesa e pare e dites do te jete me kthjelime dhe vranesira te lehta, te cilat shtohen gjate oreve te pasdites dhe mbremjes duke sjell reshje shiu te izoluara ne vend. Ndersa ne zonat e thella malore do te kete shfaqje te debores.

Temperaturat e ajrit do te rriten ne mengjes dhe ne mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -3°C në 17°C.

Era do fryjë e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtësi 45 – 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzimi 4 balle.

Rajoni dhe Europa

Moti – E diel, 26 Janar 2020

Europa Jugperendimore do te jete me kthjellime dhe vranesira te lehta. NDERSA pjesa me e madhe e Europes PARAQITET me vranesira te shumta dhe reshje shiu. POR me vranesira te dendura dhe reshje debore MBETEN Veriu dhe Lindja e Europes.

Shqipëria

Moti – E diel, 26 Janar 2020

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar do te jete ne ndikimin e vranesirave te shumta te cilat do te sjellin reshje ne vend, KU ne pjesen me te madhe do te jene reshje shiu. NDERSA ne zonat malore parashikohet te kete reshje te pakta debore.

Temperaturat e ajrit do te rriten ne mengjes, POR MBETEN te pandryshuara ne mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -2°C në 17°C.

Era do fryjë e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në det dallgëzimi 4 balle.

albania-rapina-aeroporto.jpg
So Nila11:49 | 20/01/2020

Autoriteti Aviacionit Civil këtë të hënë ka bërë me dije se të gjithë pasagjerët që u preken nga vonesat dhe anulimet e fluturimeve të planifikuara ne daten 19 janar, do të kryhen të gjitha brendas ditës së sotme , por me vonesa.

Përmes një njoftimi për mediat AAC ka ftuar të gjithë të interesuarit që të jenë të vëmendshëm dhe të mbahen në kontakt me kompanitë ajrore përkatëse.

Njoftimi i Autoritetit te Aviacionit Civil (AAC)

Njoftim i rëndësishëm për të gjithë pasagjerët e prekur nga vonesat/anullimet e fluturimeve të datës 19 janar 2020, për shkak të motit të keq.

Njoftohen të gjithë pasagjerët e prekur nga vonesat/anullimet e fluturimeve të djeshme për/nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, se për shkak të mjegullës së dendur, kompanitë ajrore Air Albania, Alitalia, Austrian Airlines, Albaëings, Air Serbia, Blue Panorama, Pegasus dhe Ëizz Air, do t’i kryejnë të gjitha fluturimet e vonuara/anulluara brenda ditës së sotme, por me vonesa.

Pasagjerët duhet të presin udhëzimet nga kompanitë ajrore dhe të zbatojnë oraret që do të marrin prej tyre, përpara se të nisen për në aeroport.

AAC informon publikun, se ngjarje të tilla të lidhura me kushtet të pazakonta të motit janë të pranueshme në industrinë e aviacionit, ku kryesore për pasagjerin mbetet siguria në operim.

Fluturim të mbarë dhe të sigurt! /abcnews.al

moti-4-e1567582889192-1280x854.jpg
ger ta07:53 | 17/01/2020

Sipas Meteoalb: Territori shqiptar në pjesën e parë të ditës mbetet me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat malore, por duke filluar nga orëst e mesditës dhe në vijim vranësirat kalimtare do të përfshijnë dhe zonën e ulët të vendit tonë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -3 gradë në 14 gradë celsius.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior, duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë./abcnews.al

moti-i-ftohte.jpg
ger ta07:46 | 15/01/2020

Sipas Meteoalb: Kushtet e qëndrueshme dhe moti i kthjellët mbetet prezente në vend, ku gjatë paradites vranësiart e lehta do të jenë të spostuara në zonat malore. Por gjatë pjesës së dytë të ditës vranësirat kalimtare do të shfaqen edhe në zonën e ulët të Shqipërisë.

Temeperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -2 në 15 gradë celsicus.

Era do të fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejëtsi 35-40 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor, duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë. /abcnews.al

mot-me-diell.jpg
ger ta07:55 | 14/01/2020

Sipas Meteoalb: Pas fundjavës me vranësira dhe reshje shiu në disa zona të vendit, duket se ditët me diell do të rikthehen sërish.

Ashtu si sot edhe nesër dita do të shoqërohet me kthjellime dhe vranësira të lehta deri në mesditë, për tu larguar më pas nga territori i vendit tonë dhe për t’jua lënë vendin kthjellimeve.

Përsa u përket temperatuarave të ajrit, ato do të rritën në mëngjes dhe do të mbeten konstante dhe gjatë ditës, me vlera ditore nga -4°C në zonat malore deri në 15°C në bregdet. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

5e1c1daad5de5.image_.jpg
So Nila12:54 | 13/01/2020

Të paktën 48 persona kanë humbur jetën në Pakistan dhe në Afganistan si pasojë e temperaturave të ulëta dhe motit të keq.

Mediat ndërkombëtare bëjnë medije se deri më tani në Pakistan si pasojë e borës dhe e temperaturave shumë të ulëta kanë humbur jetën 30 persona.

Ndërkohë në Afganistan kanë humbur jetën të paktën 18 persona, duke përfshirë gra dhe fëmijë, kanë thënë zytarët e provincave.

Banorët e kryeqytetit afgan, Kabul, ku temperaturat kanë rënë në -15 gradë Celsius kanë anashkaluar drejtimin e makinave për shkak të rrugëve të papërshtatshme.

 

 

bore-prizren-3.jpg
nev ila09:34 | 13/01/2020

Një valë moti i ftohtë përfshiu vendin dhe rajonin  javën që sapo kaloi. Ndërsa ditën e djeshme, vështirësi ka patur disa akse rrugore, për shkak të borës gjatë ditës së djeshme, dhe mjegullës së dendur në mbrëmje. Po si pritet të jetë moti këtë javë?

I ftuar për të folur për këtë, në ABC-ja e mëngjesit me Enkel Demin, ishte i ftuar Hakil Osmani.

Moti në vazhdim këtë javë do të jetë i kthjellët dhe vala e të ftohtit dhe dëborës do të bjerë, temperaturat do të jenë të qëndrueshme. Nëse keni planifikuar një fundjavë në Prizren, Brezovicë, Kolashinë, apo gjetkë moti do ju favorizojë pasi fundjava pritet të jetë e këndshme.

Do të ketë kthjellime, dhe temperaturat do të rriten lehtë, si në vlerën minimale dhe ato maksilmale, duke shënuar deri në -4 gradë celsius në zonat malore në vlerat minimale, dhe 15 gradë celsius në vlerat maksimale.

Në ultësirën perëndimore, vlerat minimale do të shkojnë deri në 4 gradë celsius në vlerat minimale, dhe në vlerat maksimale deri 12-13 gradë celsius.

Parametri i erës do të jetë i qëndrueshëm dhe do të shkojë deri 40 km në orë, i cili do të shënojë një dallgëzim 2 deri 3 ballë.

Gjatë muajit Janar pritet të kemi episode në ditët në vazhdim ku do të ulen përsëri temperaturat.

Në zonat e rajonit, do të jetë po ashtu një mot i qëndrueshëm./abcnews.al

mot-i-vranet.jpg
ger ta08:05 | 12/01/2020

Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat kalimtare mesatare lokalisht të dendura në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes në orët e mëngjesit.

Pritet mjegull /mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje 1-15m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare deri në 22m/s intensive dhe me rrahje e shoqeruar me një valëzim të forcës 1-2 ballë me lartësi vale deri 1.5 metra./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono