moti i keq
Rummenigge, Guardiola dhe Hoeness

OK-LLOGORA-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.20-1280x720.jpg
ent ela09:18 | 13/11/2019

Mbetet ende i pezulluar lundrimi detar në Vlorë si pasojë  e motit të keq. Trageti i linjës Vlorë-Brindisi edhe sot nuk ka lundruar në drejtim të Vlorës. Edhe anijet e peshkimit nuk janë lejuar të dalin në det.

I kalueshëm dhe pa problem është aksi rrugor në Llogara pas problematikës se një dite më parë. Zona gjithsesi vuan mungesën e energjisë elektrike prej ditës së djeshme për shkak të dëmtimeve në rrjet.

Situata emergjente para qitet edhe në qarkun e Gjirokastrës, ku në disa fshatra është ndërprerë energjia elektrike.

Deri në orën 08.40 në bashkinë Këlcyrë është ndërprerë energjia elektrike në fshatrat Ballaban, Luarë, Podgoran, Seniçan dhe Malëshovë. Shkak është era e fortë dhe tokëzimi linjave.

Mungesë energjie ka edhe në Kurvelesh dhe Lopes të Teplenës. /abcnews.al

101434671-4b424fb3-e6c0-4283-a5b3-98bc4d38413c.jpg
ent ela11:32 | 12/11/2019

Pjesa më e madhe e Italisë është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura dhe erëra të forta. Në disa zona janë mbyllur kopshtet dhe shkollat fillore, ndërsa në kryeqytet situata është kaotike si pasojë e bllokimit të trafikut rrugor.

Moti i keq ka përfshirë Italinë; janë disa rajonet ku është shpallur gjendja e alarmit: Kalabri, Bazilikatë, Sicili, Pulia, Emilia Romania, Lacio, Umbria etj. Në këto zona reshjet e shiut janë shumë të dendura dhe erërat e forta kanë vështirësuar qarkullimin e trenave.

Duke filluar që nga dita e hënë reshjet dhe erërat e forta përfshinë perëndimin e vendit duke regjistruar dhe dëme material të konsiderueshme sidomos tek të mbjellat. Mbrojtja civile ka vënë alarmin për përmbytje në Sicili, Kalabri dhe Bazilikatë.

Por situatë e vështirë është dhe në Romë ku përmbytjet, mbylljet e rrugëve, dhe incidentet kanë shkaktuar kaos në kryeqytetin Italian.

Bashkia në Venecia vendosi që të mbyllë kopshtet dhe shkollat fillore si masë paraprake për rrezikun e përmbytjeve.

Në Napoli për shkak të motit të keq janë mbyllur parqe, varreza dhe shkolla sidomos për shkak të erërave të forta. Autoritetet paralajmërojnë banorët të kenë kujdes nga pemët dhe tabelat e ndryshme në rrugë. /abcnews.al

britani-moti.jpg
nev ila11:37 | 09/11/2019

Britania e Madhe është përfshirë nga reshjet dhe përmbytjet të cilat kanë shkaktuar nëj viktimë dhe evakuimin e dhjetëra banorëve. Siruata më kritike është në veri të vendit ku transporti është në gjendje kaotike.

Të paktën një viktimë dhe qindra persona të evakuuar nga shtëpitë e tyre, është bilanci i motit të keq që ka përfshirë Britaninë e Madhe, me përmbytje dhe ndërprerje të trafikut hekurudhor dhe rrugor. Situata më kritike është në veri të vendit.

Viktima është një grua, banore në kontenë e Derbshajër, e cila u mor para nga vërshimet e ujit të lumit Deruent, sipas asaj që raportojnë mediat britanike

Situatë alarmante është sinjalizuar dhe në zonën e Donkaster, ku lumi Don doli nga shtrati dhe disa banorë pranë zonës janë evakuuar. Transporti në veri të vendit është në kaos si në rrugë, hekurudhë ku shumë udhëtime janë anuluar.

Në total zyra e metereologjisë shpalli rreth qindra alarme në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar nga të cilat gjashtë konsiderohen të rënda./abcnews.al

 

france-moti-1280x730.jpg
nev ila16:44 | 03/11/2019

Rreth 100 mije familje kanë mbetur pa energji elektrike në jugperëndim të Francës të dielën në mëngjes si rezultat i motit shumë të keq dhe erërave të forta që përshkuan rajonin. Zonat më të prekura janë Pirenej-Atlantik, Land, Zhirond dhe Dordonj.

Erërat janë shumë të forta dhe në 16 zona është shpallur gjendje alarmi. Një valë shirash e ka bërë gjendjen edhe më të vështirë. Stuhia u zhvendos shumë shpejt drejt lindjes mëngjesin e së dielës.

Në bregdetin e Atlantikut, erërat do të qëndrojnë shumë të forta, por në tokë gradualisht do të humbasin intensitetin nga perëndimi. Priten stuhi dhe erëra të forta në Mesdhe ndërkohë që në brigjet franceze, priten erëra 140 km / orë ose edhe më shumë herë pas here.

Erëra me 163 km / orë u regjistruan herët në mëngjes në Cap-Ferret, Gironde. Erërat e forta u regjistruan sot në mëngjes edhe brendësi dhe në zonën bregdetare me shpejtësi 110/120 km / orë.

Rreziku tjetër për banorët ka të bëjë me rënien e pemëve si pasojë e erërave të forta. Erërat e forta kanë detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e alarmit ndërkohë që në pjesë të tjera të Francës, erërat janë shoqëruar me stuhi dhe reshje të mëdha shiu.

Për më tepër, gjendja e alarmit është aktivizuar për një pjesë të madhe të pjesës jugore të bregdetit të Atlantikut, si dhe për pjesë të caktuara të bregdetit të Mesdheut.

Në të vërtetë, erërat do të gjenerojnë valë shumë të forta. Përgjatë vijës bregdetare, valët e forta të këtyre valëve mund të shkaktojnë probleme shumë të mëdha për lundrimin, veçanërisht në Gjirin e Biskajës.

Ndërkohë, stuhitë në detin Mesdhe kanë prekur një zonë të gjerë të pjesës jugore të Alpes Maritimes. Përveç aktivitetit të fortë elektrik, breshërit dhe erërave të forta, këto stuhi shoqërohen me shira të dendur që shkojnë deri në 40 ose 50 mm në më pak se një orë./abcnews.al

moti-i-keq-itali.jpeg
nev ila11:00 | 21/10/2019

Rrugë të përmbytura, dhe shkolla të mbyllura. Është kjo panorama në të gjithë veriun e Italisë, ku moti i keq dhe i shoqëruar me reshje të dendura dhe erëra të forta ka shkaktuar probleme ne disa zona.

Stuhi të forta kanë përfshirë në orët e para të së hënës qendrën e Ligurias. Një stuhi e fortë goditi Ponente dhe sapo ka prekur tokë kanë nisur reshjet e dendura dhe era e fotrë. Në Xhenova dhe Savona, ku është vendosur gjendja e alarmit, një stuhi me rrufe dhe reshje të dendura ka përfshirë vendin pak para orës pesë të mëngjesit. Stuhi të fortë ka dhe në Milano

Zëdhëndësi rajonal për mbrojtjen civile u shpreh se situata nuk paraqet një gjendje kritike të rëndësishme në përgjithësi. Por parashikimet metereologjike paralajmërojnë një përkeqësim të motit.

I gjithë veriu i Italisë është prekur nga moti i keq por reshjet e dendura kanë përfshirë në mënyrë të vecantë Ligurian, Piemonten dhe Lombardinë. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në shumë situata dhe policia po patrullon në zonat më të prekura për të ndihmuar banorët. Nën monitorim është vendosur dhe lumi Lambro në veri – lindje./abcnews.al

tirane-.jpg
ad min09:10 | 24/09/2019

Prej mesditës të së hënës, Tirana është përfshirë nga moti i keq, me reshje të dendura shiu, stuhi të forta, dhe rrufe. Në një kohë shumë të shkurtër, prej orës 12:00 të 23 Shtatorit dhe deri në orën 6 të mëngjesit të sotëm, nga matjet e kryera rezulton se në kryeqytet ka rënë një sasi e konsiderueshme shiu në një kohë të shkurtër, plot 115 mml.

Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj përmes një postimi në Twitter thotë se kjo sasi reshjesh është sa për të gjithë muajt e fundit bashkë në Tiranë, ndërkohë që bën apel për sa më shumë solidaritet.

Era e fortë ka shkaktuar edhe rrëzimin e disa pemëve, por punonjësit e të gjithë ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës kanë qenë në terren gjatë natës, dhe situata mëngjesin e së martës paraqitet më e normalizuar.

Sakaq, kryebashkiaku Veliaj thotë se po ndërhyhet në të gjitha lagjet e kryeqytetit.

“Shkollat janë hapur, Lana është në shtrat dhe rrugët qytetase janë të kalueshme, po heqim pemët e fundit nga stuhia. Në zonat informale ekipet e emergjencave po pompojnë ujin nga shtëpitë nën nivel të kolektorëve. Çështje kohe sa të mbërrijmë tek secila”, shkruan ai./abcnews.al

145103495-38401a2a-0cee-4eb5-bec3-b61c2dabee26.jpg
nev ila23:20 | 10/07/2019

Pas të nxehtit që arriti temperatura rekord, Italia ashtu sikurse vende të tjera të Europës është përfshirë nga reshjet e dendura që kanë shkaktuar probleme në disa zona të vendit.

Reshjet të shoqëruara me erëra të forta kanë bërë që të shkulen pemë, të cilat kanë zënë poshtë automjete të ndryshme, ndërkohë që ujërat kanë vërshuar rrugëve duke marrë me vete automjetet.

Më i prekur rezulton qyteti i Peskarës, në rajonin e Abrucos, ku breshëri agresiv ka lënë të paktën 18 persona të lënduar. Sipas raportimeve të mediave italiane, kokrrat e breshrit kanë qenë sa ato të një portokalli dhe kanë plagosur edhe një grua shtatzënë.

Gjithashtu, ujërat kanë vërshuar në rrugë dhe parkingje, duke arritur në nivele që kanë mbuluar edhe makinat. Të shumta kanë qenë edhe problemet në qarkullimin rrugor. Në qytet dhe rrethina janë krijuar radhë të gjata për shkak të shikueshmërisë së dobët./ABC News Albania 24/7

137439043_15359376092271n.jpg
ent ela13:50 | 14/06/2019

Moti i keq ka shkaktuar nme dhjetëra viktima në Kinë. Shirat e dendur që kanë përfshirë jugun e vendit kanë shkaktuar 49 viktima dhe 14 të zhdukur, ndërsa shtatë mijë shtëpi janë shkatërruar dhe 300 mikë persona janë evakuuar.

Pamjet në këtë video e cila ka bërë xhiron e botës tregojnë anën e një kodre që shembet mbi disa automjete  të parkuara përgjatë rrugës. Një lumë i vërtetë balte që merr me vete çdo gjë që i del përpara. Ngjarja ka ndodhur në Longian. /ABC News Albania 24/7

plazhi-Durres.jpg
nev ila14:49 | 04/06/2019

Moti nuk po i favorizon bizneset që operojnë në zonat turistike. Në Durrës plazhet janë të boshatisura dhe ka pak pushues në krahasim me vitet e kaluara. Bizneset që operojnë në zonat turistike të Durrësit janë me sytë nga qielli.

Moti i paqëndrueshëm ka penalizuar turizmin në këtë fillim sezoni. Në hotelet dhe restorantet e Durrësit klientët janë të pakët.

Kjo gjendje ka ndikuar negativisht për subjektet private të cilët ishin përgatitur për të pritur pushues. Nëse kapriçot e motit vazhdojnë edhe në ditët në vijim, bregdetit durrsak do ti mungojnë frekuentuesit./ABC News Albania 24/7

tornado.jpg
ad min16:45 | 23/05/2019

Tornado ka goditur perëndimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të paktën tre viktima janë konfirmuar në Missouri, ndërsa autoritetet kanë këshilluar banorët që jetojnë pranë lumenjve të largohen nga shtëpitë e tyre deri në qetësimin e situatës.

Tre persona kanë humbur jetën në Golden City – 270 kilometra në juglindje të Jeferson City, dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e tornados që ka përshkruar shtetin amerikan të Missouri. Është ende një gjendje të jashtëzakonshme kryeqyteti, Jefferson City, ku erërat e forta kanë rrëzuar pemët dhe shtyllat e tensionit të lartë.

Ekipet e ndërhyrjes së shpejtë kanë ndaluar në çdo shtëpi për të parë nëse kishte banorë të izoluar, ndërsa autoritetet dhanë alarmin për përmbytje. 3500 familje kanë mbetur pa energji elektrike. Edhe pse kanë pranuar se situata është kaotike, autoritetet nuk kanë konfirmuar viktima të tjera në këtë zonë.

Ditët e fundit, tornado të vogla dhe reshje të dendura kanë përfshirë zona të ndryshme të Midwest. Moti i keq rrezikon kryesisht Missourin, Kansas dhe Oklahoman, ku banorëve që jetojnë pranë lumenjve iu është kërkuar të largohen deri në qetësimin e situatës./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono