Moti – E mërkurë

moti-abc-1280x709.jpg
ent ela08:26 | 13/11/2019

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës paraqiten me vranësira dhe shira mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Por pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit duke bërë që vranësirat të mbeten prezent por shirat do të jenë të përkohshëm.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në vlerat minimale por rriten në ato maksimale duke u luhatur nga 5°C mëngjesi deri në 21 °C mesdita.

Era do fryjë e fortë sidomos në det të hapur me shpejtësi mbi 65 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 6 ballë. /abcnews.al

MOTI-TABELAT-30-TETOR.mpg_snapshot_00.08-1280x720.jpg
ent ela09:42 | 30/10/2019

Sipas MeteoAlb: Moti vijon me altermime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë paradites ku më të dukshme do të jenë në jug të vendit. Pas mesditës parashikohet që vranësirat të përfshijnë dhe zonat qëndrore duke sjellë shira të përkohëshëm në këto rajone duke lënë veriun e vendit me kthjellime dhe vranësira. Por orët e vona të mbrëmjes sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike.

Temperaturat e ajrit mbeten të p-andryshuara në mëngjes por ulen sërisht në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 23-24°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët./abcnews.al

MOTI-TABELAT-3-TETOR.mpg_snapshot_00.09-1280x720.jpg
ent ela08:32 | 03/10/2019

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të pakta në të gjithë territorin ku më të shpeshta paraqiten në zonat veriore-veriperëndimore. Por pasditja sjellë shtim të vransirave fillimisht në veriore duke gjeneruar shira të izoluar dhe gjatë natës do të përfshijnë gradualisht të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen me 2°C në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 10°C deri në 29-30°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim mbi 5 ballë. /abcnews.al

MOTI-TABELAT-2-TETOR.mpg_snapshot_00.10-1280x720.jpg
ent ela08:22 | 02/10/2019

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të pakta në të gjithë territorin ku më të shpeshta paraqiten në zonat veriperëndimore. Por pasditja sjellë shtim të vransirave fillimisht në zonat bregdetare duke gjeneruar shira të izoluar dhe gjatë natës do të përfshijnë gradualisht të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen me 2°C në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 10°C deri në 30°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim mbi 5 ballë. /abcnews.al

moti-29-maj-1280x710.jpg
nev ila20:56 | 29/05/2019

Sipas MeteoAlb, ka vijuar ndikimi i masave ajrore jugore duke kushëzuar mot me alternime dhe kthjellime vranësirash, të cilat herë pas herë gjeneruan shira, fillimish në Veri dhe Veriperëndim dhe më pas në zonat e tjera. Ndërsa pasditja dhe kryesisht orët e natës kanë sjellë largim të vranësirave dhe dominim të kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por mesdita ka sjellë renie të lehtë duke luhatur vlerat ekstreme ditore nga 10°C deri në 26°C.

Era ka fryrë mesatare në tokë dhe e fortë në brigjet detare, me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë./abcnews.al

15-maj-1280x727.jpg
ad min08:00 | 15/05/2019

Vijon moti me kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë Brigjete e Egjeut dhe Evropën Qendrore, ku më të dukshme kthjellimet paraqiten në Ishujt Britanike dhe Gadishullin Iberik. Ndërsa vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, KU herë pas here do të ketë dhe stuhi ere dominojnë Evropën Lindore dhe Gadishullin e Ballkanit.

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të lagështa me origjinë Jugperëndimore do të diktojnë mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu në të gjithë territorin deri në orët e pasdites, KUR pritet përmirësim gradual i situatës. Nata do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta më të dukshme në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes POR mesdita sjellë rritje të lehtë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 5°C zonat malore deri në 22°C zona e ulët.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 2 ballë. 

/abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono