moske

vrasjeeee.jpg
eri Ida11:54 | 09/02/2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në moske ku një baba ka vrërë me thikë djalin e tij adoleshent 13 vjeçar. Mediat ndërkombëtare raportojnë se autor i kësaj ngjarje të rëndë është rusi Oleg Drachev, i cili është i diagnostikuar me tumor në kokë.

Sipas autoriteteve vendase shkaku i krimit të tmerrshëm është bërë fakti se burri mendonte se pas vdekjes së tij, e shoqja nuk do ishte në gjendje që ta rriste djalin e vetme.

Një histori drithëruese e cila vjen nga Moska, ku policia ruse arrestoi të dyshuarin, i cili tentoi të vriste edhe gruan. Por ajo arriti që të shpëtojë duke u mbyllur me çelës në banjë prej nga ky telefonoi policinë.

Prindërit e 13-vjeçarit Ilya dukeshin të lumtur, deri në momentin kur inxhinieri ish-ushtarak Oleg Drachev, u diagnostikua me kancer. Ndërkohë pas arrestimit, pritet që 40-vjeçri të mbyllet në spital psikiatrik. /abcnews.al

auto_unnamed1538922072.jpg
So Nila22:26 | 30/01/2020

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë, për të diskutuar planin amerikan të paqes për Lindjen e Mesme. Netanyahu pas përfudnmit të vizitës në SHBA është ndalur në Moskë.

Në takimin e tij me Trump, presidenti izrealit ka prezantuar planin e tij për arritjen e paqes mes Izraelit dhe palestinezëve, një propozim që është përshëndetur nga SHBA dhe nga BE.

Iniciativa u prit me zemërim nga palestinezët dhe u hodh poshtë nga disa vende myslimane. Netanyahu e përshkroi vizitën e tij në Moskë, si simbol të “forcimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve” dhe tha se ai dëshironte të dëgjonte “pikëpamjet” e liderit rus për planin e paqes së SHBA-së.

Ndërkohë plani i Trumpit i ofron Izraelit kontroll mbi vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor dhe Luginën strategjike të Jordanit si dhe shpall Jerusalemin si “kryeqytetin e pandarë të Izraelit”. Gjithahstu dokumenti i prezantuar prej tij flet për mundësitë e krijimit të shtetit palestinez me kryeqytet në një pjesë të Jerusalemit lindor, por vendos një seri kushtesh që duhet të përmbushen nga palestinezët.

Presidenti i autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, menjëherë e hodhi poshtë planin si shumë pro-izraelit dhe tha se do të preferonte të vazhdonte bisedimet e paqes me ndërmjetës neutral. Nga ana tjetër palestinezët kanë thënë se ata nuk e konsiderojnë Uashingtonin si një lojtar të paanshëm në konfliktin që po zgjatë me dekada.

Ndërkohë Rusia, vitet e fundit, ka kërkuar një rol më të madh në rajon – edhe si një ndërmjetës – midis izraelitëve dhe palestinezëve./abcnews.al

moske-1280x794.jpg
in a09:56 | 20/01/2020

Qindra rusë marshuan në Moskë në një tubim që shënoi 11 vjetorin e vrasjes së avokatit për të drejtat e njeriut, Stanislav Markelov dhe gazetares investigative, Anastasia Baburova në vitin 2009.

Avokati 34 vjeçar dhe gazetarja 25 vjeçare u vranë me armë zjarri në mes të ditës. Policia mbajti nën mbikëqyrje tubimin, i cili udhëhiqej nga një grup personash që krahas fotografive të avokatit dhe gazetares së vrarë, mbanin edhe kopje të Kushtetutës ruse.

Stanislav Markelov dhe Anastasia Baburova kishte mbrojtur e raportuar rreth vështirësive që hasnin viktimat e ekstremistëve të krahut të djathtë nacionalist. Kritikët e kanë cilësuar vrasjen e tyre si një nga aktet më të errëta të epokës së Vladimir Putin.

Ndërkohë disa nga protestuesit në marshimin e djeshëm mbanin pankarta që bënin thirrje për liri më të madhe në shoqërinë ruse./abcnews.al

do.jpg
in a21:34 | 13/01/2020

Bisedimet mes udhëheqësve të dy palëve ndërluftuese të Libisë përfunduan një takim në Moskë, me Ministrin e Jashtëm rus që vuri në dukje njëfarë përparimi, një ditë pasi hyri në fuqi një armëpushim i brishtë i ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia.

Këto dy vende po shfaqen si arbitra kryesorë në vendin e shkatërruar nga lufta. Presidenti Rexhep Taip Erdogan ka thënë gjatë një konference për shtyp këtë të hënë se Turqia kërkon një armëpushim të përhershëm.

“Shpresoj që ky armëpushim të nënshkruhet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Erdogan gjatë një konference për shtyp me kryeministrin Italian Antonio Konte.

Ndërsa ky i fundit tha se Italia punon për një Libi të bashkuar, autonome dhe sovrane, por kjo do të marrë kohë për të arritur në zgjedhje demokratike.

Faza e fundit e trazirave të dhunshme afatgjata që pasuan rrëzimin e diktatorit të atëhershëm Moammar Gadhafi në vitin 2011 kanë hyrë në një ngërç për muaj me radhë.

Fraksionet ndërluftuese nuk arritën të nënshkruajnë armëpushimin të hënën siç ishte planifikuar, dhe marrëveshja u shty për diskutime të mëtejshme të martën. Por Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov u tha gazetarëve në kryeqytetin rus se ai ishte i sigurt se ata do të nënshkruanin dokumentin.

Sipas grupeve të monitorimit, më shumë se 280 civilë dhe rreth 2,000 luftëtarë janë vrarë ndërsa 146,000 libianë janë shpërngulur që kur Haftar nisi një sulm vitin e kaluar për të marrë nën kontroll Tripolin. Dikur një nga togerët më të besuar të kolonel Gadafit, Haftar, që nga viti 2014, po zhvillon një fushatë kundër qeverisë së al-Sarraj, e cila njihet nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e shteteve perëndimore si qeveria legjitime e Libisë./abcnews.al

rusi5-1280x759.jpg
in a20:06 | 30/12/2019

Në Moskë do të përdoret dëborë artificiale për natën e ndërrimit të viteve, kjo pasi ky vit ishte më i nxehti në vend, që nga viti 1891. Muaji dhjetor ka thyer çdo rekord të mëparshëm.

Viti 2019 ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në Rusi që nga viti 1891, kur vendi ka filluar të mbledhë statistika të tilla. Dhjetori ka thyer çdo rekord të mëparshëm në Moskë dhe autoritetet i janë drejtuar dëborës artificiale për t’u dhuruar banorëve të kryeqytetit rus një fundvit të bardhë.

“Në Moskë temperaturat nuk kanë qenë ndonjëherë kaq të larta që nga dhjetori i 1886-ës”, theksoi Roman Vilfand, drejtori i agjencisë metereologjike ruse. Në mënyrë të veçantë, rekordi i ri është pikërisht 5.6 gradë.

Dëbora artificiale, sipas BBC, është transportuar me kamionë në pika të ndryshme të qytetit sidomos në Sheshin e Kuq dhe në Rrugën e famshme Arbat.

Gjatë gjithë vitit në kryeqytet është regjistruar një temperaturë mesatare prej 7.6 – 7.7 gradë, 0.3 gradë më shumë në krahasim me rekordin e mëparshëm./abcnews.al

trump-3.jpg
in a07:19 | 27/12/2019

Presidenti amerikan, Donald Trump i bën thirrje Moskës, Damaskut dhe Teheranit të ndërpresin vrasjen e civilëve në provincën e Idlibit, në veri perëndim të Sirisë.

Këto forca në provincën e Idlibit kanë intensifikuar bombardimet që prej mesit të muajit dhjetor.

“Rusia, Siria dhe Irani po vrasin mijëra civilë të pafajshëm në provincën e Idlebit. Mos e bëni më!”, shkruan në “Twiter” presidenti amerikan, Donald Trump.

Gjithashtu ai ka përshëndetur Turqinë që po punon për të ndaluar këtë masakër. Që prej 16 dhjetorit, forcat e presidentit sirian, Bachar al-Assad, të mbështetura nga aviacioni rus, kanë intensifikuar bombardimet në këtë rajon dhe luftimet e ashpra tokësore mes xhihadistëve dhe rebelëve, pavarësisht një armëpushimi të njoftuar në gusht.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) theksoi se Damasku ka rimarrë mbi dyzet fshatra. Ndërkohë rreth 80 civilë janë vrarë në kuadër të këtij përshkallëzimi të ri dhe dhjetëra mijëra persona janë shpërngulur nga luftimet e ditëve të fundit duke u larguar shpesh drejt kufirit verior me Turqinë. Ankaraja njoftoi dy ditë më parë se kishte zhvilluar bisedime me Moskën për të arritur një armëpushim në Idleb duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve./abcnews.al

oske-te-shtena.jpg
nev ila13:11 | 20/12/2019

Në sulmin e mbrëmjes së të enjtes në selinë e përgjithshme të ish KGB-së në Moskë mbeti i palgosur dhe një civil.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësja e komisionit të hetimit, e cila sqaroi për mediat se një person i armatosur kishte qëlluar me armë zjarri kundër agjentëve të forcave të sigurisë.

Njëri prej agjentëve mbeti i vrarë dhe pesë të tjerë u plagosën. Autori i sulmit u ekzekutua nga forcat speciale./abcnews.al

moska-1280x693.jpg
ent ela12:56 | 21/09/2019

Një stërvitje ushtarake në periferi të Moskës, ka detyruar shumë vende pranë zonave të manovrës që të zhvillojnë gjithashtu stërvitje mbrojtjeje dhe kundër sulmi. Rusia me justifikimin e stërvitjes ka zhvendosur një sërë mjetesh ushtarake në kufi me Ukrainën.

Ka qenë i pranishëm dhe presidenti rus Vladimir Putin në rajonin e Orenburg për të marrë pjesë në stërvitjen ushtarake Tsentr 2019.

Në këtë stërvitje kanë marrë pjesë dhe Kina, India, Kirgistani, Taxhikistani, Pakistani dhe Uzbekistani. Por pjesëmarrja më e madhe e huaj është ajo e Pekinit me më shumë se 1600 ushtarë.

Manovrat janë një përzierje mes operacioneve të luftës së mekanizuar bazë dhe kundër – sulm. Synimi është përforcimi i lidhjeve mes vendeve pjesëmarrëse.

Avantazhi i vërtetë për Moskën është testi i mobilizimit dhe e vendosjes, pa harruar që Rusia ka zhvendosur një numër të madh mjetesh ushtarake deri në kufi me Ukrainën me justifikimin e stërvitjeve. Është kjo arsyeja për  të cilën me shumë kujdes, vende pranë zonave të manovrave ushtarake, pavarësisht premtimeve ruse, po zhvillojnë gjithashtu stërvitje mbrojtjeje dhe kundër sulmi. /ABC News Albania 24/7

alexander-gabyshev.jpg
ent ela13:50 | 20/09/2019

Aleksandër Gabishev, 51 vjeçari i nisur në këmbë nga Siberia për në Moskë që në muajin mars, ka përfunduar në çmendinë. Plani i tij ishte të zbatonte porosinë e Zotit sipas të cilës duhej dëbuar djalli Vladimir Putin nga vendi.

Ka përfunduar në cmendinë udhëtimi i Aleksandër Gabishev, personi që ishte nisur në këmbë nga Siberia për në Moskë me objektivin për të dëbuar djallin Vladimir Putin, sepse e kishte porositur Zoti. I arrestuar të enjten, ai u internua në qendrën psiko – neurologjike në Jakutsk ku do i nënshtrohet disa testeve.

Ekipi mjekësor u shpreh se nëse pacienti ka patologji atëherë ai do të mjekohet madje duke përfshirë dhe shërbimet sociale.

Gabishev, 51vjeç i diplomuar në Histori me një të kaluar si eremit në pyje, pas vdekjes së bashkëshortes, në muajin mars vendosi të nisej në këmbë drejt Moskës. Përgjatë rrugës atij iu bashkuan rreth 20 persona, anarkikë, poetë, ish gazetarë dhe kamionistë. Të gjithëve, historiani u kishte vënë një pseudonim.

Me ndjekësit e tij ai ka ecur 20 kilometra në ditë, duke fjetur disa herë në tendë e herë të tjera në hotel. Videot e tij të hedhura në Facebook janë parë nga mijëra persona. Para nisjes ai ishte shprehur se kur të mbërrinte në Moskë do të kishte një ushtri me vete dhe do të dëbonin djallin, duke parashikuar se kjo do  të ndodhte në vitin 2021. Më tej ai shtonte se do të ndryshohej kushtetuta, do të kishte zgjedhje të reja dhe do të zgjidhej një president tjetër. Çdo gjë do të ndodhte shpejt sipas tij, pasi njerëzit e kombit të tij janë të mençur dhe të pasur me inteligjencë. Projekte këto që e çuan në çmendinë. /ABC news Albania 24/7

putin-904x445.jpg
ad min13:38 | 09/09/2019

Partia e presidentit Putin ka shënuar një rënie të konsiderueshme në zgjedhjet vendore të së dielës në Moskë, duke humbur një të tretat e vendeve në parlamentin e kryeqytetit. Lideri i opozitës Navalni e konsideroi këtë fakt si një sinjal të mirë për të ardhmen e vendit.

“Rusia e bashkuar”, partia kryesore mbështetëse e presidentit Vladimir Putin në parlament, ka humbur rreth një të tretat e vendeve në kuadër të zgjedhjeve vendore të së dielës në Moskë. Një votë që dhe pse vendore, u transformua nga opozita e Navalnit dhe aleatët e tij një rast për të qenë më të sigurtë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021.

Rënia e dukshme e mbështetjes gjithsesi nuk e pengon Rusinë e Bashkuar që të ruajë mazhorancën në parlamentin e qytetit. Pjesëmarrja në votime ka qenë shumë e ulët si dhe ka pasur polemika pasi nuk ka pasur exit poll.

Sipas të dhënave zyrtare, partia e Vladimir Putin ka marrë 25 vende nga 45, ndërsa më parë kishte 40. Opozita tashmë ka 20 vende. Zgjedhjet shkuan shumë mirë për Partinë Komuniste e cila pa të fitonte 13 kandidatët e saj.

Ky proces zgjedhor ku u përfshinë rreth 15 rajone ruse u karakterizua që nga muaji Qershor, nga shumë protesta kundër qeverisë. Autoritetet në fakt përjashtuan nga listat kandidatët e opozitës me arsyetimin se listat me pesë mijë firma që kishin dorëzuar nuk ishin të sakta.

Lideri i opozitës Navalni e ka cilësuar si një votë inteligjente atë të së dielës duke thënë se ky ishte një sinjal i mirë për të ardhmen e vendit./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono