mosbindje civile

astrit-patozii.jpg
G. P.20:31 | 11/07/2019

Astrit Patozi komentoi deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili disa ditë më parë tha se e vetmja zgjidhje për situatën aktuale është kryengritja popullore me 51 format e mosbindjes civile.

Gjatë rubrikës “Mbrëmje ABC” me Mirela Milorin këtë të enjte, koordinatori i Bindjes Demokratike tha se ajo deklaratë është si serum për militantët dhe që nuk zgjidh asgjë.

Mirela Milori: Zoti Berisha ndërkohë thotë që vazhdon me të njëjtin ritëm kërkesa e njerëzve për mosbindje civile.

Astrit Patozi: Është patetike dhe është një lloj serumi që i jepet militantëve për të mbajtur shpirtin gjallë, por them që nuk zgjidh asgjë. Pse? Palët përpiqen që Shqipërinë ta mbajnë bardhezi. Qeveria thotë që ne kemi bërë më të mirën, kurse opozita thotë që kjo është një skëterrë ku nuk jetohet, ose duhet të ikë Edi Rama ose të largohemi fare nga Shqipëria. Në fakt Shqipëria ka ngjyrat e veta.

Nuk është as bardh, as zi, por që palët i mbajnë në skalionet e tyre të mbledhura është problem i opozitës. Opozita ka nevojë që të marrë shqiptarët që nuk besojnë qorrazi tek partitë se vetëm opozita e ka detyrimin që ti bindë ata që të rrëzojmë qeverinë sepse vetëm nuk ia del dot kurrë dhe sidomos në kushtet e një opozite të djathtë, e cila ka edhe atë rezervuarin fillestar të votës deficitar në raport me palën tjetër. PD duhet të kalojë ylberin për të marrë elektoratin gri. Pala tjetër është më e relaksuar duke ruajtur thjesht militantët e vet. Në rast se do jetë ndeshje fiton gjithmonë qeveria, por sidomos kur është e majtë që është e dyfishtë”./abcnews.al

partia-demokratike-1.jpg
G. P.18:49 | 02/04/2018

Partia Demokratike është duke zhvilluar një mbledhje të grupit parlamentar këtë të hënë.

Sipas burimeve nga mbledhja, po diskutohet për nisjen e protestave popullore.

Gjithashtu po diskutohet që të bëhet thirrje thirrje për mosbindje civile, të mos paguhen dritat, uji si dhe të bllokohen rrugët.

Mbledhja e Partisë Demokratike bëhet pas protestës kundër tarifës për Rrugën e Kombit të shtunën. Si pasojë 23 persona u arrestuan nga policia pasi prishën dhe dogjën kabinat, ku do të bëhej pagesa.

Qytetarët e Kukësit vazhduan me protesta edhe të dielën përpara komisariatit të Kukësit, ku kërkuan lirimin e të ndaluarve. Ndërkohë këtë të hënë, protesta e tyre është zhvendour përpara drejtorisë së Policisë në Tiranë, ku kërkojnë të njëjtën gjë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono