moldavia
People wearing protective masks to help stop the spread of a deadly virus which began in Wuhan, stand next to their suitcases at the Beijing railway station in Beijing on January 27, 2020. - China on January 27 extended its biggest national holiday to buy time in the fight against a viral epidemic and neighbouring Mongolia closed its border, after the death toll spiked to 81 despite unprecedented quarantine measures. (Photo by NICOLAS ASFOURI / AFP)

Firat-Engin.png
Igli Nikolli15:26 | 15/11/2019

Moldavia zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe e vuri në vështirësi Francën në ndeshjen e zhvilluar në “Stade De France”. Rata kaloi miqtë në avantazh shumë shpejt, por kampionët e botës përmbysën rezultatin me golat e Varane dhe Giroud. Goli i mbrojtësit të Real Madrid ishte i parregullt, Giroud kreu faull të pastër kundër portierit moldav, por arbitri kryesor konfirmoi festën e Francës.

Firat Engin, i cili mban postin e trajnerit të Moldavisë ka reaguar ashpër pas kësaj humbje në një prononcim për sajtin zyrtar të Federatës. Ish-drejtori sportiv i Vllaznisë tregon se ka marrë 500 mesazhe në pushim të ndeshjes dhe të gjithë ishin të acaruar dhe befasuar me faktin që goli u cilësua i rregullt.

Ndihem krenar për lojtarët e mi. Jam krenar për mënyrën se si luajtën dhe i falënderoj të gjithë. Në të njëjtën kohë, jam i shumë i inatosur me gjykimin. Arbitrat morën vendimin e gabuar në golin e barazimit të Francës. Giroud kreu faull kundër portierit tonë, ai gol duhej anuluar.

Gjatë pushimit të ndeshjes kam marrë 500 mesazhe nga miqtë e mi, të cilët më shkruanin për këtë episod. Nuk mund të ndihmohet një skuadër në atë mënyrë. E kuptojmë që jemi më të vegjël se Franca, por kjo është e papranueshme. Rregullat duhet të jenë njësoj për të gjithë“, përfundon Engin Firat. /abcnews.al

Kane.png
Igli Nikolli21:38 | 14/11/2019

Franca ia ka dalë të barazojë ndeshjen kundër Moldavisë. Rafael Varane është autori i golit në minutën e 35-të, teksa miqtë kanë protestuar për një faull kundër portierit. Arbitri lituanez e cilësoi të rregullt kontaktin mes Giroud dhe portierit të Moldavisë dhe ka akorduar golin e barazimit.

Tjetër gol i Anglisë. Harry Kane ka shënuar sërish dhe vendasit kryesojnë 5-0 kundër Malit të Zi. Goli i tretë brenda 18 minutave për yllin e Tottenham. Kane bëhet në këtë mënyrë i pari lojtari i kombëtares ishullore që ia del të shënojë tre gola në dy ndeshje rresht në “Wembley Stadium”. Kapiteni shënoi një tregolësh edhe në fitoren 4-0 kundër Bullgarisë (me 7 shtator). /abcnews.al

Moldavia.png
Igli Nikolli20:57 | 14/11/2019

Nuk kanë kaluar shumë minuta dhe kanë ardhur golat e parë të mbrëmjes. Bekim Balaj ka kaluar Shqipërinë në avantazh kundër Andorrës, teksa surpriza e madhe vjen nga Franca. Moldavia ka kaluar në avantazh në “Stade De France” përballë kampionëve të botës. Vadim Rata ka kaluar miqtë në avantazh në minutën e nëntë.

Gabim foshnjarak i Lenglet dhe sulmuesi moldav përfiton e gjen golin. Cristiano Ronaldo ka shndërruar në gol një penallti dhe i ka dhuruar avantazhin Portugalisë në ndeshjen shtëpiake kundër Lituanisë.

Gol edhe në Londër, aty ku po luhet ndeshja Angli-Mali i Zi. Oxlade-Chamberlain A ka kaluar vendasit përpara me golin e shënuar në minutën e 11-të, teksa edhe Serbia udhëheq në duelin kundër Luksemburgut. /abcnews.al

Mavraj.png
Vladimir Prenga22:23 | 17/10/2019

Salvador Kaçaj, ish-futbollisti i kombëtares, është një nga të ftuarit në emisionin “Pressing” në ABC News. Ai flet për fitoren me Moldavinë dhe thekson se nuk duhet të festojnë për të. Në shënjestër është edhe Mavraj.

“Mavraj ka tre vite që rri me valixhe në dorë, pa ekip. Luan në liga të dyta e të treta. Si është paraqitur në kombëtare? Pse ishte kapiten skuadre? Ne kemi të drejtë ta gjykojmë trajnerin për këtë”, tha Kaccaj fillimisht.

Më pas ai shtoi: “Me Turqinë mund të festosh, jo me Moldavinë që të dhuron tre gola. Ishte një Moldavi si ekipi i Milotit. Vetëm ekip futbolli nuk është. Për me Turqinë trajneri Reja ka merita, sepse e vendosi mirë ekipin. Moldavinë e mundi edhe Andorra”. /abcnews.al

manaj-cika.jpg
Vladimir Prenga22:38 | 14/10/2019

Shqipëria ia ka dalë të fitojë me lehtësi ndaj Moldavisë, me rezultatin 4-0. Cikalleshi, Bare dhe Trashi shënuan për kuqezinjtë që në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Manaj me finte plotësoi “pokerin”. Tre pikë që na mbajnë vendin e katërt dhe deri në fund mbetet të luftohet për t’u ngjitur me një shkallë.

PJESA E PARË – Shqipëria që në fillim u mundua të tregojë se donte të komandonte lojën dhe të shënonte. Moldavia nga ana tjetër mbrohej me forca të shumta, duke tentuar më pas kundërsulmet. Rezistenca zgjati pak më shumë se 20 minuta, pasi Sokol Cikalleshi me mjeshtëri shmangu një mbrojtës në zonë dhe topi i gjuajtur prej tij shkoi drejt e në rrjetë.

Kuqezinjtë nuk tërhiqen dhe kërkojnë të realizojnë edhe golin e qetësisë dhe për këtë në ndihmë u erdhi portieri i Moldavisë, Koşelev, i cili nuk e kontrolloi si duhet një top në zonë dhe Bare me portën e boshatisur shënoi. Vendasit trullosen dhe nuk vonuan të gabojnë sërish, këtë herë në mbrojtje. Lorenc Trashi me një të majtë potente shënoi edhe golin e tetë të takimit. Kaq për pjesën e parë, pasi pesë minutat e mbetura dhe koha shtesë nuk sollën asnjë ndryshim.

Melodia ishte e njëjtë, por Moldavia në dy raste iu afrua golit. Shqipëria vijoi të dominonte dhe traversa e ndali Keidi Baren në minutën e 55-të. Abrashi pak minuta më vonë dhuroi spektakël në fushë, por goditja e tij u ndal. Vendasit nuk kishin fuqi të bënin përpara dhe goditja e parë në portën në minutën  87-të është një tregues i qartë. Në shtesë kishte kohë edhe për një gol tjetër, me autor Rey Manajn që mori një pasim të bukur nga Roshi dhe shënoi. Fieraku në fund mund të shënonte edhe të pestin, por nuk ndodhi. Katër gola dhe Shqipëria mori pikët e plota.

KUALIFIKUESET E EURO 2020

MOLDAVI-SHQIPËRI 0-4
Shënues: Cikalleshi 22′, Bare 34′, Trashi 40′, Manaj 91′
MOLDAVIA:
Koşelev, Reabciuk, Mudrac (Rozgoniuc  30′), Posmac, Ioniţa (C), Cebotaru, Prepeliță, Suvorov (Boiciuc 60′), Anton, Sidorenco (Sandu 80′), Graur. Trajner: Semen Altman
SHQIPËRIA: Strakosha, Ismajli (Kumbulla 89′), Dermaku, Djimsiti, Veseli, Bare (Selahi 89′), Gjasula, Abrashi, Lenjani, Manaj, Cikalleshi (Roshi 76′). Trajner: Edoardo Reja

Karton të verdhë: Mudrac 29′, Graur 38′, Cebotaru 58′, Reabciuk 62′, Prepelita 81’/ Bare 46′, Cikalleshi 57′, Gjasula 81′, Reja 82′

/abcnews.al

cikalleshi-1.jpg
Vladimir Prenga21:33 | 14/10/2019

Shqipëria ka shpërthyer që në pjesën e parë ndaj Moldavisë, duke shënuar tre herë. Ishin Sokol Cikalleshi, Keidi Bare, Lorenc Trashi ata që realizuan golat. Kuqezinjtë e trajnerit Edi Reja u treguan kërkues që në fillim, por vendasit ishin të vendosur mirë dhe nuk linin shumë hapësira. Gjithsesi ata nuk rezistuan shumë.

Sokol Cikalleshi zhbllokoi shifrat në minutën e 22-të. Sulmuesi nga Kavaja bëri një lëvizje mjaft të bukur në zonë dhe goditi saktë drejt e në rrjetë. Festë kuqezi në fushë dhe në shkallët e stadiumit. Shqipëria ishte më lart, por e ndihmuan edhe vendasit me gabimin e portierit që u kthye në gol nga Bare.

Pesë minuta nga fundi i pjesës së parë ishte Lorenc Trashi që me një të majtë potente shënoi edhe golin e tretë. Lojtari i Partizani përfitoi nga gabimi i mbrojtësit kundërshtar dhe e dërgoi topin në rrjetë. Më pas nuk pati më gola dhe skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes.

KUALIFIKUESET E EURO 2020

MOLDAVI-SHQIPËRI 0-3
Shënues: Cikalleshi 22′, Bare 34′, Trashi 40′
MOLDAVIA:
Koşelev, Reabciuk, Mudrac (Rozgoniuc  30′), Posmac, Ioniţa (C), Cebotaru, Prepeliță, Suvorov, Anton, Sidorenco, Graur. Trajner: Semen Altman
SHQIPËRIA: Strakosha, Ismajli, Dermaku, Djimsiti, Veseli, Bare, Gjasula, Abrashi, Lenjani, Manaj, Cikalleshi. Trajner: Edoardo Reja

Karton  i verdhë: Mudrac 29′

/abcnews.al

policia-greke.jpg
ad min09:13 | 25/09/2019

Autoritetet greke kanë shkatërruar një bandë që merrej me prostitucionin e femrave nga Moldavia. Bëhet e ditur se në pranga kanë rënë gjithsej 15 persona.

Sipas policisë, femrat detyroheshin që të kryenin marrëdhënie seksuale me 40 klientë në ditë. Ndërkohë banda drejtohej nga një burrë dhe një grua shqiptare, përftimet e të cilëve arrinin deri në 100.000 Euro për çdo femër që shfrytëzonin.

Banda i merrte femrat nga Europa Lindore dhe i sillte në Greqi ku protituoheshin në bordellot e Athinës. Ato jetonin në gjashtë apartamente të marra me qira në qendër të qytetit./abcnews.al

zeri-i-amerikes.jpg
ad min18:05 | 11/06/2019

Eksperti për Ballkanin Daniel Server, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” u shpreh se një ndarje e mundshme e Kosovës do të kishte pasoja jo vetëm për rajonin. Ai u shpreh pesimist mbi arritjen e një marrëveshjeje mes Prishtinës dhe Beogradit.

Profesori i Universitetit Johns Hopkins të Uashingtonit, ekspert për Ballkanin dhe një ndër ndërmjetësit për arritjen e Marrëveshjes së Dejtonit për Bosnjën, ka deklaruar se  nuk është shumë optimist se në samitin e Parisit, në fillim të korrikut, Kosova e Serbia mund t’ia dalin të arrijnë ndonjë marrëveshje përmasash të gjera.

Në një intervistë dhënë seksionit serb të “Zërit të Amerikës”, ai tha se presidenti i Serbisë Vuçiç ka dëshmuar se në këtë moment nuk po kërkon zgjidhje të sinqertë për kontestin me Kosovën, ndërkohë që rikujtoi se liderët e Kosovës nuk kanë besim tek shefi i diplomacisë Ivica Daçiç dhe kryeministrja Ana Brnabiç.

Liderët e Serbisë dhe Kosovës thotë analisti Daniel Server, nuk kanë manifestuar vullnet që në dialogun e të dyja palëve të shkojnë përpara sikurse kryeministrat Zoran Zaev e Aleksis Tsipras, të cilët i dhanë fund kontestit prej shumë dekadash mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“Mendoj se nga Vuçiçi dhe Thaçi nuk mund të pritet diçka e tillë”, ka thënë Server për seksionin serb të “Zërit të Amerikës”, duke shtuar se është iluzion ideja aktuale për një zgjidhje “në paketë” të kontestit Serbi-Kosovë, ndaj  nevojitet më shumë kohë dhe durim.

Duke folur për problemin për çështje e tarifave të vendosura nga qeveria e Kosovës për mallrat serbe, analisti i njohur rikujton  problemet e shumta mes dy palëve dhe përmend fushatën e Serbisë për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare:

“Heqja e taksave në këmbim të stopimit të fushatës së autoriteteve serbe që po e zhvillojnë me qëllim të bllokimit të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Po ashtu, është tejet e rëndësishme që Bashkimi Evropian të përmbush premtimin për vendosjen e liberalizimit të vizave me Kosovën. Nuk mund të arsyetohet fakti se kjo ende nuk është bërë. E di se kjo është ofruar si këmbim për heqjen e tarifave, prandaj ndoshta në këtë aspekt mund të përgatitet një paketë e trefishtë”, thotë Daniel Server për “Zërin e Amerikës”.

I pyetur se çfarë mendon për idenë e ndarjes, shkëmbimin e territoreve ose ndryshimin e kufirit, eksperti për çështjet ballkanike gjithë këtë e quan “ide të vdekur dhe të keqe”, sepse, argumenton ai, kjo do të destabilizote rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën.

Server nuk është shumë optimist se në samitin e Parisit, në fillim të Korrikut, të dyja palët mund të afrojnë qëndrimet, për shkak se, përfundon ai, aktualisht nuk ka kushte për arritjen ndonjë marrëveshjeje përmasash të gjera./ABC News Albania 24/7

elbasan-1.jpg
ad min17:27 | 11/06/2019

Dikur bulevardi dhe i gjithë Elbasani gumëzhinte. Qyteti vishej i tëri kuq e zi dhe shqiptarët nga të gjitha trojet mblidheshin aty. Brohorisnin, këndonin, krijonin atmosferë festive.

Por nuk po ndodh. Ekipi kombëtar duket se nuk e ka më lavdinë e dikurshme. Dhe kjo është lehtësisht e dallueshme.

Edhe para sporteleve të biletave nuk shikon më njerëz. Ndërsa janë gjithnjë e më të pakët ultrasit e zjarrtë nga Maqedonia dhe Kosova.

Megjithatë tifozët nuk e lënë atë asnjëherë në baltë. Të pakët në numër sërish kthehen në stadium për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës.  Thonë se nuk janë mjaft të kënaqur me kombëtaren. Disa ia vënë fajin trajnerëve, të tjerët lojtarëve. Por megjithatë ende shpresojnë. Sot presin fitoren me Moldavinë.

“Presim një fitore me një ekip kaq të dobët sa Moldavia. Po s’morëm dhe tre pikët me këtë, turp”.

“Meqë ka ardhur trajneri i ri tani, presim fitore”.

Nga ana tjetër Federata dhe policia kanë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e takimit. Do të ketë një numër të shtruar të uniformave blu dhe do të bllokohet qarkullimi i automjeteve përreth stadiumit, në bulevard dhe në disa akse të rëndësishme./ABC News Albania 24/7

edi-reja.jpg
nev ila23:02 | 10/06/2019

Kombëtarja duhet të luajë mirë dhe të fitojë ndaj Moldavisë. Trajneri Reja vendos objektivin për ndeshjen e Evropianit, ndërsa deklaron se do të bëjë 3-4 ndryshime në formacion.

Nuk u kënaqëm me rezultatin, por nuk mbetëm pa shpresë. Kështu menduan tifozët, dhe duket se kështu mendon edhe trajneri i kombëtares, Edi Reja, pas ndeshjes së humbur minimalisht në Islandë. Italiani doli në konferencë për shtyp, përpara ndeshjes ndaj Moldavisë, këtë të martë për eliminatoret e Evropianit, me ide të qartë.

Ne kemi nevojë edhe të luajmë mirë, por edhe që ta fitojmë ndeshjen. Ky është objektivi, sepse nëse do t’ia dalim për t’u paraqitur mirë dhe për të fituar, atëherë aspekti moral do të ishte i jashtëzakonshëm. Ne po punojmë mirë, por lojtarët kanë nevojë të marrin shpërblim për punën që bëjnë. Ndaj kur ia del mbanë, fitoret të ndihmojnë shumë“.

Gjithsesi, pati kritika për skemën 3-5-2, sidomos për golin e pësuar.

“Nuk pashë probleme në mbrojtje apo mesfushë. Problem pasimi i fundit, kur duhej të vinim lojtarin për të konkluduar, aty patëm disi vështirësi. Jemi në rritje në lojën tonë, në ritmin e aksioneve dhe në fazën ofensive, dhe në lëvizje. Na mungoi finalizimi, por gjithsesi e vumë në vështirësi Islandën, që krijoi vetëm një rast në portën tonë. Tani, gjithsesi, duhet të jemi më konkretë”.

Cili do të jetë formacioni i Rejës për sfidën në “Elbasan Arena”?

“Ka kaluar pak kohë që kur mbërritëm, dhe është shpejt për të vendosur për formacionin. Duhet të shoh se cilët janë të lodhur, dhe pastaj do të flas me lojtarët. Ata që u impenjuan shumë në Islandë, edhe mund të pushojnë, por ekipi është i plotë, dhe për çdo pozicion ka dy lojtarë. Kush do të luajë, do të jetë në 100 për qind. Mund të ndryshojnë 3-4 lojtarë, ndoshta. Në mbrojtje ka pak nevojë për ndryshim, në mesfushë duhet të lë ndonjë pushim, dhe dua të bëj ndryshime edhe në sulm, pasi lojtarët punuan shumë. Kam në dispozicion Sadikun, po ashtu Uzunin”.

Si e konsideron Reja ndeshjen me Moldavinë, ndoshta të kalueshme?

“Të gjithë rivalët janë të rrezikshëm, nuk ka skuadra të lehta. Kurrë nuk mund të jemi të bindur se jemi superiorë. Superioritetin duhet ta tregojmë në fushë, ku duhet zemër e madhe dhe përqendrim i madh, motivim i madh. Të vazhdojmë punën që kemi bërë, që e treguam edhe në Islandë, ku patëm personalitet të madh, ku e sulmuam rivalin, i bëmë presion, të njëjtën gjë do të kërkoj edhe këtë herë”.

Turqia mundi Francën dhe tregoi se e pamundura mund të bëhet e mundur.

“Unë shoh shtëpinë, time, jo Turqinë apo Francën. Unë kam detyrë që ta rris këtë skuadër. Erdha sepse kishte probleme që duhen zgjidhur, ndryshe përse do të vija unë. Është e qartë se problemet nuk mund t’i zgjidh në një javë apo në 15 ditë. Duhet të përmirësohemi dhe ju e patë që nga ndeshja në Islandë që ka përmirësim, për këtë duhet të biem dakord, apo jo?”

Shqipëria ka tri pikë pas tri ndeshjeve të para, po aq sa edhe Moldavia./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono