mohamed salah

slah-2-1280x910.jpg
Klejdi Kaimi10:21 | 22/01/2020

Në Angli flitet vetëm për një ekip. Ai është Liverpooli i Klopp, i cili po i mahnit të gjithë me rezultatet dhe me lojën e bukur në fushë. ‘The Reds’ kaluan pa probleme Manchester United këtë të diel që kaloi, ku Mohamed Salah vendosi fitoren 2-0 në sekondat e fundit të takimit.

Mbrojtësi i Liverpool, Dejan Lovren, pas ndeshjes ka uruar egjiptianin në ‘Ëhatsapp’. Kroati i shkruan ”Bravo brate” shoqëruar me dy zemra dhe me një ’emoji’ në shenjën e lutjes. Ndërkohë përgjigja e Salah nuk ishte ajo që pritej nga Lovren.

Sulmuesi i dërgoi foton e tij në momentin e festimit të golit të dytë, ku ai hoqi bluzen për të festuar fitoren. Salah e shoqëron foton së bashku me dy zemra dhe një ’emoji’ me një fytyrë duke qeshur. Lovren i përgjigjet i habitur se çfarë ka kërkuar të thotë egjiptiani. Më pas fituesi i Këpucës së Artë i përgjigjet se e ka dërguar gabimisht.

Lovren si gjithmonë e ka marrë me shumë sportivitet dhe e ka postuar në rrjetet sociale bisedën mes tyre. Krahë fotos kroati ka shkruar: “Çfarë ka dashur të thotë autori? Që ai është i fortë? Muskujt? Goli? Mos u mërzit se ishte thjesht një ”gabim”. Urime çuna për sot”. /abcnews.al

 

 

 

Mane-1.jpg
Klejdi Kaimi23:34 | 22/12/2019

Si çdo fundvit, Federata e Futbollit Afrikan (CAF), ka shpallur 3 nominimet e fundit për futbollistin më të mirë të vitit 2019.

Ajo që vihet re nga nominimet e CAF është se që të tre futbollistët vijnë nga Premier League. Kanditaturat janë Mohamed Salah, Riyad Mahrez dhe Sadio Mane.

Senegalezi Mane është më i avantazhuar nga të tjerët sepse ai triumfoi këtë vit me kombëtaren e tij në Nations Cup. Edhe një herë tjetër konfirmohet se Premier League angleze është kampionati më i fortë në botë. /abcnews.al

Salah.png
Igli Nikolli11:54 | 10/11/2019

Liverpool-Manchester City është ndeshja më e bukur e kësaj fundjave dhe një ndër më spektakolaret e gjithë sezonit në Evropë. Dy klubet më të forta të Anglisë do të luftojnë në “Anfield”, duke nisur nga ora 17:30.

Ekipi i Klopp kryeson me 6 pikë më shumë dhe ky shihet si sezoni i duhur për të rikthyer titullin në qytet pas 30 viteve mungesë. Mohamed Salah nuk i zë besë kundërshtarit dhe nuk i jep rëndësi të madhe avantazhit prej 6 pikësh.

Kështu ishte edhe vjet, por “The Reds” patën një moment të keq dhe Manchester City përfitoi duke u shpallur kampion në fund. Sulmuesi egjiptian flet për Sky Sports, aty ku ndalet edhe te kritikat e tifozëve.

Manchester City fliste për një garë të marrë fund sezonin e kaluar kur ishim para tyre në dhjetor, por e pamë të gjithë se si përfundoi… Mjaftojnë tre ndeshje, një periudhë e keqe dhe gjithçka vihet në dyshim. Gara për fitimin e titullit nuk ka mbaruar dhe nuk do të mbarojë në këtë ndeshje.

“Kritikat nuk i dëgjoj kurrë, nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit. Mendoj vetëm për të shënuar dhe goli rregullon gjithçka. Nuk merrem me pritshmëritë e njerëzve kundrejt meje. Diçka e tillë do të më shtonte presionin“, përfundon ylli i “The Reds”. /abcnews.al

euro.jpg
Vladimir Prenga09:54 | 08/11/2019

Merkato sjell shpesh lajme interesante dhe ky i fundit mund të jetë një ndër më të bujshmit. Gjithçka lidhe me të ardhmen e Kylian Mbappe, i cili është në shënjestrën e klubeve më të mëdha europiane. Drejtori sportiv i PSG foli dy ditë më parë për të dhe theksoi nuk duhet bërë shumë zhurmë rreth tij dhe të vazhdohet me refrenin që ëndrra e Mbappe është që të luajë me Real Madrid.

Ai kujtoi se sulmuesi 20-vjeçar ka edhe 2.5 vite kontratë, por fjalët e tij nuk i ndalin mediat. Eldesmarque shkruan se tashmë në garë për shërbimet e 20-vjeçarit është futur Liverpool. Kështu, Reali duhet të trembet. “The Reds” nuk shpenzuan në merkaton e fundit dhe thuhet se ata mund t’i paguajnë qetë-qetë 250 milionë euro dhe ta transferojnë Mbappe.

Mbappe dhe Neymar festojnë një gol

Francezi do të ishte në një ekip konkurrues, që lufton për trofe, garon në kampionatin më të fortë dhe do të bëhej lojtari më i paguar në planet. 40 milionë euro neto në vit do të përfitonte Mbappe, sikurse thuhet në lajmin e publikuar nga spanjollët. Oferta është e çmendur dhe shikohet si e pakonkurrueshme.

Nga ana tjetër Liverpool duhet të shesë një prej treshes së sulmit dhe këtu mund të buzëqeshë Reali, pasi mendohet që Mohamed Salah do të ishte ai që rrezikon më shumë për t’u larguar dhe spanjollët mund të tentojnë blerjen e tij. Nëse ky skenar do të realizohej, do të kishim të bënim me operacionin më të madh të merkatos. /abcnews.al

ramazani.jpg
ad min21:19 | 06/05/2019

Muaji i shenjtë i Ramazanit do të ndikojë jo pak tek disa prej yjeve të futbollit botëror. Lojtarët si Salah, Benzema apo Pogba do t’i nënshtrohen agjerimit.

Me fillimin e muajit të shenjtë e të madhërishëm të Ramazanit kanë nisur edhe urimet e lojtarëve besimtarë. Shumë prej tyre që janë edhe praktikantë të fesë myslimane që përgjatë tij nga lindja e deri në perëndim të diellit privohen nga ushqimi dhe uji pra 16 orë privim i ushqimit dhe lëngjeve dhe për kontributin në fushë kjo nuk është pak edhe pse nuk është hera e parë që e bëjnë.

Në Serie A në Itali nuk mungojnë myslimanët që janë shpërndarë nëpër ekipet të ndryshme italiane si në të gjithë botën, juventinët Pjaniç, Can dhe Khedira, milanistët Calhanoglu dhe Bakayoko, interisti Asamoah, napoletani Ghoulam, romanistët Dzeko, El Shaaraëy dhe Under.

Ndërkohë në kampionatet e tjera simotra janë të tjerë emra të mëdhenj që i nënshtrohen tanimë agjërimit Ozil, Pogba, Benzema, sikundër Mané dhe Salah. Ky i fundit në dallim me shumë shokë të tjerë është praktik absolut dhe ndër më kategorikët në respektimin e fesë.

Në këtë situatë, problem paraqitet në këtë drejtim tek klubi i Ajaxit gjysmëfinalist në Champions që këtë të mërkurë do të sfidohet me Tottenham. Sepse lojtarët e tij Hakim Ziyech dhe Noussair Mazraoui, të dy me origjinë marokene i kanë komunikuar klubit se do të respektojnë me korrektësi agjërimin.

Sfida do të luhet në orën 21, ndërkohë që ata do të mund të ushqehen vetëm 18 minuta më pas sidoqoftë tekniku Ten Hag i ka lënë dorë të lirë lojtarëve të tij titullarë për të bërë zgjedhjen e tyre me shpresën këtë herë se besimi i tyre do të konvertohet edhe me suksesin e fushës./ABC News Albania 24/7

salahaa.jpg
ad min17:17 | 02/07/2018

Sulmuesi Mohamed Salah ka firmosur një kontratë të re 5-vjeçare me Liverpool-in.

Egjiptiani iu bashkua ekipit anglez verën e kaluar për një shifër prej 34 milionë paundësh nga italianët e Romës. Ai shënoi 44 gola në 52 paraqitje për Liverpool-in, duke u bërë shënjestra e shumë ekipeve të mëadh europiane.

Në kontratën e re nuk ka një klauzolë lëshimi, por është firmosur deri në 2023-shin.

“Tregon shumë qartë dy gjëra: besimin e tij tek Liverpool dhe besimin tonë tek ai”, tha trajneri i skuadrës, Jurgen Klopp.

Performancat e 26-vjeçarit kanë qenë të jashtëzakonshme këtë vit. Sëbashku me Mane dhe Firmino në sulm, ai e çoi Liverpool-in në finalen e Kievit kundër Real Madrid, të vlefshme për Champions League.

“Jam shumë i lumtur që kam firmosur një kontratë të re me klubin. Viti i parë në klub ishte një eksperiencë e mrekullueshme për mua dhe familjen time. Duhet të falenderoj të gjithë në Liverpool dhe tifozat”, tha ai.

Megjithë ndeshjet e mira gjatë gjithë sezonit, Salah nuk arriti ta ndihmojë shumë kombëtaren e tij në Botërorin e këtij viti. Ai shënoi dy gola në dy ndeshje, por Egjipti i tij nuk arriti të fitonte asnjë pikë./abcnews.al

salah.jpg
ad min20:00 | 19/06/2018

Dëmtimi e ndaloi të luante kundër Uruguajit, por kësaj here jo.

Mohamed Salah, një ndër lojtarët më të mirë të këtij viti, do të jetë titullar në ndeshjen përballë Rusisë vendase.

Ai u dëmtua në shpatull në finalen e Champions League kundër Realit të Madridit dhe që atëherë ka qenë në dyshim nëse do të luajë ndonjë ndeshje në Botërorin e këtij viti.

Trajneri i “Faraonëve”, Hector Cuper, vendosi ta hedhë lojtarin e tij më të mirë në fushën e lojës sonte, duke marrë në konsideratë se Egjipti humbi ndeshjen e parë dhe nuk ka asnjë pikë në grup.

Kështu që kundër rusëve mund të jetë ndeshja, ku do ta shohim nëse Salah do të jetë lojtari që mund t’iu kthejë buzëqeshjen tifozërisë të tij./abcnews.al

ramos.jpg
ad min12:30 | 27/05/2018

Reagimet ishin nga më të ndryshmet pas finales së Championsit në Kiev. Heroi i ndeshjes, Bale, u shpreh i lumtur, por bëri dhe një paralajmërim, ndërsa tifozët akuzuan kapitenin e Realit, Ramos, pas dëmtimit të Salahut.

Rituali i zakonshëm në dhomën e zhveshjes.

Futbollistët e Realit ishin sërish në qiellin e shtatë, ashtu siç besonin që përpara finales, ndërsa fituan Championsin e tretë radhazi, diçka që tregon sesa larg është bota nga ajo që mund të quhet “demokraci”.

Një klub me status të veçantë, si simbol i Spanjës, jo vetëm i Madridit, po shijon frytet e favoreve historike, favore që joshin futbollistët më të mirë të botës të mblidhen aty ku egoja e tyre mund të kënaqet më lehtë.

Kjo është analiza e duhur e asaj që ndodh në Champions, ndonëse ata që fituan gjykojnë se ishte thjesht zotëria e tyre që vendosi.

Më heroi mes madrilenëve, Gareth Bale, me dy golat e tij, që bëri edhe një paralajmërim për klubin dhe trajnerin Zidan

Gareth Bale: “Po, ky duhet të jetë goli më i bukur i karrierës sime. Në finalen e Championsit, nuk ka skenë më të madhe. I lumtur që fituam. Më vjen mirë që hyra në fushë dhe ndikova tek fitorja, ndërsa vendimet për formacionin i merr trajneri. Gjithsesi, unë kam nevojë të luaj vazhdimisht, por për fat të keq kjo nuk ka ndodhur këtë sezon. Do të bisedoj me agjentin tim dhe do të marr një vendim”.

Trajneri Zidane, barazohet ndërkaq me Bob Pejslin e Karlo Ançelotin, si fitues i tri Ligave të Kampionëve.

Zinedine Zidane: “Është një vazhdimësi. Fitoret tona dhe golat tanë janë pjesë e historisë së Realit. Jam i lumtur me këtë që po bëjmë. Ka qenë kështu edhe kur kam qenë futbollist, edhe tani që jam trajner, është një vazhdimësi. Jam me fat dhe kjo që po bëjmë bashkë me lojtarët e mi është impresionuese”.

Jurgen Klop edhe kishte, edhe nuk kishte shumë për të thënë.

Ekipi i tij u mund paq, por dëmtimi i Salahut dhe gabimet e portierit Karius, nuk e lanë ekipin e tij të luante finalen siç duhej.

Jurgen Klop: “Ne hymë në ndeshje për të luajtur futboll dhe për të fituar, kjo ishte e gjitha. Ne po luanim shumë mirë derisa erdhi momenti me Ramosin dhe Salahun, një moment shumë i keq. Skuadra u godit rëndë nga ajo që ndodhi dhe nuk arriti të mbulonte siç duhet Modriçin e Krosin. Sa për golat që pësuam, çfarë mund të them? Lorisi e di që kjo nuk duhej të ndodhte në finale. Më vjen keq për të, dhe i them se ai sërish ka besimin tim”.

Kapiteni i Realit nuk pati mbrëmjen e duhur prej një kampioni, pasi tifozët drejtuan gishtin te ai pas dëmtimit të Salahut.

“Ramosi e dinte mirë se çfarë po bënte, – shkruan “Anfield Press” në rrjetet sociale, – sërish hile nga Reali”.

“Gjëja më e rëndë ishte se Ramosi nuk mori as karton të verdhë”, – shkruan një tjetër nën emrin Osas Kruz.

“Reali është kaq bastard, – komenton “Ultras 10”, – hile, hile, hile, njeh vetëm këtë. Ramosi e dëmtoi me qëllim Salahun”.

“Ramosi është një nga qeniet më të djallëzuara humane, dhe të kujton se jeta nuk është e drejtë”, – nuk përmbahet Salim Masud Said.

Barrën e përgjegjësisë padyshim duhet ta mbajë arbitri Milorad Maziç, që jo vetëm nuk ndëshkoi Ramosin për dëmtimin e Salahut, por po ashtu nuk mori asnjë masë kur numri 4 goditi me bërryl portierin e Liverpulit, një minutë përpara sesa Karius të shkaktonte vetë golin e parë të Realit./abcnews.al

salah123.jpg
ent ela18:55 | 25/04/2018

Mohamed Salah është fenomeni i momentit në futbollin botëror. Ylli i Liverpulit ka kaluar një transformim të jashtëzakonshëm që nga prejardhja e tij e varfër në Egjipt, deri tek lavdia dhe pasuria prej miliona eurosh.

Ai ka ardhur nga larg.

Ndoshta jo nga Kina apo Australia, por vendi i Mohamed Salahut, Egjipti, duket shumë më larg nga Europa sesa është në të vërtetë.

Për fat të keq, atdheu i njërit prej qytetërimeve më të vjetër në botë, sot është I varfër.

Heroi i sotëm i Liverpulit ka lindur në këtë fshat, apo qytezë të quajtur Nagrig dhe është njëri nga njerëzit me fat që është larguar në kohë.

Iku nga aty ku i duheshin 5 udhëtime me autobusë për të shkuar në stërvitje.

Njezetepesëvjeçari ka luajtur në këtë fushë, dhe nëse nuk do të kishte pasur talent, do të kishte mbetur këtu, ku nëse merr 125 dollarë në muaj, quhet rrogë e respektueshme.

“Ne ishim shokë të mirë bashkë, – thotë Ahmedi, një berber i ri në Naxhrixh, – ishim shokë shkolle dhe luan futboll në fushën pranë shkollës. Më pas, ne shkuam në një fushë më të madhe, dhe Mohamedi nisi të shkëlqente”.

Salah luajti pak në Egjipt, me skuadrën El Mokaulun, dhe talenti i tij ra menjëherë në sy.

Bazeli e mori në Zvicër në moshën 20-vjeçare, por e mbajti vetëm dy vjet, dhe në 2014-ën, egjiptiani kaloi në Premier Ligë tek Çelsi.

Gjithsesi, ai nuk zuri dot vend tek Blutë e Londrës, dhe u huazua fillimisht me Fiorentinën.

Më pas, shkoi hua tek Roma, e cila e mori përfundimisht për 15 milionë euro.

Sidoqoftë, Anglia ishte fati i tij dhe Liverpuli pagoi mbi 40 milionë euro verën e kaluar duke ia blerë kartonin për fare.

Ajo që ka ndodhur këtë sezon është histori e ditur, me Salahun që po synon të thyejë rekorde në Premier Ligë dhe në Europë.

Ai ka shënuar 31 gola në Premier Ligë, baraz me rekordin, ndërsa me 43 gola në sezon, kërkon të thyejë rekordin liverpulas të Ian Rashit që ka 47.

Tifozët në “Anfild” e kanë idhullin e momentit dhe i kanë kushtuar edhe një këngë me titull “Mo Salah, Mo Salah, fluturon në krah”.

Salah: “Në çdo ndeshje unë e dëgjoj atë këngë, dhe është një këngë e veçantë për mua. Unë I dua pa masë këta tifozë sepse unë luaj këtu në “Anfild”, dhe ndjej dashurinë e tyre gjatë ndeshjeve, në stërvitje apo edhe në rrugët e qytetit”.

A mundet Liverpuli ta fitojë Ligën e Kampionëve?

Salah: “Ne mundemi, pasi ne jemi në gjysmëfinale, veçse gjithçka do ta marrim hap pas hapi. Nuk do të jetë e lehtë, por është një dëshirë e madhe për ta fituar Championsin. Mendoj se mund të dalim fitues, por kemi ende ndonjë pengesë përpara finales”.

Salah po krahasohet gjithnjë e më shumë me yjet më të mëdhenj të botës, Lionel Mesin e Kristiano Ronaldon.

Salah: “Unë ua lë njerëzve të japin vlerësime, të thonë çfarë dëshirojnë dhe çfarë mendojnë. Unë duhet të bëj vetëm detyrim time, ta ndihmoj ekipin në çdo ndeshje që të arrijë tek fitorja. Unë luaj me pasion në çdo ndeshje, dua të shënoj gola, të bëj sa më shumë diferencën. Kjo gjë kalon në mendjen time”.

Fëmjët e Liverpulit shprehimisht vdesin për të, dhe Mo nuk ngurron të shkaktojë surpriza për ta.

Ai sot është një njeri i lavdishëm dhe i pasur, me rrogën mbi 100 000 euro në javë, dhe me Liverpulin gati t’i japë 230 000 euro në javë, baraz me 12 milionë euro në vit.

Gjithsesi, nuk i ka harruar rrënjët e tij.

“Mohamed Salahu vjen te kjo kafe sa herë që i bie rruga për në qytet, – thotë ky kafexhi, që quhet po ashtu Mohamed, – ai vjen menjëherë këtu. Vjen çdo ditë gjatë verës deri kur duhet të kthehet në Liverpul”.

Ky djalë i vogël, i rritur e i bërë si shofer nga vështirësitë e jetës, thotë se Salah është një njeri shumë i mirë, dhe se ai dëshiron të bëhet si ylli i Liverpulit.

Salah po ndërton një spital në qytezën e tij të lindjes, ka rregulluar fushën e shkollës, dhe paguan shpenzimet për çiftet që martohen.

Në gjysmëfinalen e Championsit ndaj Romës, egjiptiani ishte sërish në formën e tij më të mirë, duke shënuar dy gola e duke krijuar dy të tjerë.

Ai ishte arsyeja kryesore që Liverpuli arriti epërsinë 5-0, dhe ndoshta dalja e tij nga fusha ishte sërish arsyeja kryesore që anglezët pësuan dy gola.

Trajneri i tij, Jurgen Klop, komenton kështu.

Klop: “Në këtë nivel, ai është i jashtëzakonshëm. Ai pati një ndikim të madh në ndeshje, siç patën padyshim edhe djemtë e tjerë, veçse goli i parë ishte tepër i rëndësishëm. Një goditje gjeniale, dhe ai kishte shënuar edhe më parë gola të tillë, pra nuk ishte rastësi. Goli I dytë ishte aksion brilant, ndërsa finalizimi i Salahut ishte me shumë gjakftohtësi. Mesa kujtoj, ai krijoi edhe dy gola të tjerë. Ju mund të më kritikoni që e zëvendësova para kohe, dhe pastaj ne pësuam dy gola, por unë nuk do të zemërohem. E zëvendësova sepse pata frikë se mos dëmtohej”.

Tashmë, Salah dhe Liverpuli do të duhet të hedhin edhe një hap tjetër për të arritur finalen e Kievit, ku ndoshta mund të shpallen kampionë të Europës.

mo-salah.jpg
ad min09:44 | 03/04/2018

Mohamed Salah është vënë nën radarët e Real Madrid pas një sezoni me të vërtetë shumë të mirë në Anfield. Egjiptiani ka shënuar 36 gola në të gjitha kompeticionet këtë vit me Liverpool.

Megjithatë, skuadra angeleze mund ta humbasë Salah për shkak se Real Madrid po përgatitet të bëjë disa ndryshime të rëndësishme këtë vit. Mesa duket sipas mediave spanjolle, 25-vjeçari është i gatshëm për të lëvizur drejt Madridit, por për këtë duhet t’i plotësohen dy kushte kryesore.

Express.co shkruan se ylli i Liverpool është i gatshëm të lëvizë vetëm nëse në Madrid do t’i sigurohet një rol titullari gjithmonë. Gjithashtu, ai duhet të jetë lojtari i dytë më i paguar, duke qenë kështu vetëm pas Cristiano Ronaldos.

Ndërkohë, mësohet se Liverpool është e gatshme ta shesë Salah vetëm për një ofertë mbi 160 milonë paund. Shifra do të rritet akoma nëse ai arrin të udhëheqë të kuqtë drejt lavsdisë së Champions League./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono