mjeku

dibra-1.jpg
G. P.17:00 | 28/03/2019

Një mjek është dhunuar gjatë kohës që po ushtronte detyrën në ambientet e spitalit rajonal të Dibrës. Agron Mezenxhiu u godit disa herë me grushte nga një 43-vjeçar dhe vëllai i tij.

Njeri prej tyre u arrestua nga policia, kurse tjetri u shpall në kërkim. Ndaj tyre rëndon vepra penale “Goditje për shkak të detyrës”. Ende nuk dihen motivet pse mjeku u dhunua nga dy vëllezërit në Dibër./abcnews.al

RRIHET-MJEKU-LEZHE-MBULIM-ABCM2T1.mpg_snapshot_00.02-1-1280x720.jpg
ent ela17:56 | 07/03/2019

Vetëdorëzohet në polici, autori që dhunoi një mjek në spitalin e Lezhës. Ndërkohë që një tjetër mjeke është dhunuar në Tiranë teksa po ushtronte detyrën. Ministria e Shëndetësisë ka dënuar ngjarjet dhe ka kërkuar dënim maksimal për agresorët.

Dy mjekë, njëri në Tiranë dhe tjetri në Lezhë janë dhunuar, ndërsa ushtronin detyrën. Mesditën e të enjtes mjeku Zef Doda, dermatolog në spitalin e Lezhës, thuhet se është goditur me mjete të forta nga familjarët e një pacienti pasi ka refuzuar të kryejë vizitën e të afërmit të tyre pa rekomandimin e mjekut të familjes.

Menjëherë pas ngjarjes, Doda ka marrë ndihmën e kolegëve, por për shkak të dëmtimeve serioze është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mbrëmjen e së enjtes është vetëdorëzuar autori që ka dhunuar mjekun, 24-vjeçari Eduard Lleshi. I riu ka treguar në polici se mjeku nuk i ka ofruar shërbim pasi ishte në gjendje të dehur.

Ndërkohë që në urgjencën Kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë është dhunuar mjekja specializante me inicialet V.Z. Pas ngjarjeve ka reaguar Ministria e Shëndetësisë. Ajo kërkon dënim maksimal ndaj agresorëve që dhunojnë mjekët ndërkohë që i kërkon organeve të drejtësisë të reagojnë menjëherë.

Dhuna ndaj mjekëve është kthyer në një fenomen të përsëritur. Për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë ka propozuar ndryshime ligjore në Kodin Penal për të konsideruar goditjen dhe kanosjen për shkak të detyrës si vepër penale. Paralelisht me këtë, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur dhe një regjimi të ri në spitale, për disiplinimin e vizitave të familjarëve./abcnews.al

durres-spitali-933x445.jpg
ent ela20:58 | 23/02/2019

Një mjek i urgjencës pranë Spitalit të Durrësit ka mbetur i lënduar, pasi u godit me mjete rrethanore. Nga të dhënat e para mësohet se mjeku është goditur teksa ka ndërhyrë per të ndarë dy persona, të cilët ndodheshin pranë repartit të urgjencës. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, pranë mjediseve të urgjencës.
Njëri prej personave, i cili ndodhej edhe në gjendje të dehur e ka goditur mjekun në kokë me nje pllake trotuari. Për pasojë mjeku ka pësuar lëndime të lehta, dhe ka marre trajtimin e duhur shëndetësor. Për ngjarjen policia ka nisur hetimet./abcnews.al

MJEKU-1280x725.jpg
ent ela10:54 | 11/02/2019

Mjeku infeksionist me inicialet G.S po i shërbente një të sëmuri në urgjencën e shërbimit infektiv në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë ndërkohë që i afërmi i një tjetër pacienti ka ushtruar dhunë ndaj tij. Detajet e ngjarjes së ndodhur mesditën e të dielës na  i tregon doktor Arjan Harxhi.

Kundër dhunës ndaj bluzave të bardha mjekët e shërbimit infektiv në QSUT dolën në protestë.

Ata kërkojnë prej institucioneve shtetërore vënien e agresorit para përgjegjësisë ligjore, kushte më të mira pune dhe garanci gjatë ushtrimit të detyrës.

Ndërkohë policia thotë se ka identifikuar autorin. Bëhet fjalë për një 45-vjeçar me inicalet A.M  banues në Tiranë, i cili pasi ka goditur mjekun është larguar me shpejtësi. Pas denoncimit policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim agresorin.  Dhunën ndaj mjekut e ka dënuar dhe ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila thotë se ka propozuar ndryshim të Kodit Penal.

Ndërkohë Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë thotë se ky nuk është një rast i izoluar dhe i bën thirrje opinionit publik të mirëkuptojnë bluzat e bardha gjatë punës së tyre./abcnews.al

Policia-e-Tiranes-1280x662.jpg
ent ela15:39 | 23/01/2019

Policia e Tiranës ka marrë në pyetje mjekun kardiokirurg Dervish Hasi, të cilit iu vendos një sasi tritoli në automjetin e tij mbrëmjen e së martës.

Gjatë deponimit të tij, mjeku ka pohuar se nuk ka konflikte me askënd dhe makinën e tij kishte shpërthyer në rrugën “Belul Hatibi”, 10 minuta pasi kishte hyrën në Xhami.

Një nga pistat që po heton grupi hetimor ka të bëjë me profesionin e Hasit. Por sipas uniformave blu nuk janë paraqitur denoncime në polici ndaj mjekut kardiokirurg.

Nga shpërthimi i lëndës plasëse, automjeti i mjekut u dëmtua pjesërisht në derën e pasme.  /abcnews

korcaaaaa.jpg
G. P.15:03 | 17/01/2019

Ngricat dhe bora ka shkaktuar probleme edhe për banorët e Korçës të cilët janë mësuar me dimër të ashpër. Mjekët në spital tregojnë për shumë paciente që për shkak të rrugëve me akull kanë thyer këmbë e duar.

Rrugët dytësore në Korçë janë të mbuluara nga akulli. Këmbësoret prej dy javësh po lëvizin me vështirësi megjithëse janë mësuar me acarin dhe borën. Kujdesi nuk i ka shmangur rastet e lëndimeve, nga rrëshqitjet e pashmangshme. Urgjenca e spitalit të Korçës, prej fillimit të Janarit ka pritur dhe trajtuar mbi 40 raste të thyerjeve apo frakturave, pasojë e rrëzimit nga ngricat. Mosha më e prekur është ajo e mesme dhe të moshuarit, por nuk kanë munguar as dëmtimet e gjymtyrëve tek fëmijët.

“Pranë urgjencës së spitalit tonë, repartit të ortopedisë janë paraqitur afërsisht 41 persona me dëmtime të ndryshme që i përkasin rrëshqitjes në akull dhe i përkasin grupmoshave të ndryshme. Më të shtuara janë grupmoshat 35-45 vjeç”, tha Koço Mati, mjek ortoped.

Trashësia e akullit është e konsiderueshme dhe qytetarët nuk e heqin dot vetë edhe pse janë përpjekur të pastrojnë sa munden. Ata janë të irrituar me bashkinë që sipas tyre nuk hedh kripë. Në kushtet kur akulli vazhdon të jetë prezent ne çdo lagje, mjeku këshillon të tregohet kujdes me ekspozimet jashtë. Të evitohen lëvizjet dhe në çdo rast të lëndimit të paraqiten menjëherë tek specialisti. /abcnews.al

MJEKU-NEBRASKA-ABC-1280x720.jpg
ent ela19:49 | 15/09/2018

Gjykata e Nebraskës dënoi me vdekje një ish mjek i shpallur fajtor për katër vrasje. Mes viktimave të tij dhe një fëmijë 11 vjeç. I dënuari vrau katër personat në shenjë hakmarrjeje pasi e kishin pushuar nga puna.

Një ish-mjek i cili në vitin 2001 ishte pushuar nga puna nga një universitet i Mjekësisë në Nebraska, është dënuar me vdekje pasi vrau katër persona në shenjë hakmarrjeje. Mes viktimave ishte dhe fëmija 11 vjeçar i një prej kolegëve të tij.

Antoni Garsia 45 vjeç, u shpall fajtor në 2016-ën për dy sulme që kanë ndodhur me pesë vjet diferencë njëri nga tjetri. Në vitin 2008 ai qëlloi me thikë duke lënë të vdekur fëmijën 11 vjeçar si dhe një grua 57 vjeçare, e cila punonte në të njëjtin institucion. Ndërsa në vitin 2013 ai ka vrarë një tjetër mjek të përfshirë në pushimin e tij nga puna dhe bashkëshorten e tij

Shteti i Nebraskës, ekzekutoi një muaj më parë, dënimin e parë me vdekje pas 20 vjetësh, ndaj Keri Den Mur, i cili kishte vrarë dy shoferë taksie në vitin 1979. /abcnews.al

vlcsnap-2018-08-23-14h18m52s456-1280x725.png
G. P.14:24 | 23/08/2018

Shumë pushues në Durrës konsumojnë produkte që u ofrohen nga ambulatorët. Por ato nuk kanë asnjë siguri dhe kanë ndodhur jo pak raste helmimesh deri në dërgimin e të sëmurëve në spital.

Nëse vendos të konsumosh një produkt ushqimor nga këto shitës ambulantë mund të përfundosh edhe në spital. Mjaft pushues që frekuentojnë plazhin e Durrësit marrin këtë lloj shërbimi që nuk ka siguri. Tregëtimi i produkteve, kryesisht i akulloreve bëhet jashtë çdo standarti. Ndërsa kontrolli institucional mungon.

Pushuesi 1:“Absolutisht jo, vetëm këtu për çdo kohë, se ku prodhohen ato nuk e dimë, për arsye se duhet të bëhet edhe inspektimi dhe kualiteti i tyre, për arsye se shumë lehtë ata janë produkte të cilat vijnë deri tek helmimi i të gjithëve.

Pushuesi 2: “Jo se kam merak, por nuk jam i sigurtë.”

Pushuesi3: “Shkojmë në shtëpi dhe si konsumojmë, kemi merak më thënë të drejtën.”

Pushuesi 4: “Me frikë, të gjithë me frikë, por diçka po duhet me hëngër.”

Në qendrën shëndetësore të plazhit janë paraqitur disa raste të pacientëve që kanë pësuar helmim ushqimi. Përballë kësaj situate mjekët apelojne të mos konsumohen ushqime të pakontrolluara pasi janë shumë të rrezikshme për shëndetin e tyre.

Ndue Marku, mjek: “Apeli im si mjek është që të mos marrin akullore tek ambulatorët në asnjë mënyrë, akulloret vetëm aty ku prodhohen.”

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kontrollon vazhdimisht restorantet apo edhe aktivitete e tjera që shërbejën për pushuesit në zonat turistike, por nuk mund të bëjë asgjë për ambulantët që shëtisin në brezin e rërës. Në këto kushte pushuesit duhet të kujdesen vetë për shëndetin e tyre dhe ndoshta kanë fat./abcnews.al

durres.jpg
G. P.15:34 | 02/05/2018

Një 29-vjeçar u arrestua nga Policia e Durrësit sepse goditi një mjek gjatë shërbimit të tij në urgjencën e spitalit. Sipas njoftimit për shtyp, 29-vjeçari K. Xhani ka qëlluar  me grushte në ambientet e brendshme të spitalit, mjekun Arjan Tivari, 63-vjeç. Ai ka pretenduar se mjeku nuk i është përgjigjur në kohë njeriut të tij të sëmurë. Por pavarësisht nga sulmi, mjeku vazhdon detyrën dhe nuk ka pësuar dëme./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono