mjeket

mjekte-1280x723.jpg
ad min17:00 | 17/08/2019

Sipas mediave ruse, mjekët që u kujdesën për të plagosurit gjatë shpërthimit në bazën ushtarake në veri të Rusisë, kanë rezultuar pozitivë ndaj radioaktivitetit. Personeli i spitalit në mënyrë anonime ka denoncuar faktin se askush nuk i informoi për situatën në mënyrë që të merreshin masa mbrojtëse.

Kur personat e mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit në bazën ushtarake në ekstrem të veriut rus mbërritën në spitalin e Arkhangelsk, mjekët nuk u informuan se pacientët ishin radioaktivë dhe asnjeri nuk u tha atyre të merrnin masa mbrojtëse. Deklarata u bë nga një nga kirurgët e strukturës në një intervistë për Moska Times. Pas shpërthimit niveli i radioaktivitetit në rajon ishte 20 herë më shumë se ai normal.

Media ruse më tej raporton se autoritetet ruse po mbajnë sekret rrethanat e shpërthimit, duke shtuar se reagimi ndaj rastit ngjan shumë me qëndrimin e mbajtur pas asaj që ndodhi në Çernobil. Mjekët e spitalit, duke folur në mënyrë anonime u shprehën se specialistët të cilët mjekuan të plagosurit në shpërthim morën një kërkesë nga shërbimet e inteligjencës për të firmosur një marrëveshje rezervimi, që u ndalon atyre të flasin për atë që ka ndodhur.

Ata theksuan se firmosja nuk ka qenë e detyrueshme por ishin të paktë ata që nuk firmosën. Një nga mjekët konfirmoi se personeli i spitalit është shumë i zemëruar për shkak të mungesës së informacioneve./ABC News Albania 24/7

MJEKET-PER-PICKIMET-NGA-INSEKTET.mpg_snapshot_00.06-1280x720.jpg
ent ela15:30 | 12/07/2019

Pickimet nga insektet gjatë stinës së verës përbëjnë rrezik serioz për shëndetin tone. Mjekët bëjnë apel që përveç kujdesit, gjatë pushimeve në bregdet apo mal duhet të marrim me vete produkte që i mbajnë sa më larg insektet.

Temperaturat e larta nuk janë i vetmi shqetësim gjatë stinës së verës.

Pickimet nga insektet e ndryshme janë një rrezik më vete dhe sipas mjekëve specialistë duhet bërë shumë kujdes. Grupmoshat më të riskuara ndaj pickimeve janë fëmijët dhe moshat e treta.

Por sipas mjekëve pickimi nga bletët dhe grerëzat janë ndër më të rrezikshmet dhe në të tilla raste duhet të paraqitemi për të marrë trajtim të specializuar

Për të gjithë ata që zgjedhin të bëjnë pushime në bregdet apo në mal, mjekët specialistë rekomandojnë që të mbajnë me vete kremra apo produkte të ndryshme që mbajnë larg insektet. /ABC News Albania 24/7

albana-vokshi-1.jpg
nev ila18:09 | 28/06/2019

Është duke u ushtruar presion mbi punonjësit e administratës publike që të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit së bashku me familjarët e tyre, në të kundërt rrezikojnë vendin e punës. Denoncimet janë bërë nga Partia Demokratike

“Edi Rama edhe kur është i vetëm në votime, nuk mund të rrijë pa i manipuluar ato”, deklaroi Jorida Tabaku nga selia e PD.

Një nga mjetet e manipulimit sipas ish deputetes së Partisë Demokratike është presioni ndaj administratës publike për të marrë pjesë forcërisht në votime.

“Mesazhe zanore, urdhra verbale, formularë detyrues që shkelin të drejtat kushtetuese të u janë dhënë njerëzve të administratës, duke i paralajmëruar që mosdalja në votime të dielën, do të shoqërohet të hënën me largim nga puna. 
Është e njëjta gjë bënte Pjerin Ndreu në zgjedhjet e Dibrës, i dalë në përgjimet e gazetës gjermane Bild”, tha Tabaku.  

Paraqitja me dhunë sipas Partisë Demokratike është e tillë që detyron individët që të marrin me vete të paktën 5 persona të tjerë në votime.

E njëjta skemë po zbatohet edhe 18.500 punonjësit në personelin shëndetësor është denoncimi tjetër që vjen nga selia e Partisë Demokratike.

“Ata telefonojnë personelin mjekësor sipas listave që u janë vënë në dispozicion në mënyrë të paligjshme duke i kërcënuar se nëse duan ta ruajnë vendin e punës duhet të dalin në votime të dielën”, deklaroi më pas, po nga selia e PD, Albana Vokshi.

Edhe ish deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka denoncuar nga rrjete sociale se po ushtrohet presion mbi tregtarët e tregut të fruta perimeve në Durrës që të marrin pjesë në votimet e 30 qershorit, në të kundërt do tu hiqet leja e tregtimit./ABC News Albania 24/7

 

MJEKET-PER-USHQIMET-E-KONSERVUARA.mpg_snapshot_00.37-1280x720.jpg
ent ela15:53 | 28/06/2019

Ushqimet e ruajtura në vende të papërshtatshme gjatë këtyre ditëve të nxehta, mund të bëhen shkak për komplikacione të rënda shëndetësore. Mjekët këshillojnë që të tregohet kujdes i shtuar për sigurinë ushqimore.

Kjo është një ditë përvëluese qershori. Këta të rinj po freskohen duke konsumuar një akullore, megjithëse mund të mos jenë shumë të bindur për sigurinë e saj ushqimore.

Qytetarë të ndryshëm të pyetur nga ABC News pranojnë se gjatë periudhës së verës ndihen të rrezikuar nga shumë produkte ushqimore që konsumojnë, mes të cilave bulmeti dhe mishi.

“Bulmeti do siguri, po ta mbajnë mirë, nuk mendoj që ka siguri, kurse zarzavatet duhet të dish ku ti blesh”

“Po ku ka të freskëta tani, po hajt si gjithë të tjerat”.

Zarzavatet nuk më frikësojnë po te bulmeti jam e kujdesshme”.

“Bulmetrat dhe mishrat janë të rrezikshëm”.

Mjekët thonë se disa produkte ushqimore që nuk janë ruajtur në mjedise frigoriferike ose kanë kaluar afatin e skadencës, mund të sjellin probleme të rënda në shëndet.

“Ka shumë ushqime që duhet të bëjmë kujdes, ushqimet e konservuara, fast fodet, konsumimi i akulloreve se ka të bëjë me kushtet higjienike dhe frigoriferike. Problem është dhe uji i pijshmë nëpërmjet depozitave dhe të gjitha japin probleme te shëndeti i pacientëve, duke u manifestuar me helmime  të ndryshme”.

Mjekja infesksioniste Imelda Zeqo jep disa këshilla për t’u ushqyer sa më shëndetshëm në këto ditë të nxehta.

“Konsumimi i lengjeve me shumicë është i këshillueshëm dhe frutat e zarzavatet duhet të lahen mirë me ujë të rrjedhshëm. Kujdes me konservat, fast fodet e ushqimet e ndenjura”. /ABC News Albania 24/7

15147286-0-image-a-25_1561297123548.jpg
ad min21:15 | 23/06/2019

Një djalë 5-vjeçar autik vdiq pasi mjekët i  injektuan dhjetë herë doza insuline, pasi e keq-diagnostikuan. Sipas prindërve mjekët i bënë insulina djalit pasi dyshonin se vuante nga diabeti për shkak të nivelit të lartë të sheqerit në gjak.

Shay Turner u shtrua në spitalin e përgjithshëm të Rotherham vitin e kaluar, por vdiq pak ditë më vonë, pasi  pësoi një dëmtim katastrofik në tru.

Prindërit e tij, Laura, 28-vjeç dhe Martyn, 29-vjeç, pohojnë se mjekët e diagnostikuan gabim dhe i kishin injektuar 10 doza insuline gjatë qëndrimit në spital.

Çifti tani po bën apel për ndihmë pasi do të mbledhë një shumë prej  12.000 £ për të paguar avokatët për t’i përfaqësuar ato në seancën që do të mbahet në muajin Tetor për djalin e tyre.

“Deri më tani askush nuk na ka thënë të vërtetën dhe ne duam të dimë se çfarë ka ndodhur me djalin tonë”, është apeli i prindërve./abcnews.al

mjeket-shqiperi.jpg
nev ila15:32 | 06/06/2019

Hemoragjia e mjekeve nuk ndalet. Çdo vit 150 mjekë tërheqin pranë urdhrit profesional certifikatën e sjelljes së mirë, dokument që iu mundëson punësimin jashtë Shqipërisë.

Nuk behet fjalë vetëm për mjekë të rinj, por dhe specialistë që prej vitesh kanë ofruar shërbim në spitalet shqiptare.

Destinacion i parapëlqyer mbetet Gjermania dhe kjo për shkak të lehtësive që krijon në njohjen e diplomave dhe kualifikimeve profesionale

Ne kemi të regjistruar 6180 mjekë.  Në total 520 mjekë shqiptar punojnë në Gjermani. Vitin e kaluar ishin rreth 30 mjekë të specialiteteve të ndryshmë që kërkuan largimin”.

Paga është një ndër arsyet e largimit të tyre nga Shqipëria, por sipas Presidentit të Urdhrit të Mjekut nuk është e vetmja.

“Mjekët duan kushte të mira për të bërë mjekësi të mirë”, tha ai.

Ky largim i mjekëve në vendet e tjera europiane a krijon vakum?

Po, sigurisht pai ne nuk kemi tepër mjekë, kjo mbingarkon ata që mbeten dhe në ato raste kur është specialisti i vetëm krijon probleme për postimin e të sëmurëve ose drejt Tiranës ose në një rreth më të afërt”.

Vakumi në spitalet e rretheve sipas Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastriliu po plotësohet me specialist të rinj dhe programeve të patronazhimit.

“Janë më shumë se 130 mjekë që janë punësuar, në spitalet bashkiake dhe rajonale duke plotësuar atë vakum që ishte krijuar nga mungesa e specializimeve për shumë vite. Sigurisht të dy programet, edhe programi i Bonusit edhe programi i patronazhit vijojnë të jenë dhe të zbatohen në këto spitale sidomos në spitale bashkiake të cilat ende ka mungesa. Mund të themi që mungesat bazë që ishin për mjekë kardiolog, kirurg, anestezist janë tashmë të plotësuara në spitalet rajonale. Sigurisht do të vijojmë me këto programe.”

Ndërkohë të gjithë ata mjekë që dëshirojnë të bëhen pjesë e sistemit shëndetësor në vend kanë mundësi të aplikojnë në portalin “Mjekë për Shqipërinë” deri më 15 qershor për tu punësuar në pozicionet e lira në spitale apo qendra shëndetësore./ ABC News Albania 24/7

elbasan-6-640x364-933x445.jpg
ad min09:00 | 31/05/2019

Një i ri ka rënë në pranga të policisë, pasi është konfliktua me stafin mjekësor të spitalit të Elbasanit. Sipas njoftimit të policisë,  28-vjeçari iniciale D.K. kishte shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por nisi të debatonte me mjekët.

Më pas aty shkuan forcat policore pas njoftimit që kishin marrë. Teksa po përpiqeshin të shoqëronin 28-vjeçarin, ky i fundit kundërshtoi me dhunë uniformat blu. I riu u arrestua për veprën penale të kundërshtimit të punonjësit të policisë./abcnews.al

RAMA-PER-PORTALIN-E-MJEKEVE.mpg_snapshot_02.19-1280x720.jpg
ent ela15:04 | 28/05/2019

Është depolitizuar sistemi i punësimit në arsim e shëndetësi. Kështu është shprehur Kryeministri Edi Rama në prezantimin e portalit “Mjekët për Shqipërinë” sipas të cilit është një sistem transparent dhe i hapur për të gjithë.

“Të futeshe në punë si infermiere nuk kishe shans, nëse nuk propozoheshe nga parti politike”.

Ka ndryshuar sot, thotë kryeministri Edi Rama sipas të cilit nuk vlejnë miqësitë me partitë , qeverinë dhe as paratë nën dorë. Kush do të punësohet në sistemin shëndetësor duhet t’i drejtohet portalit “Mjekë për Shqipërinë” dhe është meritokracia që bën renditjen e të interesuarve.

“Strukturat përkatëse publike i drejtohet portalit në bazë të rankimit dhe shikon klasifikimin dhe nuk merr dot më poshtë për të lënë ata më lart se përmbajtja është publike”.

Në prezantimin e këtij sistemi të ri online, kryetari i qeverisë tha se sot 1400 infermierë janë punësuar me këtë sistem.

“Sot 1400 infermierë e profesionistë janë punësuar më këtë sistem pa pasur nevojë të bëjnë asgjë, të kapin asnjë për krahu dhe të fusin dorën në xhepin e asnjë prindi”.

Aktualisht ka 112 vende të lira dhe të gjithë mund të aplikojnë dhe në bazë të rankimit do të punësohen.

Procedurat janë të thjeshta e të shpejta të cilat nuk lejojnë që rradhitja të ndryshojë padrejtësisht sqaron ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Portali është shumë i thjeshtë janë 4 hapa të thjeshtë, regjistrohu, ngarko dokumentat, krijo profilin tënd, kërko për vendet vakant dhe aplikon. Procedurat janë të thjeshta edhe për kohën e përgjigjes. Do të jenë 5 ditë afati i pranimit të dokumentacionit, komisioni vlerëson dhe për dy ditë njofton”.

Ata që çojnë nëpërmend të abuzojnë me portalin, kryeministri Rama i paralajmëron se kush shkel ligjin largohet nga puna dhe shkon për ndjekje penale. /ABC News Albania 24/7

 

 

Mjeket-1280x726.jpg
ad min14:15 | 10/05/2019

Ndryshimi i stinëve dhe kushtet e pavaforshme të motit, sjellin shpesh edhe komplikacione në shëndetin e gjithsecilit, por në veçanti në shëndetin e fëmijëve. Mjekët specialistë japin dhe këshillat përkatëse për të përballuar çdo komplikacion, ku veçojnë ato të dietave të pasura me sa më shumë lëngje.

Kalimi nga njëra stinë në tjetrën, por dhe kushtet meteorologjike të ditëve të fundit kanë sjellë ndryshime në gjendjen shëndetësore tek një pjesë e mire e qytetarëve.

Mjekët specialistë bëjnë të ditur se gjatë kësaj periudhe disa nga komplikacionet shëndetësore janë sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, temperature dhe rrufa, kryesisht tek të vegjlit

Grupmoshat më të prekura nga këto komplikacione, sipas mjekëve janë ato nga zero deri në 12 muaj, për shkak edhe të imunitetit të tyre.

Ajrimi i ambienteve dhe dietat e pasura me lëngje janë edhe disa nga këshillat që mjekët japin për të përballuar sa më lehtë çdo komplikacion të mundshëm./ABC News Albania 24/7

Manastirliu-1.jpg
ad min15:45 | 09/05/2019

Tolerancë zero ndaj korrupsionin të bluzave të bardha. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën këtë deklaratë para mjekëve ndërsa sjell në vëmendje denoncimin e emisionit “Stop” ne televizionin Klan ku një mjek i shërbimit onkologjik ne QSUT merrte para nga e afërmja e një pacienti për të hyrë pa radhë për radioterapi. Gjithashtu ministrja prezantoi dhe ndryshimet në Kodin Penal për dhunën ndaj bluzave të bardha.

Dënim i rende pret këdo që dhunon një mjek.

“Në Kod, do të parashikohet për herë të parë që dhuna ndaj profesionistëve të shëndetit është e dënueshme nga 1 deri në 5 vite lirie.”

Ndryshimet ne Kodin Penal ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu i prezantoi në një takim me mjeke dhe profesionistë të shëndetësisë. Kodi do të parashikojë gjithashtu ndarje të gabimit mjekësor nga neglizhenca në mjekim kërkesë e kahershme e bluzave të bardha.

“Me këto ndryshime është hequr si vepër penale gabimi mjekësor, por neglizhenca në mjekim dënohet në mënyrë të përshkallëzuar, në varësi të shkallës së dëmtimit të pacientit”.

Dispozita aktuale “mjekim i pakujdesshëm” penalizon mjekun ose personelin mjekësor edhe për gabimin mjekësor. Dënimi shkon deri në pesë vite heqje lirie.

Në bashkëbisedimin me mjeket ministrja e Shëndetësisë foli dhe për korrupsionin tek bluzat e bardha  dhe iu rikthye rastit te denoncuar ne emisionin “Stop” ne Televizionin Klan ku mjeku i shërbimit onkologjik në QSUT merr para nga e afërmja e një pacienti për të hyrë pa radhë për radioterapi në këtë pavion.

“Ngjarja që ka ndodhur dy ditë më parë në një nga shërbimet ku është investuar më shumë në fakt, në Radioterapinë e shërbimit Onkologjik, është e turpshme dhe e dënueshme. Sikundër reaguam menjëherë me shkarkimin nga puna, nuk do të hezitojmë në asgjë moment për të ndëshkuar këdo që kushtëzon shërbimin falas në institucionet publike me pagesa të paligjshme. Nuk do të ketë tolerancë”.

Ministrja e Shëndetësisë nxiti qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie nëpër spitale./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono