mitrovice

policia-mitrovice-1280x704.jpg
nev ila11:50 | 24/10/2019

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit tre zyrtarë serbë policie në Mitrovicën e Veriut.

Urdhërarrestet ishin lëshuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në vijim të operacionit të zhvilluar në muajin maj të këtij viti, të koduar me emrin “Kontrabanda”.

Tre të arrestuarit, një toger policie, një rreshter dhe një zyrtar policor akuzohen për veprat penale  “Krim i organizuar” dhe  “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Me tri arrestimet e sotme, numri i zyrtarëve policorë të arrestuar gjatë këtij operacioni ka shkuar në 25./abcnews.al

 

MBULIM-BAHTIRI-MITROVICE.mpg_snapshot_00.06-1280x720.jpg
ent ela15:30 | 02/09/2019

Qytetarët e një lagjeje në Mitrovicë nuk lejuan sot kryetarin e kësaj komune që t’ia presë shiritin inagurues të shkollës “Ismail Qemaili” në Mitrovicë, duke thënë se një gjë e tillë nuk mund të bëhet nga një analfabet.

Prindërit e nxënësve e kanë prerë vetë shiritin e shkollës së re, ndërsa Agim Bahtiri ka parë në heshtje cdo gjë. Në pamjet e siguruara nga Indeksonline, shihet se si një qytetar nuk lejon në asnjë mënyrë që Bahtiri të presë shiritin. /ABC News Albania 24/7

Barrikada-mbi-Ure-009-1.jpg
ent ela19:20 | 17/06/2019

Kanë kaluar 5 vjet nga heqja e barrikadës në urën e Ibrit në Mitrovicë. Megjithatë ekspertët vlerësojnë se heqja e barrikadës është vetëm fizike, pasi barrierat për bashkimin e Mitrovicës ekzistojnë ende.

Në mëngjesin e 17 qershorit 2014 u largua barrikada mbi lumin Ibër, e cila që nga viti 2011 ishte simbol i ndarjes fizike së veriut të Kosovës.

Barrikada ishte hequr nga të njëjtit  që e patën vendosur të ashtuquajturit “rojat e urës”.

Por heqja e saj tash pas 5 vjetësh kosniderohet vetëm fizike.

Iniciativa e Bashkimit Evropian për të financuar një projekt për relativizimin e kësaj ure konsiderohet e dështuar.

Por a ka pasur vullnet politik që pas heqjes së barrikadës të punohet në Bashkimin e pjesës veriore të Kosovës me atë jugore?

Haxholli kërkon që kjo çështje të jetë pjesë e bisedimeve në Bruksel.

Pas përfundimit të luftës çështja e veriut të Kosovës konsiderohet si një nga çështjet kryesore të pazgjidhura. Kryetarët e katër komunave të veriut për çdo veprim të tyre pyesin Beogradin, ndërsa anashkalojnë institucionet e Kosovës. /ABC News Albania 24/7

kosove-1280x728.jpg
ad min10:00 | 28/05/2019

Kanë mbërritur në Prishtinë dy nga të arrestuarit në Mitrovicë gjatë operacionit të policisë së Kosovës në orët e para të së martës dhe njëri prej tyre është zyrtar policie. Ata janë dërguar në inspektoriatin policor të Kosovës.

Ndërkohë mediat në Kosovë bëjnë të ditur se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbledhur të gjitha strukturat e sigurisë në vend. Në zyrën e kreut të shtetit janë parë duke hyrë drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, Drejtori i Policisë dhe drejtues të institucioneve të drejtësisë.

Gjatë ditës së sotme në veri të Kosovë janë arrestuar dhjetëra serbë të strukturave të larta të sigurisë, ndërsa gjatë aksionit janë plagosur të paktën dy policë të Kosovës, pasi banorët në veri vendosën barrikada për të penguar arrestimet

Mediat në Kosovë raportojnë se aktualisht në Mitrovicë KFOR po patrullon për të pasur situatën nën monitorim.

Në një reagim për mediat kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u ka bërë ape serbëve në Veri që të ruajnë qetësinë pasi ajo që po ndodh është thjesht zbatimi i ligjit./ABC  News Albania 24/7

polic-885x445.jpg
ent ela09:15 | 28/05/2019

Policia e Kosovës po zhvillon një operacion në veri dhe jug të Mitrovicës, i cili, deri më tash, ka rezultuar me ndalimin e disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve.

Të ndaluarit dyshohet se janë të përfshirë në disa vepra penale, përfshirë: pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal, kontrabandim me mallra, keqpërdorim i pozitës zyrtare, dhënie e ryshfetit, tregti e ndaluar e të tjera.

“Përkundër hasjes në rezistencë të armatosur në veri të Mitrovicës, operacioni policor është duke vazhduar, përfshirë arrestimin dhe kontrollin e disa lokacioneve, të cilat kanë rezultuar me konfiskimin e dëshmive relevante përfshirë edhe armë të gjata”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Bëhet e ditur se operacioni po realizohet në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe Inspektoratin Policor të Kosovës. /REL

mitrovice-1280x643.jpg
nev ila16:10 | 18/05/2019

Veriu i Mitrovicës është në heshtje zgjedhore. Të dielën do të votohet për kryetarët e katër komunave. Ndërkohë drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Gjuirc, ka deklaruar se do përpiqet të jetë atje. Një vit më parë atij iu mohua mundësia për të hyrë në territorin e Kosovës 18 herë.

Në katër komunat e veriut të Mitrovicës ka përfunduar fushata pesëditore për zgjedhjet e jashtëzakonshme e nga mesnata ka nisur heshtja zgjedhore.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen në Leposavic, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore pas dorëheqjes së kryetarëve serbë të këtyre komunave. Ata e morën këtë vendim pas vendosjes së taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

Të drejtë vote kanë 58 520 votues, të cilët janë 1 507 votues më shumë, në krahasim me Zgjedhjet e Lokale të datës 22 tetor 2017.

Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pritet të angazhojë 670 komisionerë në 44 qendra të votimit në gjithsej 87 vendvotime.

Të drejtë vote në Mitrovicën Veriore kanë 22 242 persona; në Leposavic 18 390 persona në Zveçan 9.276 persona dhe në Zubin Potok 8 612 persona kanë të drejtë vote. Për zgjedhjet në veri garojnë Partia Demokratike e Kosovës, Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

Ndërkohë i ashtuquajturi Drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric, në një intervistë për televizionin shtetëror serb u shpreh se separistët në Kosovë janë të shqetësuar. Ata sipas tij janë në pritje që Lista Serbe të bojkotojë zgjedhjet. Ai tha se do të përpiqet që të dielën të jetë në Kosovë duke theksuar se Kosova ia ka ndaluar hyrjen atij 18 herë, vetëm vitin e kaluar./ABC News Albania 24/7

Idro-Seferi-ne-burg-1280x767.jpg
ent ela12:56 | 04/04/2019

Dhjetëra shtetas shqiptarë vuajnë dënime në burgjet e Serbisë për vepra të ndryshme penale. Shumë prej tyre kanë kërkuar prej vitesh që vuajtjen e dënimit ta kryenin në atdhe. Për një pjesë ka mbërritur edhe miratimi i autoriteteve të Beogradit. Por nga Tirana zyrtare nuk ka ende reagim. Gazetari i ABC News Idro Seferi, sjell një reportazh të veçantë nga brenda qelive të këtyre burgjeve si dhe intervista me të dënuar shqiptar.

Mitrovica e Sremit në Serbi. Në këtë rrugë është një hotel dhe një burg. Këtu një pjesë e të burgosurve mund të dalin edhe jashtë pas një kohe më të gjatë dhe të shëtisin. Një nga burgjet më të mëdha në Ballkan. Shumica e të huajve që kryejnë burgun ndodhen pikërisht në këtë qendër për të vuajtur dënimin e tyre.

Filmimi është lejuar, por duke fshehur identitetin e çdo të burgosuri me rregulla strikte, pa treguar fytyrat, por edhe asnjë detaj të trupit të tyre. Për këtë kërkohet leje nga çdo i burgosur. Këtu ka edhe njerëz që flasin shqip dhe kanë bërë kërkesa për ekstradim.

Që nga viti 2010 e deri në vitin 2018 kanë qenë 14 kërkesa nga shtetasit shqiptar për ekstradim. Pesë prej tyre janë pranuar, por nuk janë realizuar asnjëherë. Tre janë liruar para se të transferoheshin, një ka kryer burgun para se të kthehet kërkesa e pranuar, dhe një tjetri i është refuzuar në fund. Nëntë kërkesa janë në pritje.

Ky këtu është një djalë nga bregdeti shqiptar, jo larg Tiranës. I lindur në vitin 1996, është dënuar për trafikim të 16 kilogramëve marijuanë. Është lutur të kthehet në shtëpi.

“Historia është që më patën arrestuar në kufi të Serbi-Hungarisë, sepse makina që kisha blerë prej 1 muaji kishte brenda një vend me marijuanë, për këtë jam këtu. Avokati më tha që rruga më e mirë është pranimi i veprës, për shpejtësinë e procedurave. Më pas të bëhet transferimi për në Shqipëri. Ajo u bë dhe unë jam ende këtu”, thotë ai.

Autoritetet serbe i kanë miratuar kthimin në Shqipëri me 4 korrik të vitit të kaluar, por për të kryer dhe tri vite të tjera më shumë burg, duhet një përgjigje nga Tirana të cilin ende po e pret.

Të burgosurit këtu lirinë e kanë sistematike. Mund të lëvizin në kushte të kontrolluara dhe të përfitojnë gjithnjë e më shumë liri. Por, kjo ndodh me kalimin e kohës kur një pjesë prej tyre mund të punojnë dhe të kenë aktivitete.

Mund të kenë pushime në fundjava ndonjëherë, të kenë vizita, por edhe pushime vjetore për të dalë nga burgu. Për shtetasit shqiptar që nuk kanë shumë kohë këtu, është e rëndësishme ta kryejnë burgun në vendlindje, pasi risocializimi nuk është i lehtë.

“Eshtë mbyllur procesi penal, janë mbyllur të gjitha dhe pritet përgjigja nga ana e Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare për lejen e transferimit. Autoritetet Serbe i kanë dhënë të gjitha lejet, thjesht mungon një leje zyrtare nga pala tjetër. Duke pritur këtë përgjigje nga Tirana ka kaluar shumë kohë, si për mua edhe për të tjerët që kanë 2 apo 3 vjet që ende presin përgjigje nga Ministria e Drejtësisë Shqiptare. Këtu kam 1 vit e 3 muaj, kushtet i shikoni vetë. Unë jam munduar të informojë edhe Ambasadën Shqiptare se në çfarë kushtesh gjenden shqiptarët këtu, mund të merrni dëshminë edhe të shqiptarëve të tjerë. Ne kemi kërkuar që të na vizitojnë nga ana e ambasadës dhe ata na kanë mashtruar, duke na thënë se do të vinin për vizitë por nuk kanë ardhur asnjë herë”, bën me dije ai.

Novi Sadi është kryeqendra e krahinës së Vojvodinës në Serbi. Fillimisht ka qenë e mundur të kontaktohet një avokat.

Bojan Papic, ka një zyrë këtu bashkë me shumë kolegë profesionist të njohur. Klienti i tij në intervistë thotë se ka të drejtë ligjore të kërkoj që të transferohet në vendlindje. Por, përgjigje nga Shqipëria nuk ka. I pyetur se përse nuk ka ende një përgjigje nga Tirana, thotë se nuk e di arsyen.

“Klienti im në Serbi është gjykuar me 26 janar në Suboticë për akuzën e trafikut të drogës. Ka bërë marrëveshje dhe është dënuar me 4 vjet e 10 muaj. Në bazë të ligjeve në Serbi është mundësuar që i dënuari të kryejë dënimin në shtetin amë, në këtë rast në Shqipëri”, shprehet avokati.

Ai shpreson se përgjigja do të jetë e shpejtë, pasi për të burgosurit nuk është e lehtë të jenë, edhe të dënuar dhe të mos kenë komunikim social të vazhdueshëm. Avokati kërkon një përgjigje, pasi thotë se kjo është e nevojshme.

“Është në një ambient ku është problem komunikimi, që nga rojet e deri tek kushtet. Janë gjëra që vështirësojnë jetën aty, ndërsa transferimi do të mundësonte kryerjen e të njëjtit dënim por në Shqipëri, e jo në Serbi”.

Në këtë hapësirë të burgut është një pjesë më e mbyllur e tij. Liria ndodh pak, dhe pse kanë kushte, mjekë, kisha dhe aktivitete të tjera që mund të bëhen gjatë kohës. Kanë kantinë, palestër dhe mund të blejnë gjëra nëse kanë para. Kanë edhe kurse për gjuhët, në mënyrë që të huajt dhe lokalët të mund të komunikojnë.

Intervista dhe çdo gjë këtu është filmuar në praninë e autoriteteve, të përkthyesve të të dy gjuhëve (shqip-serbisht) dhe përfaqësuesve të burgut që kanë pranuar reportazhin tonë. I riu nga Shqipëria, thotë se ndjehet shumë keq, pasi ka vënë në siklet familjen, të cilët nuk kanë shumë kushte për t’i bërë vizita. Është djalë i vetëm i dy prindërve në moshë.

“Nuk jam qytetar këtu, as nuk kam patur synim të qëndroj këtu, thjesht kam kaluar në kufirin Serbo-Hungarez. Shkaku i marrjes së përgjegjësisë për këtë vepër penale ishte se, nëse do ta pranoja, do të transferohesha për në Shqipëri. Atje kam familjen, shokët. Të gjithë procedurat u bënë shumë shpejt për shkak të transferimit. Atje kam më shumë lehtësi. Nëse është e nevojshme unë ju listoj të gjitha vështirësitë këtu duke filluar nga kushtet  por pikësynimi nuk është të jem kundër autoriteteve të këtushëm, synimi është të largohem prej këtej. Në Shqipëri kam qenë student, kam punuar si agjent shitjesh. Unë thjesht kërkoj transferimin sepse është e drejta ime, e drejtë që po më cenohet. Familjen e takoj 1 herë në 1 ose 2 muaj”, thotë ai.

Për drejtësinë serbe këto janë raste të mbyllura dhe mjafton të shkojnë në burg në vendlindje. Por nëse jo, mund të rrinë këtu dhe me sjellje të mira mund ta kalojnë më lehtë e mbase lirohen edhe më shpejt se sa dënimi. Por deri atëherë, duhet t’i përmbahen rregullave dhe të presin mundësinë e dytë në jetë për të qenë përsëri të lirë./abcnews.al

bahtiri.jpg
ad min11:32 | 21/02/2019

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dorëzoi tek presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

Peticioni është nënshkruar nga 16.594 qytetarë. Në deklaratën për media të komunës së Mitrovicës theksohet se nga kreu i shtetit kërkohet mbështetja e plotë për miratimin e kësaj nisme të ndërmarrë nga qytetarët e Mitrovicës./abcnews.al

SERBET-MITROVICE.mpg_snapshot_00.13-1280x720.jpg
ent ela15:44 | 01/02/2019

Serbët në Mitrovicë përfunduan qetësisht mbi lumin Ibër, protestën e tyre kundër bashkimit të qytetit. Ndërsa të shtunën ata kanë paralajmëruar protesta kundër presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Protesta e serbëve në veri të Mitrovicës ka përfunduar qetësisht në urën kryesore mbi lumin Ibër, i cili ndan këtë qytet. Ata nuk pranojnë idenë e bashkimit të qytetit ndërsa kryetari i Listës serbe, Goran Rakic ndër të tjera tha se po synohet marrja e Trepçës nga Prishtina. Megjithatë ai tha se serbët nuk do të dorëzohen, dhe do të vazhdojnë të jetojnë në veri pasi për këtë kanë mbështetjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçic.

Protesta nisi me parulla si “Nuk e japim Veriun”, “Serbia kujdeset për serbët e saj”, ndërsa të pranishëm kanë qenë dhe Igor Simic i Listës Serbe dhe Goran Rakic, kryetar. Pjesë e protestës ishte edhe ministri i Bujqësisë së Kosovës, Nenad Rikallo.

Protesta u mbajt një ditë para asaj që është paralajmëruar të mbahet të shtunën në pjesën veriore të Mitrovicës, po me atë slogan si protestat që po mbahen prej javësh në Beograd e qytete të tjera të Serbisë “1nga5milionë”, në kundërshtim të pushtetit të Aleksandar Vuçiç. /abcnews.al

russ.jpg
ad min10:13 | 17/01/2019

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, viziton Beogradin gjatë ditës së sotme, ndërkohë në veri të Mitrovicës janë vendosur flamuj të shumtë rusë dhe parulla që tregojnë vëllazërinë serbo-ruse.

Mediat kosovare raportojnë se fotografitë, famujt dhe mbishkrimet, janë vendosur mbrëmjen e së mërkurës nga njerëzit e Millan Radojiçiç, emri i të cilit është i lidhur me shumë ngjarje në veri, duke përfshirë edhe vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanovic.

Por edhe gjatë mëngjesit të sotëm raportohet se njerëz të caktuar po vendosin flamuj nëpër pjesë të ndryshme dhe rrugica të veriut të Mitrovicës./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono