Miri

vlcsnap-error531-1280x720.jpg
us er14:32 | 16/11/2017

KLD do mblidhet nesër në orën 18.00 për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë së Krimeve të rënda për pezullimin nga detyra të gjyqtarit të gjykatës së Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri. Ky gjyqtar është përfshirë në një aferë të dyshuar korrupsioni dhe aktualisht është në qeli me masën e sigurisë burg pa afat, të caktuar disa ditë më parë nga gjykata e Krimeve të Rënda. Ai u ndalua pas një hetimi një vjeçar, pasi dyshohej se kishte ndryshuar kualifikimin e një vepre penale nga vrasje në plagosje kundrejt një rryshfeti 30 mijë euro. Bëhet fjalë për të dënuarin për një vrasje të dyfishtë, Gentian Doda, të cilit gjyqtari i Apelit Shkëlqim Miri i uli në 8 vjet burg, dënimin 20 vjet burg, të dhënë nga gjykata e shkallës së parë në Burrel./abcnews.al

vlcsnap-error840-1280x720.jpg
us er13:00 | 14/11/2017

ABC News zbardh dëshminë e vjehrrit të Gentian Dodës. Ai ka konfirmuar para prokurorëve takimin e Alban Buçit me një person në një lokal në Fushë-Krujë. Sipas organit te akuzes aty dyshohet të jetë dorëzuar ryshfeti 30 mijë euro  tek “sekseri” i gjyqtarit Shkëlqim Miri.

Prokuroria për Krimet e Rënda pretendon se paratë e ryshfetit i paguar nga Gentian Doda për llogari të një vendimi të favorshëm në Apelin e Tiranës janë dorëzuar në Fushë-Krujë. Ka qenë Alban Buci, ai që bashkë me vjehrrin e Dodës në 25 maj 2017 kanë takuar Kujtim Mirin, i dyshuar si sekser i gjyqtarit Shkëlqim Miri. “ABC News” zbardh dëshminë e personit me iniciale N.A. i identifikuar si vjehrri i Gentian Dodës. Në deklarimet e dhëna në 3 nëntor para prokurorëve të Krimeve, vjehrri i Dodës ka konfirmuar takimin, por nuk ka përmendur ndonjë dorëzim parash.

“Në Fushë Krujë kemi shkuar në një ndërtesë, ku kati i parë ishte lokal, ndërsa kati i dytë ishte ambient privat që përdorej për magazinë. Pasi kemi zbritur nga makina na ka pritur një person tjetër që nuk e njihja. Më pas jemi futur brenda në katin e dytë të ndërtesës. Pasi vajtëm në katin e dytë Albani me personin tjetër më thanë që të prisja jashtë. Unë dola. Pas disa minutash doli edhe personi tjetër”.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Krimeve ka administruar si provë pamjet filmike të kamerave të sigurisë së lokalit në fjalë. Sipas pamjeve, në orën 21:34 aty mbërrin Alban Buçi dhe vjehrri i Dodës. Në hyrje të lokalit këta persona janë takuar me shtetasin Kujtim Miri, të cilit shtetasi Alban Buci i ka dhënë një zarf të bardhë. Sipas prokurorisë, dy personat kanë qëndruar në lokal deri në orën 21:42 dhe më pas janë larguar.

Në lidhje me dyshimet e një afere korruptive në Apelin e Tiranës, Krimet e Rënda po hetojnë në masën e sigurisë “arrest në burg” gjyqtarin Shkëlqim Miri dhe kushëririn e tij, Kujtim Miri. Për të dyshuarit Gentian Doda dhe Alban Buci ekziton një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë, ende e pa ekzekutuar./abcnews.al

 

 

 

vlcsnap-error281-1280x720.jpg
us er15:37 | 11/11/2017

Zbardhet roli i dy seksesëve të prangosur së bashku me gjyqtarin e Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri. Alban Buçi dhe Kujtim Miri, ishin fiksuar nga një kamera e sigurisë në qytetin e Fushë-Krujës, ku sipas prokurorisë gjyqtarit të Apelit, iu ishin premtuar 20 mijë euro në ndyshonte kualifikimin e veprës penale ndaj Gentian Dodës.

 Prokuroria e Krime të Rënda ka zbardhur rolin e dy sekserëve të arrestuar ditën e premte, së bashku me gjyqtarin e apelit Tiranë, Shkëlqim Miri. Ndërmjetësuesi Alban Buçi, kushëriri i Gentian Dodës, i dënuar me 8 vite burg nga ndryshimi i kualifikit të vepër nga vrasje me dashje në plagosje të rëndë, i ka dhënë shumën prej 20 mijë eurosh sekserit tjetër Kujtim Miri.

Ky i fundit është kushëriri i gyqtarit të Apelit të prangosur Shkëlqim Miri. Në banesën e Mirit gjatë kontrollit të policisë u gjet një shumë monetare me vlerë 330 milionë lekë të vjetra.Vetë gjyqtari, nuk ka pranuar të jape hollësira për hetuesit, por ka thënë se paratë ishin të njeriut të afërm, të cilat i kishte lënë në shtëpinë e tij prej pak kohësh. Pasi ishte dorëzuar shuma parave, gjyqtari në muajin qershor të këtij viti, sipas prokurorisë kishte ulur dënimin ndaj Gentian Dodës, nga 20 vite të kërkuar prej akuzës në 8 vite.

Gjithashtu, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka në dorë edhe 2 prova të tjera që implikojnë gjyqtarin Shkëlqim Miri në marrjen e 20 mijë eurove, për t’i ndryshuar akuzën Dodës. Prova e parë lidhet me pamjet filmike të një kamere sigurie në Fushë-Krujë. Në ato pamje shihet Alban Buçi i cili i dorëzon 20 mijë euro ndërmjetuesit tjetër Kujtim Miri.

Por, hetuesit kanë sekuestruar si provë materiale edhe tabulate telefonike dhe mesazhet në rrjtet sociale, ndërmjet gjyqtarit Shkëlqim Miri dhe kushërin e tij Kujtim Miri. Pritet që ditën e dielë gjyqtari i Apelit të Tiranës Shkëlqim Miri, të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë, ku prokuroria ka kërkuar më herët qëndrimin e tij në burg deri në përfundim të hetimeve./abcnews.al

vlcsnap-error519.jpg
us er15:33 | 10/11/2017

Gjyqtari i Apelit Shkëlqim Miri dyshohet të jetë përfshirë në një aferë korruptive gjatë gjykimit të 39 vjeçarit Gentian Doda, i akuzuar për një krim të kryer në vitin 1997 në Burrel. Doda u dënua fillimisht me 20 vjet burg për vrasje, por në rigjykimin e tij në vitin 2016 gjykata e Matit ndryshoi akuzën duke e fajësuar vetëm për “plagosje të rëndë”. Vendimi i Matit u la në fuqi nga Apeli Tiranë, ku ishte pjesë edhe gjyqtari Miri. “ABC News” sjell kronologjinë gjyqësore të çëshjtes penale ndaj Dodës.

Gjykimi ndaj një personi të akuzuar për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 1997 në Burrel dyshohet të jetë “strumbullari” i akuzës për “korrupsion” nda gjyqtarit të Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri. Prokuroria ka dyshime se gjyqtari ka marrë një rryshfet për një vendim të favorshëm ndaj Gentian Dodës, i ekstraduar vitin 2012 nga SHBA.
Gjyqtari ka qenë pjesë e një tresheje të Apelit që në 7 qershor 2017 ka lënë në fuqi dënimin e dhënë me 8 vjet burg të Gjykatës së Shkallës së Parë Mat. Kjo gjykatë në vitin 2016, rigjykoi nga zero akuzat e ngritura ndaj Dodës. Në vendimin përfundimtar gjykata vendosi ndryshimin e kualifikimit të veprës penale ndaj Dodës nga “vrasje me paramendim” në “plagosje të rëndë me dashje”. Ky është vendimi i Gjykatës së Matit, që 20 vjet pas vrasjes së shtetasve Gazmir Deda e Asllan Gjoka në Burrel vlerësoi se Doda ishte përgjegjës vetëm për plagosje. Gjykata e Matit arsyetonte se mes viktimës dhe të pandehurit nuk ka pasur ndonjë konflikt të mëparshëm dhe se vrasja nuk kishte pasur paramendim. E njëjta gjykatë ka zeruar akuzën për “armëmbajtje pa leje”, me pretendimin se akuza ishte amnistuar në vitet pas ngjarjes. Në këtë gjykim prokuroria kërkoi dënimin e Dodës me 20 vjet burg për akuzën e “vrasjes me paramendim”.
Por përse u rigjykua Gentian Doda?
Katër vjet pas ngjarjes Doda u dënua më mungesë me 20 vjet burg. Vendim që u la në fuqi edhe në Apel dhe në Gjykatën e Lartë. Dhjetë vjet më vonë ai u arrestua në SHBA, prej nga u ekstradua në Shqipëri. Pas mbërritjes ai kërkoi rishikim të vendimit. Pas disa orvatjesh nëpër të gjitha shkallët e sistemit gjyësor ai fitoi këtë të drejtë.
Përmes këtij vendimi, të siguruar nga “ABC News”që mban datën 24 shkurt 2016, Gjykata e Lartë pranoi kërkesën e Dodës. Kolegji Penal prishi vendimin e Shkallës së Parë Mat dhe Apelit Tiranë për dënimin me 20 vjet burg dhe e dërgoi çështjen në Mat për rigjykim nga zero. Aktualisht dosja gjendet në Gjykatën e Lartë për gjykimin e rekursit të prokurorisë ndaj dënimit me 8 vite burg./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono