mirela kumbaro

SHQIPERIA-NE-UNESCO.mpg_snapshot_00.48-1280x720.jpg
G. P.14:13 | 16/10/2018

Shqipëria ka festuar 60 vjetorin e anëtarësimit në UNESCO. Në listën e trashëgimisë botërore pritet që vitin e ardhshëm vendi ynë të regjistrojë edhe liqenin e Ohrit.

60 vjetori i anëtarësimit në UNESCO e gjen Shqipërinë me dosjen gati të pasurisë së 7 për të regjistruar në listën e trashëgimisë botërore.
Berati, Gjirokastra, Butrinti, Kodiku i Purpurt i Beratit, Isopolifonia, pyjet e Ahut në Rrajcë dhe Lumin e Gashit, liqeni i Prespës, janë vetëm një pjesë e thesareve të identitetit shqiptar që përfaqësohet në Trashëgiminë Botërore ku në qershor të vitit 2019 pritet të shtohet edhe një tjetër trashëgimi mikse natyrore e kulturore.

Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës: “Kjo përpjekje nuk mbyllet këtu por do të vijojë me të tjera punë për praninë në po këtë listë të trashëfimisë natyrore dhe kulturore të liqenit të Ohrit ose siçne jemi mësuar ta quajmë “Liqeni i Pogradecit” dhe të pjesës së Prespës për pjesën Shqiptare. Kjo si zgjerim i pjesës Maqedonase, dosja e së cilës është dorëzuar dhe pritet, unë jam besimplotë, miratimi në sesionin e korrikut të vitit 2019.”

Për ministrin e turizmit dhe mjedisit, të gjitha këto pasuri duhen ruajtur dhe përdorur bazuar në ekuilibrat e zhvillimit të qëndrueshëm.

Blendi Klosi, ministër i Turizmit dhe Mjedisit: “Shtatori pati 44.5% më shumë turistë se vetëm shtatori i vitit të kaluar. Tetori po ashtu, qershori, maji, prilli kanë shtuar numra shumë të rritur të turistëve. Këta janë të gjithë turistë që vizitojnë sajtet të trashëgimisë kulturore. Janë rritur me 100% numri i vizitorëve në Berat, Gjirokastër, Butrint. Radhë turishtësh janë tashmë nëpër sajtet e trashëgimisë kulturore.”

Një kontribut të rëndësishëm në UNESCO kanë dhe përfaqësuesit shqiptarë në gjithë këto vite nënvizoi ministri për Evropën dhe punët e jashtme Ditmir Bushati. Sot Shqipëria këmbëngul që edhe Kosova ti bashkohet kësaj organizate të madhe,

Ditmir Bushati, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme: “Kemi mbështetur dhe do të vijojmë të mbështesim praninë e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfishrë dhe UNESC-n, si një investim për qytetarët e Kosovës, por edhe për përforcimin dhe bashkëpunimin rajonal.”

Së bashku edhe me ministrinë e arsimit 5 ministrat e kabinetit qeveritar janë kujdesur që 60 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në UNESCO të përcjellë mesazhin se vendi ynë ka ende pasuri që duhen ruajtur si trashëgëmi për brezat e ardhshëm./abcnews.al

NADAR-TEK-MARUBI-SHKODER_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.54-1280x720.jpg
G. P.15:14 | 11/10/2018

Ekspozimi i 74 fotografive të një koleksionisti francez, ishte një ngjarje e veçantë për muzeun “Marubi” në Shkodër. Përmes fotove u shfaqën personalitetet më të rëndësishme të artit, kulturës, politikës dhe ushtrisë së Parisit të shekujve 19 e 20.

74 fotografi nga 200 të koleksionit “Nadar” të galerisë “Je te poum” të Parisit u ekspozuan në Muzeun Kombëtar të Fotogragisë “Marubi” në Shkodër. Personalitetet më të rëndësishme të botës së artit, kulturës, politikës dhe ushtrisë së Parisit të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX u shfaqën për publikun në këtë ekspozitë. Për Luçjan Bedenin kjo ngjarje është më e rëndësishmja që nga koha kur u hap muzeu.

Luçjan Bedeni, drejtori i Muzeut Marubi: “Po bëjmë një ëndërr realitet, ato që po ekspozohen në Paris po i marrim dhe po i ekspozojmë këtu tek ne. Besoj se ky është niveli më i lartë i një ekspozite të tillë që ekspozojmë në Shqipëri në Shkodër, në vendin e fotografisë.”

E pranishme në këtë ekspozitë e cila titullohet “Mes rregullave dhe tekave” ishte edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës: “Unë besoj se kjo është një arritje 100% e kulturës për të cilën duhet të jemi shumë mirënjohës.”

Kuratori i ekspozitës, Michel Poivert, u shpreh se Nadar dhe Marubi janë pjesë e një rëndësie të veçantë.

Michel Poivert, kurator: “Është një ekspozitë estetike dhe historike. Në fakt është një ekspozitë me arkiva, të cilat do të donim ti tregonim dhe cilësinë e re arkivore.”

Ekspozita erdhi me mbështetje të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Francës./abcnews.al

kumbaroi.png
G. P.19:18 | 03/10/2018

Një kompani britanike ka hartuar planin e ri menaxhues për Parkun Kombëtar të Butrintit. Kostoja prej 250 mijë dollarësh do financohet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, tha se ky plan ka për qëllim ruajtjen  dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore në harmoni me natyrën.

Nis hartimi i Planit të Menaxhimit të Integruar për Parkun Kombëtar në Butrint. Projekti është hartuaë disa muaj pas miratimit të Ligjit të ri për Trashëgiminë Kulturore dhe muzeve nga kompania britanike “Prince and Pearce”. Ministrja e Kulturës e cilësoi një ngjarje të rëndësishme që ka për qellim që të ruajë dhe të zhvillojë trashëgiminë në bashkëjetesë me natyrën.

“Kompania Prince and Pearce në bashkëpunim me University College of London u përzogj me një ekip ekspertësh të nivelit ndërkombëtar të cilët kanë marrë përsipër të hartojnë planin e menaxhimit në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe autoritetet të tjera publike të sitit më të rëndësishëm ndërkombëtar që ne kemi në shqipëri parku i butrintit. Na duket shuëm e rëndësishme është fakti që ky turizëm është fakti që duhet të jetë i kontrolluar që t’i japim priotritet uajtjes së natyrës, barkut dhe trashëgimisë kulturore”, tha Kumbaro.

Kumbaro tha se ky plan i ri menaxhues parashikon që të ardhurat të financohen brenda parkut.

“Synimi ynë është që ky model menaxhimi të mund të riprodhohet, por për këtë duhet të kemi partnerë, bashkëpunëtorë me qëllim që formulat e fondacioneve kulturore të jenë të suksesshme, por sidomos t’i shërbëjnë vetë trashëgimisë, vetë sitit”, theksoi Kumbaro.

Hartimi i planit të integruar do të financohet nga Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe vlera në total është 250.000 $ dhe do të zgjasë shtatë muaj, duke nisur nga Tetori 2018 deri në Prill të vitit 2019./abcnews.al

kombaro.jpg
G. P.19:43 | 25/09/2018

E ftuar në “Mbrëmje në ABC News” ministrja e kulturës Mirela Kumbaro. Një diskutim për organizmin në Tiranë të Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit. Sipas saj ky nuk është festival i dramës shqipe, por një festival i dramës që flet shqip. Kumbaro tregoi se nga ky festival është konstatuar se ekziston një fenomen i pasjes së sasisë por jo të cilësisë së prurjeve të materialve në teatrin tonë. Ajo tha se problemi fillon që tek futja në universitet e këtyre ekzpemplarëve.

“Teatrot Kombëtare janë të pavarur në zgjedhjen e propozimeve te tyre, kanë bordin për këtë funksion. Nuk mund të ketë imponim nga Ministria e Kulturës për këtë. Ajo që na mungon është kritika. Do të doja që njerëzit e artit të flasin me emër dhe mbiemër të përveçëm për akuzat. Ka filluar të krijohet një brez i mesëm aktorësh dhe regjizoresh që prodhojnë”.

Në lidhje me protestat kundër shembjes së godinës së teatrit, ministrja tregoi se mendimi i shumicës së artistëve duhet të jetë pjesë e procesit.

“Duhet të shikojmë se çfarë është prioritet sepse pavarsisht nostaligjisë duhet të marrim parasysh se Tirana nuk është si dikur dhe tashmë është rreth 1 milion banorë dhe sallat janë plot. Ky është teatri i së ardhmes”.

Si përfundim u fol dhe për projektin e Ministrise së Kulturës të quajtur “Rrugët e Besimit” e cila ka të bëjë me ruajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe mobilizomin e mbështetjen e kishave që janë në proces restaurimi, në synim që të kthehen në zona turistike.
Kumbaro tregoi se pikat turistike vijojnë të jenë të hapura me orar të plotë deri më 15 tetor./abcnews.al

teatri-kombetarr.jpg
G. P.19:10 | 02/07/2018

Mes debatesh të shumta është zhvilluar seanca dëgjimore në komisionin e medias dhe informimit publik me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro. Ministrja garantoi se nuk do të preket asnjë centimetër i territorit të Teatrit Kombëtar. Opozita pyetjet më të shumta ia drejtoi ministres rreth shkeljes se Kushtetutës dhe neneve të saj, ndërsa Kumbaro kundërshtoi me argumenta./abcnews.al

gjergj-fishta.jpg
G. P.17:50 | 25/06/2018

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, njoftoi nga Lezha se shtëpia e Gjergj Fishtës në Fishtë nuk do të restaurohet për shkak se është objekt privat. Por memoria për klerikun do të bëhet tek kolegji i Troshanit.

Shtëpia e përfolur e At Gjergj Fishtës në Fishtë të Lezhës nuk do të restaurohet. Ministria e Kulturës thotë se ajo është një objekt privat, kurse shtëpia ku ka lindur poeti është e shembur plotësisht. Ndaj memoria për klerikun do të bëhet tek kolegji i Troshanit, vendi ku At Fishta i kushtoi pjesën më të rëndësishme të jetës së tij.

Mirela Kumbaro: “Objekti që shpeshherëë cilësohet gabimisht si shtëpia e Gjergj Fishtës është vetëm një banesë me disa pronarë privatë me një histori pronësie goxha të komplikuar, ku At Fishta ka kaluar pak muaj fëmijërinë e tij”.

Ministrja e Kulturës inspektoi edhe punimet për rikonstruksionin e plotë të vendvarrimit të Skënderbeut në Lezhë. Ajo tha se punimet do të krijojnë probleme gjatë sezonit turistik për vizitorët dhe agjencite turistike, por u  kërkon mirëkuptimi të gjithë aktorëve. Punimet për rikonstruksionin e vendvarrimit të Skënderbeut janë parashikuar të përfundojnë brenda 6 muajve, por pretendohet se aseti i përfituar nga kjo ndërhyrje do të jetë gati më 28 Nëntor që sinifikon edhe ngritjen e flamurit në Krujë nga Heroi Kombëtar, Gjergj Kastrioti./abcnews.al

mirelaa-kumbaro.jpg
G. P.13:30 | 24/06/2018

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, nuk do të marrë pjesë në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ditën e hënë.

Deputetët e Partisë Demokratike e kishin thirrur në seancë dëgjimore për projektligjin për Teatrin Kombëtar. Ministrja Kumbaro i shkruan kryetares së komisioni, Albana Vokshi, se për shkak të axhendës së angazhuar më parë e ka të pamundur të paraqitet ditën e kërkuar.

Partia Demokratike thotë se ministrja e Kulturës “për të disatën herë po refuzon Parlamentin për të bërë transparencën mbi projekligjin korruptiv të shembjes së Teatrit Kombëtar për të ngritur atje kullat e klientëve të Ramës dhe Veliajt”.

Ministrja Kumbaro, sipas opozitës, është nismëtare e këtij projekligji, por ende nuk ka dhënë asnjë llogari për të. Herën e fundit ministrja e Kulturës vendosi të shoqërojë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, dhe të braktisë seancën dëgjimore për ligjin e posaçëm për Teatrin Kombëtar./abcnews.al

Veliaj-gjate-firmosjes-se-marreveshjes-me-ministren-Kumbaro-2-1280x853.jpg
G. P.13:50 | 13/05/2018

Tirana sipas kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, po kthehet në qendër të kulturës europiane.  Kryebashkiaku Veliaj nënshkroi një memorandum bashkëpunimi për shtimin e jetës kulturore me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Shtimi i aktiviteteve artistike e kulturore në kryeqytet janë thelbi i marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar nga Bashkia e Tiranës, Ministria e Kulturës dhe Ekphrasis Studio.

Kjo marrëveshje synon përfshirjen e komuniteteve në zhvillimin e politikave për artin publik, me qëllim përmirësimin cilësisë së jetës artistike në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë.

 “Po bashkëpunojmë për t’u siguruar që Tirana, përveç infrastrukturës për rrugët, shkollat, kopshtet, çerdhet, pemët, trotuaret, të jetojë edhe me art publik, me hapësira që çlirojnë energji të mirë për qytetin. Ka ardhur koha që të kemi një politikë të mirëfilltë, që të mos varet nga një kryetar bashkie apo një ministër kulture, që Tirana të ketë një manual të mënyrës se si funksionon arti publik dhe se si qyteti ushqen nevojën për art publik”.

“Qëllimi i projektit është të vendosë bashkëpunimin institucional, siç kemi në rast Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë e Tiranës, e gjithashtu, të sjellë në vëmendje dhe rritur ndërgjegjësimin për artet publike në qytet, si dhe për të angazhuar komunitetet për të krijuar një qytet akoma më të bukur dhe të këndshëm me pjesëmarrje të gjithë qytetarëve. Në fakt, me Bashkinë e Tiranës kemi dy vjet që po japim modelin më të mirë se si dy donatorët më të rëndësishëm, por edhe politikëbërësit kulturorë, pra Ministria e Kulturës dhe Bashkia e kryeqytetit, janë duke i dhënë një stimul shumë të madh skenës së pavarur”.

Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se falë këtij bashkëpunimi janë financuar shumica e ideve që kanë sjellë pasurim të jetës kulturore dhe artistike. Sipas Veliajt,Tirana po kthehet në një qendër të kulturës rajonale.

“Fakti që jemi kthyer jo vetëm në epiqendër të Shqipërisë, por gjithnjë e më shumë po shesim bileta për opera e teatër te qytetarët e Kosovës, Maqedonisë, të jugut të Serbisë apo të Malit të Zi, praktikisht po e kthejmë Tiranën në një kryeqendër të kulturës. Nuk besoj se do jetë e largët dita ku bashkë me ministren do konsiderojmë seriozisht të aplikojmë Tiranën si një kryeqytet i kulturës në Europë”.

Ndërkaq, në 1 dhe 3 Qershor, në sheshin Skënderbej, Tirana do të mirëpresë në koncert këngëtarët Ermal Meta dhe Rita Ora./abcnews.al

dhermi.jpg
G. P.14:02 | 15/04/2018

Ka nisur rindërtimi i Kishës Athanas në Dhërmi. Pas debateve të shumta që shkaktoi shembja e saj tre vjet më parë, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, inspektoi punimet e nisura për të ndërtuar të njëjtin objekt kulti që u ngrit në vitin 1800.

Këto këmbana që ranë tre vjet më parë në fshatin Dhërmi alarmuan banorët për prishjen e kishës Shën Athanas nga inspektoriati kombëtar i mbrojtjes së territorit.

Në atë kohë qeveria premtoi se do ta rindërtonte, sipas projektit të vjetër. Dhe kështu duket se po ndodh tre vjet më pas.

Është ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, që inspektoi punimet për ringritjen e kishës që u ndërtua për herë të parë në vitet 1800.

Fokusi i ministrisë së Kulturës janë edhe qëndrat historike të fshatrave Dhërmi e Vuno të Bashkisë Himarë, të cilat do të jenë gati për këtë sezon turistik pasi ka nisur të investohen për to rreth 7 milionë euro.

Kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, i ka bërë thirrje jo vetëm investitorëve të huaj e vendas, por edhe vetë banorëve që të kthehen e t’i bëjnë të banueshme shtëpitë e tyre.

Të gjitha këto ndërhyrje synojnë që turizmi në jug të vendit të jetë gjatë gjithë vitit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono