mirë

Rama-Haradinaj-1.jpg
Sej rie20:40 | 01/05/2019

Kryeministri Rama iu përgjigj përmes rrjeteve sociale akuzave të një dite më parë të kryeministrit Haradinaj, se shefi i ekzekutivit të Shqipërisë, i kishte bërë presion më shumë se të gjithë në Berlin për heqjen e taksës mbi produktet serbe. E vërteta ime me shumë dëshmitarë, nis replika e kryeministrit me kritika ndaj homologun Kosovar, për publikim të detajeve të një bisede informale.

Reagimi i plotë

E vërteta ime me shumë dëshmitarë

Si rregull udhëheqësit nuk i komentojnë në publik bisedat mes tyre e sidomos ato informale, aq me tepër pa rënë dakord paraprakisht dhe lerë pastaj t’i shtrembërojnë, duke gënjyer për të dalë “burra të mirë” para popullit të tyre, si të ishin duke shitur mish në pazar.

Me vjen sinqerisht keq që miku im Ramush, nuk e ka mësuar ende këtë rregull kaq të thjeshtë, megjithëse normalisht ky s’është as ndonjë rregull udhëheqësish në fakt, po një normë elementare mirëkuptimi njerëzor. Nuk është hera e parë që e bën, po është hera më e gabuar dhe prandaj këtë herë, s’e kaloj dot në heshtje si të tjera.

Askush s’i ka bërë Ramushit presion në Berlin për të hequr taksen. Unë jo e jo. Madje askush as i’a ka kërkuar hiç që ta heqë taksen! Unë jo e jo. Përkundrazi.

Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, kanë nxitur një diskutim informal në holl mbi rifillimin e dialogut. Kam ndërhyre vetëm një herë, duke thënë se ata duhet të hynin vetë në proces. Më tutje i kanë kërkuar me shumë durim dhe disa herë Ramushit jo ta heqë taksën, po thjeshtë të japë pëlqimin që taksa të pezullohet përkohësisht, për 6 muaj apo edhe për 4 muaj qoftë, duke u zotuar që të hyjnë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi ata vetë. Edhe të dy personalisht, kancelarja dhe Presidenti!

I kam sugjeruar Ramushit në dy momente ta pranojë këtë kërkesë të tyre, sepse kam menduar dhe mendoj që përfshirja direkte në nivelin me të lartë e Gjermanisë dhe Francës, boshtit të Bashkimit Europian, u shfaq si një mundësi e re dhe shumë e favorshme për ta shtruar çështjen e finalizimit të dialogut, në nivelin më të lartë të mundshëm.

E kam mbështetur dhe e mbështes edhe sot taksen si një “klithëm” të Kosovës, që ta dëgjojë bota dhe si të tillë edhe e kam mbrojtur, kudo e me këdo. Po unë di që ajo është një taksë që i është vënë Serbisë, jo një mur që i është vënë Gjermanisë, Francës apo SHBA, për t’i ndaluar ta ndihmojnë e ta mbështesin Kosovën, në rrugën e përpjekjes së mundimshme historike drejt njohjes përfundimtare nga gjithë bota. Dhe kur këta aleatë të mëdhenj dhe të pazëvendësueshëm dot nga askush e askurrë (pa të cilët jo Ramushin, po as Kosovën dhe të drejtën e saj njëqind vjet të mohuar s’do ta njihte kurrëkush ende sot), kërkojnë thjeshtë pezullimin e përkohshëm të taksës, në mënyre që të mund ta ndihmojnë e ta mbështesin Kosovën drejt njohjes së saj të plotë ndërkombëtarisht, refuzimi është i pakonceptueshem për mua.

Shtoj këtu se me ka mbetur gozhdë fakti që miqtë e mëdhenj, hasën në një refuzim të pashpjegueshëm edhe kur propozuan që përkundër pezullimit të përkohshëm të taksës, nëse në fund të muajve të dialogut nuk do të arrihej objektivi final i nënshkrimit të paqes, atëherë do t’i hapej përfundimisht rruge liberalizimit të vizave për Kosovën(!).

Gjithësesi, meqë Ramushi u qa publikisht se unë i paskësha bërë më shumë presion se sa Vuçiçi për heqjen e taksës, mua s’më mbetet tjetër veçse të ngushëllohem me faktin qe pas samitit edhe Vuçiçi, u shpreh publikisht ndaj meje po aq i palumtur sa Ramushi.

S’kam dashur dhe s’dua te hyj asnjëherë në polemika publike me askënd në Kosovë, aq me pak me kryeministrin e Kosovës. Uroj që të mos jem i detyruar ta bëj përsëri. Ai ka të drejtën e tij të flasë në emër të Kosovës, po mua s’ma heq dot askush të drejtën të flas për Kosovën. /abcnews.al

1556196511_ramadherudinahajdari-1.jpg
Sej rie15:42 | 25/04/2019

Kryetarja e grupit demokrat në Kuvend, Rudina Hajdari i është përgjigjur Kryeministrit Rmaa nga foltorja. Kreu i qeverisë u shpreh se opozita me: “Me zonjën Hajdari bëjnë të njëjtën gjë që bënin me të atin e zonjës Hajdari. A harrojnë çfarë i bënte Baca Azem Hajdarit?”. Por Hajdari e akuzoi Ramën për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Por sërish Rama mori fjalën dhe i tha se falë tij ajo sot është në Kuvend.

Rudina Hajdari: “Vërtetë nuk e kam të lehtë të dal këtu si politikane e re dhe të flas përballë një kryeministri, por e mbaj këtë përgjegjësi mbi shpatulla se e ndjej të nevojshme, se një eksperiencë si kjo e tyre nuk i vlen më Shqipërisë. Këta politikanë në sallë, shumica e tyre jo të gjithë se kam respekt për disa prej jush, nuk kanë bërë asgjë për Shqipërinë. Ata janë arsyeja pse jemi ne sot këtu. Të dalësh këtu të flasësh përralla me mbret, të japësh histori batuta që qeshin disa deputetë të tjerë që se dinë a të qeshin a ajo. Është për të ardhur keq. Është ky Kryeministër që thotë hajde debatojmë ide. Ku i keni idenë? Pse merreni me Bashën, Kryemadhin e Berishën? E morëm vesh. Ata kanë pasur eksperiencën e tyre, problemet e tyre, abuzimet e tyre, janë provuar, dhe shqiptarët nuk i kanë besuar, kështu treguan edhe zgjedhjet e fundit. Ato zgjedhje ishin legjitime, se firmosën, dhe pas dy vitesh vijnë këtu dhe thonë që nuk janë legjitime. Ne kemi mundësi të kemi zgjidhje të lira dhe të ndershme? Jo! Se kemi pasur zgjedhje që nuk janë pranuar edhe nga ju”.

Edi Rama: “Humori është e vetmja armë për t’iu kthyer brutalitetit pa rënë në brutalitet dhe nga ana tjetër nuk mendoj se njerëzimit i ka ardhur ndonjë e keqe nga e qeshura dhe besoj se momentet më të bukura të parlamenteve shumë të lartë se i yni është kur bëhet humor. Tani po të mos ishte marrëveshja, ju nuk do të ishit në parlament, ja një e mirë që ka sjellë. Sot Parlamenti ka një numër grash që me atë sistemin tjetër nuk mund të imagjinohej, sot qeveria ka më shumë gra se burra që nuk mund të imagjinohej. E neverisë gjyqin e dinjitetit. Nga ajo marrëveshje kemi pasur zgjedhje shumë më të mira se më parë dhe më pak konflikte dhe kemi një parlament më cilësor se më parë. Ju jap një këshillë, mos e merreni seriozisht shumë as Bashën dhe as partinë që latë, dhe qeshni pak se do të ndiheni më mirë dhe do të shikoni më larg”./abcnews.al

klosi-2-1280x735.jpg
ent ela14:15 | 21/03/2019

Sektori i Pyjeve ka qenë vazhdimisht objekt i ndryshimeve si rezultat i reformës territoriale, decentralizimit apo programeve të tjera institucionale. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka ndërtuar një strategji të qëndrueshme dhe analize të thellë, për projektin e regjistrimit të pyjeve dhe kullotave që po zbatohet në të gjithë Shqipërinë, i cili do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në aspektin politik, ekonomik, social dhe ekologjik të vendit.

Ministri Blendi Klosi u shpreh se është një proces jo i lehtë, proces që ka vite që projektohet, por që tashmë jemi në fazën e hapave dhe rezultateve konkrete. Klosi dorëzoi certifikatat e para simbolike të pronësisë së pyjeve për bashkinë e Kolonjës duke shënuar kështu fillimin e një procesi për të gjithë Shqipërinë. Ministri Klosi theksoi se tashmë kryetarët e bashkive, nga sot janë posedues realë në zyrat e gjendjes civile të pyjeve dhe mund t’i shfrytëzojnë ato si pasuri të vërtetë.

Sipas ministrit, krijimi i kësaj mundësie të re ligjore synon të frenoje deri në eliminimin përfundimtar shfrytëzimin informal të pyjeve dhe kullotave, por krijon edhe hapësira të reja për investime, do të rrisë numrin e të punësuarve si dhe do të zhvillojë taksën e pasurisë së paluajtshme, si burim i rëndësishëm i të ardhurave të njësive të qeverisjes vendore./abcnews.al

harvard-1280x720.jpg
ent ela13:05 | 27/02/2019

Edhe pse sipas sondazheve të fundit universitetet amerikane po humbasin shkëlqimin, ai i Harvard mbetet më i miri në botë. Në listën e 100 më të mirëve është dhe një Italian, ai i Bolonjës.

Është ai amerikan i Harvard, universiteti më i mirë në botë sipas klasifikimit  të 2019-ës, të universiteteve më të mira, një klasifikim i përvitshëm ku merren për bazë performancat e 1200 universiteteve në botë në 48 lëndë. I vetmi universitet Italian që figuron në listën e 100 më të mirëve ëshët ai i Bolonjës.

Janë 37 në të gjithë botën universitetet që kanë marrë këtë rezultat dhe vetëm 7 janë europiane: përvec atij të Bolonjës, është dhe politekniku i Zyrihut në Zvicër, dhe pesë në Mbretërinë e bashkuar: Cambridge, Oxford, Ucl, Manchester dhe Edimburgo.

Por ispas raportit të këtij viti, pavarësisht se mbeten në majë të klasifikimeve, universitetet amerikane kanë humbur shkëlqimin e tyre duke rënë me 10 për qind në performancën e tyre në krahasim me 2015, sidomos në disiplinat humanistike. Por në rënien e performancës ndikon dhe shkurtimi i financimeve.

Përmirësohen ndjeshëm nga ana tjetër performacat e universiteteve britanike që janë bërë dhe më konkuruese se në vitet e kaluar. Sidomos universiteti i Oksford që është i pari në botë në pesë sektore: Gjuhë dhe letërsi angleze, Farmaci, Arkeologji, Antropologji dhe Gjeografi.

Por nuk dihet se sa do të ndikojë Brexit, pasi shumë nga rezultatet e rëndësishme lidhen me bashkëpunimet me universitetet dhe studiuesit europianë dhe me programet europiane, dhe për sa i përket financimeve./abcnews.al

THACI-DEKLARATAT-1280x671.jpg
ent ela19:00 | 20/01/2019

Në një intervistë për mediat austriake, presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi kanë shansin më të mirë për të arritur një marrëveshje. Sipas Thaçit, palët duhet të shfrytëzojnë momentin kur edhe Rusia po shprehet e gatshme të njohë një akord të negociuar.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përsëritur se një marrëveshje me Serbinë do të sillte më shumë paqe dhe stabilitet në rajon. Në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve “APA”, Thaçi ka nënvizuar se, një marrëveshje do të mundësonte anëtarësimin e Serbisë dhe Kosovës në BE, si dhe aderimin e vetë Kosovës në NATO. Kreu i shtetit kosovar ka nënvizuar se nuk do të ketë kufij monoetnikë, por të dyja shtetet do të jenë multietnike.

Sinkron Thaçi:

Arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme nënkupton që nuk do të ketë më kurrë luftë ndërmjet dy shteteve. Qytetarët tanë do të kenë një jetë më të mirë, sepse nga jetësimi i marrëveshjes do të përmirësohet edhe gjendja ekonomike dhe do të krijohen kushte për më shumë vende pune. Ndërsa kufijtë do të hiqen, duke u bazuar në modelin evropian”.

Sipas Thaçit, shansi për të arritur një marrëveshje të tillë kurrë nuk ka qenë më i mirë, sepse të dyja vendet kanë mbështetjen e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara.

Sinkron Thaci:

Risia është që edhe Rusia do të jetë në gjendje të pranojë marrëveshjen nëse të dyja palët pajtohen. Prandaj është me rëndësi që të shfrytëzohet ky momentum për të arritur një marrëveshje të balancuar, e cila merr parasysh interesat e dy vendeve”.

Thaçi ka saktësuar se kjo marrëveshje nuk ka të bëjë vetëm me korrigjimin e kufijve, por edhe me aspekte të tjera siç është çështja e të zhdukurve nga lufta.

Sinkron Thaçi:

Nuk do të ketë as “Shqipëri të madhe”, as “Kosovë të madhe”. Në vend të kësaj, ne synojmë integrimin e rajonit në Evropën e bashkuar”.

Gjatë intervistës Thaçi ka folur edhe për ushtrinë e Kosovës, duke e cilësuar krijimin e saj një vendim të drejtë të një shteti sovran, i bazuar në vullnetin e popullit të Kosovës./abcnews.al

partizani-antalyaspor.jpg
ent ela17:40 | 12/01/2019

Kontrast i madh tek Partizani mes ndeshjeve që po zhvillon në Turqi, dhe mungesës së përforcimeve. Trajneri Gega shpreson që drejtuesit e klubit t’i sjellin një sulmues.

Në fushën e lojës, është ekipi i duhur. Partizani po bind në Turqi, madje edhe më shumë sesa po e bënte në Superligën shqiptare gjatë fazës së parë, ndonëse problemet duket se nuk mungojnë.

Përtej barazimeve dhe paraqitjes mjaft pozitive, me Sivasporin dhe me Antaliasporin, trajneri Gega ka edhe disa kërkesa të tjera, dhe këto lidhen me përforcimet.

Më në fund, mbërriti një mbrojtës, me origjinë nga Kosova, Lum Rexhepi, që luan në Finlandë me KU PS. Futbollisti 26-vjeçar pritet të bashkohet shpejt me skuadrën në Turqi, dhe të jetë një alternativë e mirë në mbrojtje.

Gjithsesi, faza sulmuese mbetet ajo që ishte. Partizani mund të kishte marrë Vasil Shkurtajn, por burime pranë lojtarit tregojnë se Kukësi u tregua më I shkathët dhe praktik.

Po ashtu janë përfolur alternativa si Kuame Amponsah apo edhe Ibraimi nga Domzhale, por asnjëri prej tyre nuk po vjen.

Faza përgatitore në Antalia do të vazhdojë edhe për pak ditë, dhe në ditët e fundit të janarit do të nisë kampionati, me Partizanin, që edhe nëse arrin të marrë ndonjë lojtar, ka humbur ndërkaq shumë ditë për ta përshtatur me lojën e skuadrës.

Megjithatë, Gega mund të ndihet i qetë sepse formacioni kryeqytetas po tregon rritje në lojë, dhe kjo pritet t’i shtojë shanset për të fituar titullin kampion, aq më tepër që ndodhet në krye të renditjes./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono