miqesore

Flamurtari.jpg
Igli Nikolli20:45 | 18/01/2020

Të tjera miqësore janë zhvilluar sot nga klubet shqiptare. Flamurtari u përball me Bylis në Vlorë, por asnjë gol u shënua. Ndeshja u mbyll në barazim pa gola. Kuqezinjtë e vendit të fundit do të luajnë do të luajë në kampionat kundër Vllaznisë në mesjave, ndërsa Bylis udhëton drejt kryeqytetit për t’u ndeshur me Tiranën.

Në fushë zbriti edhe Kastrioti, ekipi që kryeson grupin A të Kategorisë së Parë. Pesë gola u shënuan në këtë miqësore, të gjithë në pjesën e dytë. Krutanët mposhtën 3-2 Vorën falë golave të Mehmetit, Markut dhe Bardhit, teksa dygolëshi i Sadikut nuk i shërbeu Vorës.

Sukses edhe për Lushnjën. Lagunarët fituan 0-2 përballë Butrintit, teksa kanë si objektiv rikthimin në elitë. Ndeshja tjetër u zhvillua mes Burrelit dhe Ilirisë së Fushë Krujës. Këta të fundit përmbysën disavantazhin e pjesës së parë dhe fituan 3-2. /abcnews.al

Miqësoret e sotme
Egnatia-1.jpg
Veronik Istrefaj16:57 | 18/01/2020

Dita e sotme ka qenë e ngarkuar për disa ekipe shqiptare, kryesisht ato të Kategorisë së Parë, që kanë luajtur takime miqësore. Turbina është përballur me ekipin fierak të Apolonisë, takim që e ka fituar pastër 2-0.

Për ekipin cërrikas, shënoi Santiago, si dhe një autogol nga miqtë. Devolli ka fituar me të njëjtin rezultat kundër Sopotit, falë golave të Hasanit dhe Cane.

Da Costa dhe Mustafaraj i kanë dhënë fitoren 2-0 skuadrës së Egnatias kundër Llapit, ndërsa Erzeni dhe Besa janë ndarë në barazim 1-1. Për shijakasit, shënoi Djidëia, i cili po kalon një formë shumë të mirë. Tomori ka fituar thellë 4-0 kundër Naftëtarit, me beratasit që nuk u kursyen aspak dhe luajtën në maksimumin e tyre./abcnews.al

Miqësore, 18 janar 2020

Turbina – Apolonia  2-0
Santiago, Autogol

Devolli – Sopoti  2-0
Hasan, Cane

Egnatia – Llapi  2-0
Da Costa, Mustafaraj

Erzeni – Besa  1-1
Djidwia /

Tomori – Naftëtari  4-0

Asani-AIK.jpg
Igli Nikolli15:53 | 18/01/2020

AIK ka fituar 2-1 miqësoren e sotme përballë Karlstad dhe goli i fitores është shënuar nga Jasir Asani. Rrjeta e parë suedeze për ish-lojtarin e Partizanit. 24-vjeçari nga Shkupi e nisi ndeshjen nga stoli dhe realizoi golin e dytë të ekipit të tij në minutën e 72-të duke regjistruar një debutim pozitiv.

Kampioni në vendin nordik nis në pranverë dhe AIK luan ndeshjen e parë përballë Hacken me datë 6 prill. Klubi i njohur suedez po zhvillon fazën përgatitore, teksa do të luajë dy ndeshjet e radhës miqësore ndaj Vasteras dhe Sundsvall. /abcnews.al

terbuni-1280x720.jpg
Vladimir Prenga21:04 | 17/01/2020

Tërbuni ka pësuar disa ndryshime këtë muaj, teksa për t’u përmendur është zëvendësimi i trajnerit Oltijon Kërnaja me Edmond Dalipin. Pukjanët sot kanë zhvilluar edhe një ndeshje miqësore me ekipin e Kategorisë së Dytë, Internacional Tirana.

Ata kanë triumfuar me rezultatin e pastër 3-0, në një ndeshje të dominuar totalisht. Golin e parë e shënoi Hyseni, ndërkohë që më pas realizuan edhe Përgjini e Selenica. /abcnews.al

Miqësore, 17 janar 2020

Tërbuni-Internacional Tirana 3-0
Shënues:
Hyseni, Përgjini, Selenica

IMG-20200115-WA0028.jpg
Vladimir Prenga17:35 | 15/01/2020

Dinamo duket se do të vijojë një pjesë të dytë sezoni në ujëra të turbullta. Rezultati i miqësores së sotme me Partizanin B flet qartë. Blutë e kryeqytetit janë mposhtur 0-3 në derbin me ekipin e dytë të të kuqve.

Golin e parë të të kuqve e ka realizuar sulmuesi Odeon Bërdufi, ndërkohë që të radhës e ka shënuar një lojtar i ekipit të parë. Esat Mala, i pezulluar nga drejtuesit, nuk ka shkuar në Turqi për të zhvilluar fazën përgatitore me pjesën tjetër të skuadrës.

Mala, për shkak se nuk ka pranuar të rinovojë kontratën, po stërvitet me ekipin e dytë dhe në miqësoren ndaj Dinamos ka shënuar gol. Për të tretën herë rrjetën e bluve e ka tundur Cordeiro, vëllai i William, i cili po stërvitet me Partizanin B.

Dinamo-Partizani B 0-3

Shënues: Bërdufi, Mala, Cordeiro

partizani-1-1280x697.jpg
Veronik Istrefaj16:59 | 15/01/2020

Është mbyllur takimi miqësor mes Honved dhe Partizanit, me “Demat e Kuq” që janë mposhtur me rezultatin 2-0. Një gol i Lanzafame në minutën e 36-të kaloi hungarezët e Honved në avantazh. Lanzafame shënoi një gol shumë të bukur me anë të një goditje dënimi.

Në minutën e 62-të, lojtarët e Honved do të shënonin sërish, për të dyfishuar avantazhin dhe për të siguruar fitoren. Të besuarit e Sormanit duket se janë ende në fazë tranzicioni dhe po përshtaten me idetë e reja të strategut italian.

Kjo sfidë, i ka shërbyer Sormanit dhe “Demave të Kuq” të mësohen edhe më shumë me idetë e reja dhe ato çka kërkon trajneri, por rezultati dhe golat kanë munguar./abcnews.al

Miqësore, 15 janar 2020

Honved – Partizani  2-0
Lanzafame 36′, Cipf 62′

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Broja, Telushi, Romero, Bardhi, Çinari, Solomon. Trajner: Adolfo Sormani

kielce-tirana-miqesore.jpg
Vladimir Prenga14:51 | 15/01/2020

Tirana është mposhtur nga Korona Kielce me rezultatin e ngushtë 2-1. Skuadra e drejtuar nga Emanuel Egbo kaloi e para në avantazh me anë të Agustin Torassa dhe pati disa raste të pastra shënimi në pjesën e parë, por nuk ia doli të shënonte.

E dyta nisi me një gol të shpejtë të polakëve, që realizuan me atë në Pacinda. Shtatë minuta më pas erdhi edhe goli i përmbysjes, me Duranovic që me kokë e dërgoi topin në rrjetë. Ngoo në dy raste dhe Cale ishin të rrezikshëm për Korocona Kielce më pas.  Gjithsesi rezultati nuk ndryshoi dhe Tirana u mposht.

FORMACIONI – Duke pasur parasysh që mbrojtësi Erjon Hoxhallari është i pezulluar me kartonë të verdhë, Egbo ka menduar ta rreshtojë skuadrën pa të në fushë dhe në vend të anësorit të majtë është aktivizuar i riu Marsel Ismajlgeci.

Lika është i zgjedhuri për portën, kurse pjesa tjetër e mbrojtjes nuk ndryshon, me Dokën në të djathtë dhe dyshen e qendrës Muça-Vangjeli. Digën në mesfushë e ndërtojnë sërish Batha dhe Çelhaka, kurse Torassa luan pas sulmuesit Michael Ngoo. Cale dhe Cobbina ishin dy anësorët e sulmit bardheblu.

Miqësore | E mërkurë, më 15 janar, ora 13:00

Tirana – Korona Kielce 1-2
Shënues:
Torassa 9′ / Pacinda 47′, Duranovic 54′

TIRANA (4-2-3-1): Lika – Doka, Muça, Vangjeli, Ismajlgeci – Çelhaka, Batha – Cobbina, Torasa, Cale – Ngoo. Trajner: Emanuel Egbo.

devolli-skenderbeu.jpg
Vladimir Prenga14:27 | 15/01/2020

Flamurtari ka zhvilluar ditën e sotme një ndeshje miqësore dhe nuk ia ka dalë të fitojë, edhe pse përballë kishte një skuadër si Oriku i Kategorisë së Parë. Vlonjatët, të renditur në vendin e fundit të Superiores, nuk kanë shumë shpresa për qëndrimin në elitë.

Lëvizjet e bëra gjatë këtij muaji nuk ngrohin dhe dobësitë e vlonjatëve po pasqyrohen edhe në fushën e blertë. Sot kundër Orikut pësuan të parët, në minutën e 64-të kur shënoi Nebiu. Nga humbja i shpëtoi një penallti, e kthyer në gol nga Flosard Malçi.

Një tjetër ndeshje miqësore e zhvilluar sot ishte edhe ajo mes Devollit dhe Skënderbeut U19 dhe ekipi nga Bilishti ia doli të triumfonte me rezultatin tenistik 2-6. /abcnews.al

Miqësore | E mërkurë, më 15 janar 2020

Oriku-Flamurtari 1-1
Shënues:
Nebiu / Malçi (pen.)

Skënderbeu U19-Devolli 2-6

korona-kielce.jpg
Vladimir Prenga13:52 | 15/01/2020

Tirana e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë kundër Korona Kielce. Skuadra e drejtuar nga Emanuel Egbo i është falur golit të sulmuesin argjentinas, Agustin Torassa. Ai shënoi që në minutën e nëntë të takimit dhe në 45 minutat e para nuk pati gol tjetër.

FORMACIONI – Duke pasur parasysh që mbrojtësi Erjon Hoxhallari është i pezulluar me kartonë të verdhë, Egfbo ka menduar ta rreshtojë skuadrën pa të në fushë dhe në vend të anësorit të majtë është aktivizuar i riu Marsel Ismajlgeci.

Lika është i zgjedhuri për portën, kurse pjesa tjetër e mbrojtjes nuk ndryshon, me Dokën në të djathtë dhe dyshen e qendrës Muça-Vangjeli. Digën në mesfushë e ndërtojnë sërish Batha dhe Çelhaka, kurse Torassa luan pas sulmuesit Michael Ngoo. Cale dhe Cobbina ishin dy anësorët e sulmit bardheblu.

Miqësore | E mërkurë, më 15 janar, ora 13:00

Tirana – Korona Kielce 1-0
Shënues:
Torassa 9′

TIRANA (4-2-3-1): Lika – Doka, Muça, Vangjeli, Ismajlgeci – Çelhaka, Batha – Cobbina, Torasa, Cale – Ngoo. Trajner: Emanuel Egbo.

Laçi.jpg
Igli Nikolli14:56 | 14/01/2020

Laçi dhe Vllaznia zbritën sot në fushë për miqësoret e radhës. Bardhezinjtë e Cungut pritën në Laç Besëlidhjen, përballje të cilën e humbën me rezultatin 0-2. Ekipi lezhjan shënoi nga një gol për pjesë dhe ia doli të triumfonte.

Ndryshe ndodhi me Vllazninë. Kuqeblutë luajtën në Ohër kundër Struga Trim Lum, ekipi shqiptar që garon në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Shkodranët shënuan nga një gol për pjesë dhe fituan 2-0.

Ekipet po i japin dorën e fundit përgatitjeve për nisjen e fazës së dytë të kampionatit që rinis me 22 janar. Laçi do të luajë në transfertë kundër Teutës, ndërsa Vllaznia pret Flamurtarin. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono