minj

minjte.jpg
ad min14:32 | 05/07/2019

Ashtu sikur në Shëngjin, Divjakë edhe në Durrës mushkonjat po shqetësojnë pushuesit. Dezinsektimi nuk është bërë dhe nuk dihen arsyet pse kjo bregdeti është lënë në këtë situatë.

Thirrjet për urgjencë këto ditë në Durrës nuk janë të zakonshme. Ambulancat nxitojnë të marrin të infektuarit nga pickimet e mushkonjave. Në qendrat shëndetësore verore rastet janë të shumta.

“Rastet kanë qenë tepër të shpeshta si me pickime nga peshqit ashtu edhe nga insektet”.

Muaji Korrik përkon me mbipopullimin e plazheve nga turistët, por edhe me çeljen e larvave te insekteve. Dezinsektimi nuk është bërë plotësisht. Në Durrës vetëm në një pjese të anës së detit, kurse në pjesë të tjera të plazhit ende jo.

“Ka një grafik nga Bashkia e Durrësit që ndiqet rregullisht për deinsektimin për mushkonja dhe për miza dhe për brejtës. Për dezinfektimin e rërës bëhet në fund të Majit që është me program”, tha Alfred Dhuli drejtori i Komunales Plazh.

Kjo situatë po i shqetëson pushuesit. Ata thonë se janë të padurueshme dhe se si në këtë sezon ka vite që nuk ka patur kaq shumë mushkonja. Por në Durrës, situata nuk është e rëndë vetëm në bregdet. Në qendrat e banuara veç mushkonjave kanë dalë dhe minjtë.

“Mushkonjat tek e fundit kanë dalë gjithandej dhe nuk është ky problemi kryesor. Problemi kryesor janë ato minjtë që aty është një skandal i madh”, tha një pushues.

“Nuk kanë marrë masa fare. Për ato jemi të shqetësuar për arsye të fëmijëve”, tha një tjetër.

Instituti i Shëndetit Publik, ende nuk ka vepruar sipas planit të ndërhyrjes që bëhet çdo vit jo vetëm në zonat e plazhit. Informacioni për kohën se kur do të ndodhë, i mungon edhe vendorëve.

“Për sa i përket Ministrisë së Shëndetësisë nuk kam informacion për çfarë kanë bërë ata”, tha Alfred Dhuli.

ABC News përmes kronikave të ditëve të fundit ka paraqitur dëmet nga insektet në Shëngjin, Divjakë, tashmë dhe në Durrës. I pyetur nga ABC News gjatë bashkëbisedimit që pati këtë të premte me gazetarë,  Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk pranoj të komentojë situatën e krijuar si mungesë e dezinsektimit në zonat bregdetare. Ajo tha se për këtë problem duhet t’i drejtohemi ISHP-së./ABC News Albania 24/7

new-york.jpg
ad min14:00 | 23/05/2019

New York Times shkruan se minjtë po marrin New York-un nën kontroll, duke shtuar se numri i tyre është rritur ndjeshëm. Janë aq të shumtë në numër sa në një trotuar në Brooklyn janë kalimtarët që përpiqen t’u shmangen atyre dhe jo e kundërta.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta dhe vazhdueshme, qyteti i New York nuk ia ka dalë të zhdukë apo të reduktojnë numrin e minjve. Madje, New York Times shkruan se minjtë po marrin qytetin nën kontroll.

Janë aq të shumtë në numër sa në një trotuar në Brooklyn janë kalimtarët që përpiqen t’u shmangen atyre dhe jo e kundërta. Zonat e Manhatanit të mbushura me lokale, përballen me një numër të madh klientësh dhe minjsh që mbledhin mbeturinat.

Të vendosësh numrin e saktë të minjve nuk është e lehtë, por mund të përllogaritet një shifër e përgjithshme sipas disa sinjaleve. Për shembull nga viti 2014 në 2018-n sinjalizimet për minj në bashki janë rritur me 38 për qind, në të njëjtën kohë është dyfishuar dhe numri i rasteve ku inspektorët sanitarë kanë gjetur të dhëna për praninë e minjve.

Sipas New York Times një nga shkaqet kryesore e rritjes së numrit të minjve janë ndërtimet e shtëpive të reja: për shkak të punimeve gërmohet dhe prishen foletë e tyre duke bërë që ata të dalin në sipërfaqe.

Por dhe rritja e temperaturave, si pasojë e ndryshimeve klimatike, i ndihmon ata të mbijetojnë dhe të riprodhohen. Ndërsa banorët dhe turistët ndihmojnë me mënyrën e tyre duke hedhur mbeturinat e ushqimeve kudo.

Një tjetër shkak është dhe mënyra e mbledhjes së mbeturinave në New York: thasët me mbeturina qëndrojnë në rrugë një natë para se të mblidhen, duke u siguruar në këtë mënyrë më shumë ushqim minjve.

Përveç neverisë, banorët përballen me një kërcënim të vërtetë për shëndetin e tyre. Në vitin 2017 kryebashkiaku Bill de Blasio miratoi një plan prej 32 milionë dollarësh, ku parashikohej një mbledhje më efikase e mbeturinave dhe kazanë prej hekuri në mënyrë që minjtë të mos kenë mundësi të depërtojnë.

Por New York-u nuk është i vetmi qytet që përballet me këtë fenomen. Në Chicago është dyfishuar numri i personelit që merret me shfarosjen e tyre. Në Uashington sinjalizimet për minjtë janë trefishuar nga viti 2014 në 2018-n. Ndërsa Seatle po harton një plan për të ndihmuar pronarët apo përgjegjësit pallateve për shfarojen e tyre./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono