ministria e drejtesise

MINISTRET-PER-TE-DREJTAT-E-GRAVE-ABC-M-4-T-2-HD.mpg_snapshot_00.16-1280x720.jpg
G. P.17:17 | 06/12/2018

Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Shëndetësisë i janë bashkuar organizatave e shoqërisë civile për ti thënë ndal dhunës ndaj grave. Beteja ndaj këtij fenomeni vazhdon pasi vërehen se nuk mjafton vetëm përmirësimi i ligjit dhe shtimi i denoncimeve.

Janë ditët kur shtohen mesazhet kundër dhunës ndaj grave. Nuk mungojnë as aktivitetet për të thënë sa shumë është bërë por që ende nuk është bërë sa duhet.

Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë: “Ministria e Drejtësisë ka planifikuar që në vitin 2019 të ngrejë 8 qendra ku do të ofrohet ndihma juridika parësore, kryesisht pranë gjykatave të rretheve gjyqësore, por edhe pranë bashkive aty ku në ato gjykata nuk ka mundësi fizike për të akomoduar këtë zyrë.”

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë: “Sot ne keni një qendër, kemi një staf i cili pa dyshim do të kërkojë specializim të mëtejshëm, që në bashkëpunim me partnerët tanë të shqoërisë civile, të organizatave ndërkombëtare, të të gjithë aktorëve. Të kenë mundësinë ta bëjnë funksionale, sipas standarteve më të mira ndëkombëtare. Kjo është sfida jnoë për vitin 2019dhe pa dyshim hapja e qendrave në të gjithë Shqipërinë.”

Legjislacioni për ti ardhur në ndihmë grave të dhunuara është përmirësuar, thotë ministrja e Drejtësisë. Denoncimet janë shtuar tregon ministrja e shëndetësisë, Qeveria ndërhyri së fundi duke përmirësuar ligjin për dhunën në familje, që garanton urdhër të menjëhershëm mbrojtje brenda 48 orëve në polici, duke përgjysmuar kohën. Vetëm pushteti vendor nuk ka ecur me hapin e duhur, Nga 61 bashki vetëm 37 e kanë krijuar mekanzimin e referimit të dhunës./abcnews.al

SINKRON-ETILDA-GJONI.mpg_snapshot_00.36-1280x720.jpg
ent ela17:57 | 05/12/2018

Ministrja e Drejtesisë, Etilda Gjonaj, në cilësinë e drejtueses së njesisë antikorrupsion, njoftoi sot se pas një kontrolli të ushtruar në Zyrën e Hipotekës në Lushnje, drejtori i kësaj zyre dhe 5 punonjës u paralajmëruan për largim nga puna.  

Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë: “Task Forca antikorrupsion ka vijuar edhe gjaë 2 javëve të kaluara, me kontrolle dhe inspektime në një sërë instuticionesh dhe agjensish, për të cilat ka pasur denoncime nga qytetarët për korrupsion apo abuzim me detyrën. Gjatë javës së kaluar task forca antikorrupsion ka zhvilluar një kontroll në zyrën e rëgjistrimit të pasurive të paluajtshme në Lushnje. Nga ky kontroll janë konstatuar një sërë shkeljesh dhe parregullsish veçanërisht në respektimin e afateve të përfudnimit dhe tregtimit. Po ashtu janë konstatuar shkelje të urdhërave dhe rregulloreve lidhur me organizimin e brendshëm të punës si dhe bashkërendimin me ALUIZNI-n për procedurat apo kufizimet që zbatohen për efekt të kufizimit të pasurive të legalizuara. Për shkeljet e konstatuara bazuar në raportin përfundimtar të grupit të kontrollit, task forca antikorrupsion ka rekomanduar dhënien e masave disiplinore, vërejtje me paralajmërim për regjistruesin e ZRPP Lushnje si dhe për 5 specialistë të po kësaj zyre. Gjatë javëve të fundit nga strukturat e policisë së shtetit janë evidentuar 15 vepra penale në fushën e korrupsionit me 20 autorë”./abcnews.al

KRONIKE-AMNISTIA-E-FUNDVITIT.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
G. P.15:56 | 30/11/2018

Ministria e Drejtësisë ka përgatitur një projektligj për dhënie amnistie, që pritet të kthejë në liri gati 900 persona. ABC News zbardh kategoritë që përfitojnë dhe nuk përfitojnë nga kjo amnisti.

Gati 900 të dënuar me burg mund lirohen nga qelitë si përfitues të një amnistie për festat e fundvitit. Ministria e Drejtësisë ka përgatitur një draft me kategoritë përfituese dhe jo përfitueses, që pritet t’i paraqitet Parlamentit për miratim. Aktualisht projekt-ligji i është përcjellë për mendim Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme. Sipas draftit, nga amnistia përfitojnë përsonat e dënuar me vendim të formës së prerë me burgim deri në 3 vjet burg, ose çdo dënim tjetër më të butë, përfshi gjobat apo dënimet alternative, për dënime të dhëna deri në 30 nëntor 2018, pavarësisht nga koha e mbetur e dënimit. Projekti kategorizon si përfitues personat që kur kanë kryer veprën penale kanë qenë të mitur, me përjashtim të atyrë që kanë kryer vrasje ose vepra penalë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Përfitues nga amnistia janë të dënuarat femra që në datën e hyrjes në fuqi të ligjit janë baras ose mbi moshën 55 vjeç dhe meshkujt që në të njëjtën datë janë baras ose mbi moshën 60 vjeç. Tjetër kategori që përfiton nga amnistia janë të dënuarit me burg që në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit u ka mbetur më pak se 2 vjet dënim. Në kategoritë jopërfituese, drafti liston personat e dënuar për krimet kundër njerëzimit, vrasje, krime seksuale, krime kundër pasurisë, apo vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes. Nuk përfitojnë nga amnistia as të dënuarit për terrorizëm, grup të strukturuar kriminal dhe për vepra kundër autoritetit të shtetit.

Tjetër kategori të dënuarish që nuk preken nga amnistia janë të dënuarit për vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve dhe të dënuarit që i janë shmangur drejtësisë. Referuar edhe amistive të propozuara në vitet e kaluar, koha e nevojshme e kalimit në Parlament deri në momenin e hyrjes në fuqi, pritet që efektet e amnistisë të jepen në muajt e parë të vitit 2019./abcnews.al

policiaa.png
G. P.11:49 | 03/11/2018

Mediat franceze mes të cilave dhe prestigjozja “Le Figaro” raportojnë se mafia shqiptare po shpreson për një anëtarësim të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian për të përforcuar pushtetin dhe aktivitetin e saj në Francë.

Mafia shqiptare ka rritur praninë e saj në Francë duke u kthyer në rrezik real për sigurinë në këtë vend. Konstatimi vjen në një dokument zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë së Francës, i publikuar nga e përditshmja franceze “Le Figaro”. Sipas dokumentit, mafia shqiptare shpreson që Shqipëria të anëtarësohet sa më shpejtë në BE, me qëllim që të rrisë aktivitetin e saj në Francë.

“Le Figaro”, që ka siguruar këtë dokument zyrtar, raporton se grupet kriminale shqiptare janë tepër aktive në trafikun e drogës, vjedhjeve dhe trafikut të emigrantëve. Ministria franceze e Drejtësisë, i referohet bandave shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, aktiviteti i të cilave në Europën perëndimore është theksuar prej vitit 2010, dhe që atëherë po konsolidojnë pozitat e tyre në aktivitetin ilegal.

Për herë të parë janë instaluar në Ile-de-France dhe përgjatë kufijve lindorë të vendit, për të patur lidhje me shtetet fqinjë si Gjermania, Italia apo Zvicra. Në Francë, grupet shqiptare e kanë përqëndruar aktivitetin e tyre në tre sektorë kryesorë: grabitjet, trafikun e drogës dhe atë të emigrantëve. Droga mbetet një pikë e fortë thuhet në dokumentin e Ministrisë së Drejtësisë, që iI referohet rastit të një kërkuesi azili, që ishte dënuar në Lion pasi e kishte kthyer banesën sociale që i ishte dhënë në laborator heroine.

Ndërsa për trafikun e emigrantëve, Ministria franceze e Drejtësisë thotë se ekzistojnë rrjete të mirëorganizuara që nisin emigrantë ilegalë nga Shqipëria e Kosova me dokumente fallso, greke apo italiane, të siguruara nga grupet mafioze për të kaluar tranzit apo për t’u vendosur në vendet e BE, kundrejt një tarife nga 1500 deri në 5 mijë euro. /abcnews.al

SINKRON-GJONAJ.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
G. P.13:36 | 17/10/2018

Në raportimin e përjavshëm të rezultateve të arritura nga task Forca antikorrupsion më ndihmën e denoncimeve të qytatarëve përmes portalit të bashkëqeverisjes, minsitrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, njoftoi masat disiplinore të ndërmarra ndaj punonjësve të shërbimeve për qytetarët.

“Nisur nga ankesat dhe denoncimet e qytetarëve të ndryshëm, në platformën e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, task forca antikorrupsion ka realizuar kontrolle të detajuara në disa instuticione si: Inspektoriatin Qendror Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore; Inspektoriatin Qendror Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore dega Durrës. Task forca antikorrupsion në raportet përfundimtare ka rekomanduar 24 mas adisiplinore për punonjësit e këtyre instuticioneve, prej të cilave 9 prej tyre janë shkarkime nga puna . 1 drejtor, 1 inspektor, 3 përgjegjës sektori dhe 4 specialistë pranë Inspektoriatin Qendror Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Task forca anti korrupsion ka kryer kallëzimet penale për personat përgjegjës dhe konkretisht janë kallëzuar penalisht dy punonjës. Në të njëjtën kohë, instuticionet ligjzbatuese për sigurinë, kanë vijuar me përpikmëri ndjekjen, evidentimin dhe procedimin e rasteve të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Nga strukturat e policisë së shtetit janë evidentuar 21 vepra penale në fushën e korrupsionit me 27 autorë të proceduar penalisht, nga të cilët 4 të arrestuar apo të ndaluar dhe 23 të proceduar në gjendje të lirë. Shërbimi i kontrollit të brendshëm në sistemin e burgjeve pranë Ministrisë së Drejtësisë ka proceduar penalisht në prokurori dy punonjës pranë IEVP-së Vlorë, për veprën penale “shpërdorim i detyrës” si dhe ka rekomanduar marrjen e masave administrative për 20 punonjës të tjerë në burgjet e Vaqarrit, Lezhës, Fierit dhe Sarandës.”/abcnews.al

etilda-gjonaj-3.png
G. P.10:35 | 10/10/2018

5 shkarkime nga puna ka rekomanduar Task-Forca Antikorrupsion e qeverisë dhe 26 masa disiplinore. Të dhënat i bëri publike ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj në informacionin e përjavshëm mbi masat e mëtejshme ndëshkimore ndaj të korruptuarëve në zyrat e shtetit.

“Bazuar në denoncimet e qytetarëve në platformën e bashkëqeverisjes shqipëriaqeduam.al Task-Forca antikorrupsion realizuar kontrolle dhe inspektime në disa institucione si Aluizni Durrës, Aluizni Kavajë, Inspektoriati shtetëror i Punës dhe i Shërbimeve Shoqërore Dega Tiranë. Task-Forca ka rekomanduar në përfundim të tyre 26 masa disiplinore prej të cilave 5 shkarkime nga detyra. Në personat e shkarkuar nga detyra 3 janë përgjegjës sektori dhe dy specialistë pranë drejtorisë rajonale Aluizni Durrës. Nga kontrollet e realizuara dhe gjetjet e tyre ka rezultuar se në disa raste shkeljet e kryera nga punonjësit e administratës përmbajnë elementë të veprave penale. Në këto kushte nga ana e Task Forcës janë kryer kallëzimet penale për 6 punonjës në organet e prokurorisë”, tha Gjonaj./abcnews.al

etilda-gjonaj-1.png
G. P.16:01 | 03/10/2018

26 masa disiplinore jane rekomanduar për punonjësit e administratës publike, në kuadër të luftës antikorrupsion. Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj tha se 7 masa prej këtyre masave janë largim nga shërbimi civil.

“Task-Forca anti-korrupsion në javën që lamë pas ka përfunduar një sërë kontrollesh në disa institucionesh të Lezhës që ofrojnë shërbime publike në këtë rreth. Konkretisht në Spitalin Rajonal Lezhë; AKU, Drejtoria Rajonale e Lezhës dhe Drejtoria Bujqësore e po këtij rrethi. Si rezultat i gjetjeve të inspektimeve të Task-Forcës janë rekomanduar gjithsej 26 masa disiplinore për punonjësit e këtyre institucioneve prej të cilave 7 masa janë për largim nga shërbimi civil. Nga kontrollet janë konstatuar shkelje të rënda në kufijtë e veprës penale për të cilat Task-Forca anti-korrupsion së bahsku me strukturat përgjegjëse ka depozituar kallëzimet penale pranë organit të prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë”, deklaroi Gjonaj./abcnews.al

SHIFRAT-E-KRIMINALITETIT-1280x720.jpg
ent ela15:39 | 11/08/2018

Durrësi, Tirana dhe Vlora janë tre qytetet ku ndeshet krimi më i ashpër. Statistikat janë publikuar nga Ministria e Drejtësisë në raportin e saj vjetor ku detajohen shifrat e krimeve nga viti 2012 deri në vitin 2017.

146 krime për 100.000 banorë. Ky është rezultati që del nga raporti vjetor statistikor të Ministrisë së Drejtësisë për vitn 2017 bazuar në çështjet penale të përfunduara. Kriminaliteti sipas këtij koefiçienti e ndan territorin e Shqipërisë në tri grupe kryesore:

 GRUPI I

Kriminalitet më të lartë se mesatarja (146-200 krime për 100 000 banorë) kemi në rrethet Durrës, Krujë, Kukës, Pukë, Tiranë dhe Tropojë, etj (ref.tabelës)

 GRUPI II

Kriminalitet që në koeficient është i përafërt me mesataren e vendit (100-144 krime për 100.000 banorë) ka në rrethet Fier, Gjirokastër, Kavaje, Kurbin, Sarandë  Shkodër, etj.

GRUPI III

Kriminalitet me vlera nën mesataren e vendit (50-99 krime për 100.000 banorë) kemi në rrethet Elbasan, Korçë, Përmet, Pogradec. Po të bëjmë krahasimin me vitet 2012 deri në vitin 2016 kriminaliteti në vend ka patur luhatje.

KRIMET PËR 100 MIJË BANORË

125 krime në vitin 2012

175 krime në vitin 2013

134 në vitin 2014

156 krime në vitin 2015

144 krime në vitin 2016

Nëse do të analizojmë llojin e veprave penale që konsumohen dhe për të cilat gjykatat japin vendim përfundimtar nga tabela e Ministrisë së Drejtësisë krimin më të ashpër e ndeshim në rrethet: Durrës, Tiranë, dhe Vlorë ku në raportin krime-kundërvajtje kemi p.sh.: në rrethin e Durrësit nga 820 çështje të gjykuara, 545 janë për krime dhe 275 kundërvajtje, pra 63% janë krime; në rrethin e Tiranës nga 3,485 çështje të gjykuara, 1,987 janë për krime dhe 1,498 kundërvajtje, pra 53% janë krime, ndërsa në rrethin Vlorës nga 782 çështje të gjykuara, 433 janë gjykuar për krime dhe 349 për kundërvajtje ose 51% e tyre janë krime. /abcnews.al

DY-MINISTRI-PER-VETTINGUN-ABC-M4-T2.mpg_snapshot_01.02-1-1280x598.jpg
ent ela15:37 | 08/08/2018

Ministria e Drejtësisë i kërkon Këshillit të Lartë të Drejtësisë shkarkimin e gjyqtares së gjykatës së Vlorës, Herila Çela pas vendimit të saj për të liruar një të arrestuar 2 herë për vepra të rënda penale. Të tillë gjyqtarë, sipas Ministrisë së Drejtësisë, nuk do të shpëtojnë edhe pas largimit nga sistemi i drejtësisë. Të njëjtin vendim të gjyqtares së Vlorës, edhe Ministria e Brendshme e cilësoi një skandal absurd.

Sistemi i drejtësisë vazhdon të jetë i kalbëzuar gjë që vërteton se reforma nëpërmjet procesit të vettingut është mëse i drejtë. Ky nuk është thjesht një përfundim në të cilin ka arritur edhe Ministria e Drejtësisë, por i faktuar së fundi edhe nëpërmjet një rasti konkret që e bëri publik zëvendësministri Toni Gogu.

“Gjyqtarja Herila Çela, duke mbyllur sytë para fakteve e provave kuptimplota, ka vendosur masën e sigurisë arrest në shtëpi, për një shtetas, i cili është kapur nga policia e Vlorës duke udhëtuar i armatosur, edhe pse ishte nën masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Ky shkelës i ligjit, 2 herë i arrestuar nga policia në harkun kohor të pak muajve, lihet përsëri në shtëpi nga Gjykata, falë gjyqtares Herila Çela, e cila nuk e ka për herë të parë shfaqjen në një pozicion tejet shqetësues në raport me ligjin – gjë për të cilën ajo ka qenë edhe më parë subjekt i inspektimit të Këshillit të Lartë Drejtësisë”.

Ndaj këtij rasti ka reaguar edhe Ministria e Brendshme.

“Ky vendim, në kufijtë e absurdit, ka vënë në pikëpyetje gjithë luftën dhe sakrificën e bërë deri më tani. Duke pasur besimin se vendimet e gjykatave nuk janë pronë apo interes vetëm i gjyqtarit që jep vendimin, gjejmë rastin të denoncojmë me forcë dhe publikisht historikun e një të personi të arrestuar 2 herë brenda pak muajve për vepra të rënda penale dhe i lënë më pas në masën “Arrest shtëpie”, megjithëse herën e dytë kishte thyer këtë masë dhe u kap me armë në makinë”.

Të gjitha këto kanë detyruar  Ministrinë e Drejtësisë t’i kërkojë  Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtëisë me shumë urgjencë të hetojë për veprimet e gjyqtares lidhur me rastin. Jo vetëm kaq por do ta ndjekë deri në fund çështjen dhe do të propozojmë pranë KLD marrjen e masave në përpjestim me shkeljen, deri edhe shkarkimin e gjyqtares. Askush nuk do t’i shpëtojë reformës në drejtësi sipas zërit në emër të qeverisë. Jo vetëm gjatë, por edhe pas procesit të vettingut.

“Mbase gjyqtarë që kanë dhënë e vijojnë  të japin vendime të tilla si ky i fundit, mendojnë se do t’ia hedhin thjesht duke ikur nga sistemi, por jo!”

Ky rast nuk është i vetëm. Në të njëjtën ditë dy ministritë, ajo e drejtësisë dhe Ministria e Brendshme janë bërë bashkë për të të treguar se këto nuk janë çaste të izoluara.

“Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë bërë publik vendime gjykatash në kundërshtim të hapur me ligjin. Ndaj, gjejmë rastin të denoncojmë gjithashtu vendimet, në më shumë se 18 raste, të Gjykatave të Rretheve Vlorë, Elbasan, Lezhë, Tiranë, Korçë e Shkodër,  ku ndaj të arrestuarve me armë pa leje, për tentativë grabitje më armë, apo duke thyer masën e sigurisë dhe duke qarkulluar me armë në qytet, janë dhënë vendime aspak në zbatim të ligjit apo në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë në vend: vendime arrest shtëpie, detyrim paraqitje, apo  lirim të menjëhershëm nga salla e gjyqit”.

Është koha e vettingut për të gjithë këta gjyqtarë, por paralajmërimi i radhës i drejtohet atyre që mendojnë se me vettingun mbaron ndëshkimi.

“Pas Vetingut është radha e ndëshkimeve për të gjithë, sepse Vetingu nuk është thjesht pastrimi i llumit nga Pallati i Drejtësisë, po mjeti për të garantuar një sistem drejtësie që të bëjë drejtësi.

Për të gjithë e pa dallim”.

Ndëshkimin për gjyqtarët dhe prokurorët, që s’kualifikohen nga Vetingu e ka publikuar edhe kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale duke i kujtuar atyre se një fazë e dytë ndëshkimore do të nisë shumë shpejt./abcnews.al

etilda-gjonaj-1.jpg
G. P.13:54 | 25/07/2018

Akuzat e demokratëve për përdorim të dy standarteve gjatë procesit të Vettingut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, sollën reagimin e qeverisë.

https://youtu.be/WxS0mtGrcd8

“Procesi i Vettingut, po qëllohet përditë me gurët e revanshit të dëshpëruar të një opozite që pasi ka humbur pushtetin absolut mbi gjyqësorin e korruptuar deri në palcë, ka humbur edhe rrugën e arsyes”, tha ministrja Gjonaj.

Vettingu po funksionon, tha minsitrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duke huazuar shprehjen e kryeministrit.

“Vettingu po funksionon dhe pastrimi i shumëpritur prej dekadash i Pallatit të Drejtësisë po ndodh”, tha ajo.

Për këtë, ish-ministri teknik, demokrati Gazment Bardhi vendosi t’i kujtojë ministres se si Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po bën punët e shtëpisë, duke përmendur raste të konfirmimit në detyrë.

“Gjyqtarë dhe prokurorë që kanë deklaruar vila në pronësi të fëmijëve të tyre të mitur, të dhuruara nga prindërit pensionistë. Gjyqtarë dhe prokurorë të cilëve u janë zbuluar prona në bregdet në emër të vëllezërve. Gjyqtarë e prokurorë që kanë blerë pasuri të paluajtshme duke u marrë borxh familjarëve pa të ardhura dhe që banka u ka sekuestruar shtëpinë për mospagim kredie. Gjyqtarë e prokurorë të kapur në flagrancë në përgjime në afera korruptive”, tha Bardhi.

Qëllim final i kësaj, për demokratët, është bllokimi i ngritjes së njësisë speciale antikorrupsion dhe Byronë e Hetimit, të vetmet që përmes zbatimit të reformës në drejtësi mund të hetonin edhe vetë kryeministrin për korrupsion.

“Që Tahiri, Xhafaj, Gjiknuri, Ahmetaj, Veliaj, Dako, Sejdini, Habilajt dhe Balilajt t’i shpëtojnë drejtësisë”, tha ish-ministri teknik.

Etilda Gjonaj e mendon ndryshe. Kapjen e procesit të Vettingut nga ekzekutivi e mohon kategorikisht, por shqiptarëve i jep pikërisht qeverinë për garant të reformës në drejtësi.

“Ne do të jemi deri në fund, garantët e palëkundur të një reforme që po bën histori në rrugën e drejtësisë shqiptare. Opozita është në çdo moment e mirëpritur për të bashkëpunuar për vazhdimin, po kurrsesi për asnjë kthim mbrapa, dhe kurrsesi për të ç’bërë atë që u miratua para dy vjetëve”, theksoi Gjonaj.

Për këtë i kërkon opozitës të mos bllokojë ndryshimet ligjore për Shkollën e Magjistraturës, por opozita miratimin e tyre e sheh pikërisht si kthim mbrapa dhe zbërje të konsensusit të 21 Korrikut 2016.

“Ligji për Shkollën e Magjistraturës është provë e qartë sesi Edi Rama po zhbën reformën në drejtësi, sepse ky ligj është kthim mbrapa tek institucionet e kalbura të sistemit të vjetër të drjetësisë. Edi Rama kërkon t’i japë fuqi për emërimin e gyqtarëve Këshillit të Lartë të Drejtësisë, një institucion që reforma në drejtësi e shkriu si ngrehinën më të korruptuar në vend. Rikthimi i Edi Ramës tek institucionet e kalbura të drejtësisë pengon ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor”,  theksoi Bardhi.

Për ministren Gjonaj, fakti që vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe po shkon drejt bllokimit të Gjykatës së Lartë është thjesht i përkohshëm dhe i kuptueshëm. Por për demokratët janë pikërisht funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe organeve të përcaktuara në kushtetutë dy vjet më parë rruga e vetme e daljes nga koplasi i drejtësisë në vend/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono